Biznesmeni italian, Francesco Becchetti u bë një personazh i njohur në Shqipëri me hapjen e televizionit “Agon Channel”, por ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej shumë vitesh.
Emri i tij në Shqipëri lidhet me ndërtimin hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin mori leje nga qeveria “Nano” në vitin 1997 dhe me importin e plehrave.
Me anë të hidrocentralit që nuk u ndërtua kurrë, 49-vjeçari arriti të përfitonte me anë të manovrave dhe mashtrimit miliona euro nga investitorë të ndryshëm.
Becchetti së fundmi bleu dhe ekipin e Leyton Orient në ligën e tretë në Britani për 7 milionë paund.
49-vjeçari zotëron Becchetti Energy Group (BEG), me të cilën në vitin 1997 fitoi të drejtën nga qeveria e Fatos Nanos në vitin 1997 për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçcit.
Becchetti vjen nga një familje që është marrë me përpunimin e mbetjeve. Daja i tij, Manlio Cerroni që njihet ndryshe si “Mbreti i Plehrave”, është pronar i landfillit famëkeq Malagrotta. Cerroni është arrestua dhe për trafikim të mbetjeve.
Gjithashtu, Beccheti ka investuar dhe në sektorin e energjisë së erës në Ballkan.
Mediat në Britani pas blerjes së ekipti të Leyton Orient e kanë krahasur atë me personazhin e Tony Soprano në filmin serial “The Sopranos”.
Pronari i tokës, kërkon largimin e Agonset: Nuk ka paguar qeranë
Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin italian Francesco Bechettit.Tashmë ky i fundit po përballet me presionin e vazhdueshëm që po i bën pronari i tokës, ku ka ndërtuar objektet e televizionit “Agonset” dhe ambjentet e shoqërisë “Energjia”.
Mësohet se prej 5 muajsh pronari Leonard Mezuraj nuk ka marrë pagesën e qërasë dhe për pasojë i është drejtuar gjykatës duke kërkuar 5 muaj të prapambetura përfshirë këtu dhe kamatvonesën prej 2 për qind.
Njëherësh Mezuraj kërkon dhe largimin e këtyre dy kompanive nga prona e tij, raporton Report TV.
Padia civile është depozituar në gjykatë në datën 1 tetor dhe ka si objekt:”…Zgjidhjen e kontratës së qirasë nr.3446 rep, nr.1190 kol datë 17.09.2012 të noteres Ardjana Hoxha për faj të palës së paditur, dhe lirimin e menjëhershëm të ambjentit nga kjo e fundit. Detyrimin e palës së paditur që ti paguajë palës paditëse qëratë e prapambetura duke filluar nga muaji qershor i vitit 2015 deri në lirimin e ambjentit.
Aplikimin e penalitetit 2 % të qërasë mujore, për çdo ditë vonesë, duke filluar për llogaritja e detyrimit nga data 15 e muajit qershor,data në të cilën sipas kontratës pala e paditur ka detyrimin për të shlyer qëranë. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të palës së paditur, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e luajtshme të kësaj të fundit deri në përfundimin e këtij gjykimi.
Ishalla po ngushtohet laku për kryeligësinë e shqiptarëve, Sali Berisha.
Ky është laku prej nga s’dp dalë më qelbësira.
u shfryne lajmet. Nga lajmi i rreme per arrest ne vazhde propagandistike per ” telashe qe nuk kane te sosur” . A thua u beme ne ti qajme hallet becchettit. . Ky sulm mediatik i befte tregon qe Beccheti e paska te afert zgjidhjen.
Bravo !!!
Demi qe i ka bere ky Pipino hajdut Faunes dhe Flores por dhe shperfyterimit natyror si dhe mikroklimes ,ZONES ku u pretrendua se do te ndertohej i famshmi Hidrocentral i KALIVACIT ,eshte i pallogaritshem ,sepse eshte demtuar ne nje pike pa kthim ,gjithe zona prej MEMEALIAJT dhe deri tek Gryka e KAMENICES .
VJOSA ka humbur shume rasate peshqish dhe jane shkaterruar shume lloje shkurresh qe perbenin habitatet natyrale per shpendet dhe te gjithe mamiferet dhe Zvarraniket duke demtuar shume Ekuilibrin dhe Zinxhirin ushqimor .
Ky tipi e ka pak qe ta varesh prej gjuhe sepse as qe do te imagjinohej qe ky ta bente kete ne Itali .
Qeveria e ateboteshme kamuniste e kishte parashikuar qe ne vitin 1980 per te ndertuar ne vitet 1986-1990 jo pak por Hidrocentrale pernjehere ,kur ajo qeverri per hir te se vertetes ate qe thonte e bente .
Behet fjale per Hidrocentralet e BUSHATIT,SKAVICES ,KALIVACIT ,
Pra u bene 20 vjet qe eshte germuar Mali dhe eshte shperfyteruar gje qe duhen qindra vite qe ti kthehet konfiguracioni i meparshem .
Ti merni te keqen …ziliqar shihni merruni me sandrin edhe edin se endritet me rilindjen
Ama ReportTV-se i referoheni ju?! Televizionit te Koco Koqedhimes. Ju lumte!