Lideri i Al Kaedas Al Zawahri ka folur djepas shumë kohësh duke ftuar gjithë xhihadistët në botë të bashkohen kundër kërcënimit amerikan dhe rus.
Ai ka publikuar një video në Youtube ku fton ISIS dhe gjithë xhihadistët e tjerë të luftojnë SHBA-në dhe Rusinë.
“Vëllezër muxhahedinë të të gjithë vendeve, ju ftoj të luftojmë agresionin e Amerikës, Rusisë dhe Europës. Të qendrojmë të gjithë bashkë, nga Maroku deri në Turkmenistan”, tha Al Zawahri.
Pasardhësi i Bin Laden hapi kështu dyert për një bashkëpunim me ISIS duke parë sulmet e kryera nga Rusia në Siri.
Deri tani Al Kaeda nuk kishte pranuar asnjë lloj bashkëpunimi me ISIS, madje në Siri dega e saj, al Nusra kishte luftuar me Shtetin Islamik.
Por hapja e kësaj aleance të re duket se do të shtojë intensitetin e luftimeve dhe kohëzgjatjen e saj.
al zawahri po te jesh burre kruaje me shqiperine ose me armenine ose ndonje vend tjeter si ne se me rusine ameriken e ke te lehte se ato nuk kane ushtri te forta dhe armatim
Ky eshte lajme qe na duhet.Sikur te publikoni disa nga ato fotot e masakrave ne Siri nga diktatura pro-ruse.
Ato gjera I takojne gazetarve te vertet,kurse juve doni te beni lajme sipas tifozllikut te shgaravinsve te faqes.