Anti-informaliteti/Drejtoresha e Doganës: Në 2 muaj, mbi 4600 kontrolle, 526 mln lekë gjoba

31 Tetor 2015, 10:26Ekonomia TEMA

Në 2 muajt  e operacionit anti-informalitet, Doganat kanë referuar në Prokurori 46 raste kontrabande.

Dogana ka ushtruar 4682 kontrolle për zbatimin e legjislacionit doganor, të akcizës, të rentës minerare dhe të hidrokarbureve dhe në 159 raste u konstatuan shkelje dhe janë aplikuar penalitete në vlerën 526 milionë lekë dhe penaliteti shkon në total 526 mln lekë.

Gjatë takimit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve për të analizuar rezultatet e operacionit, kreu i Doganës Pranvera Fagu deklaroi se “procesi do të hyjë në një fazë të re, që konsiston në trajnime për vetë operatorët ekonomikë, për një sërë procedurash për të cilat konstatuam se ata kishin paqartësi”.

Në fazën e parë u zhvilluan 1550 takime me operatorë ekonomikë, të fushave të ndryshme, në të gjithë territorin.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në 17 kompani në fushën e hidrokarbureve për pagesën e rentës minerare, prej nga rezulton detyrim i shmangur i këtyre kompanive  në  vlerën 7.7 milionë lekë.

Fagu tha se është rritur me 40 herë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kontrolli me skaner i pullave fiskale në mallrat e akcizës.

“Nëse në periudhën Shtator–Tetor 2014  janë kryer 2 124 kontrolle, për periudhën Shtator–Tetor 2015  u kryen 87 701 kontrolle, me qëllim evidentimin e mallrave me pullë fislake të falsifikuar”, citohet drejtoresha e Doganës.

23 punonjës në dogana janë për shkëlje në detyrë.

Duke mos mohuar ndryshimet që kanë ndodhur në 2 vitet e fundit, Drejtoresha tha se ka një trashëgimi në më shumë se 2 dekada që nuk bën krenare Administratën Doganore.

Ajo pohoi se beteja me trashëgiminë është e vështirë dhe sfida mbetet e madhe.

Operacioni kundër informalitet do t’i shërbejë nevojës për ta shndërruar klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe do të forcojë bindjen se duhet domosdoshmërisht çdokush të respektojë ligjin”, tha Fagu.

4 komente në “Anti-informaliteti/Drejtoresha e Doganës: Në 2 muaj, mbi 4600 kontrolle, 526 mln lekë gjoba”

  1. ENDRI says:

    robt ku ti keni

  2. Mentari says:

    Leri gjobat qe nuk paguhen asnjehere por na trego sa mpara me shum ke mbledhur.Kete duam te degjojme dhe jo Justifikime idiotesh.Qysh kur keni ardhur ju te Ripjelljes mbledhja ne dogana eshte mbi 1 milirade Euro me pak.Ket ne atrego kete duam te dijme s kush jane aresyet pervecse Mbledhjes Selektive te doganes dhe te korrupsionit Galopant.keni lindur qe te gjith te paafte dhe duhet te largoheni nga ajo detyr.Nuk ne radhe te pare dini te mbani shtet dhe harroje te ndertoni shtet.Berisha ishte hero per kete ekonomi shqiptare.Bini Berishen perseri ne krye te qeverise shqiptar po deshet qe te mos largohen nga shqiperia 100000 shqiptar ne vit

  3. ateisti says:

    Te gjithe tregtaret e vegjel sidomos ne Tirane e me pak ne rrethet e tjera ,te rrobave,kepuceve,veshmbathejeve,kozmetikes,dentistet, nje pjese e farmacisteve nje here ne muaj apo me shpesh, Shqiperi keto produkte i fusin kontrabande duke paguar nen dore doganioeret, policine dhe tatimoret.
    Merrni nje tregtar rrobash tek tregu i Medresese ne Tirane , shikoni se here ne vit hyn e dek jashte shtetit dhe do te verifikoni se mallin e bie me canta nga Turqia, Italia,Bullgaria apo vende te tjera.Ky mall kap vleren e 5000 deri 10000 euro ne nje kalim dhe per te doganieret paguhen nen dore deri ne 300 euro.
    Llogarisni popullsine e Shqiperise , sa kepuce , pantallona , corape, kemisha , bluza duhen per nje vit dhe sa zhdoganohen .Diferenca eshte shume e madhe 70 perqind e nevojave te vendit futen papaguar takse doganore

  4. Emigranti says:

    Eshte akoma korrupsion . Ato derrat qe ishin jan prap. Biles tani ndihen me te sigurt, derrat e doganes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje