Mesazhi i banorëve të “Lagunës Blu” për Ramën: Kjo nuk është një beteje gazetarësh

2 Nëntor 2015, 12:59Politika TEMA

Pas protestës së djeshme kundër ndërtimit të Aleksandër Frangajt, banorët e “Lagunës Blu” i kanë çuar një mesazh kryeministrit Rama.

Në të thuhet:

“Zoti Kryeministër,

para pak ditësh, siç jeni në dijeni, kemi dërguar në adresën tuaj një peticion ku ju informonim e njëherësh kërkonim ndërhyrjen tuaj për atë çka po ndodh në mjediset e kompleksit rezidencial “Laguna blu” në Qerret, Kavajë.

Komuniteti ynë prej 250 familjesh që jeton në mjediset e kompleksit “Laguna blu”, i cili gëzon me ligj të drejtën e bashkëpronësisë së mjediseve të përbashkëta, ndjehet i cënuar rëndë e i dhunuar keq nga veprimet arbitrare, arrogante dhe në shkelje flagrante të ligjit të një prej banorëve të kompleksit tonë, shtetasit Aleksandër Frangaj.

Ju drejtuam juve nisur pikërisht nga angazhimi (dhe detyrimi) juaj publik në luftën kundër informalitetit, shkeljes së ligjit dhe korrupsionit, po për habinë dhe keqardhjen e shumëkujt prej nesh deri tani nuk kemi parë asnjë reagim zyrtar nga ju ose institucionet në varësinë tuaj.

Në bazë të dokumentave, shihet tashmë qartë se pronësia mbi truallin e ish-terreneve sportive – ligjërisht pronë e përbashkët, prandaj dhe e patjetërsueshme, e të gjithë ne banorëve të fshatit turistik – është blerë në mënyrë të paligjshme përmes praktikash tejet korruptive prej shtetasit Aleksandër Frangaj e, për më tepër, madje mjerisht, me firmën e parardhësit tuaj u është ndërruar atyre edhe destinacioni (nga fusha sportive në godina banimi).

Sipas ligjit dhe çdo sistemi drejtësie normale, “vetëm një interes i fortë publik mund të detyrojë autoritetin publik (Shtetin) që të heqë të drejtën e një komuniteti kaq të gjerë për të përdorur sipërfaqet e përbashkëta (terrene sportive), por kurrë nuk mund të justifikohet privatizimi në favor të një individi tjetër”. Këtë mund ta bëjë vetëm një shtet i kapur e një drejtësi e korruptuar si kjo e jona – me firma gjyqtarësh sharlatanë si Artur Gaxhi.

Zoti Kryeminister,

kjo nuk është betejë gazetarësh, siç mundohet ta paraqesë Aleksandër Frangaj. Kjo është një betejë për drejtësi, betejë midis një komuniteti të dhunuar në të drejtën e tij për të jetuar normalisht dhe shtetit, i cili ia ka privuar këtë të drejtë duke i ofruar favore një individi në dëm të komunitetit.

Ne nuk mund të pranojne si “drejtësi publike” mundësinë që u ofrohet individëve të pushtetshëm për të kapur, korruptuar dhe gjunjëzuar shtetin.

Kjo është një betejë për fëmijët tanë, të cilët nuk meritojnë të rriten të dhunuar, vetëm për faktin që prindërit e tyre vendosën të jetojnë në këtë vend.        

Ndaj kërkojmë nga ju dhe ju institucionet që ju drejtoni të marrin masa të menjëhershme për anullimin e lejes së ndërtimin dhe prishjen e mëtejshme të terreneve sportive në Kompleksin Laguna Blu, kthimin e territorit në destinacion sportiv si edhe fillimin e procedurave ligjore që prona e marrë në menyrë korruptive nga Aleskander Frangaj të kthehet përsëri ne pronesi publike.

Kërkojme gjithashtu fillimin e hetimeve ndaj kompanisë EPIDAM, e cila është në themel të të gjitha praktikave korruptive lidhur me shitjen e ambienteve të Kompleksit. Ne e akuzojme atë për evazionin fiskal në lidhje me kontratat e shitjeve të banesave, për të cilat komuniteti mund te dëshmojë me fakte.

Mbetemi me shpresën dhe dëshirën për të besuar që ju dhe drejtësia do ta thotë shpejt fjalën e saj me profesionalizëm e ndershmëri, por jemi të përgatitur që, edhe në rast mospërmbushjeje të pritshmërive tona, t’i përshkallëzojmë intensivisht përpjekjet tona me çdo lloj mjeti.

Komuniteti i kompleksit rezidencial “Laguna Blu”.

17 komente në “Mesazhi i banorëve të “Lagunës Blu” për Ramën: Kjo nuk është një beteje gazetarësh”

  1. Lagunari says:

    Ore..po thoni Komuniteti i Lagues…pa firmen e Blendi Fevziut…njeriu me i peshtire qe na ndot ekranet cdo nate.

    Nuk kam lexuar ndonjehere ndonje artikull me per te vjelle se sa ai i Fevziut mbreme..ku mundohej ti bente te gjithe komunitetin “pis”…dhe nuk tha asnje fjale per Sandrin..qe eshte ne “prone te vete”…qe ja ka loene plaka nga Zadrima tarashegimi.

    Fare e ndyre..

    1. Anila says:

      Ka nje menyre me te shendetshme per t’i bere balle “peshtirosjes Fevziu”, te mos e lexosh fare dhe te mos ia shikosh emisionin. Kjo eshte menyra me e mire per te gjithe ne!

  2. ??? says:

    Keni ngaterruar adrese ore njerez te mbaruar, Rama nuk eshte prokurori! Kur do te mesohen njerezit ne ate vend idiot qe ne qofte se shkelet ligji, ka organe qe hetojne. Cfare presin te beje Rama me kete leter? Te fshije menderen se tjeter nuk ka c’te beje. Cojeni ne prokurori e mos u merrni me fleterrufe!

    1. Shqiptar says:

      Presin qe te beje ate qe beri ne Vlore.Edhe atehere nuk ishte prokuror.

  3. por dhe me rigon says:

    Po Rama ka ne dore te ndaloje lejen e ndertimit…or trap

    1. enter''" says:

      Kryeministri nuk ka te drejte te ndaloje nderimin. E drejta qendron me organiet e tjera.

      Mos duhet edhe kryeministri te pastroje rruget nga plehrat???

  4. Meti says:

    Ne kete kompleks banojne njerez te nderuar: shkrimtare, deputete, ministra, konsulente, gazetare, zyrtare te institucioneve nderkombetare, biznesmene, etj. Nqs as keta nuk do te mund ta fitojne betejen, atehere do te ishte nje fakt i cuditshem.

    1. Xha Beqo says:

      Mund te kete edhe ca te “ndershem” atje por ne “Lagunen Blue” banojne kryesiht shumica e hajduteve me kollare qe kane vjedhur ne vite!

  5. tan tirona says:

    Banoreve te” lagunes blu ” qefi ja ka bytha nuk ka ma.jo nga fryka por nga turpi sepse jan gatite gjith byth lepires .nqs e Kane seriozisht perse nuk bojn nji padi ne gjykate dhe te pezullohen punimet.eshte gracke e ngritur per tneter NJERI

  6. Fillori says:

    Kjo eshte forma me e drejte dhe me demokratike per te luftuar korrupsionin.Ne qofte se Shqiperia nuk behet nje shtet ku te gjithe qytetaret te trajtohen te barabart para ligjit,kurre nuk duhet te kete qetesi.Cdo komunitet duhet te mbroje te drejtat e tije ne lufte kunder padrejtesive dhe korrupsionit.Po mbushet nje cerek shekulli me “DEMOKRACI” RRUMPALLE.Premtimi per ta bere Shqiperine nje shtet ligjor eshte nje domosdoshmeri akute.

  7. undefined says:

    C’pune kini me kryeministrin ju banoret, nqs ndiheni te cenuar shkoni ne prokurori dhe beni padi, gjerat ne demokraci zgjidhen nga gjykatat. Nuk ka shoku Maqo apo Taqo.

  8. banorët e fshatit says:

    undefinet, qenkeni një kare që se paske shoqin, po na jep mend ti kurv se çfarë bëjmë ne?!!!!

  9. Une! says:

    Skllavepronaret Frangaj!

  10. Jona says:

    Sander maloku, futi drogen ne fshat, shkaterroi fushat, po u le sherrin ne dere banoreve..! Mir Edvini qe sdi gje dhe skupton, por kur ben si interesant Fantomasi ..?! fuck off fevzo, frangaj, Edi bashke me rilindjen falso

  11. A.M says:

    E ç’pune ka kryeministri me banoret e lagunes blu. Jane te tjera institucione ku duhet te drejtohen. Prokurori, bashki, polici. Provoni njehere me Barack Obaman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje