Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë në renditjen e klimës së biznesit ka shkaktuar në Tiranë, ka reaguar për herë të parë edhe Banka Botërore, si autore e raportit “Doing Business”.
Në një intervistë për Top Channel, drejtoresha e BB për Europën Juglindore, Ellen Goldstein sqaron se përse Shqipëria humbi 35 vende në renditjen botërore.
“Nga 10 fushat e ndryshme që mat ‘Doing Business’, në 8 prej tyre Shqipëria ka pasur përmirësime ose nuk ka ndryshuar status. Ka dy fusha që ka disi përkeqësim dhe në veçanti, ajo që ka ndikuar te rënia me 35 vende që tërheq tituj bombastikë mediash, ka qenë një situatë e përkohshme me lejet e ndërtimit. Kuadri ligjor i mëparshëm u pezullua, me qëllim që t’i hapte rrugë reformës administrativo-territoriale. Fatkeqësisht, kjo bëri që vendi të konsiderohej sikur nuk kishte fare kuadër ligjor për lejet e ndërtimit. Por në fakt, ne e dimë që dhënia e tyre ka vazhduar përmes një procesi të centralizuar. Vitin e kaluar ka pasur 1000 aplikime, nga të cilat janë miratuar 500. Pra, në të vërtetë nuk ka pasur një fund të lejeve të ndërtimit, por nga këndvështrimi ligjor kjo është konsideruar si një hendek, duke bërë që të vlerësohet me zero pikë”, tha Ellen Goldstein, drejtoreshë e BB për Europën Juglindore.
Por, ndonëse e minimizon efektin e krijuar nga lejet e ndërtimit, si të përkohshëm dhe pjesërisht artificial, Goldstein vlerëson se Shqipëria duhet të marrë shembull Maqedoninë për të reformuar ekonominë dhe ambientin e biznesit.
“Shumica e vendeve të Ballkanit janë diku në mes të renditjes botërore dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse do të jesh një destinacion botëror për investimet, duhet të jesh ndër më të mirët. Në këtë prizëm është shumë interesante të shihet fqinji juaj, Maqedonia, e cila këtë vit renditet e 12-a në botë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka qenë në 25 apo 30 vendet e para të botës. Ky është një standard që mund ta arrijë çdo vend në Ballkan nëse përshpejton reformat. Ndaj unë mendoj se, edhe Shqipëria mund ta bëjë nëse përshpejton reformat”, tha Ellen Goldstein.
Por cilat janë rekomandimet e Bankës Botërore për qeverinë? Goldstein thotë: Përshpejtimi i reformave në fushat ku vendi renditet dobët.
“Së pari janë lejet e ndërtimit. Tani që reforma administrativo-territoriale është miratuar, kuadri ligjor duhet të funksionojë normalisht. Fushat e tjera janë ato të energjisë, veçanërisht koha dhe kostoja per t’u lidhur në rrjet. Së fundmi është pagesa e taksave. Këtu nuk bëhet fjalë për barrën, e cila është pak a shumë në të njëtën linjë me rajonin dhe vendet e BE-së. Problemi është te numri i pagesave dhe koha që ky proces i merr biznesit”, tha më tej drejtoresha e BB-së për Europën Juglindore.
Veç energjisë dhe taksave, dy fusha të tjera për Bankën Botërore ku reformat duhet të thellohen janë pronat dhe sistemi ligjor.
“Këto janë fushat ku burokracia krijon vonesa në kohë, si dhe shkakton kosto. Paralelisht ajo krijon mundësi për korrupsion, çfarë bëhet barrë për biznesin. Ne jemi duke punuar me qeverinë, jemi duke e ndihmuar me reformat, sepse qeveria me të vërtetë ka nevojë të dyfishojë përpjekjet që vendi të ngjitet lart”, tha Goldstein.
po ik o te pjerdhsha mu ne burokrate te BB. Ne Maqedoni kercet dyfeku ju thoni se ka klime biznesi!!! Thuaj qe lobet politike bejne te tyren dhe ndryshojne perceptimin rreth politikaneve sipas oreksit te tyre dhe per kete perdorin lloj lloj organizmash “jopolitike”. Jo se e ndritem ne, por Maqedonia???????
te shpejtojme vjedhjet thuaj, se reformave ua pime lengun.
Po ish zv/kryeministrat?!!!
Maqedonia eshte e 12 ne bote kurse ne e 97.
Pika qe s’na bie.
http://www.doingbusiness.org/data/exploreeconomies/albania
Si 35 vende me lart,ashtu dhe 35 vende me poshte,jemi ne te njejtat kushte !
Ne kete rast,klasifikimi ka qene dhe eshte larg realitetit,ate e njohin me mire se kushdo,vet shqiptaret.
O popull po dilni nje gjiro nga Maqedonia e shikojeni gjithcka me rregudh me lulishte me tretuare semafore paster. Ne jemi si kaubojsa. Kabul.. Njerz pa edukat te gjith si jevgj
nuk keni thene dhe arsyen e trete.krahu i punes i paafte,i paformuar dhe dembel ku 70% e te rinjve rrine kafeneve kot dhe nuk dine te bejne asgje.gjoja studiojne neper universitete prej kartoni dhe jane te gjithe juriste.
Prôna tek pro ari i vertet e jo tek vjedhesit! Problemi e prônés e nje ma mire bota se shqiptaret e albanistanit.pse sipas jush?
Mendimi i BB eshte qe “qeveria te dyfishohen perpjekjet qe vendi te ngjitet lart” – LartGjatesia e Tij, VeshGjati, do te dyfishoje pagesat nen dore, te keqemertuara si “korrupsion” per te arritur te njejtin rezultat!!! Kush nuk bie dakord, vendas apo i huaj, nuk eshte investitor …
Reforma ok por jo te tipit Rama. Ekonomia po lengon.