Qeveria dërgon në parlament projektligjin e debatuar të pronave

31 Tetor 2015, 17:19Ekonomia TEMA

Nga Gjergj Erebara

 

Projektligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” hyri në procedurë parlamentare më 27 tetor pasi qe miratuar më herët nga qeveria. Siç ndodh zakonisht me vendime apo projektligje të debatuara, qeveria nuk e njoftoi miratimin e projektligjit në faqen e saj të internetit kryeministria.al.

Kompensimi financiar shtyhet në kohë

Ndryshe nga drafti i parë i projektligjit, i cili sanksiononte fond kompensimi në masën 5 miliardë lekë në vit për dhjetë vjet, projektligji i dorëzuar në kuvend i jep të drejtë qeverisë ta ndryshojë fondin sipas realitetit buxhetor nga viti në vit, me kusht që fondi i përgjithshëm të jetë 50 miliardë lekë për dhjetë vjet. (neni 11 i projektligjit). Një ndryshim i vogël, por që mund të bëjë diferencë të madhe. Qeveria aktuale mund të deklarojë në vite të caktuara vështirësi në dhënien e këtij fondi duke e shtyrë detyrimin për qeverinë apo qeveritë pasardhëse, efektivisht duke e pakësuar mundësinë e zbatimit të ligjit. Kompensimi financiar i përcaktuar në ligj është një detyrim i shtetit, i ngjashëm me detyrimin që mori përsipër me ligjin e vitit 2004, por nuk ka cilësitë e borxhit publik, d.m.th që qeveria ka të drejtë të mos e respektojë këtë detyrim pa ndonjë pasojë ligjore. Për më tepër, shmangia nga detyrimi i rregullt vjetor dhe përcaktimi i një shume të përgjithshme dhjetëvjeçare krijon mundësitë e mosrespektimit të këtij angazhimi ligjor, pasi në rast se qeveria nuk përcakton fond në buxhet apo e përcakton atë më të ulët, në vitet pasardhësve bëhet akoma më e vështirë që nga buxheti të nxirren para jo vetëm për këstin hipotetik vjetor prej 5 miliardë lekësh, por edhe për këstin e munguar nga viti paraardhës.

Projektligji i jep të drejtë qeverisë të kompensojë me çmime shumë më të ulëta se sa realiteti i tregut të gjitha pretendimet e regjistruara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që nga viti 1993 si dhe krijon kushtet për të pranuar kërkesa të mëtejshme.

Projektligji thotë se çmimet me të cilat do të vlerësohet kompensimi i një prone do të jetë ai i përcaktuar me vendim të qeverisë të njohur si “harta e vlerës”. Harta është një çmim i hamendësuar që qeveria ka përcaktuar për çdo kategori toke në të gjithë vendin dhe që përgjatë viteve të fundit ka ardhur vazhdimisht në rënie. P.sh, zona kadastrale 8360, e cila gjendet në qendër të Tiranës, sipas vendimit të qeverisë për “hartën e vlerës” ka çmimin referencë prej 57 mijë lekësh për metër katrorë. (407 euro), ndërsa e njëjta tokë qe vlerësuar me çmimin 90 mijë lekë disa vite më parë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, çmimet e tokës truall jashtë Tiranës, janë në nivele qesharake. Psh, në qytetin e Sarandës, toka në breg të detit ka çmimin 10 mijë lekë për metër katror, ndërsa në qytetin e Durrësit, e ka çmimin e kompensimit 11 mijë lekë.

Kompensim me çmim fshati

Projektligji i propozuar në kuvend, njësoj si drafti fillestar, sanksionon që toka për kompensim do të trajtohet me atë status ligjor që ka pasur në kohën e sekuestrimit pa shpërblim nga shteti. Kjo do të thotë se toka përreth qyteteve të mëdha, do të kompensohet me çmimin e tokës bujqësore ose të tokës kullotë apo pyll, pavarësisht se mund të jetë shfrytëzuar prej dekadash si tokë urbane.

P.sh, zonat e reja urbane përreth Tiranës që rezultonin fshat në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, e kanë çmimin e kompensimit 1 mijë deri në 2 mijë lekë për metër katror nëse kanë qenë tokë bujqësore dhe 85 lekë për metër katrorë nëse kanë qenë tokë pyll.

Në Shqipëri, përgjatë viteve të komunizmit, sipërfaqja e qyteteve është zgjeruar me gati dy herë si pasojë e rritjes së normës së urbanizimit të vendit nga 21 për qind në vitin 1945 në 35 për qind në vitin 1990. Por sipas projektligjit, e gjithë toka ish-rurale e përdorur për ndërtim qytetesh, do të kompensohet si tokë rurale edhe sot.

Referëncë për kompensim financiar, ankand për kompensim fizik

Sipas projektligjit, qeveria do të financojë kompensimin, përveç fondit nga buxheti i shtetit, edhe me tokë publike. Kjo do të thotë se pronarët që kanë vendim kompensimi, mundet të marrin pjesë në ankande për shitjen e pronave publike duke paguar me titujt e kompensimit. Kjo është një skemë që mund të krijojë një treg sekondar për titujt e pronave për kompensim. Çmimi fillestar i ankandit do të jetë ai i përcaktuar nga vlerësimi në bazë të këtij ligji.

Projektligji për kompensimin e pronave iu detyrua qeverisë shqiptare nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ka marrë një seri vendimesh kundër Shqipërisë për moszbatim të ligjeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Raporti i vitit 2014 i Gjykatës së Strasburgut tregon se 366 çështje kundër Shqipërisë janë të depozituara aty në pritje të një vendimi. Në rast se Shqipëria nuk ndërmerr hapa konkretë për zgjidhjen e problemit të kompensimit, atëherë Gjykata kërcënon se do të pranojë kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë prej qindramilionë eurosh, gjë që mund të sjellë efektivisht falimentimin e shtetit.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse projektligji i ri i qeverisë do të pranohet apo jo nga gjykata e Strazburgut si një alternativë e vlefshme për të zgjidhur problemin.

Sokol Puto, ish-avokat i shtetit shqiptar në Strasburg, që aktualisht përfaqëson anën tjetër të barrikadës i tha BIRN më herët këtë vit, se çështja është më e komplikuar nga sa pretendon qeveria shqiptare.

“Nuk e di se sa mirëkuptuese do të jetë gjykata, pasi ligji i ri ofron elementë komplet të ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe shkon në disfavor të pronarëve,” i tha Puto BIRN.

“Argumenti i qeverisë shqiptare lejon që ligji të ketë fuqi prapavepruese dhe kjo nuk është një praktike e pëlqyer nga Gjykata e Strasburgut,” shtoi ai.

18 komente në “Qeveria dërgon në parlament projektligjin e debatuar të pronave”

  1. Luna says:

    Po ja, sipas jush te falimentoje shteti shqiptar!!! Shteti ka zgjedhur rrugen me te drejte, “interesin publik”. Para interesit publik, e drejta e prones nuk ekziston zoteri. Aq me teper, kur gjysmat e pronareve jane me dokumenta fallco, kur kane dale mijera hektare mbivendosje, pra per 1 prone ka dy pronare. E di qe kane kthyer toka dhe jane bere pronare vetem me nje vertetim fakti (Qamili dhe Qazimi thone qe kjo toka ka qene e Hajdarit, dhe niprit e Hajdarit me kaq jane pronare!! Ne vendet e tjera, Gjermani, Rumani, Rusi u kane dhene nga dy leke ish pronareve dhe ikni, se kaq kam mundesi, thote shteti! Gjithe te mirat se nuk kam me shume kohe te shkruaj gjate e gjere, po duhet te thellohesh pak me shume dhe, shteti ka caktuar fond per cdo vit, lexoje mire ?

    1. Qobani says:

      A ti je Hajdar e shkuar hajdarit or luna

      1. Luna says:

        Cfare argumenti!!! S’ja vlen te te kthej pergjigje.

        1. Qobani says:

          Ore Luna! Do i kesh te ndenjurat ne x5 ose x6 me origjine trafiku nga menyra si komenton

    2. Toni says:

      FUCK THE GOVERNMENT.
      Shtet HAJDUTASH

  2. Treviso says:

    Po veprohet siç u veprua me letrat me Vlere. Kush i mblodhi letrat me vlere dhe sa perfitoi populli prej ketyre letrave?

  3. Miss Bathorja says:

    Une nuk kam qene pronar ne asnje sistem. Edhe tani nuk kam prone po realizoj te ardhura per vehte dhe familjen duke punuar me djesen e ballit. Per cfare aresye idiote duhet te paguaj taksa ne favor te ish pronarevet aq me teper kur 90% e dokumentave te pronesise i kane te fallsifikuara? Nga na dolen pronare keta zgjebsa kur dihet se pronare tokash (Latifondiste) ne kohen e Zogut numuroheshin me gishtat e dores. E c’ me plasi b……mua per nje Strasburg qe as nuk e njoh dhe as nuk me njeh?. Ne fund te fundit po te doni te pasuroni fallsifikatoret,gjykatesit dhe noteret qe jane tejmajmur me fallsifikimet le te paguajne ata qe kane perfituar nga pronat e ish pronareve. Une nuk kam perfituar gje dhe as nuk kerkoj prandaj nuk desheroj te degjoj per kete pune.

    1. Arianiti says:

      Domethënë me logjikën tënde, femijëve të tu mund ti merret toka apo apartamenti që ke blerë ti me paratë e kursyera gjatë tërë jetës. Shpresoj që ashtu të bëhet. Babai im ka 24 vjet që përpiqet të marrë tokën që gjyshi bleu me paratë e emigracionit në Argjentinë, e ato ishin para djerse e gjaku, dhe ne nuk do ndalemi derisa ta marrim. Ky është së pari respekt për mundin e djersën e tij!

  4. Ramizi says:

    Ai qe zuri token e tjetrit behet pasanik dhe shet me çmim tregu

  5. Jak-Boston says:

    Qeveria Shipetare nese i pelqen ti hyje lojes se si ka qene toka kur eshte sekuestruar duhet me patjeter ti hyje dhe llogarise qe pervec vleres qe ata caktojne te shtojne edhe vleren e humbjeve qe ka patur pronari nga koha e sekuestrimit e deri ne diten e likuidimit financiar te pretenduar nga qeveria aktuale si vazhdimesi e qeverive te mepareshme.
    Nese sdo qe te jete vazhdimesi atehere le te zbatoje te drejten e pronesise qe eshte pjese e te drejtave te njeriut dhe keshtu i jepet drejtim kesaj pune.
    S’ka kapitalizem pa prone dhe s’ka demokracy pa te drejta te njeriut.
    Nese politikanet vazhdojne me mentalitetin komunisto-mafioze sipas porosive te paraardhesve Shqiperia kurre nuk do te kete demokraci dhe do drejtohet gjithmone nga te paafet dhe dallkauket komunisto-mafioze qe tani i kane hapur syte dhe e shikojne Putinin si yllin e agimit te dites se tyre te re.
    Po mos harroni se dhe per ju do kete nje dite gjykimi dhe nuk mund te fshiheni sic u fshehen baballaret tuaj se ashtu qe sistemi.
    Sot jeni te njojtur me te gjitha sistemet dhe rruget dhe cdo gje qe beni e beni me ndergjegje.

  6. dulla says:

    mbasi vodhen e vodhen per 25 vjet fiset berbere dhe mamluke,duke vjedhur dhe sot qe flasim,duke zene toka pronaresh fiset e maleve dhe kenetave u cohet edhe tapia e aluiznit ne shtepi per troje te vjedhura ndersa pronareve te vertete . presin te marrin kacidhet nga qeverite hajdute shqipetare ,kto ngjarje ndodhin vetem ne kopeshtin zoologjike albania dhe jemi krenare ,por sa dalim jashte kufijeve na trajtojne si qyrresa sepse na njohin shume mire cfare malli jemi

  7. esat pasha says:

    Pronaret e mbi 75% te tokes ne shqiperi kane qen Verlacet,Vrionasit,Toptanasit,Marka gjonet nuk e di cili nga keta ka marre nje pellembe toke,Sala ja dha token e shtetit fazllicit,vajzes,dldjalit etj Rama ja jep Kocos,Frangajt,Veliajt etj dejrete koti,kush eshte i zoti te caje ferren se keta te rruajne pa sapun.

  8. Tare says:

    Shqiperia eshte shtet hajdutesh, keshtu edhe do mbetet, per fat te keq.
    Bandat komuniste qeverrisin akoma duke e futur vendin ne nje batak ku sdo te dali me kurre. Kush pranon kete batak do te rroj aty. Nje lloi ferri tokesor ku nga mengjezi deri ne darke kendohet: ” O none pse na bone”
    Hajde ta gezoni, ne gropat e ujit, ne trafikun lemerites, ne llahtarin ndertimor edhe te gjitha beterret qe i dini vete, hajde ta gezoni.

  9. rita says:

    Eshte per te ardhur keq nga disa komentues, qe flasin me percmim per ish-pronaret… Une di familje qe zoterojne dokumenta te rregullt qe nga viti 1926 dhe ende sot nuk i kane marre pronat e tyre te ligjshme. Kudo u kerkojne para, nga komuna deri tek instancat e pushtetit gjyqesor. U majmen politikanet, kryekomunaret, te zgjedhurit e tjere lokale, plehra te tjere te médias si Frangajt dhe maskarenj te tjere. Jane ata qe e vodhen dhe e rropen Shqiperine dhe popullin, nuk jane ish-pronaret, qe mbeten gjithnje isha…. !!! Jo zoterinj, nuk ju kane vjedhur ish-pronaret, ata jane me te persekutuarit e te humburit, por keta pronaret e rinj, qe s’kane lene truall pa grabitur ne gjithe Shqiperine, ne zonat me te bukura te saj… Le t’ua konfiskojne pasurite e tyre, pse nuk e bejne ? E degjuat Ambasadorin amerikan ? Degjojeni mire nqs doni te shpetoni nga hajdutet dhe kriminelet qe po e masakrojne shtetin shqiptar… Gjykata e Strasburgut eshte institucioni mbrojtes i te drejtave te cdo qytetari te thjeshte te 47 shteteve europiane anetare te Keshillit te Europes nga abuzimet dhe shkeljet qe qevérité dhe shtetet u bejne atyre. Vecanerisht shtetet si Shqiperia, ku keto te drejta dhunohen nga politikanet, ligjberesit dhe ligjvenesit…Prandaj cdo qytetar shqiptar duhet te jete i lumtur qe kjo gjykate ekziston dhe jo te shprehet kunder saj, pasi keshtu shprehet kunder vetes se tij…!!! Do bénit mire te informoheshit rreth kesaj Gjykate, qe t’i njihni sa me mire te drejtat tuaja… Injoranca e popullit vecse i zgjat jete pushtetareve te plotfuqishem …

  10. David says:

    Te gjithe ato pronare qe e kane pronen te trasheguar me djeren e ballit ne breza do ti marrin ato,duan apo nuk duan bijte e eterve dhe mostrat e tyre qe kthimin e pronave tek pronaret e kane futur ne nje lbirith ku dhe vete do bien ne te.
    Dita e shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi, por as bijte e eterve dhe mostrat e tyre nuke duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret e peshtire te rradhes, tuj ba poshtersi.
    Keto palo politikane te lidhur pazgjithshmerisht me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik shume shpejt do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim,sikurse i milloshevicit,sadamit,gaddafit,etj.
    Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza e femije jetim qe resin drejtesi dhe drejtesia do te vendoset shume shpejt,nuk ka me demagogji bastarde qe te sundoje shqipetaret sipas oreksit te buces komuniste.Mjaft me.

    1. tfgs1 says:

      Cili brez do te vendos DREJTESI,ky qe po rritet ne tranzicion pervec se te pa shkolle[diploma te blera],injorante,dembele,te pafytyre madje edhe kriminele……..!!!!!???
      Ne cilin shtet arab[90% sunite] funxionon DREJTESIA!!??
      Kush nuk pranon realitetin shqiptar nuk shikon as driten e diellit…..

  11. Shkrim i cili vjen si nji shqetesim i Pronareve Shqiptare ,
    te cilet ,per fatin e keq pse kann lindur ne ate toke te mallkuar ,
    nuk mund munden kurr mesa duket te gezojn e trashigojn pronat e prinderve te tyre .
    Nji shtet shkerdhat ,qe dje u degjenerua totalishte nga kafshet qe pushtuan institucionet shteterore ,
    dhe nji shtet sot i paafte , te zgjidh cetjen e Pronave Shqiptare ,
    nderkoh qe merr Miljarda Borxhe nga FMN etj BANKA ne BOTE ,
    per te shperblyer Shkerdhatat e Shqiperise te ashtuquajtur “Biznesmen”
    , nji turp ose pafytyresi e papare ,qe tregon qart funxionimin e shtetit shqiptare .
    Kta vijn ne pushtet dhe shperblejn njeri-tjetrin ,
    shperblejn kurvat dhe shkerdhatat e atij vendi ,qe e vodhen e ropen dhe vazhdojn ta rjepin pa meshire .
    Nji shtet ku komandon Mafia boterore ,qe dun ti shofin shqiptaret te mjeruar dhe kurr Zot te Tokes e vendit te vet , i Duan Shqiptaret ti shofin te varfer ,te shperndare neper bote ,qe ti sherbejn Botes se huaj dhe ne shqiperi te veproje ligji xhungles , ligji maskarenjeve dashnoreve te te huajve ,qe qellimishte influencojn mbi qeverrite kurva shqiptare ,te mos i kthehen Pronat Shqiptareve ,sepse neser Duan ti kthejne nen zoterimin e vet gjithe Shqiperine .
    Jua shkerdhefsha gjakun o politikant bijt e putanave te atij Kombi .
    vdekje shpellareve dhe bishtave te tyre ,si kanceri shqiperise

  12. andori says:

    Nuk ka perse te habiteni Edi rama erdhi ne pushtet me mbeshtetjen dhe organizimin e KGB Ruse. Organizimin e lojes kumarit dhe parate qe fitoj Fatos Nano ish kryeministri i shqiperise i kishin vene Ruset.loja u zhvillua ne nje kazino te Parisit Fatos Nanos mundesuan kushtet e fitores apsolute ne disa miliana Euro.Agjentet Rus e kishin rekurtuar Edi Ramen,te cilin e kishin aferuar ne nje lokalne vend shume afer kazinose ku Nano Kryeminitri i shqipetareve lunate poker i rrethuar me plot oregji me tiri vajza me minifund prej mendafshi.Ne menges kur Nano dolli nga kazinoja,angjentet Rus i thane Edi Rames;ja ku eke dili perpara dhe takoje,utakuan dhe Nano e ftoj te vinte ne shqiperi per te qeverrisur dhe perte ber shqiperinene,Edi rames idhane detyren e Ministrit te cultures,pastaj i dhan detyren e Krye bashkiakut te Tiranes.Agjentet Rus e thirren ne takim,idhene urdher;perte marre qeverrine duhet te marres policine e shtetit qe vepron ne Refekturen e Tiranes.Edirama ekerkoj zyrtarisht qe policine e shtetit ta merrte ne nomeklature te bashis Tirane,nuk ja miratuan.Si krytar beri shume te kaqia,me propetence e arrogance umori pronat qytetareve dhe parate deri me sot nuk jua ka dhene,lejet e ndertimit jujepte miqeve te tij;porosine kerkesa per te zene shtetin ishte ne rritje me shume perepeci ja arriti kapjen e shtetit,sot mohon pronarin privat dhe shkel te drejtat e njeriut,ky person i buzeqesh dhe i ben kersheri Putinit duke ithene jam ushtari yt besnik Deje qelluan me veze nesser ta qellojen me granata dhe bazuk Ramen dhe politikanet e tjere se nuk sollen asgje te mire ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje