LETRA/ Ben Blushi: E vërteta e akuzave për vjedhjen e shkrimeve të Lef Nosit nga gjyshi im

4 Nëntor 2015, 08:59Kulturë TEMA

Nga Ben Blushi

Përjetimi se po sheh njerëz të sillen si personazhet që ke krijuar është unik. Dhe meqë po me ndodh për herë të parë, dua ta ndaj.

Para dhjetë ditësh kam botuar një roman që quhet “Kandidati”. Ky libër tenton të tregojë se çfarë ndodh në një qytet, pasi njëri nga dy kandidatët për bashkinë e tij, vdes. Kandidati i vdekur i fiton zgjedhjet, kundër çdo parashikimi, pasi njeriu që merr përsipër të bëjë fushatën e tij, rindërton një histori të vërtetë, të Luftës së Dytë Botërore dhe duke e kthyer në një çështje politike, dëmton kandidatin tjetër. Historia që përdoret për të dëmtuar kandidatin e gjallë, është historia  e Lef Nosit. Ky ka qenë njëri nga katër regjentët e Shqipërisë gjatë pushtimit nazist të vendit dhe kjo nuk është trillim. Megjithatë, unë nuk dua  të tregoj fabulën e librit  dhe as të rrëfej historinë e Lef Nosit.

Dua të them se qysh se është botuar, po përpiqen të më sulmojnë me të njëjtin stil dhe çuditërisht, me të njëjtën histori: me Lef Nosin. Të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë skeç, të cilin modestisht e kam krijuar vetë, duhet ta dinë se nuk ka asgjë që më argëton më shumë. I simpatizoj kur shoh se me çfarë zelli dhe konkurrence po sillen si personazhet e mi. Argëtim më të madh për një njeri që shkruan nuk ka.

Me pak fjalë, ajo që po ndodh këto ditë është kjo: Nga pluhuri u nxor një letër që Mitrush Kuteli ia ka nisur një mikut të tij, në të cilën mes të tjerash i thotë se Dhimitër Shuteriqi, im gjysh, i paska pranuar atij se ka përvetësuar disa dorëshkrime të Lef Nosit. Unë nuk dua të merrem as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Nëse letra është e vërtetë, kjo është një shpifje shumë e lehtë për t’u provuar se është shpifje. Shkrimtarët kanë pasur dhe do kenë zilitë dhe cmirat e tyre, të cilat i nxjerrin me letra apo me letërsi. Dua të merrem me ata që i besojnë këto shpifje dhe meqë i besojnë, i përdorin kundër meje.

Sigurisht më vjen keq që im gjysh po përgojohet për shkakun tim dhe meqë ai nuk është më, nuk kam mundësi t’i kërkoj ndjesë.

Por le të besojmë se letra e Mitrush Kutelit është e vërtetë. Pra që Dhimitër Shuteriqi ka përvetësuar dorëshkrime të Lef Nosit dhe këto i ka botuar si të tijat. Për këdo që e njeh, Lef Nosi nuk ka qenë shkrimtar. Nuk ka botuar poezi, tregime apo romane, por vetëm disa artikuj dhe korrespondenca. Dhimitër Shuteriqi ka qenë poet, tregimtar, romancier dhe studiues. Nga viti 1945 kur Lef Nosi u pushkatua e deri në vitin 2003 kur Dhimitër Shuteriqi u nda nga ne, ai ka botuar afërsisht 100 libra. A ka njeri që mund të bindet se këto ia ka përvetësuar Lef Nosit? Unë them se kjo është e pamundur. Imagjinoni një njeri që për 60 vjet boton librat e dikujt që ka vdekur dhe shumica e të cilëve bëjnë fjalë për kohë, të cilat njeriu i vdekur nuk i ka jetuar.

Por, siç e thashë, nuk dua të merrem as me Dhimitër Shuteriqin, as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Unë kam mendimet e mia për të tre. Është e natyrshme që për njërin prej tyre, të jem subjektiv për shkak se e kam dashur shumë si njeri. Nuk kam për të krahasuar kurrë se kush ishte më patriot ndër të tre dhe kush ishte më i talentuar ndër të tre. Edhe në këtë rast do të isha subjektiv dhe prandaj edhe i pabesueshëm. E vetmja gjë që mund të them, sepse është një fakt historik është kjo: në vitin 1944, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazistët, Lef Nosi ishte kolaboracionist ndërsa Dhimitër Shuteriqi ishte partizan.

I bindur se Europa ka përcaktuar një  standard moral me të cilin gjykon kolaboracionistët, pra ata të cilët i shërbyen pushtimit gjerman, kam thënë se Lef Nosi duhet gjykuar si i tillë dhe i duhet hequr busti që ka në qendër të qytetit të Elbasanit. Këtë bindje e mbroj dhe do ta mbroj gjithë jetën. Kolaboracionistët nuk mund të jenë nderi i një qyteti. Kjo është e gjitha.

Megjithatë, kur kam folur për Lef Nosin, në të vërtetë nuk kam folur për Lef Nosin. Kam folur për më shumë se kaq. Për shoqërinë e ditëve tona. Për Shqipërinë që njoh.

Çështja nuk është nëse Lef Nosi ishte apo jo një burrë i mirë. Unë them se ishte, por kjo nuk ka rëndësi. Çështja është, nëse shoqëria do të vazhdojë të nderojë ata, që megjithëse ishin burra të mirë, një ditë të keqe e tradhtuan atë dhe u bënë me pushtuesit. Pavarësisht nga rrethanat. Dikush mund të thotë se edhe kjo nuk ka rëndësi.

Unë besoj se ka rëndësi për dinjitetin tonë dhe për moralin që ne u trashëgojmë brezave. Një shoqëri nuk çlirohet dot kollaj nga varfëria, por nga mashtrimi mund dhe duhet të çlirohet. E vërteta në këtë rast është e thjeshtë: Lef Nosi ishte kolaboracionist. Nëse Europa u ngre buste kolaboracionistëve, atëherë të gjithë mund të kenë një ngushëllim, por kjo nuk është e vërtetë. Europa i ka dënuar të gjithë kolaboracionistët dhe me këtë standard moral nuk negocion më për të paktën gjysmë shekulli. Për fat të keq, ne negociojmë dhe këtë jemi duke bërë. I shkëmbejmë standardet tona morale për një grusht votash.

Por për t’u kthyer te debati, sipas të cilit unë e kam ndëshkuar Lef Nosin për shkak të inateve të gjyshit tim, Dhimitër Shuteriqit. Në të vërtetë nuk është kështu dhe nuk kam nevojë të mbrohem, sepse këto gjëra s’kanë lidhje. Nëse kanë një lidhje ajo është artistike dhe jo historike. Unë e kam përdorur Lef Nosin si personazh historik, duke e vendosur në qendër të një konflikti të trilluar që ndez një qytet në funksion të zgjedhjeve. Kandidati që kishte ngritur bustin e Lef Nosit i fiton zgjedhjet, megjithëse ishte i vdekur. Ndërsa kandidati tjetër, megjithëse ishte nipi i Lef Nosit dhe ishte i gjallë, i humb zgjedhjet. Pra libri tregon se çfarë fuqie ka një manipulim elektoral mbi zgjedhësit. A ndodh kjo përditë me ne? Unë e di që ndodh. Dhe jam pjesë e tij.

Por në fund të fundit, libri është letërsi. Dhe unë nuk mërzitem. Përkundrazi, argëtohem duke parë që personazhet që kam krijuar shëtisin çdo ditë nëpër faqe gazetash duke u marrë me mua. Sigurisht që nuk është etike që një shkrimtar të sulmojë personazhet e tij. Ai duhet t’i mbrojë ato, dhe unë këtë po bëj.

Panorama

77 komente në “LETRA/ Ben Blushi: E vërteta e akuzave për vjedhjen e shkrimeve të Lef Nosit nga gjyshi im”

  1. Tarrasi says:

    Ben Rushi nek eshte gje tjeter vecse NJE PROVOKATOR, qe sajon debate per te … mbushur qesen e tij…

    1. shkolla e partise says:

      Te paska djegur ca o Beno
      Une te pakten kete kuptoj nga kyu shkrimi yt
      Ajo gazeta Dita qe e nisi kete debat ne fakt te ka bere nder – mendoj une.
      Ne thelb te ka ndihmuar per te shitur librin

      1. True Detective says:

        Me kete sjellje prej puberti, gati per te qare se ja shane gjyshin, vetem sa e shton vertetesine e hajdutllekut te Shurrteriqit jo vetem me biblioteken e Nosit por shume te tjereve. Po s’ke c’te presesh, dardha bie nen dardhe. Gjyshi hajdut pasurish intelektuale, nipi plagjarist i shpifur….

        1. albi says:

          kallepi juaj kane nje deficience shume te madhe intelektuale per te komentuar Blushin, prandaj mos u lodhni kot…
          … le pastaj per Dhimiter Shuteriqin, qe eshte komplet planet tjeter ne krahasim me ju…

          1. leero says:

            I perndjeri Dh. Shuteriqi ishte shkrimtari I madh I romanit famemadh

            “Clirimtaret”. O e mjera ish-letersi !

          2. pkola says:

            100 libra. O Zot, libra por çfare librash, qe te lene pa goje, pa gjume, te thella,mahnitese….
            O e mjera Shqiperi ,do katandisej si mos me keq pa librat e Dhimiter Shuteriqit.Me ngjethet mishi kur kujtoj katastrofen e Shqiperise pa 100 librat e patrioti te madh.Ato libra na sollen ne kete derexhe ku po jetojme shume te lumter.
            Po doli njeri e te me thote se “çlirimtaret” eshte lecke, une do vras vehten. 99 librat e tjere as Ben Blushi e as Kiço Blushi nuk besoj se i kane lexuar.

        2. mondi says:

          ku keni goje dhe ju gojorista te gjykoni Ben Blushin, i cili vjen nga familje historike shqiptare. Ben Blushi eshte mendimtar dhe jo vetem letrat, cka eshte me teper se idiotilliqet qe ju shkruani. Respekte Ben Blushi, e keqja eshte se jemi te paket ne numemr dhe jo te organizuar dhe kjo eshte me fatkeqesi per kete vend ku mbizotron hajdutlliku mediokriteti dhe arroganca katundareske.

          1. True Detective says:

            Ja dhe dallkauket e rradhes qe i thurin lavde hajduterise e pabesise, do jeni nga e njejta pjelle, ju mirekuptoj.
            Na thoni nje liber te Dh. Shuteriqit qe mbahet mend, e ja vlen te rilexohet xhanem? Del Blushi dhe mburret se gjyshi ka botuar 100 libra. I vlereson sasine, se per cilesine s’ka c’te thote, kete e di mire kush ja ka lexuar librat..
            Dikush mund te botoj libra pervit sic eshte bere mode dhe kohet e fundit. Kjo ska asnje interes publik. 99% libra per te fshire bythen. Blushit ka per ti ecur per sa kohe nuk ka institucione qe ndeshkojne plagjiarizmin, dhe injorante qe kane lexuar vetem Dan Brown dhe Blendi Fevziun. Ky popull e meriton mutin qe i serviret ne pjate argjendi.

            1. leero says:

              Ua!!!! Po “Clirimtaret” mo Detective ? Beni po ecen ne gjurmet e gjyshit dhe besoj do t’ia kaloje edhe ne sasi. Bravo Beniii, Bravoooo!

              1. True Detective says:

                E kuptoj fare mire qe Blushi dhe gjyshi mund te kene fanset e tyre, personalisht nuk i pertyp dot shkrimet dhe romanet e asnjerit.
                Te dy bytheliperisa; Gjyshi qe s’linte autor te mendimit te lire pa denigruar, vetem qe te ishte mire me vijen e Partise, dhe Blushi qe ha buke me hajdutlleqet e gjyshit.
                Lexoni pjese te nje artikull per Konicen, te A. Plasarit per t’u bindur:

                Midis dy palësh

                Faik Konicës i bie të jetë në kulturën shqiptare personaliteti që ka qëndruar kohën më të gjatë mes dy palësh: akuzatorëve dhe avokatëve mbrojtës. Për ta ilustruar këtë hipostazë, mund të zgjidheshin për t’u vendosur përkundrejt njëri-tjetrit Dh. S. Shuteriqi si përfaqësues par excellence i akuzatorëve (Literatura jonë, 6 – 7/1948) dhe N. Ressuli si përfaqësues po aq i shquar i avokatëve mbrojtës (Faik Konitza 1876-1976).

                Shkruante studiuesi nga Shqipëria socialiste: “Faik Konica ishte vegël e politikës imperialiste t’Austrisë në vendin tonë, agjent i kësaj politike”; ia kthente tjetri nga ShBA: “Faiku filoaustriak! Po kush nuk e hiqte veten nga fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shek. XX se kinse ishte “filo” i ndonjë Pushteti të Madh që shfaqte interesim politik për Shqipërinë?” Dhe, mbasi rendiste argumentet se përse në periudhën në fjalë Austro-Hungaria ishte me të vërtetë mbrojtësja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, shtonte edhe: “As nuk duhet të mendojmë se Faiku e pranonte politikën austriake në Shqipëri me sy mbyllur: aspak! S’ishte aso burri Faiku që t’ia mbyllje gojën ose t’ia lidhje gjuhën! E provon fakti se ai edhe u përzu nga toka e Perandorisë pse kishte kritikuar veprimtarinë e austriakëve në Shqipëri gjatë luftës”.

                Shkruante Shuteriqi: “Urrejtja për Naimin zjente në zemrën e tij të zezë dhe këtë urrejtje ai e mbështillte në fjalët lajkatare që mbanin më se një gjëmp të helmatisur kur i binte të fliste mbi Naimin tek Albania e tij…”; sqaronte Ressuli: “Për Faikun, i rritur në Francë ku në fund të shekullit të kaluar ndriçonin yjet e një Verlain-i, të një Baudelaire-i, të një Rimbaud-i, ç’mund të ishin vargjet e Naimit veçse “vjersha për dervishë”?”; Ressuli nuk druante të shënonte në parantezë: “S’ka dyshim se me Naimin Faiku e teproi… ”; porse shtonte edhe “Megjithatë, që Faiku ua preu hovin sa e sa kalemxhinjve, ky është një fakt i pamohueshëm”.

                “Shok i Fishtës dhe i shokëve të këtij, Faiku nuk mund t’i printe lëvizjes patriotike të Rilindjes dhe as letërsisë sonë përparimtare të kohës. Ai ishte dhe mbeti tërë jetën eksponent i politikës dhe i letërsisë antinacionale shqiptare”, shkruante Shuteriqi; sqaronte Ressuli: “Faiku, njeri me kulturë krejt perëndimore, nuk e ndien veten të lidhur me Orientin; ishte fare e natyshme, prandaj, që ai të ndiqte një rrugë tjetër nga ajo e Naimit si në lëmin e kulturës, si në lëmin e politikës”.

                Shuteriqi: “Shkrimet e klerit katolik do t’i mbushin ahere faqet e Albanias dhe do të vazhdojnë gjersa të ketë jetë revista, gjer më 1909″; Ressuli: “Rreth Faikun në Albania u mblodhën të rinjtë më të mirë të asaj kohe, si L. Gurakuqi, Gj. Fishta, Çajupi, Noli, F. Shiroka, H. Mosi, Asdreni dhe plot të tjerë të njohur dhe të panjohur”.

                Shuteriqi: “F. Konica nuk do të dinte si të gjejë lëvdata më vonë për poezinë epike të shokut të tij Gjergj Fishtës, dhe nuk do të merrte mundimin të bënte hesape se në sa vargje mund të reduktohet Lahuta e Malcisë për të qenë më e tërheqëshme dhe më e shëndoshë, të paktën artistikisht”; Ressuli: “Aty [tek Albania] u zhvillua edhe më shpirti demokratik, aty lindi kritika letrare, aty lindi proza artistike”.

                Shuteriqi: “…me një cinizëm të rrallë denigruesi që e karakterizonte atë…”; Ressuli: “… tip gjaknxehtë, rebel, i rritur në një Francë demo-liberale ku nuk pati kurrë fre gjuha e ku plasën e u rrahën luftat më të rrepta fletorare në lule të djalërisë së tij, si kaq shkrimtarë të huaj, ai ndien nevojën të ngrihet kundër disa sistemeve e metodave të bëra të zakonshme ndër ata pak shqiptarë që merreshin atëhere me shkrime”.

                Shuteriqi: “Faiku qe Faiku dhe nuk la gjë pa bërë […] Faik Konica mbeti një varrmihës i pakorrigjueshëm […] Ai ndenji dit’ e natë me kazmë në dorë kundër popullit”; Ressuli: “Nga atdheu i Voltaire-it ai trashëgoi edhe një cilësi tjetër në prozë: humorin, rreptësinë e mprehtësinë e ironisë e të sarkazmit, esprit-un. Shumica e shkrimeve të tij janë një shembull i pavdekur i këtij esprit-u të paarrirë kurrëmë prej ndonjë shkrimtari tjetër në prozë. Në çdo luftë që ai rrahu, doli gjithnjë triumfonjës vetëm për hir të këtij esprit-u. Ai i përkuli, i shpartalloi, i asgjësoi armiqtë vetëm e vetëm me armën me të rrezikshme që natyra i fali, me ironinë, me sarkazmin, me talljen e përbuzjen”

                Shuteriqi: “F. Konica inauguronte sulmin kundër çdo gjëje përparimtare në letërsinë tonë”; Ressuli: “Ai qe, pra, me të vërtetë një nisjator dhe reformator i kulturës sonë, që zhvillohet në pjesën e dytë të Rilindjes dhe një “oksidentalizues” i kësaj kulture”.

                Dhe, kështu radhazi, debati mes akuzatorëve dhe avokatëve mbrojtës ka ardhur deri në ditët tona gati i papërfunduar.

                1. Neorealizmi says:

                  Faleminderit qe na i sollet keto pasazhe, per te kuptuar shume njerez se idhujt e krijuar neper vite rrezohen nje dite nga e verteta.

      2. rrufeja says:

        PO DEKLARATEN E PAMVARESISE DO TA DOREZONI NE MUZEUN HISTORIK KOMBETAR?

    2. ben tirona says:

      C`fatkeqesi!
      Nje liber i mrekullueshem i Blushit dhe nje grup sahanlepiresish,qe i turren dhe kerkojne ta denigrojne ate!
      Cfatkeqesi,kur injoranca dhe anesia zullumqare “i pervishet punes” te mbroje kete sistem te degraduar partiak,qe po e dhunon Shqiperine 24 ore mbi 24.
      Njerez te varfer me shumice,qe behen pjese e nje bllooku maskarenjsh,vetem e vetem se urrejne Blushin,se eshte kunder Rames etj etj dhe harrojne se ku jetojne dhe me se jetojne.
      Cfatkeqesi,kur antivlerat,sulmojne vlerat !
      Jane keta maskarenj,qe sulmojne Kadarene,Agollin dhe plot te tjere,servile dhe sherbetore te maskarenjve neper pushtete,servile te 5 mije lekeve te ndyra,qe ua ndryshon mendjen dhe voten!
      Nuk eshte Lefi,apo dikush tjeter,por jane maskarenjte,qe dikur,si Lefi,mund te kene qene te mire dhe kontribuar pozitivisht,por e shiten veten dhe karakterin tek maskarenj me te forte,me te pasur dhe me me pushtet dhe ata nuk e meritojne te vleresohen per kete ane.
      Nje komb perparon jo me maskarenj,por me vlera qe i luftojne keta maskarenj.
      Merrni shembullin e shteteve me te perparuara dhe demokratike te botes dhe do e shihni se si masakrohen bashkpuntoret dhe ata qe i shiten interesat e vendit.Mos merrni shembujt e Greqise,qe seshte demokraci apo te ndonje shteti tjeter ” kryenec”,por vasal i te tjereve!
      Me vjen keq per Blushin,qe kerkon te shpjegoje situaten,sepse ne fund te fundit,fabula e tij eshte aq e thjeshte,sa vetem inatcorret dhe injorantet nuk e kuptojne.
      Vazhdoni jetoni ne zullum ,sepse e meritoni!
      Keshtu ka qene dhe keshtu ka per te qene.
      Ishte me pare dhe do te jete pas 100 apo 1000 vjetesh.
      Ky komb eshte krijuar te vuaj,sepse vlereson dhe servilos maskarenjte!

    3. Labi says:

      Ato qe ishin kunder xhihadizmit komunist bizantin, dhe me ate rast edhe kunder kopiles se jugosllaveve me emrin PKSH, jane heronjte kombetare shqiptare.

      1. Ilarguari says:

        Ore Labi, po avash ore se I bere heronj kombetare Hitlerin e Ducen e gjithe nazistet, fashistet, e ballistet me kete kriter qe thua ti! Gjerat nuk jane bardh-e-zi, e cdo njeri ka te mirat e te metat e tij. Vlera e tij varet nga shuma totale e bemave te tij, n.s.q. totali eshte pozitiv ai eshte njeri me vlera positive per vendin e shoqerine, nqs totali I bemave eshte negative, ai nuk ka vlera per kombin.
        Por qe te behesh hero kombetar, duhet te keshe bere aq shume per kombin tend sa asnje tjeter nuk ka bere — e thene ndryshe per ty Labi qe ta kuptosh mire ti ne gjuhen tende, duhet te keshe “BOLE” shume te medha … prandaj heronjet kombetare jane shume te rralle – p.sh Shqiperia ka vetem nje hero kombetar deri tani: Gjergj Kastriotin!

    4. Altin says:

      Ben Blushi ka penë dhe me siguri dhe Dhimitri ka patur per kohën e vet, por nuk mund te flase keq per dike qe rregjimi Komunist e ka pushkatuar!

      Ata njerez qe i dolen zot vendit ne momentet me te veshtira te historise siç ishte dhe pushtimi (Lufta e II Boterore), nuk mund te akuzohen per tradheti! Eshte pergjegjesi te qendrosh ne detyren fisnike te sherbetorit te popullit tend edhe gjate pushtimit. Te pakten tashti qe Komunisteve nuk u rrezikohet me pushteti nga Lef Nosi apo intelektualet e tjere, tashti s’ka kuptim te mos nderohet figura e tij dhe e te gjithe zyrtareve te shtetit shqiptar qe i sherbyen Atdheut! Mos e barazoni figuren e zyrtarit te shtetit shqiptar te asaj kohe me ate te tashmen te periudhes pas komuniste se jane si shume larg (vite drite larg).

  2. Populli says:

    Bravo Blushi!
    Respekte!

  3. Moisi Golemi says:

    Hahaha, Blush. Megjithese nuk kam ndonje simpati per ty, duhet te pranoj se kesaj rradhe ua ke numeruar ne lule te ballit.

  4. kllintoni ke tajvoni says:

    hajt se tradhtin e kan ne gen shqiptaret.
    prandaj edhe tradhetaret nderohen vetem ne shqiperi.
    te tradhetosh, ne konceptin shqiptaresk quhesh “i shkathet”!
    dhe ka shum te shkatht nder shqiptare.
    a nuk ishte e shkathet paraardhsja e shqiptarve mbretnesha ilire Teuta,anijet e te ciles i binin kryq e terthor adriatikut me keq se skafistet shqiptare te diteve tona,duke vjedh grabit dhe ber placke nga cdo anije tragtare e huaj qe detyrohej te notonte ne ato regjione detare?
    madje shkathtesi ishte, qe te jetoje midis dy qendrave me te ndricme te qytetnimitr botnor,Athines helene dhe Romes perandorake,sic ishin pozicjonu iliret,paraardhsit e shqiptarve,dhe te mos beje asgje,vec ti vilje ato si lop,ashtu sikurse bejm edhe sot nga hologrami i tyre moderrn Europa dhe Perndimi i tashem?!
    a nuk esht “shkathtsi” qe sa her i interesonte shqiptaro iliro pellazgve i ndrronin fet sipas sasis se parave qe futej ne xhepat e pist te tyre?? kush jepte me shum lek merrte edhe “besimin” e shqiptarve,qe ne fakt do te thot pabesi.
    sepse besa nuk shitet dhe blihet. ajo jepet dhe merret.
    edhe besimi. esht si gjaku,si genet,qe krijohen, trashgohen me darvinizem.
    dhe te mos flasim per “me i shkathti me i shpejti” nder shqiptaret Skenderbeu qe hengri e piu nga sulltani qysh foshnje dhe kur u rrit pasi hengri buken permbysi edhe kupen dhe ja vuri shpaten ne fyt bukedhenesit te tij. kta tipa quhen bukeshkale.
    te njejten gje ben enveri me te tijt hongren nga tito,tak i rrasen derrin,hongren nga rusi ,kollaren masanej,me kinest i kishin me te sakta kto pervoja. moren dhe i vun shqelmin.
    tash jan lidh me boten perndimore. me amerik. te shofim sesi do reagojn pas nji shekulli kur fuqija ekonomike te rendoj nga trekendshi gjeografik kin rusi indi,dhe amerika e ardhshme te jet ber sikurse esht anglija e sotme,nje foshnje e vogel e se kaluares se madhe perandorake.sepse ,kushedi,c do gje ndryshon. cdo gje esht e mundur thot teorija e fizikes kuantike.

  5. albana says:

    Je per t’u vleresuar z.Blushi si intelektual dhe shkrimtar. Peronalish nuk me ka ardhur mire kur ne librin tuaj te pare gjeta si personazhe figura te shquara te kombit, pozuar ashtu sic nuk i njeh histroia. Kjo zgjedhje vijon te pershkoi krijmtarine tuaj. Tani nujk bezdisem me. Beni mire qe nuk sforcoheni per te mbrojtur prof. Dhimiter Shuteriqin. Ai ka lene veper dhe kush le parapa veper nuk ka nevoje te mberohet me fjalet e kujtdo, aq me pak te nipave.

  6. Lorimer says:

    I sakte sqarimi,suksese!

  7. sh says:

    Blushi sa vjen dhe behet shkrimtar me i mire .Politika nuk eshte per Blushin pasi eshte nje demokrat teper Europian, ndersa grupi socialist e ka te veshtire te dali nga standartet e vjetra komuniste . Sa per kolaboraciionistin Lef Nosi , po te pyeten ndrekombetaret ,ata do te shprehen njesoj si Blushi . Shqiperia eshte vendi i cudirave, heronjte e vertete mungojne dhe ne vend te tyre jane ngritur permendore me tradhetare.

  8. Vladimir says:

    Beno, nuk gjete ndonje botues me pak dinjitet, por shkove te Panorama e Fanes!? Bej dhe nje xhiro nga Klani i Sandrit, o deputeti socialist, i zgjedhur e i paguar nga ata qe Panorama dhe Klani ju kane punuar qindin. Je bere per tu dhimbsur.

    1. Kellira says:

      Ne thuaj nje emer botuesi me dinjitet

  9. visi says:

    I nderuar Z. Blushi ! Edhe une po argetohem me keto qe po shkruajne budallaleqe, qe vetem librin Tuaj nuk ee kuptojne dhe me keq akoma e komentojne pa e lexuar . Jam nje admirues i librit dhe lexoje me kenaqesi librat qe ju keni shkruar. Por ju e dini qe nje gjeni eshte si gjithe turma po asnje nga turma nuk i ngjan Atij. Ne kete vend ku per fat te keq lexohet pak , ju do te kuptohen nga pak njerez dhe gjithmone do kemi me pak adhurues. Ju kete e dini, ndaj te uroje mbaresi ne pritje te ndonje libri tjeter. Ato qe po ju sulmojen veçse po ju japin material per librin qe ju do te shkruani ne te ardhmen.

  10. Lili says:

    Nuk ishte kolaboracionist po bashkpunoj per te shkateruar shqiperine Duke e vu nen thundren e komunisteve yougoslave.
    Sicili zgedh vete sot cila ishte rruga ma e mire per shqiptaret.

  11. Jeti says:

    Dhimiter Shuteriqi personofikim i vjedhjes.

  12. baci says:

    Eshte e qellimshme kjo polemike mbi Lef Nosin per te hequr vemendjen nga personazhi kryesor, QAZIM SEJDINI kryekarin e bashkise Elbasan.

  13. teNi says:

    10000 here me mire me Hitlerin se sa me sllavet . Ne fund te fundit hitleri realizoi endrren shekullore beri Shqiperine e madhe sllavet na dhunuan dhe na morren gjithshka . Pas disa brezave te gjithe ato qe ti i quan kolabracioniste do shpallen atdhetare ndersa kelyshet e Mugoshes e Popovicit jan vetem ( ndoshta me paditurine e tyre ) tradhtare te kauzes shqiptare .

    1. albi says:

      duke perifrazuar Ramen, kjo qe shkruan ti eshte rasti tipik kur injoranca perdoret si argument…

    2. joel shkodra says:

      Ne fakt gjermanet (ne kalim e siper) e gjeten Shqiperine e Madhe nga italianet. Tradhetia me e madhe eshte e komunisteve me E. Hoxhen ne krye qe ia dhane Kosoven “vellait te dashur” Titos.

  14. taksirat kusuri says:

    Jam dakort me ty blushi ne nje pike ,kolaboracionistet i denon europa e duhet ti denojme edhe ne,por ne asnje menyre nuk duhet te krenohesh me gjyshin partizan sepse ajo ishte tradhetia me e madhe ne historine e kombit shqiptar.Lufta partizane, ishte lufta per te zhdukur kombin shqiptar,lufta per te shuar patriotizmin shqiptar,lufta per te bere shqiperin pjes te perandoris se kuqe ortodokse sllave.I nderuar Blushi,ato forca shoqerore qe sollen komunizmin,(sllavizmin)po luftojne qe ne shqiperi te kthehet rusizmi e ne krye qendron kleri ortodoks.Z Blushi,bashke jemi nga nje treve,ti me origjine ortodokse e une myslymane,te dy duhet te luftojme kunder greqizmave,turqizmave e sllavizmave qe femijve tane tu leme nje shqiperi per shqiptaret.Koha per tu mburur me gjysher partizan ka perenduar,ylli me pese cepa qe i rinte mbi koke shqiponjes, si shpata e demokleut,i takon nje te shkuare te frikshme .Ne gjykimin tim Lef Nosi kolaboracionist ishte me pak i rezikshem per kombin shqiptar se Dhimiter Shuteriqi partizan,gjermania asnjehere nuk ka luftuar per zhdukien e kombit shqiptar kurse boshti Moske -Beograd–Athine e ka pasur e ka e do ta kete edhe shume shekuj me von

    1. skandal says:

      Na doli edhe Gjermania naziste shtet qe e paska ndihmuar Shqiperine, hajde mendje hajde. Keto mendje na duhen ne…….!!!

    2. joel shkodra says:

      Ne fakt per komunistet “internacionalizmi proletar” vihet mbi “nacionalizmin”.

  15. latif says:

    TI O BLUSH E KE ME LEF NOSIN,APO ME QAZIM SEJDININ?kETE NA NDAJ.

  16. Dibrani says:

    Ben Blushi mos u cudit me Lef Nosit,….kur u be dhe Ahmet Zogu me bust,..dhe u trajtua si Hero,..vari qillon kesaj pune

    Ne Shqiperi vlersohen Trathetaret ,hajdutet,maskarejnte,horrat,….njerzit qe kan len shenje ne historin e Shqiperise,…ua kan ber shtepitet hambar lopsh….ose te harruar

    Blush ke respektin tim,…gjithmon me deshir i lexoj shkrimet e tua

  17. Qytetari says:

    Respekte per Ben Blushin

  18. goni says:

    O ti lenin ik e ndero emrin e pastaj fol. Keto jan mediat tona. Sa per Nlushin ai e ka treguar dhe po e tregon qofte si politikan,qofte si shkrimtare me personalitet dhe dinjitet. Blushi me statusin qe ka arritur meriton respekt.
    Ps: Blushi per gjyshin e tij(Dh Shuteriqin ) me te drejte te mburret se ka qene dikushi dhe ka lene per brezat.

  19. mira says:

    Leri ato Blush , keto qe shkruan ti i ka shkruajtur Lef Nosi dhe gjyshi yt i vodhi dhe ti dha ty, dhe ti tani shkruan ato qe te dha gjyshi…

    Mua me vjen keq, per intelektin dhe fisnikerine qe ke, pse nuk shkruan nje rrjesht per ate qelbesire reforme ne arsimin e larte(e di qe keni te gjithe interesa). Ngrihuni mbi interesa, se te hysh ne histori nuk eshte kollaj.Je njeri i letrave dhe i bie qe librat e tu ti lexojne vetem ata te universitetit privat!! Cfare them dhe une ata qe kane para nuk lexojne libra , vetem e blejne, dhe ju ate doni ti blene, dhe pune e madhe se nuk i lexojne!.
    Kaq bukur dhe sakte sa kete shkrim, bej dhe nje per ata qe nuk kane para por kane mend , po perseri do te mbeten pa shkolle.
    Nuk e zhduk kjo palo reforme kurupsionin perkundrazi e thellon.
    Kritikoje ( opo shaje rrenje e dege)dhe jep nje mënje se si duhet te jete reforma.
    TUNG

  20. Murrizi says:

    Te lumte mendja dhe pena Blush. Kush te ka inat,plasja i rafte.Dhe mos e hargjo kohen me injorante,budallenj dhe inatcare.!

  21. Murrizi says:

    Imagjino se cfar komentuesish ke.Si puna e gomarit qe nuk pranohej ti jepej as uje i ftohte,dhe as i nxehte.Sepse te dy kategorite i benin dem gomarit.Pra duhet te boshatisesh koken tende qe te mbushesh koken e tyre.Dhe kjo s’duhet bere.Injoranca dhe servilizmi i shume komentuesve eshte ne permasa te medha. Me vjen keq qe nuk e kam lirin tuaj,se do e lexoja ne dimer dhe ne vere.!Komplimente.!

  22. Niki Minaj says:

    Beni sapo ia u futi e pa sapun..supernice Beno

  23. ben says:

    ne ka dicka nga cfare duhet te clirohet shoqeria shqiptare eshte kolera komuniste.. eshte ajo qe e shkaterroi shqiperine e shqiptarin ne 45 vjet dikature e ne 22 vjet babezi e vjedhje.. jane po te njetet maskarenj e farabute qe nga sigurimsa e sekretare partie u bene biznesmene..
    kjo eshte plaga e vertete e shqiperiese…

    1. Opinionisti says:

      Flitet per vitin 1943 kur Europen e kishte pushtuar murtaja nazi-fashiste dhe gjithe bota e luftonte.
      Ky eshte problemi juaj. Keni veshtiresi t’i ndani momentet historike.
      Nga logjika jeni si ne kohen e koleres komuniste ku edhe Skenderbeu dilte gati komunist ne librat e shkolles.

  24. shpresa says:

    Kur I shkruan Blushi keto libra? apo per kete e merr rrogen e deputetit kaq vjet nga taksat tona?Te pangopurit qe na kane hypur ne kurriz e nuk shqiten.Te pafytyre!

  25. Hanxhiu says:

    Lef Nosi, ishte “patriot”, sepse bashkëpunoi me nazistët, ngaqë nazistët gjermanë, na premtuan “Shqipërinë e Madhe” nga Preveza në Mitrovicë e më gjerë…(???!!!) A nuk po ndodh e njëjta gjë sot me amerikanët, të cilët “qeverisin” me nga një “gaulayter-ambasador”, Shqipërinë dhe Kosovën, thjesht sepse “çliruan” Kosovën…(???!!!) dhe “u fryjnë shpresave” tona…???!!! E gjithë historia jonë, është mbushur me të tilla veprime…! Sa më shpejt të shohim realitetin me sy dhe ta pranojmë atë, aq më shpejt “do të çlirohemi” (sidomos brezi i ri), nga komplekset që na kanë mbërthyer dhe do të ecim përpara…!

  26. sa says:

    Me shum se shkrimi me ben pershtypje kategoria e komentuesve.te vien keq pjesa me e madhe e tyre duket qart qe nuk ka lexuar derisa te metre ne dor nje kompjuter apo smartfon.

  27. Vivi says:

    Permendore per kolaboracionistet vetem ne Shqiperi mund te behen keto turpe. Persa i takon figures se Shyteriqit, personalisht mednoj se ka qene jo vetem nje nga partizanet ne luften Antifashiste Nacional Clirimtare por nje njeri i madh i letrave. Veprat e Shuteriqit jane aq te shumta sa nuk mund ta njollose nje leter e shkruar me apo pa vertetesi dhe e ruajtur sirtareve me vite e vite, per te dale çuditerisht pikerisht kur Blushi shkroi per rezimin e busteve te ishbashkepuntoreve te fashizmit. Mos po veprohet perseri per te njollosur njerzit e luftes dhe te punes, te artit dhe te shkences? E uditshme qe ne nje leter familjare apo miqesore qe i dergohet rendom nje miku per “si je me shendet” na u shkruaka me faqe te tera nje panflete kritike per Dh. Sh. qe s’kishte fare te bente me çfare po shkruhej ne leter dhe kujt po i dergohej. M’u duk si nje thashathem bere mes njerezve te vegjel shpirterisht edhe kur profesionalisht mund te kene merita, por qe te shoku dhe miku qe ka dicka edhe me te spikatur (siç ishte kontributi i Dh. Sh. ne lufte) ta shohin me xhelozi. Dhe mos harro se sot mund te gjykohet lehte por ne ate kohe ne zjarrin e luftes kur vihet jeta ne rrezik shume e fshehen koken, ndersa Dh. Sh. me shoke e vune jeten e tyre ne rrezik per popullin dhe per kombin. Respekte Blushit per maturine.

  28. albatros says:

    Ligji I konfliktit te interest nuk I pranon argumentat per . . . duke perfshire edhe gjyshin

  29. jkoreshi says:

    bukur blush. leri te kakarisin sorrat tani. mos I kthe me pergjigje.

  30. gdsk says:

    Ben Blushi gjithmone e me teper po rit vlerat e tij. Sa te eger dhe pa dinjitet jane nje pjese e te majtes qe e shajne Blushin vetem se ngre probleme qe jane te verteta dhe per te miren e te gjitheve dhe jane ne kundershtim me Edi Ramen. Ben Blushi per te majten dhe Dashamir Shehi per te djathten jane pikerisht politikanet qe duhen te vleresohen me teper nga e majta per Blushin dhe nga e djathta per Shehin. Keto mendoj une jane politikanet qe thone fjalen e tyre hapur duke kritikuar krahun e tyre dhe pa tradhtuar ate.

  31. Jeto dhe ler te jetojne says:

    Ka nje dallim shume te madh midis kolaboracionisteve europiane dhe atyre shqipetare, te cilin shumica e diskutuesve dhe Beni i Blushajve e “harron”: te paret pane vetem interesat personale ndersa te dytet (vec ketyre) edhe interesat e kombit shqiptar, te ndare me dhune ne nje pjese brenda kufijve dhe shumicen jashte tyre. Ne ate moment te caktuar historik u premtua dhe biles gjeresisht edhe realizua bashkimi i kombit, packa se nen thundren e fashizmit italian dhe me vone atij gjerman. Kujt i digjte zemra per kombin dhe si ideologji me te larte dashurine per kombin kishte, e pranoi pushtimin fashist si me te mire krahasuar me pushtimin faktik sllav, bullgar apo grek te pjeses me te madhe te popullsise dhe territoreve te banuara nga shqiptaret autoktone. Te tjeret pranuan me mire te ishin ne nje te ardhme nen thundren sllave, prej te ciles shpetuan per qime ne vitin 1948 vetem sepse Stalini vendosi keshtu ngaqe donte qe edhe ai te kontrollonte Adriatikun pa i marre leje Titos. Ti gjykosh figurat historike, per vendimet e marra, jo duke patur parasysh situaten e asaj kohe dhe qellimin por si nje veshgues ne te ardhmen, per mendimin tim nuk eshte e drejte. Nese djali i Abdyl Frasherit po Lef Nosi, do te falnin pjese te trojeve te te pareve tane sic beri Zogu apo B² (Berisha+Basha), do ti quaja me plot gojen tradhetare, por kurrsesi jo nese ju “pelqeu” bashkimi historik i shqiptareve ne nje atdhe te perbashket, qe edhe sot nuk po a arrijme dot dhe nje pjese te te cilit (ne jug dhe lindje) e kemi humbur pergjithmone!

  32. LIKJA says:

    Eshte kohe e maskarenjve. Nderohet me shume Hamza Kastrioti se Skenderbeu. Esat Toptani se Avni Rustemi, Lef Nosi bashkepuntor i Hitlerit dhe Duces se sa Dhimiter Shuteriqi, bashkepuntor i Churchill-it, Rusveltit dhe Stalinit.
    Po ka qene burrre i zgjuar. Po pse, Gebelsi, i propogandes naziste, nuk ka qene gjeni? Po marechal Filip Petain,i cili ishte hero i Frances, i cili krijoi nje qeveri bashkepuntore me nazizmin, pse u denua me vdekje pas clirimit nga francezet? Edhe ai keshtu, si Lef Nosi u justifikua. E bera per te miren e Frances. Te mos shkaterrohej Franca nga nazistes. Mirepo franzezet ishin te bindur per tradhetine e tij.
    Se francezet nuk jane si shqiptaret. Ku tradhetari dhe spiuni nderohet me shume nga luftetari i pakompromis.
    -Prandaj Blush vazhdo se ke me vete pjesen derrmuese te popullit te thjeshte shqiptar. Tradhetaret do ti peshtyje historia ne surrat ne jete te jeteve.

  33. Eni says:

    Z.Ben, po Azemi me Salen qe shkaterruan ushtrine e ekonomine deri ne zero,perse i ke miq?Po Nanon qe u pajtua me kete katraure?Eshte e vertete se veprat tua skane asnje vlere ideore dhe pak artistike.Juve i keni krijuar apo sajur personalitet tuaja duke dale ne gazeta ose ne TV dhe kryesisht duke share E.Hoxhen…Juve ziheni per thelat e produkteve qe krijoi brezi para 1990,pa hyre borxh dhe me djerse me nje punë te papaguar. Sa me lart,po Ahmet Zogu ku e ka vendin?

  34. katarina says:

    bravo Ben !

  35. katarakti says:

    Degjo Beni. E keqja i ka rrenjet thelle. Dhe jo vetem te gjyshi, por edhe te stergjyshi. Ky i fundit, pra babai i Dhimitrit, ka qene farmacist ne Elbasan. Ti duhet ta dish kete.Po deshe me kundershto. E pra ky Tasi, nuk jam i sigurt tani per emrin e tij, u ka shitur banoreve te Elbasanit te asaj kohe uje ne vend te ilaçeve ne ato shishkat e vogla te barnave te asaj kohe. Dhe qe gjyshi yt nuk ka qene burre i mire ti duhet ta dish. Me kundershto po deshe. A nuk eshte Dhimiter Shuteriqi qe ka pase shkruajtur nje poeme lapidar per Zogun para çlirimit?!Thuaj po deshe jo. Per sa i takon Mitrush Kutelit dhe Greblleshit atyre duhet tu heqim kapelen. Se paku se nuk iu perkulen diktatures si yt gjysh. Dhe nuk i sherbyen asaj si yt gjysh. Dhe ne mos gaboj edhe Lasgush Poradeci nuk ka folur mire per gjyshin tend. Edhe ai ishte nje figure brilante e kohes. Por ai e la penen kur ne Shqiperi u vendos diktatura dhe nuk u be kuisling i saj. Pra t’i mbroje dhe duaje gjyshin tend, por te verteten nuk mund ta mohosh dot. Ti nuk ke faj se je nipi i filan fistekut. Por mos u argeto dhe aq shume. Se nuk eshte gje e mire ta kesh pasur gjyshin maskara. Dhe as kolaboracionist. Qofte i gjermaneve, qofte i diktatures.

    1. ben tirona says:

      Ia ke fut kot ,o katarakt,sepse ketu nuk eshte puna e gjyshit te Benit ,apo Nosi,por e rruges qe duhet ndjekur per te luftuar maskarenjte ne pushtet nga te gjitha krahet.
      Nese ne permendorim figura te shemtuara te historise edhe pse dikur kane pas ca merita,ne edukojme nje brez servilesh dhe maskarenjsh.I mire ishte Nano,Berisha,Rama apo te tjere ne fillim mund te thone ca,por ku eshte vendi sot?
      Ku eshte vendi punes?Ku eshte niveli jeteses?Koncensionet etj,etj!
      Po rritet nje komb ,qe per 5 mije lek te vjetra voton me maskarane e maskarenjve(edhe pse mund te jete njeri i mire ai votues)Kjo eshte ceshtja,nese e kupton.
      Ku ka qene Shqiperia qindra vjet me pare?
      Ku eshte tani?
      A ka ndryshuar ndonje gje?

    2. berndtberlin says:

      Nje shtojce ketu:
      Ne qofte se Beni nuk e di:
      Dhimiter Shuteriqi ne 1953, ne nje mbledhje per probleme ideologjike te gjuhesise, ne prani te Mehmet Shehut, Fiqrete Shehut dhe udheheqesve te tjere komuniste ka akuzuar patriotin dhe dijetarin e madh Eqrem Cabej per qendrime antisocialiste dhe antishqiptare qe paskishte gjetur ne vepren e tij.
      Profesor Cabej diti te mbrohej me dinjitet ne ate mbledhje, por dihet c’pasoja mund te kishte Cabej nga kjo akuze qe i behej para udheheqjes komuniste nga Kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve.
      Qellimi i gjyshit tend ishte i qarte: kerkonte eliminimin e ketij intelektuali te madh.

  36. vala says:

    Gjeja me qesharake e ketij shkrimi eshte fakti se le te kuptohet qe Mitrush Kuteli e paska pasur zili Dh.Shuteriqin!!! Hane Shan, hane Bagdat!

  37. tilia says:

    Aurel PLASARI
    KA SHKRUAR EDHE NJE ARTIKULL PER BEMAT E DH SHUTES GJATE NJE PUSHKATIMI

  38. Beni says:

    Ben o Ben, ti e ke gjysh, por mos genje se Dhimitri nuk ka botuar 100 libra. Behen a s’behen 6 a 7 libra gjithsej. Pjesen me te madhe te ketyre e ka vjedhur jo vetem nga Nosi, por nga shume te tjere qe i degdiste ne burg per t’i vjedhur librat. E verteta vonon por nuk harron!

  39. gezim says:

    Te lumte, Kolaboracionistet mbete llumi shoqerise e i populli te tyre.

  40. lajkatari says:

    Beni per sa i perket kolabrocionisteve ke plotesisht te drejte.Vleresimin ja ka bere historia dhe nuk eshte nevoja te ndegjohen ca sorra qe baballaret apo gjysherit e tyre kane bashkepunuar apo sherbyer pushtuesit

  41. Lennard says:

    Problemi eshte se te gjithe komentuesit dhe vete Z.Blushi shkruajne sikur te ishte ende rregjimi komunist.Tashti ka kaluar nje kohe e caktuar dhe ndodhite duhen te kullojne me mire ne siten e se vertetes.
    Persa i perket kolaboracionizmit me gjermanet duhet studjuar me mire historikisht.Shqiperia ndodhej nen pushtimin italian , forcat gjermane te ndodhura ne Greqi morren urdher te ktheheshin sa ma pare ne Gjermani se fronti me Rusine po merrte tatepjeten, pra gjermanet ,per mendimin tim,nuk duhet te konsiderohen si pushtues ,pasi ata ishin kalimtare,pra ndryshe nga italianet.Aqe e qarte ishte kjo pune sa ne Berat u arrit dhe nje marreveshje me partizanet dhe dihet Kompromisi i Beratit.Po per sa kohe do te qendronin ne Shqiperi duhej nje administrate per te qeverisur.Ne kete periudhe tranzitore u krijue Regjenca nga 4 patriote te nderuar ,midis te cileve ishte dhe Lef Nosi.Pjesemarrja e tyre ishte per ti sherbyer Shqiperise dhe jo per perfitime personale sikurse bejne shkerdhatat e sotem te Politikes Shqiptare.Ne kete kohe une ,bashke me familjen time kam perjetuar nje ngjarje te rende.Gjate terheqjes se trupave gjermane dhe te plagosureve te tyre nga spitali civil u be nje aksion nga partizanet e Brigades se Pare ,po vetem sa zbrazen ca pushke dhe menjehere ia mbathen , nga sulmi i gjermaneve.Partizanet tane trima kaluan nga oborri i shtepise tone ,duke lene dhe nje pjese te armatimit.Me te mbritur gjermanet ,donin te digjnin shtepiat e te gjithe rruges sone (Lagjia afer spitalit civil),bile duke pasur nje mendje te keqe fare ,donin te na digjnin dhe neve brenda.Ne kete moment nderhyn Kryeministri i kohes Z.Ibrahim Bicaku ,dhe shpetuan njerzit po ama shtepite na i dogjen.Per Ibrahim Bicakun ka dale deshmitar per mire ne gjyq dhe Myslym Peza .,Pra ngjarjet duhen pare ne nje kuader me te gjere.Po kolaboracionizmit me jugosllavet si duhet ta konsiderojme? Kush i solli me teper dem Shqiperise Gjermanet apo Jugosllavet?Problemi eshte qe ne patriotet i kemi patur te pakte dhe ato pak po mundohemi ti lincojme.Boll ma se me kete sjellje po humbasim cdo lloj respekti!

  42. Paqesori says:

    Nuk e di pse ne kete shkrim mu duke me i sinqerte se shkrimtari. Dhe ma ndryshove mendimin per kete ceshtje….cudi eshte , por te ne ndodh te mos fitoj nipi , por financuesi i dajes se vdekur !

  43. sabriu says:

    e cmoj Lef Nosin si patriot, por edhe si kolaboracionist! Me mire me te se sa me sllavet dhe ruset, qe me komunizmin, na shkaterruan me themeli! Pasojat ja ku i kemi ulur kembekryq: hajdutet dhe plebejte drejtojne gjithcka pasi vodhen pronat e pronareve ligjore!

  44. besa says:

    Kurajoz Blushi.Me ne fund zeri i pare i politikes aktive qe ngre problemin madhor te nderimit zyrtar me emer te popullit te kolaboracionalisteve.Ka 25 vjet qe mban vulen e turpit.PD antikombetare dhe PS bashkepunetore ne heshtjen e saj

  45. Shqiptari says:

    Nuk dual te merrem me aas njeringa ffigurativeqe ppermed Blushi, por vetem te bej nje sqarim.
    Historia tregoi qe midis kolaboracionisteve dhe Komunistave ka nje ndryshim te madh.
    Te paret ndihmuan nazizstet per krimet qe kryen ndersa te dytet I bene krimet me duart e tyre.

  46. drejtesia says:

    Bustin e L.Nosit, pse e miratoi Qazimi Sejdini e keshilli servil bashkiak?.Si eshte e mundur te rizgjidhet ky njeri kryebashkiak ne ate qytet te madh dhe perseri te njejtet antare te keshillit bashkiak jane bere.Eshte pikerisht ky Qazim e keto keshilltare qe vitin e kaluarr te propozonin qe te hiqej emri i rruges Qemal Stafa e te vihet ai i ish kryeministrit feudal, tradhetar quisling shqiptar Shefqet Verlaci.Turpi per keta njerez re zgjedhur ishte pa kufi.Vetem per keto mendesi qe shprehin thelle prapambetjen e tyre nuk duheshin vene kandidate per tu zgjedhur ne ate qytete.Interesat meskine bene punen e ndyre!!!!!!!!

  47. Medistuesi says:

    E keqja shoqerise Shqiptare nuk i vjen nga nderimi qe i behet nje kolaboracionisti, por nga mos shkeputja dhe denimi i komunizimit si fenomen 50 vjecar qe shkaterroi breza te tere ekonomikisht, moralisht, sociologjikisht, psikologjikisht……

  48. anonime says:

    E keqja Shqiperise i vjen gjithmone nga spekullimet e stilit ishte burre i mire i shkreti ose ishte maskara burre ne fakt perderisa Shqipëria ska dit me u tregu vendin komunisteve dhe servilave te tyre ska si te eci perpara; sa s’ka te denuar publikisht gjithsecili ja fut sipas interesit te vet per mua te gjithe shkrimtaret komuniste i kane be shume me here keqq vendit se sa spiunet ose 80-lekshet;propaganda komuniste ishte e mbeshtetur nga keta shkrimtare qe as shkrimtare s’quhen por ka nje fjale qe i perkufizon “negres”dmth qe shkruajne per hesap te tjereve si psh ky Shuteriqi autori i romanit Clirimtaret nje veper vertet perfaqesuese e mediokritetit legjendar te letersise komunisto socialiste.Prandaj ciceron Blushi sot se ka te trasheguar vepren lapidare te padenuar te gjyshit te tij komplet te shitur trup e pene tek komunizmi vrases.Edhe flet dhe per kolaboracion….jo pak por 100 vepra propagande

  49. padrino says:

    Do tè besh armiq , thuaj te verteten, thenie e Martin Luterkingut.Ben Blushi thote tè verteten, Lef Nosi bashkpuntor, kolaboracionist, nazi-fashistve.

  50. Huana Kurti says:

    Me u ba me Jugosllavet, me Ruset, me kinezet dhe me torturue, me pushkatue e me persekutue nji popull te tane pse mendojne ndryshe kjo ka kene ne rregull per Dhimiter Shuteriqin me kriminelet e tjere te dhe pas luftes

  51. Kacaku says:

    Bravo Blushi. Qenke vertet djale me mend dhe te pershendes. Te kesh fatin te kuvendosh me personazhet e tu, do te thote se ti ke arritur nje sukses te vecante. Te te shajne ata qe ti vet i krijove.Qe te jem i sinqerte (edhe pse s’hyj ne personazhet e tu) lufta qe sot ben ti eshte paksa e vonuar pasi e keqja ka leshuar rrenje te hidhura. Per me teper nje i vetem, perben nje ze ne shkretetire. Shqiperia jone sot u perket pinjojve te kolaboracionisteve. Si akund tjeter, ketu nderohen fashiste e naziste, kriminele e kuislinge te te gjitha llojeve. Si shkrimtar kurajoz qe e denoncon kete shemtim, une te heq kapelen. Si politikan i te dyja forcave politike qe e sollen kete shemtim, te peshtyj ne surrat.

  52. Abedini says:

    O Ben mos u merzit nga keta njerez.Une te noh nepermjet ekranit te televizorit dhe nga librat qe ke botuar,por ne Shqiperi eshte bere e modes pas viteve 90-qe anti-vlerat te kthehen ne vlera ,qe hajduti therret kapeni hajdutin ,qe injoranti thote jam i mençem,qe prostituta eshte modeli i rinise shqiptare,qe kriminelet behen heronj dhe mund te shkruaj pa fund raste te tilla.Mos u merzit se pema qe ka kokrra i bihet me gure dhe jo asaj qe nuk ka fare.Na eshe bere Lef Nosi nje hero i diteve te sotme ,ai nuk barazohet as me jashqitjen e te madhit Dhimiter Shuteriqi.Te uroj suksese te me tejshme

  53. Bardh e zi says:

    Lufta ka gjysme shekulli qe ka kaluar dhe ne distance fenomenet mund te shikohen me qarte. Mendoj se personazhet historike dhe kulturore duhet te vleresohen objektivisht dhe dhe sipas veprimtarise se tyre. Nje vleresim i drejte per z. Lef Nosi duhet te behet hap mbas hapi duke listuar kontributet dhe qendrimet e tij ne kohe dhe ne kontekset perkatese. Edhe te qenet e tij regjent, eshte negative por per ta gjykuar do te duhej te gjykohej mbi veprimet e tij ne kete post. Demostro vendimmmarrje ne dem te popullit dhe sipas rastit etiketoje per sa i takon. Ne lidhje me arshiven e tij do te thoja se eshte e pa qarte se ku perfundoi. Ne fasade turmat e shkaterruan nen euforine e tyre, sido qe njerzit e kulturuar te asaj kohe do ta lakmonin shume te kishin sikur edhe pjese te vogla te saj. Dhe natyrisht qe diku gjenden. E mira e do qe keto dokumenta te vyera kudo qofshin apo i perkitkan te katalogohen edhe me cmimin e njohjes se pronesise se ati qe i ka ruajtur deri me sot. E kunderta, fshehja eshte e pa justifikueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    海外 ラブドール あなたの記事の投稿のすべてのビットを楽しんだ。とても感謝しております。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje