Ahmetaj për Spitallën: Dimension i ri i zhvillimit ekonomik. Kompania kineze ofroi 1.5 miliard dollarë dhe 90 mijë vende pune

29 Tetor 2015, 15:54Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e ka cilësuar një lajm shumë të mirë për ekonominë shqiptare, paraqitjen e dy ofertave për zhvillimin e zonës së Spitallës.

Ahmetaj ka thënë se kompania kineze, që është një prej dy kompanive të interesuara për këtë project, ofron 1.5 miliard dollar dhe 90 mijë vende të reja pune.

Sot dua të ndaj me ju një lajm të mirë për ekonominë shqiptare. Sikurse patët rastin të ndiqnit dje nga afër, pas një pune voluminoze, intensive, profesionale dhe të strukturuar, për rreth 1 vit e gjysmë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një projekt shumë të frytshëm bashkëpunimi me Universitetin e Harvardit, finalizuam një projekt madhor për zhvillimin ekonomik të vendit.

Dje Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zhvilloi Procedurën e përzgjedhjes së zhvilluesit për Zonën Teknologjike të Zhvillimit Ekonomik të Spitallës, në Durrës. E gjithë procedura ka kaluar në një vit e gjysmë, në hartimin e një ligji të ri, në hartimin e procedurave të reja, të detajuara dhe shumë të qarta, dhe e gjithë procedurat bazohet në një garë ndërkombëtare, e botuar në APP  dhe në mediat e huaja, në Financial Times, në bazë të ligjit.

Në konkurrim u paraqitën 2 oferta. U paraqit konsorciumi i kompanive kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe  “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën 1.5 miliardë USD. Periudha e përfundimit të të gjitha fazave e ofruar është 9 vjet ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen brenda në zonë përfshijnë industritë e lehta dhe industritë e teknologjive të larta. Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të reja të punës.

Kompania e dytë e cila dorëzoi ofertën e saj ishte kompania italiane “RENDur4” shpk. për të cilën komisioni është duke shqyrtuar ofertën.

Të dyja ofertat janë në shqyrtim e sipër. Oferta e kompanisë italiane nuk ka në dokumentet e vet një shifër.

Brenda 30 ditëve Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili po shqyrton me shumë kujdes dokumentacionin dhe ofertat, do të shpallë fituesin për zhvilluesin e zonës.

Ky është një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, të cilin duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë të gjithë si të tillë.

Janë investime të huaja që afrohen në vend.  1.5 miliardë dollarë të mundshëm në rastin më të mirë që brenda 9 viteve të ardhshme do të injektohen në ekonominë Shqiptare, në aktivitet prodhuese, industrial, agropërpunuese ; Industri te reja me Teknologji Hi-Tech dhe inovatore, industri eficente në përdorimin e energjisë, industri me produktivitet të lartë, aktivitete te teknologjisë së informacionit, pjesë këmbimi për makina, materiale ndërtimi, përpunim ushqimor etj; aktivitete tregtare dhe magazinim mallrash; Shërbime (Administrimi, bankare, doganore, shëndetësore, juridike, kompani sigurimesh, noteriale etj); aktivitet transporti; aktivitet logjistike ndihmëse, të gjitha të referuar në bazë të ofertave”, tha Ahmetaj.

Kompanitë sjellin teknologji të reja në zhvillim të zonës dhe brenda operimit të tyre gjithashtu, kompani të cilat do të quhen operatorë ekonomikë. Mbi të gjitha janë vende të reja pune që krijohen për qytetarët shqiptarë.

Nuk është e nevojshme, megjithatë unë sërish e theksoj, që Shqipëria ka pasur një traditë të dështuar në zhvillimin e zonave ekonomike për shkak të mungesës së një vizioni të qartë, të një modeli të qartë të zhvillimit ekonomik të vendit, të mungesës së transparencës gjithashtu. Nëntë zona Ekonomike, të nënta kanë dështuar në tetë vitet e kaluara për arsye të drejtpërdrejta të mungesës së vizionit, të mungesës se incentivave dhe të mungesës së transparencës.

E mbani mend besoj që asnjë ofertues nuk u paraqit në procedurën konkurruese të shpallur në vitin 2009 nga qeveria e kaluar për zonën ekonomike të Spitallës. Asnjë ofertë dikur, dy oferta sot, njëra prej të cilave afron investim 1.5 miliardë dollar dhe 90 mijë vende pune, e sigurisht industri me shumë vlerë të shtuar.

Sot kemi një kuadër ligjor të formatuar në detaje, e kjo është një nga arsyet pse kemi oferta; kemi një paketë incentivash që do ta kthejnë këtë në një nga zonat ekonomike më konkurruese në rajon, kjo është një nga arsyet pse kemi oferta gjithashtu; kemi dy plane konkrete për zhvillimin e zonës, kemi dy investitorë të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së qeverisë shqiptare për të investuar në Shqipëri.

Zhvillimi i kësaj zone është një dimension i ri për ekonominë shqiptare në terma të teknologjisë së avancuar; produktivitetit dhe punësimit gjithashtu. Është një shprehje e qartë e zhvillimit të modelit të ri ekonomik.

Kjo është ekonomia e vërtetë; kjo është ajo ku duhet të fokusohemi sot dhe do të duhet t’i tregojmë çdo qytetari që kjo është një mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik.

Është rasti të falënderoj dhe mediat për kontributin e tyre në promovimin e këtij projekti investimi dhe për garantimin e transparencës dje në procesin e pritjes dhe të hapjes së ofertave për zonën e lirë Ekonomike“, vijoi më tej ai.

Pyetje-Përgjigje

Kompania italiane nuk ka paraqitur ofertë financiare. A mund të sjellë kjo skualifikimin e kësaj kompanie. Pyetja e dytë, cila do të jetë zona ekonomike e radhës që qeveria ka planifikuar?

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vazhdon. Është në gjykim të tyre, në bazë të ligjit dhe të procedurave, kualifikim ose skualifikim. E rëndësishme është që kemi dy oferta dhe besoj që brenda 30 ditëve do të kemi fituesin. Përsa i përket zonave të tjera, mbyllja me sukses e kësaj procedure na jep mundësinë të hapim shumë shpejt procedurat e Vlorës dhe procedurat e Koplikut, të cilat i kemi studiuar me kujdes me Qendrën për Zhvillim Kombëtar të Universitetit të Harvardit. Por, tani kemi një praktikë dhe një fakt që na ndihmon të gjykojmë akoma më mirë për të ardhmen.

Si janë ftuar investitorët?

Ky është një projekt i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Universitetit të Harvardit dhe ne kemi ndjekur procedurën e parashikuar në ligj për të informuar publikun dhe investitorët e mundshëm për këtë garë. E kemi botuar në datat 26, 27 dhe 28 Gusht njoftimin zyrtar të hapjes së garës ndërkombëtare në Financial Times dhe në të njëjtën datë kemi njoftuar mediat Shqiptare dhe është botuar procedura në sitin e APP. Në të njëjtën kohë, ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndjekur dhe një procedurë paraprake për të informuar të gjithë ambasadat në Shqipëri dhe të gjithë Dhomat e Tregtisë të huaja dhe të vendit, apo përfaqësi biznesi për këtë mundësi duke i kërkuar atyre të shprehnin interes. Dhe, gjatë periudhës së shprehjes së interesit janë bërë qindra e qindra pyetje, nga e gjithë bota, për zonën e lirë ekonomike.

 Z.Ahmetaj, edhe pse jemi në fazën e vlerësimit të ofertave, përafërsisht a ka ndonjë datë për nisjen e projektit?

Vështirë është të thuhet me saktësi dhe kuptohet që në përgjithësi media e ka tendencën që të kapë një fjalë apo një datë dhe t’i referohemi asaj date dhe asaj fjale. Por unë besoj që në bazë të procedurës ligjore, kemi 30 ditë për vlerësimin e ofertave. Ju njoftoj që do të kemi edhe konsulencë, shpresoj nga katër kompanitë e mëdha të auditit dhe konsulencës gjithashtu, përsa i përket vlerësimit të të dyja ofertave. Besoj menjëherë pas shpalljes së fituesit dhe unë shpresoj se do të kemi një fitues të konsoliduar, në një hark kohor prej tre muajsh te kemi negocimin e kontratës dhe këtu do të marrim konsulencë të huaj, të financuar dhe të mbështetur nga GIZ. Me të mbyllur kontratën unë besoj që kantieri do të dojë rreth 3 muaj të angazhohet në terren, që do të thotë se afërisht rreth 8 muaj, nëse çdo gjë shkon mirë dhe nëse ofertat vlerësohen pozitivisht, do të kemi një zhvillues në terren duke ndërtuar zonën e parë ekonomike në Shqipëri. Paralelizmi mbase nuk është fort i duhur por, Singapori e ka nisur rilindjen e vet ekonomike nga një zonë e lirë ekonomike, prandaj ky realisht është një projekt qe ia vlen te shihet me seriozitet.

17 komente në “Ahmetaj për Spitallën: Dimension i ri i zhvillimit ekonomik. Kompania kineze ofroi 1.5 miliard dollarë dhe 90 mijë vende pune”

  1. Christopher Columbus says:

    Jepjani Kinezeve kontraten se jane njerez pa fjale dhe punetor.

    Para dis ditesh Kryeministri Kinez erdhi ne Angli.

    Cameroni u afroi ivestime dhe firmosen nje kontrakt per 30 miliard pounds.

    1. nisamario says:

      Si kto lloj investimesh ne zona te lira ekonomike duheshin bere prej kohesh ne shqiperi. Po me mire vone se kurre prandaj investimi ne kto zona do sjelle me shume vende te reja te punes me shume teknologji qe ndikon ne perpunimin e produkteve vendase edhe me shume mundesi per rritjen ekonomike te vendit!

      1. liza says:

        U tentua edhe para disa vitesh hapja e zonave te lira ekonomike por pervec fjalve boshe te ministrit te ekonomise edhe kryeministrit te asaj kohe asgje nuk u pa nga shqiptaret. Sot per here te pare kemi dicka konkrete edhe mbi te gjitha oferta konkrete qe duan te investojne ne shqiperi edhe qe ka ndikimim te madh ne rritjen e numrit te punsimit!

        1. Armando says:

          Zonat e lira ekonomike jane nje rast shume i mire per thithjen e investimve te huaja edhe kte e tregojne edhe ofertat qe kan ardhur per investimin ne to. prandaj mbas mbylljes se marrveshjes per zonen e spitalles duhet vazhduar edhe me zonat e tjera qe ministri ka permendur si ajo e vlores edhe koplikut sepse siguron me shume rritje ne ekonomine e te gjithe shqiptarve!

      2. peluzo says:

        Hap i rendesishem. Investimet pervec vendeve te punes reflektojne pozitivisht ne ekonomine e vendit tone. Po ashtu ardhja e investitoreve te huaj permireson imazhin e Shqiperise gje qe rrit besueshmerine si edhe sjell investitore te tjere.

    2. Janaqi says:

      Ja pra qe shpallja e zonave te lira ekonomike sjell investitore te huaj ne Shqiperi. Keshtu nepermjet investimit te ketushem do krijohen vende pune, do zhvillohen zonat ku investohet, do sillet kapital i huaj, etj. Ky po qe eshte lajm i mire.

      1. Agamemnoni says:

        Investime te tilla sjellin:-zhvillim per zonen
        -krijojne vende te reja pune
        -shtohet numri i turisteve
        -investohet kapital i huaj
        -shkakton impakt pozitiv ne ekonomi etj.

        1. Argita_B says:

          Dhe me kryesorja, nxitet brezi a ri qe te shkollohet si duhet dhe te kualifikohet pasi diplommat e Kristalit vlejn vetem per te punuar ne administrate per ata qe jane militante partish.

  2. Mentari says:

    Ore minister me dukesh se je anakronik ne shkence.Cfar do te bej kina do te shesi shqiptarve Vegla kembimi? kush do ti blej ato vegla kembimi,turp kur deklaon se po behet nje investim prej 1.5 miljiarde Dollaresh prej 9 vjetesh,e kuptoni prej 9 vjetesh.prej 9 vjetesh them?Oh zot I madh flit me specikfika s kush jane fabrikat, etj mashtrime< sa fabrika do te nderohen ne 9Vjet??????????? persa I perket atij numrit 93000 vende pune une personalisht do te ndjek ne te gjith shqiperine se ata vende pune nuk kane per tu hapur.as 3000 vende pune nuk kane per tuhapur.Turp shikoni se cfar Ministri kemi dh cfar kapaciteti mendor e professional qe ka sa te vogel.Te hapesh 93000 vende pune te duhen te paktn mbi 10 milliard Euro dhe ta te perdoren atje ku nuk ka shum teknollogji automatike.zot ruaje shqiperine nga mashtruesit apo nga injorantet

    1. shqiptari says:

      o mentar, Ahmetaj I referohet nje oferte voluminoze. Keto pyetje qe ben ti, nuk e kane pergjigjen ne kete deklarate, ndaj mos vill vrer kot.
      Ne kemi pare e degjuar plot pallavra deri me sot, se ky lloj populli jemi, por le te presim edhe nje muaj sa te vleresohen ofertat.

  3. Jaho Labi says:

    Fjale te bukura more djale. Te lumte goja. 90 mij vende pune ? Ja hodhem fukarallekt me duket. Ishallah del fjala jote !

  4. kuq e zi says:

    ska kompani italiane me “shpk” por me “spa” halabaket shqiptare le te investojne diku tjeter
    prandaj mos humbni rastin kinez se kur vjen i pari vijne dhe te tjeret me pagen e lire qe ka shqiperia per kinen do ishte enderr te prodhonte mall “made in ee” meqe na mungojne pak vite per tu futur
    jam i bindur qe ajo shpk-ja eshte e njejta skemi qe u perdor per privatizimin e armos
    pra theksoj donim gjigandin aziatik ne shqiperi ky eshte rasti

  5. petro says:

    O minister me mentalitet komunist.Kush fshihet pas kinezeve, ate thuaj? Pastaj, kur paske 480 hektare toke shteterore, perse nuk ua kthen ish pronareve si kompesim, po ngarkon arken e shtetit me miljona per te demshperblyer ish pronaret? Nikoqirllek eshte ky?Vazhdoni te rripni vazhdoni.Po perpara na thuaj ajo fabrika e cigareve qe do te nderohet aty e kujt eshte.Se mos eshte e gjakut te shqiptareve? Se gjaku te ze disa breza…

  6. bib3roni says:

    po tani 300,000 i punesuan +
    nja 90,000 te tjere te keto fabrikat… lum si ne.
    tallin karin politikanet.

  7. Nik says:

    Nqs senuk jane thashetheme eshte me te vertete nje sihariq i mire pasi AIvend ka shume nevoje per investitore te huaj sidomos investitoret kineze ne kto kohejane me te preferuari gjithandej,ku pervec shumes se majme qe japin kinezet ne kete kohe krize,shume i rendesishem eshte punesimi i njerezve.

  8. Petrika says:

    Ai Mentari,vetem i tille nuk eshte,por nga goja e tij nxjerr vetem vrer dhe helm.Nuk e di se cfare mund te thote ky monster,kur projekti te realizohet?

  9. Sokol says:

    Perrallat e ministrit Ahmetaj vazhdojne dhe po arrijne piken kulminante me 1,5 miliarde dollare jo investime por ,perralla kineze !
    Nese keni sadopak tru ne koke,sa nje qen e mace mos i besoni ketij mashtruesi e hajduti !
    Kush i beson ketij ofendon veten !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje