Donald Lu, kritika kryebashkiakëve dhe qeverisë për fondet e pushtetit vendor

30 Tetor 2015, 11:13Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaron se ka ardhur koha që qeveria të dëshmojë se reformën territoriale nuk e ka bërë për të fituar zgjedhjet, por për të përmirësuar shërbimet.

Gjatë një konference kombëtare për pushtetin vendor, përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë, kërkoi më shumë fonde për njësitë vendor dhe të mos ketë favorizime.

Na është thënë nga qeveria se reforma territoriale u miratua për të përmirësuar shërbimet publike dhe rritur cilësinë e administratave vendore dhe jo për të fituar zgjedhjet. Kemi nxitur kryeministrin dhe ministrin e Financave t’u japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që u nevojitet për të përmirësuar shërbimin”, tha ai.

Lu tha se fondet duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë si për baskitë e majta ashtu edhe për ato që kanë drejtues të zgjedhur nga e djathta. “I kemi kërkuar qeverisë qendrore të investojë drejtpërdrejtë tek qeveritë vendore, në vend të fondeve rajonale të zhvillimit të cilat ndeshen me rrezikun e përdorimit për financimin e kryetarëve të bashkive të PS-së dhe LSI-së dhe mohimin e fondeve për kryetarët e bashkive të opozitës. Bashkitë duhet të kenë burimet e tyre të financimit përmes tatimit vendor, ose ndarjes së taksave me qeverisjen vendore”, u shpreh.

Kritikat e tij u drejtuan edhe nga drejtuesve të pushtetit vendor për mënyrën se si menaxhojnë fondet.

Nëse keni ardhur me Mercedez, BMV apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve?”, theksoi ai.

Në fund, ai tha se qeveria amerikane përmes USAID-it ka caktuar një fond prej 12.8 milionë dollarë për zhvillimin urban në qeverisjen vendore.

2 komente në “Donald Lu, kritika kryebashkiakëve dhe qeverisë për fondet e pushtetit vendor”

  1. bra,ho,ho says:

    Ja, dhe u shpegua vota kunder ne OKB.

  2. petro says:

    Ah, kujt ia thua.Ca fshatareve te pagdhendur qe kane bere leke dhe s dine gje tjeter vec te kapardisen e te shperdorojne djersen e popullit.Ambasador LU, fruti i rilindjes doli i papjekur.Rilindje do te thote ideal, jo lindje.Rilindje do te thote vokacioni perendimor i popullit dhe jo tokat shkrete te talebaneve.Vazhdon fobia ndaj dijes dhe kultures perendimore.Ambasador Lu, beni ndonje sondazh ne bashkite kryesore te vendit dhe do te shihni nivelin e mjerueshem te personelit.Pa asnje vizion.Mashtrues(kane blere diploma), sigurisht edhe dembele,bartes te mentalitetit hoxhist, e si mund te jene tjeter.Te zbrtur nga malet apo fshatrat e largeta me pantallona te rrjepura jane mbyrur brenda Versaceve, u jane erresuar syte, pashallare mbi pashallaret e dikurshem, fisnore dhe shoqerore.Ambasador Lu u lodhe me kot.Vendi im i varfer po rrokullset cdo dite e me shume ne humnere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje