Telegraph: Ja pse duhet vizituar Shqipëria, perla e Ballkanit

2 Nëntor 2015, 12:56Kulturë TEMA
Telegraph: Ja pse duhet vizituar Shqipëria, perla e Ballkanit

Gazeta britanike “The Telegraph” ka bërë një shkrim ditën e sotme për Shqipërinë duke lavdëruar bukurinë e vendit tonë si dhe duke reklamuar çmimet e favorshme.

“Telegraph” shkruan se në Shqipëri mund të kalohen pushime të paharrueshme me pak para, por edhe mund të jetoni dhe blini një shtëpi pasi çmimet janë të shumë të favorshme.

“Shqipëria është një vend që për katër dekada ka qenë nën diktaturë. Por me hapjen e vendit drejt demokracisë, Shqipëria nisi të zhvillohej. Aty ka 180 ditë në vit me diell dhe një kosto shumë të ulët jetese”, shkruan “Telegraph”.

Gazeta britanike flet edhe për politikat shqiptare për rritjen e turizmit si dhe investimet e huaja që po e bëjnë turizmin shqiptar të rritet dita-ditës.

“Të blesh një shtëpi në bregdetin shqiptar nuk kushton më shumë se 1 mijë euro metri katror, krahasuar me 14 mijë euro që bën në rivierën franceze çmimi mund të konsiderohet fantastik”, shkruan Telegraph.

Më tej gazeta përshkruan disa nga vendet më të bukura të bregdetit shqiptar ku një ndër to është edhe Gjiri i Lalzit.

“Një ndër faktorët më të rëndësishëm është se pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar nuk është më larg se dy orë nga kryeqyteti”, shkruan Telegraph./ Përgatiti Amarildo Lumani.

 

12 komente në “Telegraph: Ja pse duhet vizituar Shqipëria, perla e Ballkanit”

  1. tan says:

    Hajdeni do te shihni nje tip majmuni te ri ne nje habitat krejt te ri,

  2. zonja Milo. says:

    Me vjen mire kur degjoj te flitet me superlativa per vendin tim.Faleminderit.

  3. El;a says:

    vend i mallkuar jemi po lerini keto pallavra

    http://bit.do/Shqiperia-nje-vend-i-mallkuar

  4. deni says:

    Shqiperia ka ndryshur shume keto dy vjet. Po te qene ne pushtet akoma Saliu-

    Basha, tonelatat me plehra do gjendeshin kudo. Bashke me ikjen e plehrave te

    PD-se na u zbukurua atdheu.

  5. valbona says:

    poshte 1000 euro metri katror gjen sa te duash ne ishujt e greqise qe jane si dita me naten me germadhat e himares dhe sarandes,cjan keto reklama qe i beni vetes kot se koti,e kam thene dhe here tjeter turistet e huaj duhet te vijne atehere kur te behet dicka me turizmin se keshtu sic eshte ata do vijne nje here dhe prap zor se vijne

    1. grfgff says:

      pa me gjej mua 1 shtepi me 1000 euro metri ne greqi … dhe vij ta blej drejt .. ca pallavra thua moj valbon !!!!!

  6. zekthi says:

    Shqiperia eshte shume e bukur… por nuk duhet te kesh te besh me politikanet, gjykatesit, mjeket dhe vrasesit.

  7. Tarrasi says:

    Blini shtepi por je te Laguna Blue ose ku pronari nuk eshte autokton ose ku nuk jane ndertuar pa leje te mirfillta ose ku nuk jane ndertuar jashte standarteve por kane uje dhe drita mjaftueshem etj

    Domethene ngelin nje perqindje e paperfillshme ku mund te blini dhe te rrini te qete per investimin tuaj por mos beni gabim te lidhni elektrikun se jua fusin afrofe dhe nuk ju heqin me mbifaturimin etj

    Po me degjuat mua rrini larg shqiperise dhe shkoni pagoni 10 fish diku tjeter se ne vend qe te vish dhe te besh pushime do lini leshte me injornatet Shqiptare neper zyra te korruptuarish. Edhe per pushimie shkoni diku tjeter se sherbim ne shqipri behet nga injorantet e te pagdhendurit.

  8. Jugu says:

    Isha ne Shqiperi para dy vjetes dhe kisha nder mend te blija nje prone sado te vogel ne bregdet pasi kam tashme nje hyrje ne Tirane.

    Por jam merzitur shume me rremujen e atjeshme ne te gjitha drejtimet.

    Pronaret qe is shisnin mundoheshin te mbushnin mendjen por me teper te shtinin friken se dukeshin si mafjoza edhe nga llafet qe perdornin.
    Njeri thosh do ta marresh pa hipotek por nuk do e kesh problem se ne bashki punon kunata ime dhe do te te ndihmoj pa tjeter.

    Takimet me punonjes te regjistrimit te pasuris, me notere, dhe me punonjesit e bashkise me habiten fare. Te gjithe si mafjoza, si te ditur, si te forte, sikur punonin ne Wall Street. Te gjithe pretendonin lidhje me pushtetare te larte.

    Te jetosh ne North America dhe te vish dhe te perballesh me ate realitet eshte vertet tmerr.

    Me ne fund vendosa te investoj perseri ne North America edhe pse cmimet jane shume te larta por te pakten ke siguri dhe ne kete system siguria eshte primare.

  9. €€€ says:

    Hajdeni e blini ne male shtepi se po’ e blete ne fshate o qytete nuk do flini dot gjume nga psallmat e hoxhes ne arsbishte do tu haje zhuli pislliku pa uje pa korente pa rruge sunit me perce gjithandej . Benvenuti in Albanistane

  10. bekim says:

    E vetmja lulishte e Tiranes .Kush I paguan keto gazeta qe te shkruajne ndonje artikull

  11. Qytetari says:

    Gazetari angles. Ka ardhur në Shqiperi, ka takuar krymbesen dhe kryedhendrin kan ngrene së bashku, kan fjet së bashku, ka mar ca para dhe shkroi artikullin dhe permendi gjirin e lalzit. Qé të vijn sa më shume te huaj dhe vlera tu rritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje