Ekstradimi i Becchettit, gjykata i merr pasaportën. Ndalim policor gjatë natës

4 Nëntor 2015, 11:35Kronika TEMA

Top Channel ka mësuar nga autoritetet britanike të drejtësisë se, biznesmeni italian Francesco Becchetti, ndaj të cilit Prokuroria shqiptare kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti, është paraqitur përpara “Westminster Magistrate Court” në datën 26 tetor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, sipërmarrësi  italian do të paraqitet në seancën e ardhshme gjyqësore në datën 7 dhjetor në të njëjtën gjykatë.

Lirimi i tij deri në këtë datë është bërë me kusht. Kushtet e vëna ndaj Becchettit janë ato të banimit në adresën e tij në Londer, si dhe një orar i mbikëqyrjes policore nga 11 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Becchetti ka dorëzuar pasaportën e tij pranë autoriteteve policore britanike dhe nuk duhet t’u drejtohet pikave kufitare aeroportuale dhe detare, si dhe agjencive të udhëtimit. Ndërkohë për të siguruar lirimin me kusht të Francesco Becchettit është vedosur një shumë garancie financiare prej 50 mijë stërlinash – i thanë Top Channel zyrtarë të Departamentit të Ekstradimeve pranë gjykatës së Magjistraturës “Westminster” në Londër.

Proceset e ekstradimit në Britani zgjasin me muaj të tëra dhe Prokuroria shqiptare duhet të përfaqësohet në proces nga një jurist i Shërbimit të Prokurorisë Mbretërore britanike. Duket e vështirë data e raportuar në mediat shqiptare për një rikthim të Becchettit në Shqipëri, nëse ai do të ndodhë, pikërisht brenda datës 15 dhjetor siç është raportuar.

Francesco Becchetti është ndër të tjera edhe pronari i klubit londinez të futbollit, Leyton Orient, në lindje të Londrës.

Ende nuk dihet se cila kompani avokatore mbron Becchettin, pasi ai nuk kualifikohet për ndihmë ligore nga shtetit britanik, thonë autoritetet zyrtare të drejtësisë.

2 komente në “Ekstradimi i Becchettit, gjykata i merr pasaportën. Ndalim policor gjatë natës”

  1. teNi says:

    Ehh gjygji zgjat te pakten nja 5 vjet . Pastaj ai ka passaporte italiane e leviz me te. Sdqft keto moderatoret e famshem te Agon te mos ta ken me mendjen qe do marrin parate po ti rifuten punes ne drejtim tjeter .

  2. Bekimi says:

    Prej andej iku Kumbaro, e të mos ikka Bechetti….!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje