Nga Rudina Xhunga
Ajo shkon përditë te “Bar Piazza”, afër punës sime. Në mëngjes, aty kafeja është 50 lekë. Në orën 13, bëhen bashkë gjithë vajzat, për të ngrënë drekën që marrin me vete. Janë më pak se 25 vjeç, të reja e të bukura. Flasin anglisht, italisht, ndonjëra frëngjisht. Frëngjishtja është katërqind lekë ora, të thonë. Me fat, kush e di.
Por sidoqoftë, italishtja e mirë mjafton. E kanë mësuar të gjitha nga televizioni. Përveç saj, që ka mbaruar shkollën për italisht dhe pas gjashtë viteve punë, është mbikëqyrëse në call center dhe ka një rrogë 600 euro.
Vajzat e tjera janë operatore, marrin 300 euro dhe ëndërrojnë të bëhej back office, dhe një ditë, me fat dhe eksperiencë, pse jo, mbikëqyrëse. Janë nga rrethet, të gjitha me shkollë të lartë, master e gjithë ç’duhet për të shkëlqyer në profesion.
E kam provuar, thotë vajza 600 euroshe, po mësuese në shkollë private paguhesh shumë pak. Në shtet, është e kotë të tentosh. As që e di sa është rroga aty.
Një vajzë tjetër 300 euroshe ka mbaruar gazetari, por habitet, kur e pyes a ka provuar të kërkojë punë në media. Te tentoj, ku?- pyet. Provova recepsionisten në një televizion, por nuk të paguanin. Të mbajnë në provë, pafund. Por edhe ato që punonin, njësoj prisnin me muaj të tërë, rrogën. Kjo është puna e vetme, ku nuk ke nevojë për stazh dhe provë. Thjesht bën, ose nuk bën dhe nëse bën, paguhesh si njeri. E di që një operatore, si unë paguhet 900 euro në Itali, por po flas për kushtet tona. Nuk jemi të barabartë.
Të gjitha kanë provuar të kërkojnë punë gjetkë, në Tiranë, pasi në qytetet nga vijnë nuk kanë asgjë veç familjes, që pret t’i martojë, më shumë se të kërkojë punë për vajzat. Nuk janë kundër martesës. Nëse vjen, është e mirëseardhur. Por deri atëherë, duan të jetojnë, pavarësisht pritjes për burrë. Jetohet në call center? – i pyes. Paguhesh të thonë, njëzëri. Punon me stres, nën presion, kur mbaron puna, nuk duron dot as mizën. Çdo bisedë të bezdis. Sytë, veshët të dhembin, po në fund të muajit të paguajnë mirë dhe kjo mjafton.
Janë gati 20 mijë të rinj, në Shqipëri të punësuar, në pothuaj 300 call center. Vajza dhe djem që kanë mbaruar studimet e larta, ose janë duke i përfunduar. Juridik, ekonomik, gjuhë të huaja, të gjithë në gatishmëri për një vend pune në call center.
Kur e pyes vajzën 600 euroshe, si e ndjen veten, kur sheh moshataret e saj në mësimdhënie, banka, tatime, kompani fluturimi, më përgjigjet; Po më paragjykon? Edhe Lul Basha ka punuar në call center dhe është bërë kryetar Bashkie. Edhe Erion Veliaj, kryetari i ri i Bashkisë, ka vizituar dhe promovuar call center, në fushatë.
I pyes, a kane kohë të shohin televizionet dhe të informohen, por më sigurojnë që shohin vetëm lajmet, ku fjalëkalimi është call center. Që të mësojnë, a ka të ngjashme që paguhen më shumë, që trajtohen më mirë. Ato kanë 4 deri 6 vite, në sistem, por secila ka ndërruar disa call center. Shkojnë, ku paguhen më mirë, dhe sidomos, ku ka më shumë bonuse dhe mundësi ngritjeje në karrierë. D.m.th, nga salla e operatorit deri të zyra e mbikëqyrësit. E keni menduar që ka më shumë u them. Të hapim call center vetë?- përgjigjen.
Jooo, të ndryshoni jetën, të provoni profesionin për të cilin keni studiuar, të vazhdoni studimet jashtë.
Qeshin në kor dhe më thonë: Jeta, për të cilën flet ti, është jeta e vajzave të TV-së. Ato nuk janë reale, ato nuk janë ne. Ju të TV, flisni me vete. Ndaj refuzojmë të besojmë. U them që unë jam vajzë reale, që kam mbaruar për italisht, që unë duhet të isha bërë mësuese, ose po të mbaroja tani, do të punoja në call center, si ato, por e provova, luftova, ia dola në mënyrën time.
Nuk i bind dot, që unë jam shembull. Edhe nëse jam, nuk iu duhem. Ke pyetur ndonjëherë ndonjë politikan, çfarë do bëhet me ne, deri kur do të ketë call center, pse i kanë rritur taksat, çfarë do të ndodhë, nëse shurdhohemi në punë, apo dhe çmendemi? E njeh brezin tonë? Apo të ngjajmë si centralistet e kohës së xhaxhit? – tallen vajzat.
Edhe unë vetë nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, e njoh atë kohë. Nga tregimet e prindërve, njoh gjeneratën e zboreve, hekurudhave, aksioneve. Pensionistët që u dalin para makinave, herë nga mosha, herë nga fati, pleqtë që zvarriten nga mjeku në mjek, për të firmosur letrat, që iu sigurojnë rimbursim ilaçesh, nënat me kokën ulur që shesin lule, fara, apo rrinë me peshore në shi, burrat që kruajnë plehrat e lagjes sime, janë brezi që ndërtoi Shqipërinë. Tani bashkë me Shqipërinë që ndërtuan, janë në pritje të emrit në shtylla lagjeje e hyrje pallatesh.
25 vjet më pas është koha e këtij brezi vajzash me telefon pas veshit. Ato janë gjenerata e re, gjenerata call center. 20 mijë të rinj që shesin ajër dhe shtyjnë vitet drejt hiçit.
Dhe të mendosh, se janë pjesa më e pastër e brezit, më të arsimuarit, më të përgjegjshmit. Të tjerët që nuk shesin ajër, shesin drogë. Çfarë lemerie po i përgatisim vetes.
Shkruaj historinë tënde; [email protected]
Respekt, respekt maksimal vajzave shqiptare!
Me shume lodhje e stres e fitojne lekun neper call-center, por kane njemije here me dinjitet se ato qe presin ne shtepi ti dalin mashkulli i radhes qe te martohen dhe ti mbaje me leke.
ok
mjere rinia jone thuaj http://bit.do/gjenerata-call-center-qe-ua-marrin-ne-goje-shefit-per-nje-vend-pune
Edhe e ashtuquajtura gazetare rudi nuk ka ndryshim nga kasta e korruptuar dhe e neveritshme si puna e fevzos, q im peks, sandrit, lubonjes etj. Kjo madje ka nje difekt te madh se nuk artilkulohet sakte ka seficenca ne kulturen e pergjithshme dhe kur ben moderatoren ka nje mgecje qe ta shpif
Ti Rudina u keshillon te provojne te ushtrojne profesionin per te cilin kane studiuar…
Dy episode nga qyteti im…njeri ish hajdut me kariere burgu per vjedhje ,me aresim 8 vjecar ,me moshe rreth 50 vj ,nga i tille nje dite te bukur e shoh shoqerues dhe roje personale te dikujt dhe nga aty tani e shoh me kostum,kepuce lustrafine e cante te zeze qe pret shoferin poshte shtepise…me thone
Ti Rudina u keshillon te provojne te ushtrojne profesionin per te cilin kane studiuar…
Dy episode nga qyteti im…njeri ish hajdut me kariere burgu per vjedhje ,me aresim 8 vjecar ,me moshe rreth 50 vj ,nga i tille nje dite te bukur e shoh shoqerues dhe roje personale te dikujt dhe nga aty tani e shoh me kostum,kepuce lustrafine e cante te zeze qe pret shoferin poshte shtepise…me thone qe eshte drejtor diku…
Rasti tjeter…nje studente brilante,e diplomuar me shume sakrifica ,me kurs pasuniversitar jashte…pasi troket ne te gjitha dyert e institucioneve ,pret me vite,pret afishimet e konkurseve per nje vend pune ,troket ne dyer qe ja mbyllin ne fytyre ..detyrohet te punoje ne te vetmin vend te hapur…CALL CENTER….viva CALL CENTER…VIVA LA DEMOCRAZIA ALBANESE.
Nje pyetje kam Rudina …ju gazetaret jeni budallenj apo beni si te tille…
Imagjino te rrish 8 ore ne dite duke degjuar njerezit qe ankohen. Te iken zari
Rudina ti me pelqen, por kete shkrim nuk e ndaj me ty. Nuk jam dakord pasi ky realitet nuk eshte ne te gjithe call center te Tiranes. Une as nuk punoj dhe as nuk akm nje call center, por nje biznes call center nuk do te thote me patjeter nje vend i keq, i zhurmshem ku te shfrytezojne (pasi kjo del ne pah ne kete shkrim). Ka shume call center te nje cilesie shume te mire dhe qe ofrojne kushte shume te mira. Po kushte shume te mira, ngrohje apo ftohje te ambienteve sipas stines, vende pune te mira dhe jo si ne zyrat e shtetit tone ku punojne me rezistenca akoma, me lageshtire etj etj etj. ka call center jo te zhurmshem por te mireorganizuar ne detaje dhe te drejtuara shume mire. Sigurisht qe keto biznese do te paguajne me pak sesa ne Itali, pra ne baze te pages mesatare se tregut ne Shqiperi dhe kete e vendos shteti yne dhe sigurisht keto biznese do te zgjedhin me te miret, ato te rinj qe flasin shume mire italisht apo dhe me shume gjuhe. Edhe ti apo une apo kushdo nese do kishte biznesin e vet do te bente te njejten gje.
Sigurisht qe ka call center qe po te futesh duken sikur te jesh ne nje ”pulari”, por edhe ketu eshte faji i shtetit tone, pasi duhet te kontrolloje kushtet ku punojne keta te rinj.
Por cafre rendesie ka qe jo te gjithe gazetaret nuk bejne gazetari, apo kush mbaron juridik nuk ben juristin? Me mire te punojne ne nje call center dhe te fitojne me shumeapo te bejne stazhistet pa asnje lek??? Ne fund te dites ne te gjithe punojme per te fituar, pasi kemi vetem detyrime per te paguar. Te rinjte e italise bejne cmos per te mos humbur nje vend te tille pune, kurse te rinjte tone kane mundesine te shkojne te zgjedhin nder keto call center. 900 eur ne Itali jane me pak se 300 Eur ne Shqiperi dhe kete e dime te gjithe.
Te mendojme vetem per nje sekond gjithe keta te rinj po os e kishin kete mundesi punesimi cfare do te benin? Ku do te ishin? Une mendoj qe si te rinj qe jane duhet te edukohen me punen dhe vetem keshtu do te dine rendesine e cdo gjeje dhe do te ecin me shume. Nga puna s’te vjen asnje e keqe, por vetem te mira.
Rudo nuk e dike nga te vjen e keqja me duket…
Studentet e juridikut qe kane mbaruar jashte e po kthehen po punojne per 300 mije leke ne kabinetet e avokateve ne TR. Ate te ekonomikut kane pak me shume fat po nuk jane larg. Prandaj ato gocat t’i mbajne mire ato rrogat 600 euro, te pretendojne per shume sigurisht, por edhe te ndjekin lekun/fitimin jo endra rinore qe nuk te japin asgje mbrapsh.
Cfare ka ketu per lemeri o Rudina? Ju kane hipur pordhet e medhaja dhe jeni mbyllur ne studiot tuaja televizive. Jetoni ne boten qe keni ndertuar vete, ndersa ata ne jeten reale kane te tjera prioritete dhe te tjera vlera.
Call centre ka ne cdo vende dhe te rinjte shqiptare nuk kane asnje dallim nga ata Italiane, Francez, Gjermane apo Britanik. Edhe ne Evrope jo cdo i ri ben zanatin per te cilet studiojn dhe per me teper ata qe mbarojne per media kane shume pak shance te gjejne nje vende pune ne media. Ata nuk po shtyjne vitet drejt hicit, por ashtu te ngjane ty dhe shoqet e tua qe u ngriten me parashute ne qeverisje apo media.. ndersa ne jeten reale duhet ta nisesh nga hici sepse ajo te meson dhe te jep me shume eksperienca qe jane te domosdoshme dhe perbejne brumin e se ardhmes.
Bollni me kete pesimizmin idiotik qe ju ka zene, nuk jua ka fajin njeri qe bota qe keni ndertuar rreth vetes po bie. Ato te reja kryhejn nje sherbim, punojne fort dhe paguhen ne kohe dhe mire. Ndersa shoqet e tyre gazetare nuk dine kur e marrin rrogen, poshterohen nga pronaret e tyre injorante dhe e shesin cdo dite nga pak dinjitetin e tyre. Ju kujtoni se ato vajza te reja nuk dine apo nuk shohin boten fallco qe juve ju rrethon apo degjenerimin moral dhe mendore qe rrethon boten e medias e te politikes. E dine dhe e dine shume here me mire se ty. Kshu qe mjaft me kete moralizmin qe ben dhe mbaje pesimizmin per vete. Mos jua qaj shume hallin atyre se 300 euro ne muaj ju del dhe ju tepron atyre jo vetem per kafe por edhe per fundjaven darkave ne bllok te cilen brezi i vjeter as qe nuk mund ta imagjinonte.
Ke folur drejt , razo…. Keto gazetaret qe flasin dhe behen lemsh ,sterhollohen sa nuk kuptohet ne se shkruajne pozitivisht apo e kunderta… Keto mendjet e ndritura, mire do ishte te deklaronin sakte rrogen /te ardhurat e tyre , te derdhin detyrimin ndaj shtetit…te deklarojne pasurine …sa hyrje kane blere dhe pushimet qe kalojne brenda apo jashte shtetit dhe te mos shikojne nga lart, keta te rinj e te reja qe perpiqen ne kete kapitalizem te barabarte ………pastaj te qajne hallin apo te bejne gazetarine sociale ….!
Thone paguhemi mire 300 euro, o zot cfare tmerri. Jo per faktin qe marrin kaq pak po sepse u duket mire, cfare vizioni ose ambiciesh per te ardhmen do kene valle. Vertet tragjike te shikosh se si po rreshqet drejt varferise dhe mungeses se shpreses ai vend
Shkrim brilant ,te ben te qash ,bile te ulerish per brezin e ri qe eshte pa pune dhe shprese
Vone po iu bje ne mend realiteti!apo po e nuhateni se fundi po iu vjen?
Te iken nuk diskutohet te mer pipinua ne tel dhe te thot qe i mungojne 3 cent nga llogaria e tel, e hajde mbushi mendjen se nuk i mungojn 3 centi. Po ca te bejn rinija ne ate vende qe e kan ber politikanet m…. nga tja mbajne, thoni mir qe erdhen pipinot dhe mirni ate 300 euroshin ne muai se do vinit anes kote.
Ky eshte Albanistani, njerezit e arsimuar punojne ne “call-center”, analfabetet punojne ne shtet dhe ne pune te larta…
ZBORET NA BENE TE FORTE
pavaresisht çfare te ka treguar babai apo mamaja, superficialistja Xhunga. Na forcuan jo vetem si shtet i pavaruar ne mbrojtje te tij, por ne radhe te pare edhe fizikisht. Ndryshe nga sot, ti dhe vajzat qe ke intervistuar, po te gjendeni nen trysnine e nje tsunami te tipit “Katrina”, do ju duhet te mbani gure ne xhepa, per te mos fluturuar…
Me disa nga ato vajzat qe ti i quan “te edukuara” me ka rastisur te gjendem ne anen tjeter te telefonit, si klient. Ato, jo vetem qe flasin nje gjuhe te huaj p.sh. italishten, si Caja maje thanes, por jane te vrazhda, aspak profesionale dhe per me shume rrugaçe ne bashkebisedimin qe bejne me klientin fundor.
Njera, kur e pyeta perse me shqetesonte me kete telefonate te pa kerkuar e te pa desheruar nga une, si shumica e te tjereve, mu vershua me tere fjalorin e ndyre te Edi Rames (nuk e di ne se e njeh – eshte gojeshthururi me i ndyre ne Shqiperi), dhe duke mos i mjaftuar, me “bombardoi” me telefonata çdo dy tre minuta, per gjithe orarin e “punes” se asaj dite.
Nje tjeter, e pyeta ne shqip, pse kishte zgjedhur kete lloj “profesioni”: e kam babin pa pune e me parate e mamit nuk ja dalim dot te jetojme. Kur i rrefeva ndjesine e “klienteve” qe marrin keto lloj telefonatash, nderpreu bashkebisedimin pa thene asgje me shume.
Ti zonjushe televizive, me tager bosh si ato flluckat e sapunit, duhet ne radhe te pare te zbresesh me kembe ne toke, sepse Ediramistet e turnit te kane ngritur teper lart, per te qene nje profesioniste e vertete, me tere lajkat e lepirjet qe u ke bere dhe vazhdon tu besh, duke harruar me shume nga mungesa e deshires per te pare gjerat me syun e se vertetes, ate qe bene baballaret tane per kete vend e per kete komb ne te kaluaren.
Ja te te them edhe nje gje te vockel fare, keto lloj biznesesh, aq te urryera ne perendim, jane thjesht nje blerje e konsensusit politik nga Ilirmetistet e ediramiste e grabitjeve te ketij populli qe ishte i mireqenur kur zboronte dhe u katandis ne mjerim ne kete kohe te shkelqimit tend te fryre e dallgezi.
Fajin e kane vete ata te rinj.
Zgjodhen te studjojne per juridik, per ekonomik, per gazetari, per sociologji, gjuhe te huaja, kimi ushqimore dhe dege te tjera pa i bere pyetjen vetes qe pa filluar shkolla:
-Ku do te punoj pas mbarimit te studimeve?
Mesa duket pergjigja ka qene:-Ne kall center. Pra ne rregull jane.
Pse nuk studjuan per Teknologji Informacioni?
Te miret e kasaj dege i marin kompanite private ne Shqiperi me te pakten 1 mije euro rroga. Te dobtit i mer shteti me 600 euro rroga. Dhe te shkelqyerit i mer tregu nderkombetar me 5 deri 10 mije euro rroga mujore.
Rrini hani fara aty ne Shqiperi gjate shkolles. Hani fara dhe gjithe jeten.
Nje shkrim pa lidhje e shtyll kurruzore..
LEMERI cfar gazetare kemi…
Lule, ti duhet te jesh gazetare e madhe derisa ben kritiken. Po ku shkruan ti lule?
burrat nen hije lozin e kuvendojne,pika qe su bie se nga grate rrojne.!!!!!!!!!!!!!!!!
shoqeria shqiptare ka nevoje per nje organizim total,e keqja me e madhe e vendit eshte se nuk ka klase te mirefillte intelektuale dhe se dytiajo qe duhet te ndodhte eshte informimi I min se punes per vendet qe kerkon me shume ekonomia shqiptare,
Bukur,Po kujt i thua ketyre koke qyperve!
Cfare thote gazetarja cfare sthone keta populli,po populli popull mbetet.Vaj medeti,ku na mbeti. Anes detit i palare,asnes sofres i pangrene, afer dijes i panxene, ketu me qendro.
Realitet i dhimbshëm. Një vrejtje për gazetaren teksa cilëson gocat në mënyre të përsëritur:vajza 300 euroshe, vajza 600 euroshe…. Po ti moj nuse sa euroshe gazetare je ??? 10.000 € sa Fefzua apo 5.000 sa Balla apo 300 € sa ajo spikerja e Zjarr Tv .
Mos u beni hipokrite, se shume te arsimuar lane shqiperine shkuan e punuan ne Europe me llac e me tulla.
Kjo vajze merr 600 euro…thirrni pak mendjes
Drejt hicit?Ok,nese ky eshte nje artikull per te mbushur faqet e gazetes atehere Rudina ja ka arritur.Une jam nje nga ato vajzat e call center e diplomuar pas shume sakrificave per te fituar shkollen e larte e per ta mbaruar ne menyre te suksesshme,dhe e mbetur pa pune per dy vjet pas shume perpjekjeve per te gjetur nje pune ne profilin tim ,por pa sukses duke qene se shteti “prodhon” studente te diplomuar dhe ofron vende pune minimale.Nuk e kuptoj arsyetimin e ” hicit” duke marre parasysh qe puna nuk eshte turp nese eshte nje pune jo imorale dhe te ofron te mira ekonomike, pa i shtrire doren prinderve apo burrit per te blere dicka.Ne fund te fundit mes nje pune qe te ofron 400 mije leke te vjetra ne profesionin tim dhe nje pune qe te ofron mbi 700 mije leke,atehere nuk me vjen turp te zgjedh call center.Perkundrazi,eshte nje mundesi shume e mire per te ndryshuar jeten time.Jam krenare qe une po shkoj drejt hicit…sic thua ti e dashur kolege…fundja cdo gje ne kete jete eshte relative…ty te duket hic puna jone jo ne profesion…pa me pyet njehere mua si me duket hici i punes tende.
Ti spaske marr vesh akoma cfar eshte kapitalizmi,nuk pyet njeri cfar pune ben ,por sa lek ben dhe me ate pag qe merr a mundesh te perballosh lehtesisht koston e jeteses .Cte keqe ka te punosh ne call center nuk po kuptoj dhe kur pagesa eshte e mir.
Ti qenke me mentalitetin e regjimit te kaluar ku njerzit ta fillojn dhe ta ngrysin jeten me nje profesion,ne kapitalizem gjerat levizin shpejt dhe duhet ti pershtatesh tregut.
Rini pa ideal shkurt.Ideali i tyre ka mbaruar me fikjen e idealit te tere kombit.Ju kerkoni pune,OK.Perse nuk shkoni te Saliu i cili te gjitha nermarrjen i shëmbi ose me se miri i degradoi qe ti blente pastaj per dy leke…Puna gjindet atje ku të ka lindur babai,atje ku jetonte mbi 50% e popullsise. Ti ke ardhur ne Tirana,korçë,Shkodër…zaptove token lulishte apo bujqesore te dikujt tjeter ..,i ndërrove destinacion, lë objektin tend te punes,nxorre të tjere papune,vodhe pa skrupull..more aresim te larte pa mesuar shqipen,tani flet italisht….kush ta ka borxh,kush te perkdhele.?..Dhe perseri shan qeverine qe te pakten perpiqet…shkaton trazira te tipit Morina apo Spahiu e VV e Kosoves…Preppektiva e gjenerates se re 1990-2015- mish per shtrat e top…
Kjo Rudina nuk e ditka realitetin dhe i paska paragjykuar vajzat goxha.
Call Center eshte pune si gjithe te tjerat dhe thuaj sgyqyr qe jane hapur se ku do shkonin 20 mije vajza apo te reja.
E ke pare boten ti Rudina?
Call Center ka edhe ketu ne Amerike por nuk te paragjykojne si ne Shqiperi aq me teper “figura” publike si puna juaj.
Eshte nje pune qe paguhesh dhe kaq.
Perse duhet ta analizosh jo ashtu jo keshtu. Jo une jam shembull per ju jo lesh me qime. Po te ishe shembull do t’ju thoje bravo qe po perpiqeni me djersen e ballit dhe jo duke zbuluar pjeset e trupit ne TV Zjarr.
Cfare jane keto idjotizma qe ose duhet te punosh ne zanat ose te marrin neper goje te tjeret sikur cfare po ben.
Eshte nje pune e rende qe kerkon shume durim dhe kembengulje.
Ju lumte vajzave te Call center.
Rudina shko e shit pordhe ne vend tjeter. Ato paguhen per sherbimin qe bejne ne telefon dhe ska nevoje te punojne token si mendon ti per te mbjelle te mira materiale…..
Mentalitet fashatar dhe i prapambetur i Rudines…..