Banka e Botërore parashikon që varfëria në Shqipëri të vijë në rënie gjatë dy viteve në vijim edhe pse pas 2008 ky fenomen ka shënuar rritje.
Niveli i popullsisë që jeton me 2.5 dollarë në ditë nga 6.1% që është vlerësuar këtë vit pritet të bjerë në fund të vitit 2017 në 5.5%. Ndërsa përqindja e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë do të bjerë në 44.7 % në vitin 2017 nga 46.1 % që vlerësohet aktualisht. Banka Botërore bëri parashikimet e reja këtë muaj mbi zhvillimet për Europën dhe Azinë Qendrore.
Banka pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet nga 3.4 për qind në vitin 2016 dhe me 3.5 për qind në vitin 2017 edhe pse këto ritme janë poshtë potencialeve.
Institucioni financiar ndërkombëtar rekomandon se, Shqipëria duhet të angazhohet për një konsolidim fiskal të fortë në periudhën afatmesme për të kthyer borxhin e saj në një rrugë të qëndrueshme. Nga ana tjetër, tregjet e dobëta të punës kufizojnë potencialet e ekonomisë shqiptare.
Sipas Bankës, shkalla e lartë e informalitetit në punësim në Shqipëri pengon rritjen e produktivitetit, mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat dhe mban konkurrencën në nivele të ulta.
Gjithashtu zhvillimet në Greqi mund të kenë një ndikim më të madh në rritjen e pritshme të Shqipërisë, duke ndikuar kështu në perspektivën për uljen e varfërisë, përmes remitancave më ta paktave, eksporteve dhe investimeve gjithashtu./ Monitor
Sa te kemi nje kryeminister te tille qe meret me piktura, populli per lesh ka per te shku. Mire qe nuk eshte i zoti me hap vende pune por i merr punen edhe te vetepunesuarve qe mezi nxjerrin leket per te shlyer drita e uje dhe per te nxjerr nje kokerr veze ne dite se si me 5$ dita si me 10$ dita si do qe ta rrotullosh vetem drita e uje paguan.
Hajdutet vjedhin per vete dhe kujton se te gjithe kane.
Domsdo qe do bjeri sepse njerzit e prekur nga kjo varferi ose ikin nga Shqiperia ose vdesin sepse jane pleq dhe nuk zgjidhje tjeter.
me fal, po ketu thuhet qarte fare qe nese ka ndonje gje ne dore per ekonomine shqiptare eshte e tera ne dore te sipermarresve tane(te leshit). nuk thote gje per politika te gabuara, perkundrazi. po ca te besh, qe kemi ende idioter/njerez te keqinj si puna e ketij komentuesit te mesiperm, qe nuk e pranon fajin e vete dhe vete direkt dhe ja hedh fajin qeverise qe po mundohet ta fuse kete popull ne rrugen e zotit.
Cpune ka qeveria, se mos eshte aty per te qeverisur, qeveria mjaft te rrjepi ne taksa shitesit e hudhrave dhe eshte ne rregull. Se mos kanper detyre te lehtesoje biznesin dhe te favorizoje politika punesimi, se mos eshte aty per te zhvilluar investime dhe per te thithur investitore, joooooo cpune ka qeveria me keto pune. Rrasja ne gjoba bizneseve qe me zor ngrene breket dhe eshte ne rregull, frangaj mane me shoke te jene te qete pa te tjerat rregullohen. Yyyyyyt zvarranike te mutit qe nuk late qeverie pa ju lepire.
Ha ha Banka Boterore, GRABITQARJA e pasurive te botes nepermjet INTRESIT dhe KAMATES vetem ne dispozicion te nje grushti oligarkesh financiar boteror.
Po ku do me ja dit kjo banke dhe FMN per varferin e popujve kur jane vet nje lojtar dhe shkaktar i kesaj varferie.
Asaj i intereson vetem te pasuroj nepermjet globalizimit te ekonomise dhe sistemit financiar : NJE GRUSHT PASANIKESH , OLIGARKESH FINANCIAR BOTEROR.
Banka Boterore don te shqyej minimum 2% nga njerezit e varfer.
Bankat e shkaterruan boten. Eshte mekat me fe e me llogjik me dhene pare me kamat.
Direkt shfytezim, nuk ka emer tjeter.