Andi Bushati: Basha po bëhet i trim, goditi Aleksandër Frangajn dhe u tha jo ndërkombëtarëve

30 Tetor 2015, 11:10Politika TEMA

Andi Bushati shkruan se Lulzim Basha është duke u bërë i guximshëm.

Si shembull ai ka marrë një deklaratë të Bashës ditën e djeshme, ku u shpreh kundër reformës në drejtësi dhe sulmin e PD-së ndaj Aleksandër Frangajt.

Bushati shkruan se bashka tashmë ka humbur dy aleatë, Frangajn dhe ndërkombëtarët.

Dilema ishte se Basha do hezitonte ndërmjet presionit të aleatëve perendimorë dhe presionit të paraardhësit të tij, që e ka si mendësi që mos i japë kundërshtarit politik asnjë benefit edhe kur ato janë në të mirë të gjithë shqipttarëve. Po të mendosh se Berisha e percepton këtë reformë si një armë në duart e Ramës për të goditur mëkatet e pushtetit të kaluar dhe familiarëve të vet, dilema se me kë do të reshtohej Basha bëhej edhe më e madhe. Dhe më në fund ai foli. Ai zgjodhi të injorojë ndërkombëtarët duke riskuar një stinë vetmie të madhe në raportet me ta.

Po me të njëjtin stil u soll ai edhe me një tjetër aferë të këtyre ditëve. Ai vendosi të godasë fort nga selia e PD- aleatin më ta madh të kësaj partie kur ajo qe në pushtet, televizionin Klan. PD e quajti pronarin e tij Frangaj, një klient të Ramës që po grabiste tokat e bregdetit, që po shiste median tek ai dhe më në fund e krahasoi atë me Koco Kokëdhimën. Pavarësisht nga qëndrimet editoriale të TV të Frangajt, pamvarësisht se si u soll ai me zgjedhjet e Tiranës në krahasim me katër vite më parë, hapi që vendosi të hedhë Basha duke e shpallur publikisht divorcin me të, nuk qe një hap i lehtë.

Në pamje të parë duket sikur ai ka humbur në një javë dy aleatë të mëdhej. Edhe ndërkombëtarët me rrefuzimin e reformës në drejtësi edhe një nga televizionet më të mëdha në vend, pas denoncimit të zaptimit të trojeve tek Laguna Blu.

Simboli i asaj që ndodhi u përmblodh më së miri në një forografi të shpërndarë në mediat online. Aty lideri i opozitës dukej duke hyrë krejt i vetmuar në koridoret e TV Klan. Ndryshe nga pritjet pompoze që i bëhen kryeministtave, ndryshe nga sa Basha qe mësuar më parë, kjo klishe e shpreh më së miri rrugën e vështirë ku ai po futet: atë të ftohjes me shumë nga faktorët që i kish pasur aleatë kur ishte në pushtet”, shkruan Bushati tek Lapsi.al.

Sipas tij, rruga ku ka hyrë Basha nuk është e lehtë.

Por, sipas Bushatit, vetëm kështu mund të vish në pushtet, pasi të njëjtën gjë kanë bërë më parë edhe Nano, Berisha e Rama.

Natyrisht, kjo nuk është një rrugë e lehtë. Natyrisht ajo e zgjat së tepërmi, shikimin e dritës në fund të tunelit. Natyrisht për Bashën ajo ka dhe një kosto shtesë, sepse shumëkush do të tentojë ti pëekthejë zgjedhjet e tij, si shprehje të vullnetit të Berishës (që jo gjithmonë është e pavërtetë).

Por pavarësisht nga këto, kjo ecje e gjatë në shkretëtirë, në Shqipëri ka rrezultuar si rruga e vetme (megjithëse plot sakrifica, injorim nga të gjithë, përbuzje, tallje e harrim) për të shkuar drejt pushtetit. A nuk u kthye pas një marshimi të tillë në shkretëtirë i braktisur dhe i harruar nga të gjithë, Fatos Nano në pushtet në vitin 2001? A nuk përsëriti të njëjtën fabul Berisha i 2005 që një moment i mbetën aleatë vetëm TV Shijaku, Selfo i ballistëve me Spahinë e zogistëve? A nuk kaloi përmes sakrificash, fshikullimesh nga ndërkombëtarët, telendisjesh nga mediat e pushtetit, opozita tetë vjecare e Ramës?

Të gjitha këto raste tregojnë se këtej nga anët tona, në një demoktaci hibride si Shqipëria, nuk mund ta prekësh parajsën e pushtetit, pa kaluar përmes ferrit të klientëve të tij të përhershëm.

A është futur edhe Lulzim Basha në këtë trajektore danteske? Dy qëndrimet e fundit të bëjnë të dyshosh se po”, e mbyll analizën e tij Bushati.

11 komente në “Andi Bushati: Basha po bëhet i trim, goditi Aleksandër Frangajn dhe u tha jo ndërkombëtarëve”

  1. Bardh e zi says:

    Dihet nga te gjithr qe ‘femija’ (Lulzimja) ka lindur i deshtuar!
    Ai nuk ka asnje lloj merite ne ‘pune’ deri me sot veçse ka qene ne çdo çast nje deshtak i bindur ne prehrin e SRB dhe familjes se tij, te cilet e pompuan dhe katapultuan kete dobiç per te mbrojtur interesat e tyre perrallore…
    Lulzimja ka bo faje dhe grabitje te medha kudo ku ka qene minister (deti, rruga e ‘kombit’, 21 Janari, etj.).
    Lulzimja eshte peng per jete i SRB dhe nuk nuk ka nga e luan b…! Edhe zgjedhja e tij ne krye te PD ishte ‘veper’ e neo-diktatorit postkomunist.
    Shqiperine e pret nje ardhme shume e zymte me kete buratin…

  2. beso says:

    NJe gje eshte e sigurte ne keto kohe. Kush behet ortak me Frangajn e ka humbur me vullnetin e vet shancin per te ardhur e pushtet. Bash sic duket e ka kuptuar ne kohe kete gje. Rama ne 2017 te mbaje deget.

  3. visi says:

    Edhe optimisti me i madh me keto qe po degjon e shikon humbet shpresen se gjerat do te shkojne per mire. Eshte fatkeqesi qe te presesh gje nga ata qe deri dje bene çdo gje per ta shkaterruar kete vend,vetem naivet,mund tju besojne njerezve te tille qe krekosen neper Tv. L.B eshte nje personazh i Dostojevskit te ”Krim e ndeshkim”. Ai kur ne jeten e tij sdo te jete i lire. Ne opinionin tim Ai eshte me mjerani ne kete vend,eshte per te ardhur keq.Ç’fardo makonacionesh qe mund te bej Ai kure sdo ta bej gjumin e qete sa tejete gjalle. Me mire Sokrat i uritur se sa derr i kenaqur. Çdo njeri eshte me i lumtur se Ai. Ai seshte gje tjeter veçse nhje vegel ne duart e te tjereve. Me dhimbset,por ska njeri qe mund ta ndihmoje. Ka ngrene shume çorbe te prishur per te bere kariere,por kush humbet vehten smund te ndihmoje njeri,aq me shume nje force politike,per te dal nga bataku.

  4. TJ says:

    Bashen e njef gjithkush ne Shqiperi! Une do te kthehesha ne pelhivanlleqet e Andi Bushatit! Nuk eshte sekret, qe Bushati ,eshte vijim e klanit “Kapo” ku ishte edhe Berisha si i pervuajtur! A duhet te arije nje gazetar apo “analist” ta ule vehten deri ne kete pike sa te behen legen?!

  5. kingu. says:

    O zot o zot per kete trim..O zot kur bene te ndershmin dhe te virjgerin ky te trazon zoret e barkut…O Fevzo sa mire bere qe na i nxore qe te shikojme sa pa mende eshte..Po kure shiti edhe 21 Janarin ky hajdut,vrases ,tradhetar por edhe gomar..Ky o ka ikur nga mente e kokes o i di budallenj te gjithe shqiptaret…Nuk e di po mu duk siku i kishte gomarit seprathi…Mos o Bushat na e bej trim kete.Ky eshte lepur..

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Me nder… Lulzim Basha,Hajduti i milionave ne rrugen e Kombit,tradhetari i Kosovareve ,avokati i Serbeve per “Shtepine e Verdhe”,vrasesi i Deshmoreve te 21 Janarit,paska “habitur” Andush Bushatin,saqe duke u befasuar nga “trimeria” lulushjane desh i hyri Lapsi…kur po shkruante kete “xhevahir”…
    Por cfare beri Luli ne fakt?:
    Kaloi lumin – dhjeu Aleksander Frangajn,dmth,kalin,sic thote populli…
    Doli dhe kunder reformes ne Drejtesi – se keshtu e ka mesuar baba Saliu (“Po qe se miratohet kjo reforme keshtu sic na eshte paraqitur – na piu e zeza te gjitheve,kupton ti Lul apo jo!”)
    Dhe Luli u be trim,sipas Andush Lepurushit…me falni,Lapsit…
    Dhe ky analist na ben analogji me rrugen e Fatos Nanos dhe Edi Rames,mirepo “harron” qe Fatosi dhe Edi Rama nuk kane vrare njerez…
    Eh,Andush,Andush,me kane thene se ke vuajtur nga Dislexia kur ishe femije por
    nuk paska me keq se kjo qe te ka ndodhur tani:Tredhja e Trurit…

  7. ateisti says:

    Edhe Durresi ka patur nje trim dikur …ishte je…t por ama ishte trim dhe emerin e kishte Luli.
    Ndodhi me vone qe ky trim me emrin Luli nga trimeria e madhe qe kishte …vrau veten.
    Do thoni ju pse e vrau veten Luli i Durresit .Thone se kjo ngjau nga qe ishte trimi me i madh.
    Keshtu thone edhe per Lul Bashem eshte trim i madh….

  8. krasta says:

    Ka humbur mbeshtetjen e tyre
    Po do fitoje besimin e njerezve
    Te thjeshte qe po trajtohen si plehra.Besim qe nga pazarlleqet
    E ketyre 25 vjeteve eshte shkelur
    Me kembe.
    Dikur duhet te ndodhte.

  9. akil ylli says:

    A din me me thane kush se çfare llomotit ku trashaluku me patent gaztarit? Me kete trimni, Lulash Obllomov Hajduti, a ka ba mire, apo keq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje