Tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj, pasi kanë hyrë në fuqi vendimet e Entit Rregullator të Energjisë për licencime dhe rinovime.
Kështu pas përfundimit të fazë së ndërtimit tashmë ka nisur nga prodhimi kompania
“ Denas Power”, Hec-i i së cilës ka një fuqi të instaluar prej 14.5MW. Veprimtaria e kompanisë do të jetë si në prodhim, ashtu edhe në tregtim.
ERE gjithashtu njofton se ka filluar pocedura për licencimin për tregtim dhe furnizim me energji elektrike të shoqërisë “DOO Veternik shpk”, ndërsa ka rinovuar licencën për “Energy Supply”.
Sipas të dhënave të ERE-s për vitin 2014 kanë prodhuar energji elektrike 98 centrale hidrike private / koncesion. Nga këto 93 prej tyre kanë pasur kontrate shitje me KESH, një është prodhues i shkëputur nga prodhimi publik, por me kontrate shitje, kurse 4 të tjera kane prodhuar për nevojat e veta apo për t’u tregtuar.
Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2014 nga këta gjenerues privatë/koncesion ishte 919 GWh ose 19.45 % e prodhimit të përgjithshëm neto vendas të vitit 2014. Ne këtë grupim prodhuesish përfshihet edhe HEC Ashta me fuqi te instaluar mbi 15 MË (50MË) dhe qe ka prodhuar gjate 2014 rreth 201 GWh./ Monitor
Ne Shqiperi flitet se tashme, prej disa vjetesh, ne hidroenergjitike po invenstohen parate e pista. Duke patur parasysh, se ne keto para te pista perfshihen edhe politikane, i bie qe ligjet do te favorizojne shkaterrimin e sistemi ekologjik, tharjen e fushave bujqesore, me nje fjale, do te privojne nga jeta nje pjese te popullsise punetore e te ndershme, per tu pasuruar pjesa tjeter, ata grite. Gazetaria fle gjume, apo ben sikur fle, dhe i lepin te prapmen politikes qe e mban me buke!
fiks fare
degjojeni pjatalaresin, se eshte shume i sakte