Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për kopjim të propozimit të demokratëve, lidhur me lehtësirat për biznesin e vogël. Në një konferencë për mediat, Basha tha se certifikata e detyrimit të shlyer është propozuar nga PD para një muaji.
“Si çdo kopjim i keq, dhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka bërë paketës sonë është i bastarduar, i pjesshëm, demagogjik, ineficent. Kryeministri i rrëzuar e përvetësoi propozimin tonë dhe e shpalli sot para biznesit të vogël. Akoma më e rëndësishme është zbatimi konkret për pullën fiskale, apo certifikatën siç e quajti kopjaci për të mos u dukur kopjac. I intereson vetëm propoaganda, vetëm të shtyjë ditët. PD dhe unë do të shtyjmë dhe do të ngulmojmë me forcë në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël për çlirimin e saj ndaj dajakut e kusarisë qeveritare të Edi Ramës”, tha Basha.
Basha tha se opozita e ka gati paketën që nesër do të jetë programi i ardhshëm qeverisës i PD-së.
“Opozita e ka këtë paketë që po e konsulton dhe konsolidon në komunikim të hapur, para se ta paraqesë në formë institucionale si programin e ardhshëm qeverisës të PD-së. Unë deklaroj sot se kacavjerrja pas një elementi të veçantë të paketës siç është pulla fiskale, duke injoruar elementët e tjerë është tregus i qëndrimi prej të mbyturi, politikave demagogjike që nuk çojnë askund”, tha Basha.
ik re ti idiot, ti sje as kalamo se burr jo e jo qe ste thuhet dot.
Lali Luli trego si i bere dokumentat ne Hollande? I ke deklaruar shtetit Hollandez se je homoseksual dhe jepje prova se bashkejetoje me nje mashkull. Use nuk besoj se ti je homoseksual, por dokumentat si i tille i more. Mohoje po deshe.
Mos ja q… robt. Ai i gjati xhakete e kthyer eshte, por ne kete pike nuk ka mberritur ende. Me te kopju ty u lulush eshte fundi i botes o karavidhe. Mos ja q… robt.
Z.Basha mos e merrni si kompjim heqjen e takses per biznesin e vogel nga ana e qeverise Rama, por shiheni dhe trajtoheni si nje fitore modeste te opozites drejtuar nga Ju ne hendekun e njemije e nje problemeve qe ka ky vend. Fundja fundit opozita ate rol ka, ti inponohet pushtetit me alternativa per te permiresuar jeten e qytatarve.