Zbardhen pasuritë e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Në deklaratat e tyre të pasurive për vitin 2014, për 14 anëtarët e kësaj gjykate listohen të ardhura nga paga si gjyqtar dhe mësimdhënia, ndërsa nuk mungojnë as kreditë e shumta.
Por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë edhe kredi të buta me normë interesi vetëm 3 për qind dhe me afat 25 vjet, raporton Shekulli, që ka zbardhur pasuritë e tyre.
Mes përfituesve të këtyre kredive është kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Sandër Simoni, gjyqtarët Flora Hajredinaj, Dritan Hallunaj, Nertina Kosova, Idriz Mulkurti, Ardit Mustafaj, Luan Hasneziri, Klodian Kurushi, Ilirjana Olldashi dhe Etleva Deda.
Pasuria e gjyqtarëve
Sandër Simoni
Paga si gjyqtar, 1 699 425 lekë.
Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 700 lekë.
Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në “Albania University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 151 200 lekë.
Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Marin Barleti”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 47 630 lekë.
Kredi bankare për strehim në “Raiffaisen Bank”, shuma 5 000 000 lekë me afati 300 muaj dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 597 100 lekë.
Bashkëshortja, Alba Jorganxhi
Të ardhura nga shitja e një automjeti “Mercedez Benz”, 500 000 lekë.
Të ardhura nga Departamenti i Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si drejtuese projekti, 13 633 euro.
Të ardhura nga aktiviteti si notere publike, Dhoma e Noterisë Tiranë, 629 494 lekë.
Kontratë kredie në “Raiffeisen Bank”, 10 000 euro, shlyer tërësisht në dhjetor 2014.
Liljana Sulollari (Baku)
Të ardhura nga biznesi i bashkëshortit si person juridik dhe nga paga e tij si administrator, 2 084 172 lekë, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura nga ndihma për paaftësi dhe kujdestaria e bashkëshortit mbi vajzën, 234 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 707 158 lekë.
Të ardhura neto nga aktiviteti privat i bashkëshortit si person juridik, 1 184 172 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si administrator i një aktiviteti privat, 900 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e gjysmës së objektit të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.
Kredi bankare në bankën NBG, 25 000 euro, me afat 20 vjet. Detyrimi financiar i pashlyer 19 037 euro.
Etleva Deda
Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 710 334 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë, me afat 168 muaj dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer 2 309 639 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 126 950 lekë, me afat 48 muaj. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 822 lekë.
Flora Hajredinaj
Shtesa në kursimet vjetore, 450 000 lekë.
Hua dhënë vëllait, 800 000 lekë.
Të ardhura nga pagat si gjyqtare, 1 695 082 lekë.
Të ardhura nga vizita studimore në Itali, organizuar dhe financuar nga OPDAT dhe PAMECA IV, 670 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortit si ndihmës administrator pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Ministrinë e Financave, 437 170 lekë.
Kredi bankare pranë “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë, me afat 300 muaj dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 728 161 lekë.
Dritan Hallunaj
Depozitë bankare në Bankën Kombëtare Tregtare, 40 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 464 485 lekë.
Të ardhura nga pagesat si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 112 200 lekë.
Të ardhura nga pagesat si anëtar i Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 360 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Enkeleida Hallunaj, si mjeke stomatologe pranë Autoriteti Shëndetësor Rajonal, 541 932 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë, me afat 300 muaj dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 612 027 lekë.
Idriz Mulkurti
Pagesë për studimet e vajzës, Elda Mulkurit, pranë Universitetit të Tiranës, 1 500 euro.
Pagesë për dasmën e vajzës, Ersida Mulkurit, 1 200 000 lekë.
Gjendja cash, 650 000 lekë, pjesa takuese 50%.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 578 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si infermiere pranë Poliklinikës nr. 2, Tiranë, 482 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, Ersida Mulkurti, si specialiste pranë Shërbimit të Provës, Tiranë, 320 000 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë për strehim. Detyrimi financiar i pashlyer, 2 432 000 lekë.
Vajza, Ersida Mulkurti
Gjendja cash 6 000 euro nga shitja e automjetit “Ford”.
Gjyqtarja Balili, e zhytur në kredi pas pezullimit nga detyra
Gjyqtarja Marsela Balili duket se është zhytur në kredi pas pezullimit të saj nga detyra, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Edhe pse ka dalë e pafajshme pas akuzave për korrupsion, për vitin 2014 Balili nuk ka mundur të sigurojë të ardhura nga puna e saj. E njëjta situatë vihet re edhe për bashkëshortin e saj, i cili është shkarkuar nga detyra si prokuror.
Pasuria e Balilit
Gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, shtuar me 9 497, 39 dollarë pas një transferte nga motra.
Gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, pakësuar me 403 065, 91 lekë.
Të ardhura nga puna nuk ka për shkak të vendimit të KLD-së për heqje imuniteti dhe pezullim nga detyra.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit nuk ka për shkak të penalizmit dhe shkarkimit nga detyra e prokurorit.
Kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer, 33 980 euro.
Detyrim i pashlyer ndaj një personi të tretë, 40 000 euro.
Detyrim i pashlyer sipas një kontrate huaje, 10 000 euro.
Nertina Kosova
Të ardhura nga shitja e ¼ së tokës bujqësore me sip. 2 997 m2 përfituar nga babai si ish-pronar i ndërmarrjes bujqësore, 176 823 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 1 080 277 lekë.
Blerje kuotash në Fondin e Investimit pranë “Raiffeisen Prestigj”, 100 000 lekë.
“Master card” në “Raiffeisen Bank”, 1 400 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhjetor 2013-gusht 2014, 1 070 471 lekë.
Të ardhura neto nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, gusht 2014- nëntor 2014, 455 268 lekë.
Kredi bankare pranë “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë, me afat 25 vjet dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 6 612 027 lekë.
Pasuria e familjes së gjyqtarit Brahimllari
Gurali Brahimllari
Bashkëpronar me 50 % i një pronësie me sip. 36 m2 me vlerë, 7 056 500 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në BKT, 246 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së përbashkët me bashkëshorten në “Societe Generale Albania”, 1 300 euro.
Gjendja cash, 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, 01.01.2014 – 31.08.2014, 1 131 044 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, 01.08.2014 – 31.12.2014, 462 848 lekë.
Të ardhura nga puna si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, 36 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. në Bul. “Bajram Curri”, 432 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e objektit, ish-klinikë dentare në rrugën “Budi”, 275 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e pasurisë klinikë dentare, si bashkëpronar, 324 000 lekë.
Kredi bankare në “Societe Generale Albania”, 50 000 euro. Detyrimi financiar i pashlyer 18 812 euro.
Kredi bankare në “Societe Generale Albania”, 25 000 euro. Detyrimi financiar i pashlyer 16 982 euro.
Pagesa mbi tatimin në masën 10 % për të ardhura nga qiratë, 114 000 lekë.
Bashkëshortja, Lumturi Brahimllari
Shpenzime për blerjen e aseteve të luajtshme për klinikën dentare, vlera 3 200 euro.
Shpenzime për blerjen e një automjeti, “Audi” blerë 21 000 euro.
Të ardhura nga administrimi i një klinike dentare, 3 767 654 lekë.
Pagesa për tatimet, detyrimi financiar i shlyer 109 350 lekë.
Djali, Mirjon Brahimllari
Të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë si përgjegjës sektori në Sektorin e Inspektimit të Prokurorisë, 818 222 lekë.
Kredi bankare në “Procredit”, në shumën 420 000 lekë. Detyrimi financiar i shlyer, 210 973 lekë.
Vajza, Orlinda Brahimllari
Gjendja e llogarisë bankare në “Bankën Tregtare”, 126 000 lekë.
Të ardhura për periudhën mars-shtator si higjeniste në klinikën “Lumturi Brahimllari”, 126 000 lekë.
Detyrime për pagesën e studimeve në Universitetin Mjekësor në Tiranë, 36 000 lekë.
Pasuria e gjyqtarëve Mustafaj, Hazneziri, Kurushi, Olldashi dhe Prendi
Ardit Mustafaj
Gjendja e kursimeve të siguruara së bashku me bashkëshorten, 700 000 lekë.
Shpenzime për blerjen e një garazhi me sip. 18.31 m2, 1 283 800 lekë, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 590 901 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 1 053 651 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 32 400 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 13 514 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, për strehim, në shumën 5 000 000 me afat 25 vjet dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer 3 756 834 lekë.
Luan Hasneziri
Shtimi i pasurisë me 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 627 682 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në “Albanian University”, 355 950 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 3 626 672 lekë.
Detyrim financiar ndaj një të treti, shuma e shlyer 500 000 lekë.
Detyrim financiar ndaj një të treti, shuma për t’u shlyer 40 000 dollarë.
Detyrimi financiar ndaj një të treti, shuma e shlyer 40 000 dollarë.
Bashkëshortja, Vilma Hasneziri
Të ardhura nga paga si pedagoge në “Albanian University”, 462 600 lekë.
Klodian Kurushi
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 79 635 lekë.
Depozitë kursimi e përbashkët me bashkëshorten, në “Procredit Bank”, 500 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 454 989 lekë.
Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë dhe si trajner në Shkollën e Magjistraturës, 18 226 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit “BMW”, 25 000 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 5 000 000 lekë me normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 291 671, 51 lekë.
Bashkëshortja, Erselda Kurushi
Gjendja e llogarisë bankare në “Procredit Bank”, 1 558, 72 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 376 lekë.
Të ardhura nga paga si mjeke specialiste në QSUT, 587 420 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si konsulente e jashtme dhe pedagoge në “Albanian University”, 307 916 lekë.
Shpërblime si konsulente e jashtme në “Univers-Alb”, 7 280 lekë.
Kredi bankare pranë “Alpha Bank”, 19 000 euro me afat 10 vjet. Detyrimi financiar i pashlyer 5 726, 18 euro.
Ilirjana Olldashi
Gjendja cash, 600 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 580 145 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si ekonomist në “T.T. ALBA-LAM” shpk, 300 000 lekë.
Kredi bankare 5 000 000 lekë, me afat 25 vjet dhe normë interesi 3 %. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 742 520 lekë.
Fran Prendi
Kursime nga paga dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike e bashkëshortes, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 607 515 lekë.
Depozitë kursimi në “Raiffeisen Bank”, shtuar me 1 163 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëshortes (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar…), 732 946, 41 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shkollën 9-vjeçare publike në Tiranë, 544 793, 43 lekë.
Besoj nuk ju duhen leke te tjera edhe sikur te jetonin 100 vjet. Kur nje drejtues i sherbimeve sekrete ne nje vend te huaj u thir nga i pari i vendit per te raportuar per korupsioni ne administrat Ai i tha ;Me vjedhjet qe kane bere e meritojne te gjithe te jene ne burg,por do isha i kenaqur te jene pa pune. Kte do te deshiroja te pakten per To e jo te japin drejtesi.
hajduta hesapi jane
http://bit.do/vilat-e-gjykatesve
Keta jane te gjithe per medalje ari ne lojrat olimpike te korrupsionit.
Une habitem me nje gje dhe jo vetem per kete rast dhene kete fushe. Por po i referohem shkrimit: psh si ka mundesi qe kryetari i Gjykates te jape mesim ne 3-4 universitete ne orar te punes. Aq e lehte eshte puna e nje kryetar gjykate te krimeve te renda? Po te ishte e tille pse do kishte rrogen sa te kryeministrit? Nje tjeter problem. Kaq te zote jane keta sa te japin mesim ne disa universitete dhe besoj se kjo mesimdhenie duhet te jete ne disiplina te ndryshme? Si ka mundesi atehere qe pedagoget me kohe te plote te mos korruptohen kur dihet qe rrogat e tyre jane modeste ne raport me kete gjyqtar (kryetar) qe merr rroge afro 5.000 dollare ne muaj? Nuk do te ishte mire qe ketyre t’u ndalohej me ligjmesimdhenia, t’u rinnin puneve tek koka, te moskorruptoheshi, por t’u rritej rroga patjeter. Ata qe nuk duan jane te lire te zgjdhin rrugen qe duan vete. Por jo keshtu! Te gjitha jane ne kurriz te perkushtimit ne detyre dhe jo me pak te cilesise se shqyrtimit dhe gjykimit te ceshtjeve nga ana e tyre. Mendoni sikur te japin mesim edhe kryeministri, presidenti etj. Çfare komedie do te ishte.
Po jo more zonja dhe zoterinj keta deklarime nuk deklarime pasurie, por deklarime rrogash mujore , ja pra kush eshte ILDKP, nje institucioni koti, dhe shiko sa konflikte interesi ka psh. I pari shfrytezon punen si gjyqtar dhe merr rroga te majme ne 5apo 6 universitete, dhe nje gje tjeter cdo gruaja e nje gjykatesi ne OCBE, qofte dhe per projekte, ketu cdo gje eshte korrupsion dhe shfrytezim i postit publik turp gjyqtare apo kusare.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=341394
Mossssssss, qekan megjithmen fukarej. Paskan marr edhe kredi e disa i kane edhe te pashlyera. Ju lutemi vendosni ndonji Nr llogarije Bankare dhe beni nji emision televiziv qe te mblidhen ca leke, se qekan megjithmen per te qar hallin.
Sigurisht pa pune dhe pa te drejte te vegjetojne tere jeten ne organet e drejtesise, gjyqtare, prokurore, avokat, noter…Po kush do t i zevendesoje…Do vijne ca te rinje e per dy tre vjete do te behen si keta…E keqja eshte ne themel, ne edukim, morali tashme quhet demode, medjat dhe shoqeria civile e tregon kete jo me fjale po me vepra.
Keta kane humbur kot ne juridik. Duhet te kishin punuar per Goldman Sachs
Nuk e kuptoj, ku qenka pasuria ketu? Tregohet vetem rroga, ndonje lek te vogel ne bankat shqiptare dhe ndonje e ardhur tjeter, si psh nga mesimdhenia, kaq!
Po llogarite bankare te ketyre gjakpirsave ne vendet e ndryshme te botes, apo pasurite qe i kane regjistruar ne emer te te afermve te tyre, a i keni? Aty duket sa pasuri kane, jo sa rroge marrin dhe ça makine i kane shitur djalit te xhajes.
Nese ecet me kete metode per te llogaritur pasurite e politikaneve dhe gjykatesve ne Shqiperi, qe kane bere kerdine duke vjedhur, atehere mos e merrni mundimin kot qe te beni gjoja deklarim pasurie, sepse keta perbindesha tregojne vetem ato qe duan, te tjerat i fshehin.
Keto do vazhdojne te na dalin si etalon i ndershmerise, paanshemirese persa kohe 1+1=3!
Meqe i kane kopsitur me kaq shume aktivitete te ardhurat, une kam vetem dy pyetje:
1-Flene ndonje ore ne dite keta njerez kaq te devotshem?…
2-A i dedikojne ndonje minute familjes, apo vetem me vetmohim per te vjedhur!!!
Kane dhe ca dysheqe plot me Evro dhe Dollare ne shtepi.Po ato jane per perdorim te brendshem,ose fondi i emergjences sic thuhet.
Nje gje nuk kuptoj me kete lloj transparence:per cfare publikohen keto,per t’i thene njerezve qe jane ujqer me fytyre njeriu,qe nuk kafshojne shume,qe jane te varfer,me kredi te pashlyera…?Po t”iu behet pyetja te gjitheve nga ata se,cfare sporti pelqejne,mendoj se pergjigja do te ishte:babezia…
Interesante, me a a duket Reiffeisen bank paska dhënë kredi për gati të të tërë gjyqtarët me interes 3%. Interesi më i ulët që kam parë ndonjëherë nga një bankë private. Qytetarët e thjeshtë e hanë me të paktën 10% këta që po mbyten me lek marrin me interes të ulët për strehim.
Cjan keto pallavra. Doni te na mdushni mendjen. Gjeni ato milionat qe Jan posht jastikut. Ju qifsha robt .
Me kete fukarallek qe ika zene keta te shkrete propozoje qe tu rritet rrog(c)ka.
Mos tregoni cfare deklarojne ata se nuk ben me qesh njeri. Jepni faktet qe kundershtojne deklarata të tyre. Psh: Ilir Meta ka 20 vjet deputet. Rroga eshte fikse 2 mije dollare ne muaj, ose 24 per nje vit. Nusja vete ka marre 16 ne vit. Për 20 vjet familja ka pasur 800 mije dollare te ardhura . Ka dy shtepia dhe nje ville që kushtojne mbi 1 million dollare. Pazari i qerute fare… Mos na tregoni perralla se aq Shkolle e kane shqiptaret…..
tNT ke harru edhe ate 700000 euro qe mori tek prifti plus cez recently
Ha , ha , ha sa per te qeshur …
Kaq pak….
Kur nje person nga burg i perjetshem del i paajshem sa mendoni ju se duhet te kete dhene…
Po kur jan shume jo nje…??
Sa ceshtje te tilla kane kaluar ??
Ketyre nuk u mjaftojne CANTAT, veshtir e kane te kenaqen me thase ……
Krejt kokekatrore qekan. Shqiperia ne koherat e koleres qe po zgjat pafundesisht
Boh, qe kur ja shikon surratin e kupton se c`perbindesha jane. Kafshe dhe e keni pak te therriteni (se ofendojme kafshet kur ju therrasin keshtu),pasi edhe kafsha han sa per te mbijetuar dhe pastaj iken ne punen e vet, kurse ju jeni te pangopur ne korrupsionin dhe dallaverat tuaja. Maskarenj
He mor duçman pse na le mbrapa
po a e ndjek njeri me se behet investimi?Me leket e kredise se bute apo me leket e rryshfetit
Luan Hasneziri $80.000 borxh nga 2 duar te treta.. Ajo tjetra $40 mije dollare borxh nga dora e trete.. Amani mo amani kush na qenka kjo “dora e trete” qe paska aq shume para per te dhene borxh pervec bankes ?!?!
Ajo tjetra ka Audin 21.000 euro..
Balili ka $83.000 ne borxhe qe une nuk di nje gjyqtar ne Amerike si shlyen dot..
Vajza, Elsida Murkuti pagohet 320 mije leke dhe paska shitur Fordin 6.000 euro.. Beni matematiken..
Dritan Hallunaj depozite bankare $40.000 Shet shpine I kthen kesh dhe blen shpi ne kredi..
Te gjithe te pasur dhe te gjithe me borxhe.. Po te pushohen te gjithe nga puna I bie qe te gjithe te terheqin leket dhe te gjithe I bejne dem ekonomise duke e lene ate ne borxhe.. Gjithe administrata e gjyqesorit eshte pothuajse ne te njejten gjendje.. Kane te gjithe lek kesh dhe marrin borxhe marramendese duke mbajtur peng financat… Qeverria duhet te jete shume e zgjuar me kete situate KAQ TE RENDE.. Sepse po si paguan borxhet kujt I ngel detyrimi per keto ?!?! marramendese ?!?!