Shenasi Rama: Si ka ardhur puna, një ditë këta politikanë do i qëllojnë me plumba, jo me vezë

3 Nëntor 2015, 09:19Politika TEMA

Shenasi Rama e ka parë si një gjest pozitiv gjuajtjen e makinës së kryeministrit një ditë me parë me vezë, nga disa studentë.

Por, ai thotë se një ditë këta politikanë mund të gjuhen me gurë, madje edhe me plumba.

“Kryeministrin e qëlluan me vezë…. urime atyre studentëve!

Edhe sa kohë mendoni ju se do të duhet që njerëzit të nisin t’i gjuajnë të gjithë këta me gurë?

Po me plumba a do të jetë e nevojshme dhe a do të ndodhë?

Nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi se ka një përshkallëzim që është i mundshëm dhe që është verifikuar në raste të tjera.

Kur paria sunduese nuk ndërron rrugë, përfundon në revolucion dhe në gijotinë”, shkruan Shenasi Rama.

10 komente në “Shenasi Rama: Si ka ardhur puna, një ditë këta politikanë do i qëllojnë me plumba, jo me vezë”

  1. Zan Gjyla says:

    Profesori me te drejte parashikon nisma Jakobine ndaj kastes, vecse ke gabuar popull… Ne kur zbrazim armen bejme vetem deme dhe nuk ndertojm asgje…. Shqiptaret jan popull naiv qe vritemi vetem nje llaf goje, per nje ndeshje futbolli apo per mdonje parakalim te gabuar…

  2. paradoxal says:

    Ajo mund te ndodhte sikur shqipet te mos e kishin zakon te largoheshin nga vendi i tyre. Jo me kot para se te binte diktatura komuniste regjimi i atehershem hapi rrugen e largimit te shqiptareve nepermjet ambsadave. Ishte thjesht hapja e nje valvule shkarkimi nepermjet se ciles ulet presioni. Sepse njerezit me aktive, me revolucionare, me pa kompromis largohen te paret. Sot eshte e njejta strategji. Shqipet qe nuk durojne dot e t’a plasin vezen, gurin apo plumbin ballit jane jashte Shqiperise. Kane emigruar me kohe. Sikur te mos e kishim ket zakon qe zgjidhjen e shohim duke i bere bisht hallit, gjerat do ishin ndryshe ne ate vend. Keshtu qe, me keqardhje konstatoj se veshtire do vije ajo dite.

    Respekte

  3. shkelzeni says:

    Të lumt z. Shenasi Rama. Jau kishte prue popullit ne fyt hallet me tradhtine Esat Toptani dhe doli nji birë trim nga Labëria, Avni Rustemi e ja shprazi në krye, jo me vezë, por me plumba derisa ra pertokë i ngordhun ky sherbtor i serbve, i Moskës, i Athinës, Stambollit, i Maqedonisë, i Malit të Zi dhe i Beogradit.
    50 vjet nuk doli nji Avni t’ja shkrepte në krye kryediktatorit Enver Hoxhës. Prandej a durohet ky soj surrogatit që e ka vue ne ankand pasuritë e popullit ne duart e anmiqve të betuem shekullor, hartuesve të coptimit të Shqipnis në 5 pjesë. I uli çmimet e banesave dhe u tha anglezve Hajdeni e i merrni falas. Aty merr ilace false, etjjjjjjjjjj.Nuk durohet ma ky soj lugati qe e ka vendin ne spital.

  4. albano says:

    Zoti Shenasi edhe une jam per mbeshtetjen e protestave te studenteve e te cdo levizje per nje mendim ndryshe. Por me vjen keq per ty, qe ke qene nga te paret qe je perpjekur per demokraci dhe sot pas 25 vjetesh na thuaj se duhet perdorur plumbi. Me gjithe rrespektin qe kam per ty, per kontributin tend per demokraci te vertete, me kete shkrim te sotem…sinqerisht nuk te kuptoj.
    Eshte shume e lehte qe te kthehesh ne origjine, te zesh prita me fishekun ne goje te armes dhe me syrin ne shenjester e te presesh hasmin…Nuk e prisja kete sugjerim nga ju.
    Edhe dicka tjeter, te kam lexuar pothuaj cdo shkrim qe eshte botuar ne shtyp. Natyrisht qe ne pjesen dermuese me kane pelqyer. por perhere kam bere kete konstatim: pse Shenasiu nuk vjen ketu qe te jape nje kontribut me te madhe per vendin dhe une me mundesite modeste do ta perkrah, por nuk me pelqen qe flet si e ema Zeqos ne maje te thanes…Une mendoj se fjala ka me shume peshe ne vendin tend.

  5. UNE says:

    Une vij nga nje familje e rreth familjar te sakrifikuarish per Shqiperine.Kete e bera edhe ne 1990.Prej asaj kohe me luftojne tinezisht,me cdo mjet sepse them te vertetat. Atehere,c’duhet te bej,te sakrifikohem edhe une (?!!!).Ju a lishova radhen te tjereve,mandej une i pasoj,por jo te sarifikohem per arshacaket qe kane zaptuar gjithshka

  6. lulja says:

    Nxirre corben o shenasi…

    1. LORA says:

      Ke corbe te nxjerre ? Ate te 1990-1991 ku kontriboi rendshem per instalimin e parise kriminale te PD-se,,,apo ndonje corbe te “re”,qe i vjen per shtat nevojtareve kusaro-bandite shqup-sa?????
      Per mua ,ketij Shinasiut nuk i ka ngel nje fije kredibiliteti,,,,dhe cdo prononcim mediatik qe ben (sidomos ne gazeten “SOT” ) m’a perforcom mosbesimin.

  7. albano says:

    Nuk e di sa e vertete eshte qe me “Une” identifikohet Shenasiu dhe i kthen pergjigje “Albano-s”. Por ne qoftese eshte i vertete, jam i zhgenjyer plotesisht per kete degradim. Po i sugjeroj te lexoje edhe nje here hymnin kombetar…

  8. FADIL says:

    PËRPRA RINI HEROIKE SHQIPTARE!

    Kjo Lëvizje Politike”, duhet të zgjerohet, të forcohet, të kalitet në beteja kundër padrejtësive politike, sociale, ekonomike ushtarake e të tjera..,-që klasa politike në pushtet dhe në opozitë i ka bërë dhe po i bën ndaj rinisë studentore dhe popullit shqiptar; jo vetëm në Shqipërinë adminsitrative,-por dhe më tej, kudo në trojet e Shqipërisë Natyrale!
    -Kjo klasë politike: pozitë opozitë, qe 25 vite e ka injoruar popullin shqiptar,
    çdoherë në radhë të parë i ka parë interesat e veta personale, familjare, klanore, partiake dhe më tej,-pastaj shumë pak,-apo aspak është të intersuar për ta bërë Shqipërinë të përparuar, të barabartë dhe të ribashkuar.
    Prandaj, kjo klasë politike lë shumë për të dëshiruar!…
    -Si rrjedhim i këtyre sjelljeve të pandërgjegjshme kombëtare dhe njerëzore dhe tejet të papërgjegjshme gjer në injorime skajshmërie, cinizëm dhe mungesë e hapjes së derteve (transparence,-si po shprehet me fj, të huaja bogjezia reaksionare…) -të problemeve, e jo -sipas motos: “gju më gju më popullin”, në përditshmëri,-por këtij populli të cfilitur, i ofrohen, e duan, e vizitojnë, e mashtrojnë, kur borgjezëve të pangopur e të mbarsur me pasuri përrallore, jo nga djersa e tyre , por e popullit; ia marrin md të mira e temenara; “me lepe e peqe”, pra vetëm kur iu duhen votat!!!
    -Prandaj domsodoshmërisht, Shqipërisë Natyrale i duhet dhe një “Lëvizje Politike”, e fuqishme t´u tregoj këtyre znj dhe z, se; ky popull ka zot, ky popull nuk mashtrohet tërë jetën, ky popull e donë -poashtu sikur ju, jetën e begatë dhe të lumtur; ky popull nuk mud të lejojë pabarazi shoqërore pafundësisht, si “bejlerë e pashallarë,” “bejlurqina e damat” tjera kaltroshe e roze e laramani të tjera fatale të huaja dhe krimminale…,-të luksesve gjer në puthje të “parajsës së kësaj bote”, pa menduar kurrë se, dikush dikund nga shqiptarët dhe shqiptaret, në atdheun tonë kaq të begatë me pasuri tokësore, nëntokësore, malore dhe detare,por edhe qiellore; me klimën e mrekullueshme DIELLORE,-nuk po ka në mëngjes, mesditë apo në darkë; një lugë gjalpë për bukën në sofër atje në kasolle apo duke fjetur nën çadra në qytetet tona, “moderne”!!!
    -Kjo Lëvizje Politike”, të protesotojë dhe të luftojë me mjete demokratike, jo vetëm padrejtë shoqërore, por të luftojë dhe për të drejtat e shenjëta kombëtare.
    ” Lëvizja Politike”, së shpejti do të duhej të hidhej në protesta, në përkrahje të çështjes së Kosovës.
    -Në përkrahje të opozitës së bashkuar shiptare, kundër Serbisë Fashiste e cila me “Zajednicën” e saj famëkeqe dhe Demarkacioniut me Malin e Zi, -si trinjaket, -bashkë me pozitën “kosovare”, përgaditen ta ndajnë dhe ricopëtojnë Kosovën, andej kah Mitrovica dhe nga bjeshkët rugovase.
    Të protestohet në Tiranë dhe në Shkup kundër heshtjes së qeverisë “Rama”, kunder heshtjes dhe të opozitës “Basha”, ndaj heshttjes së Ali Ahmetit dhe opozitarit të tij, Menduh Thaçi dhe më tutje revoltat popullore të kalojnë dhe në Kosovën Lindore; për mospërkrahjen e të drejtave të tyre nga kjo klasë politike.
    Atdheu në rrezik!
    Zgjohu rini heroike!
    Zgjohu Shqipëri Natyrale!
    3 Nëntor. 2015

  9. ola says:

    Sa keq me vjen qe tregoheni kaq naiv z. Shenasi .Besoni se ata ishin vertet student qe po protesten in per te drejtat e tyre….Po I jepet kaq rendesi asaj proteste sa e krahesoj ne me ate te vitit 90…po keni te drejte ; ashtu si Ramiz Alia u dergoi spiune dhe moren situaten ne dore me vone, te njejten gje beri dhe PD dje.Solli militant et e vet FRPD-istat qe hiqeshin si student. Kesaj I thone te kthehemi 25 vjet mbrapa….Nese keni kellqe ju qe thoni bravo studentet dilni zot keti vendi duke kontribuar realisht me ndershmeri e dinjihet se nuk kemi nevoj sot per protesta kalamanjsh mbas 25 …dhe per komente neper portale….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje