INTERVISTA/ “Kaubojsi” i Lezhës: Intelektualët në Shqipërinë janë katandisur për copën e bukës

29 Tetor 2015, 21:26Politika TEMA

Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri në radhët e ligjvënësve shqiptarë, Eduart Ndocaj i Partisë Demokristiane vjen në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Gjithçka çka ndodhur nga dhënia e mandatit të deputetit deri në betimin në parlament.

Pritja madhështore në aeroport për deputetin që vjen nga Milano.
Të pathënat e 40-vjeçarit që pas shumë vitesh vjen nga emigracioni për të përfaqësuar banorët e Lezhës.

Puna e tij si nënkryetar i Partisë Demokristiane.

Proçesi i dekriminalizimit, problemet me dorëheqjet dhe largimet e deputetëve.

Gjithçka në Ora News, deputeti Eduart Ndocaj përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Intervista 

Politika shqiptare në 25 vjet nuk ka arritur të ndalë emigracionin

Rakipi: Hyrja në një aventurë të re, zoti.Ndocaj 20 vjet në Itali në emigracion një kohë relativisht e gjatë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shqiptarëve po vrapojnë të zhduken nga ky vend nga sytë këmbët, si ta kuptojmë ardhjen tuaj? Ju dukeni njeri i drejtpërdrejtë dhe i hapur, si ta kuptojmë?

Ndocaj: Unë jam larguar drejt Italisë në ’96, por në emigrim kam lëvizur që në ‘92 në Greqi, emigrimin e kam në fillimet e demokracisë, ajo që në 2015 po ndodh është një lloj si në ‘92 sepse njerëzit po largohen nga skamja, nuk po largohen për të pasur një makinë më të mirë, por për bukën e gojës dhe kjo është diçka që ne emigrantët e kësaj kohe nuk e prisnim që do të kishim të njëjtin problem. Mendoj se ardhja ime është një sinjal që duhet të vimë të luftojmë për vendin tonë, jo ta lëmë të degradojë në këtë mënyë.

Rakipi: Sigurisht nuk mjafton një sinjal? Çfarë mendoni se duhet bërë me këto turma që duan të zhduken?

Ndocaj: Mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të krijohet mundësia të jetojë, një vend pune, mirëqënie, siguri dhe këtë për mendimin tim janë të realizueshme, në këtë kohë nuk e kuptoj cila është problematika që politika në 25 vjet nuk ka arritur ti krijojë, është një provincë  e Italisë Shqipëria nga ana e madhësisë dhe popullsisë, ti krijojë një jetë të qetë në vendin e tyre, jo se nuk do të ketë emigracion, ka çdo vend i botës, por zhvendosjet masive duhet të ishin eleminuar këto 25 vjet. 25 vjet pas pluralizmit, jemi vendi i dytë pas Sirisë.Ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe. Për këtë qytetarët që po largohen nuk do të kenë azil, e vemtja mënyrë është të krijojnë një bazë jetesë në vendin ku jetojnë.

Listat e deputetëve përgjegjësi e lidershipit politik të PS

Rakipi: Zoti.Ndocaj, ju si deputet vini nga zona e të fortëve të parlamentit, të cilët për të thënë të drejtën çuditën gjithë botën, por Europën në veçanti. Pse Edi Rama nuk ju futi ju në listë, por futi ata? Nuk e kuptoi zoti.Rama që këta njerëz nuk duhet të ishin aty?

Ndocaj: Listat ishin të qarta në zgjedhje dhe unë isha i 6 në listë. Kodi zgjedhor nuk është i drejtë, është i gabuar.

Rakipi: Kush është përgjegjës për këtë listë në qarkun tuaj?

Ndocaj: Përsa i takon përzgjedhjes së deputetëve këtu vendos lidershipi i një partie është përgjegjës lidershipi, nuk më takon mua të them pse Kryeministri më zgjodhi mua të 6 dhe të tjerët të 1 të 2. Më kërkuan të jem pjesë e skuadrës dhe e pranova, biografinë e askujt nuk mund ta bëj.

Ndocaj: Le të presim drejtësinë për rastin Prenga

Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.

Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.

Nga mëngjesi jam dhe politikan, po me thanë mos fol, do flas më shumë 

Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?

Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje  nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.

Intelektualët në Shqipëri janë katandisur për copën e bukës, turp

Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.

Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një.  Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.

Rakipi: A i njihni personalisht?

Ndocaj: Me deputetët e zonës time jam njohur në 2013. Në Itali dilja nga 06:00 e mëngjesit në 24:00 të natës, kur u bëra baba nuk takoja fëmijët e mi.

18 komente në “INTERVISTA/ “Kaubojsi” i Lezhës: Intelektualët në Shqipërinë janë katandisur për copën e bukës”

  1. KOSOVARET TURQ says:

    ore po nga e gjetet kete cope mishi me dy sy….Ah moj Shqiperi si je katandisur shiko…nga kush perfaqesohet parlamenti….nga nje cop mut si ky Maloku ky debil koke trshe si sali mahmut aqif rakip Berisha eshte….

    1. cfare thoshte Rama para 23 qershorit says:

      Para 23 qershorit Rama thoshte qe nuk do lejonte te fortet te futeshin ne parlament. Por beri te kunderten. Mblodhi gjithe rrugacet e Shqiperise dhe i futi ne parlament. Ky barkderri Ndocaj eshte fytyra e Edi Rames.
      Ketij Ndocajt i them qe intelektualet e Shqiperise nuk i blen dot. Ata intelektualet si Rama dhe Kocoja i blen edhe me nje shishe vere.

  2. Z/Kallami says:

    Ky Ndocaj deputet i ndershem po calon me 8 klase shkolle.
    “Intelektualet ne shqiperi jane katandisur per copen e bukes”.Kaq asht kapaciteti i njohjes se rrealitetit politik i Kaubojsit deputet.
    Politikanet kertylen ne euro,e dollar dhe nuk perfillin lekun.Nuk dijne ku ti cojne e ky kaubojsi fillon sefte me gafa politike.”Politikanet jane katandisur per copen e bukes”.Pra qe diten e pare behet i pabesushem edhe pse asht i ndershem e jeton me djersen e ballit.Po nuk ka kercik per deputetllek.8 klase shkolle.Kaubojsi asht i mire per pune dhe jo per llafe.Asht tip,pune shume e llafe pak ose hiq.

  3. sot says:

    Edi Rama na thoshte qe s’do lejonte policet barkderra. Por deputetet barkderra te korruptuar i promovoi anembane Shqiperise. Turp te kete.

  4. tani says:

    Bravo eduardo intelektualet si ty i duhen parlamentit shqipetare. Vazhdo keshtu dhe mbushe parlamentin me njerez te ditur si puna jote.

  5. petro says:

    Po, po nga ty s do pranoja te mirrja nje dyshke.Mjere vend ne dore te c injoranti ka rene.

  6. rita says:

    ky i ngjaka ushtar Bilushit do kete kaluar mire ne ushtri me shoket

  7. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Pergjigja e fundit eshte me e sakta

  8. feriti says:

    ta tham une per ca kane nevoje intelektualet ne Shqiperi (sic kane qene ne boten e civilizuar)…INTELEKTUALET KANE NEVOJE VETEM PER BOLE…Robespierri avokat province ishte dhe vdiq…

  9. Nje shqiptar says:

    Te lumte Eduard Ndocaj. Edhe une si ti qe prej 24 vitesh jam ne emigracion ku kemi jetuar e punuar me shume veshtiresi, por kurdohere me dashurine, me mendimin si te ndihmojme vendin dhe popullin tone qe na jep krenarine se jemi shqiptare. Ne si demokristiane jemi edukuar qe te jetojme me te verteten qe ti e thua hapur dhe pa ndrojtje. Jam keto dite ne Tirane, dhe shikoje qe shteti po forcohet, shume ambjente dhe sektore po permiresohen por ekonomia ka renie dhe largimi i rinise eshte ne rritje. Edi Rama, qe gjeti arken e shtetit bosh e me shume borxhe shteterore te papaguara eshte i detyruar perkohesisht te rris dhe te vendos taksa qe te shpetoje shtetin shqiptar nga rrenimi. Opozita nuk eshte kostruktive por vetem superkritikuese dhe shumica e deputeteve te pozites eshte pothuajse e heshtur. Ashtu sikurse thua ti “intelektualet jane trasformuar per buken e gojes”. I nderuar Eduard, kam qene qe ne 1990 ne levizjen demokristiane, detyra e yte eshte qe te besh qe ndermjet pozites dhe opozites te kete dialog kostruktiv per te miren e vendit e te popullit tone. Te uroje te gjithe te mirat dhe suksese ne jeten politike

  10. Bani says:

    Cfare thote tek njera interviste nuk thote te tjetra! Cfare gjeje i druhet? Faktit qe nuk ka shkolle? Te Fevzo tha qe kishte shkuar n Itali ne 1996 kur ishte 19 vjeç; pra nje person i lindur ne 1975 ka ikur ne Itali 19 vjeç ne 1996?

  11. rroybbbb says:

    mir ti bohet shqiptarve!
    ai turm derrkucash popull kte lloj cobani don!
    derrat,gomeret dhe delet e dhit bashk
    kan gjet per rojtar nji tjeter trap!

  12. Antares says:

    Nje pyetje per kete deputet. Perse ky pagoi gjysem milioni Euro per listen e Rames? Apo per te vjele rrogen e deputetit ne Shqiperi.

  13. Antares says:

    Edhe dicka tjeter. Rama i ka mare parate Frangajt per Lagunen Blu. Ti ktheje leket dhe ta coje ne prokurori dhe mos te nxjere Erion Bracen te na beje moral.

  14. stela says:

    Ec aty, dru me pre ……

  15. Pa,rrena says:

    Nuk na the per paret e droges,bre. Ne Shqiperi intelektualet ngelen te varfer se nuk vodhen,nuk u moren me droge,trafiqe e biznese te pista ku kzane vene pasuri kriminelet e parlzamenteve dhe institucioneve qe nga ata te me nder drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje