Erdogan pas fitimit të zgjedhjeve: Bota të njohë rezultatin

2 Nëntor 2015, 11:25Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se, bota duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim siguroi shumicën.

Në prononcimin e tij, Erdogan deklaroi se votuesit kishin zgjedhur stabilitetin dhe jo vazhdimin e trazirave.

Me thuajse të gjitha votat të numëruara, AKP ka fituar 49.4 për qind të votave, ndërsa opozita e CHP-së 25.4 për qind, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Lira turke dhe aksionet në tregun financiar të Stambollit reaguan pozitivisht pas mbajtjes së zgjedhjeve. Lira u ngrit me mbi 4 për qind kundrejt dollarit, ndërsa treguesi i bursës u ngrit mbi 5 për qind që në orët e para të së hënës.

“Kombi e shprehu qëndrimin e tij më 1 nëntor në favor të stabilitetit. Le të ndjekim këtë rrugë, të jemi vëllezër dhe turq”, deklaroi Erdogan.

Por nga ana tjetër ai sulmoi qëndrimet kritike të mediave ndaj tij dhe përsëriti apelin për njohje globale të rezultatit të zgjedhjeve.

“Një parti me rreth 50 për qind të votave ka marrë pushtetin në Turqi dhe kjo duhet të respektohet nga e gjithë bota. por deri tani nuk kam parë një maturi të tillë”, tha Erdogan.

Ai i organizoi zgjedhjet pasi partia e tij humbi shumicën parlamentare në qershor, për herë të parë në 13 vjet, dhe pasi përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni dështuan.

Partia pro-kurde HDP kaloi pragun prej 10 për qind për të siguruar vendet në Parlament, por pësoi një rënie të mbështetjes që nga votimi i qershorit./ TCH

10 komente në “Erdogan pas fitimit të zgjedhjeve: Bota të njohë rezultatin”

  1. 007 says:

    Bravo Zoti Diktator, po ndjek rrugen e Putinit, po ne nuk na plas b>>> fare per Mongolet Turq!!!!

  2. stela says:

    Bota do ta njohe rezultatin, pasi Erdogan ka premtuar frenimin e rrefugjateve sirian drejt Europes.

  3. soni says:

    E dini ca thot Nasi i portokallis rrini si mut tashi x komentuesit islamofobist

    1. anticensurë says:

      një pyetje soni!!
      ti je pro islamist/e??
      vetëm kaq dua të di!!

  4. WEB says:

    As nuk na bie mendja fare se kush fiton ne turqi ,e jo me te merremi me islamofobi ,,por nje gje e eshte e sigurte ,qe mbas ketyre zgjedhjeve erdogani vulosi” pranveren” turke.Mos ki frike se mbas assadit i takon ketij

  5. anticensurë says:

    diktatori i stabilizuar tashmë në turqi,sulltan rexhepi i parë,po thotë se turqik kanë vendosur për “stabilitetin”dhe jo për “trazirat”!?
    një thënje fantastike prej injoranti!!
    në të githë botën e qytetruar të rrallë janë vëndet që “vendosin”për këtë lloj stabiliteti,normalisht është një rastësi që në këtë botë të qytetruar dikush të ketë shumicën!!pothuajse gjithandej kemi bashkpunime forcash politike për të krijuar qeverinë!!sipas sulltan rexhepit të tërë këta popuj votojnë për trazira e jo për stabilitet!!
    këto votime treguan dy fakte!
    -erdogani me trazirat e tij ja ariti qëllimin të fitojë shumicën dhe ndoshta do të ketë mundësi të ndryshojë dhe kushtetutën(i mungojnë më pak se 20 deputetë)!!
    -populli turk ka hyrë në rrugën e frikës!!po rrëshket drejt asaj që e kemi provuar dhe në kurriz disa herë!!në diktaturë!!
    shpresoj që të ketë aq vetdije sa të mos lejojë këtë farsë të quhet zgjedhje të lira dhe demokratike!!
    asqë diskutohet që ky,përveç presionit të hapur dhe kërcënimeve direkte,ka vjedhur vota sa ka plasur!!

  6. frank+uncle meat. says:

    BABA I SHIPTAREVE.shikoni qoftelarget e mbuluara anash ato jane me te bukurat qe ka tyrkia e dhier dhe ja kane vendosur rexhepit per DAMA.turlityrke se ha as qeni…

  7. popull me idiot ne europe says:

    dje ne Prizren te kosoves dhe maqedoni shqiptaret dolen me flamuj kombetare per te fituar fitoren e erdogan se cfare fitojn nuk e kuptoj

    pervecse mbrojne tezen e famshme serbe SHQIPTARET JANE TURQ DHE JANE TE ARDHUR NE BALLKAN futuni ne rrjetet sociale dhe youtoube shikoni tmerr mijra shqiptare me flamuj ne duar fetojne per turqine

    populli me loqe ne europe nuk pashe popull tjeter ne bote te festoje per te huajt si ne shqiptaret

    GREKET KANE TE DREJTE QE NA QUAJNE TURKOALVANE E MERITOJME

    https://www.youtube.com/watch?v=k_nkfxwfVOw

  8. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    O GREKAFONER: Pse grekun do te degjojme ne:

    Pse Greku eshte barometer per ne.

    Greku dhe Serbi jane dhe do te jene armiqt tane me te keqij..

    Sa qesharake : Demokracia juaj eshte vetem nje vegim i genjeshtert po vet nga ju…

    Cu be me Egjyptin, me ato qe i quani zgjedhje te lia ..

    Tani kjo e ashtuquajtur demokraci e ndezi lufte Egjyptin ashtu si gjith vendet Arabe , vetem per ti xhvatur e plackitur…

    Dempkracia juaj doli e genjeshter dhe hipokrite dhe tani HIPOKRIZIS i ka ardhur fundi.

    MOS E BESO PO DESHE…

    Duro dhe do ta shihni… nuk eshte shum larg , por eshte shum e dhimbshme..

    ATE MBOLLET , ATE DO TE KORRNI…

    https://www.youtube.com/watch?v=jQ80d54VrsY

    https://www.youtube.com/watch?v=MAi4Be3VNTI

    https://www.youtube.com/watch?v=db8OZ41v9i8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje