Përse Berisha nuk e pranoi diversionin me "ftesën" në ABC?

4 Nëntor 2015, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Gjithçka dukej e kujdesshme për t’u dukur si miqësi e paprishur. Fotografitë e përbashkëta të Berishës e Frangaj duke u ngjitur shkallëve të ABC, pamja e qeshur e të dyve, dhe postimi i tyre në Facebook, ndërkohë që vetëm pak çaste më parë kishte shkëmbyer replika publike me selinë e PD dhe Lulzim Bashën, të cilin e quante të paburrë, pasi i kishte firmosur lejen për një 13 katësh tek hyrja e Parkut Kombëtar, por pastaj kishte protestuar kur Edi Rama ja kishte konfirmuar këtë leje disa ditë më parë.

Polemika me Bashën, braktisja e tij kur shkoi një javë më parë në TV Klan, dhe pritja po pompoze e Berishës, ishin përpjekje tipike për të krijuar idenë se Frangaj është në konflikt me Bashën për fajet e tij si njeri që nuk ka ndihmuar me leje bizneset e Frangajt, por është politikisht korrekt me Berishën.

Në të vërtetë gjithçka është fallco. Berisha e kishte konfirmuar një javë më parë intervistën dhe thjesht nuk e ka refuzuar, dhe sapo ka dalë nga studioja e ABC, ka porositur një deklaratë të dytë më të ashpër për Frangajn, ku duket dhe gjuha e tij. Kjo do të thotë se Berisha nuk pranon të përdoret nga Frangaj për diversion kundër Bashës, dhe është i qartë se nëse nuk e godet Ramën pse i ka dhënë leje ndertimi për një pallat të ri 13 katësh Frangajt në hyrje të Parkut, jo vetëm do dobësohet si opozitë klienteliste, por do të dorëzojë Frangajn me dorën e vet tek Edi Rama.

E gjithë përpjekja e Frangajt për t’u dukur sikur ka dy PD, njëra e Bashës, që sipas tij është një parti kalamajsh dhe jo burrash, dhe një e Berishës burrëror, është thjesht një truk, të cilin PD e zhvlerësoi me qëndrimin e saj të përsëritur kundër TV Klanit dhe pronarit të saj.

Po përse i duhej Frangajt diversioni për “dy PD” dhe fakti që Berisha ngelej aleati i tij?

Frangaj më mirë se kushdo tjetër e di se nderet që po i bën Edi Rama dhe raporti klientelist që ai po krijon me të, nuk synojnë aq shumë ndonjë dobësi të Ramës për të, por faktin që do ta fusë në konflikt me PD dhe ta paraqesë si njeri të shitur tek Edi Rama. Edhe pse është shumë foshnjore si lëvizje, e cila bën pis realisht Edi Ramën më shumë se Frangajn, pasi ky i fundit nuk ka më vend ku të bëhet pis, përsëri ajo është brenda logjikës së Ramës, që kundërshtarit i duhen hequr sa më shumë aleatë, qofshin dhe të pacipë. Synimi i tij për ta futur Frangajn në luftë me PD po avancon dhe Frangaj e ndjen se nëse kjo ndodh dhe atij i mbyllen dyert tek PD, është tërësisht në dorë dhe mëshirë të Edi Ramës, si një biznesmen pyramidal, që nuk jeton dot pa lëmoshët e pushtetit.

Është kjo arsyeja që atij i duhet doemos në studio Sali Berisha dhe sidomos fotot e qeshura me të, duke u ngjitur shkallëve si i zoti i shtëpisë. Por, përtej këtij truku, nuk ka asgjë reale. PD është e qartë se TV Klani nuk u duhet, pasi është simboli i medies së korruptuar dhe klienteliste, dhe se miqësia me Frangaj është një taksë politike. Ata kanë më shumë leverdi në opinion të bëjnë katarsis duke thënë që klientët e dikurshëm të pushtetit të Berishës tani janë klientë të Ramës, se sa të kenë aleancë me ta. Fakti që Basha del çdo ditë në konferencë shtypi dhe denoncon klientët e pushtetit të Berishës për leje apo ndere që i ka nisur Berisha apo Basha dhe i përfundon Rama, tregon se PD është e qartë se ka paguar taksë të rëndë për të ikur nga pushteti për shkak të emrave të tyre dhe tani po përpiqet të nxisë zemërim popullor ndaj Ramës, duke i paraqitur ata klientë të Ramës dhe si një e keqe që vazhdon.

Është kjo arsyeja që Berisha dhe Basha janë bashkë në qëndrimin ndaj Frangaj dhe të qartë që ai nuk ju duhet si mbështetës, por u bën punë më shumë si “armik”, pasi kështu njollosin më shumë Ramën dhe pushtetin e tij njësoj si me Delijorgjin dhe të tjerët.

Diversioni i djeshëm i Frangajt ishte i montuar keq. Mjaftoi të zbardhte dita dhe Berisha ja ktheu reston, duke shkruar me dorë të vetë deklaratën kundër tij dhe duke i treguar vendin, se në atë parti i cakton vetë shërbëtorët.

19 komente në “Përse Berisha nuk e pranoi diversionin me “ftesën” në ABC?”

  1. AliBaba says:

    Perse Tema nuk flet per intervisten e Ilir Floririt me Zerin e Amerikes ku Ilir Meta e gozhdoi ate gazetaren . Faleminderit!

      1. x says:

        per komentuesin AliBaba

        me thene te drejten e ndoqa dy here intervisten dhe eshte hera e pare qe i jepet nje pergjigje e sakte nje provokimi teper te ulet nga moderatorja .

        nuk eshte faji i moderatores por ai personi qe eshte prapa saj EB i cili e ka kthyer VOA ne nje seksion te pd berishes ku Fari Balliu,Famir Mediu dhe Lul Bashiu priten si heronj.

        Ndoqa ne 2011 intervisten e Bashes tek VOA qe me shume te krijonte pershtypjen se me shume ishte gezuar Voa per fitoren vjedhur te Bashes se sa vete i zoti.

        Nuk e ndegjova spikeren e EB-it ti thoshte Bashes per 250 miljon dollareve ku kishte gisht dhe nje dipllomate MR.

        per kuriozitet si komentojne njerzit te VOA per “incidentin”

        *******************************

        nga: Ilotina nga: Tennesse
        03.11.2015 19:17

        Kjo gazetarja qenka nam fare, pyetje professioniste : ” pse je ti i pasur, ste vjen keq ty qe te tjeret jane te varfer?” Keta gazetaret jane trapa fare, te bejne gjyqin popullor komunist, si te famshet te dikurshem gjyqet e PPSH-se. Harroi kjo qe Meta ka 20 vjet ne politike dhe jo vetem, se vjen edhe ne USA jep mesim ne Harvard, dhe professoret e Harvardit e kane rrogen mujore sa ka ajo pagen vjetore. Ky ishte nje sulm i drejteperdrejte personal.

        ******************

        nga: Josif Rrapi nga: USA
        03.11.2015 15:51

        Eshte per te ardhur shume keq qe nje gazetare me paraqellime per te diskretituar Kryetarin e Parlamentit Shqiptar bene keto pyetje me shume nivel te ulet professional. Eshte turp qe perfaqeson zerin e Amerikes kjo zonje. Te pakten kjo zonje ne se ka haber nga demokracia ne Amerike duhet te pranoj qe nje njeri nuk eshte fajtor per derisa nuk eshte denuar nga gjykata me vendim te prere, sepse mund te denohesh nga nje gjykate dhe nje shkalle me e lart mund te nxjerri te pafajshem. Kjo donte ta denonte ne TV, turp per te dhe eshte nje fyerje e rend per ne shqipetaret qe trajtohen politikanet tane ne kete menyre.

        nga: Anonim
        03.11.2015 02:24

        Kjo intervistë do të hyjë në histori! Ajo do të studjohet dhe do të analizohet gjatë kohë si shembull i dështimit të gazetarisë në një transmetues ndërkombëtar amerikan.
        Amerikanët nuk paguajnë taksa që një biçim gazetare mediokre dhe e frustruar të vjellë vrer në studio.
        Punët e Metës i di gjithë bota, por rrugaçëria që manifestoi zonja ‘gazetare’ tejkaloi çdo normë profesionale dhe morale. Yë shkojmë me radhë:
        Gazetarja nuk ishte përgatitur si duhet dhe pyetjet i formuloi si thashetheme, pa ide të qarta dhe përplot qëndrime personale.

        Gazetarja sillej sikur të ndodhej në një tribunë politike diku në Laprakë, e jo në studion e VOA ku informimi (e jo komentimi) duhet të jenë alfa dhe omega e gjithë bisedës.
        Gazetarja harron (me qëllim ose pa qëllim) rregullën e parë të profesionit: objektivitetin dhe paanshmërinë gjatë parashtrimit të pyetjeve.

        Gazetarja me një arrogancë të pashpjegueshme këmbëngul t’i nxjerrë nga bashkëbiseduesi përgjigjet që ajo e pret, e jo përgjigjen e tjetrit.
        Gazetarja harron se ndodhet aty që të sigurojë përgjigje nga tjetri, e jo të na tregojë konstatimet e saj. Ndoshta nuk duhej t’a ftojë në studio dhe qëndrimet e saj t’i shfaqte në ndonjë editorial gazete, por JO në studion e VOA.

        Gazetarja nuk mund të bëjë politikë në studiot e VOA. Zonja ka mundur t’a mësojë këtë në Amerikë, po të ndiqte pak mediat amerikane.
        Gazetarja duhet t’a dijë se Meta është kryetar i Kuvendit, i zgjedhur nga vetë shqiptarët, të cilëve gazetarja me shumë pasion u bën avokati.

    1. Metalurgu says:

      Shume thjeshte arsyeja:
      Sepse Likja i thyen dhembet si me para, ashtu edhe me Baba Takun dhe ca marifete te tjera.
      Pastaj, si ka vajtur ky muhabet, hallet e keyej vendi permblidhen tek A. Frangaj dhe lejet e tij dhe marredhenia me PD… Vari k*!

    2. Ypsiloni says:

      Ky X6 me poshte e paska merituar teseren e LSI!
      Ta gezoç more kokoroç!
      Ke bonus per festen e 7 nentorit!

  2. O* says:

    * ish antienverist

    Sandri thote ju ”fsha robt dhe e meritojne pasi ka bere krime finacjare dhe ai popull hap syte

    edhe enver hoxha ja ka bere mire qe i ..iu robt ketyre njerezve pa vlere…

    ndyresia e ketyre malesoreve dhe ambasdoreve tregon madheshtine e enver hoxhes qe pas 1997 eshte shenjteruar..

    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ekziston nje e care ne mes te Berishes dhe Bashes,sa Sandri ka hyre ne mes,mundohet te luaj “flamengo” me kaba leskoviqare !
    Me mire se kushdo,forcen e mungeses se medias,mungesen e propogandes,e njeh ujku plak Berisha !
    Pa media,nuk mund te thyej rekordet e notit,kenaqsit e pjeshkeve,fjalimet e sterzgjatura,duke u perballur me ore te tera me shoket e Braces.
    Berisha nepermjet tv.klan,zuri “vendin e dyte” pas Gjermanise,nepermjet B.Fevziut,ne emisionet “Opinion”,nuk ka lene mendje prej shqiptari pa “droguar”!
    Martesa midis Berishes dhe tv.klan,nuk eshte siperfaqsore,ajo fsheh aksionet e investuara,miljonat e eurove te vjedhura me prokurime neper ministrit.

  4. Varfanjaku says:

    Bravo Berisha, ja dhjeu atij bythelepiresi.

  5. LORA says:

    Ku eshte qytetari dhe interesi publik ,Mero vellai,ne tere keto dallavere dhe kurvlliqe te integrume Klan+PD ???Ku eshte,se nuk e shoh gjekundi??
    Ti mund te thuash se cdo qytetar vec mund te felliqej nese do te ngaterrohej ne keto pirueta faqezinjsh,langaraqesh,kusaresh dhe kriminelesh.Sidoqofte,si njohesin me te mire te mekanizmit te cakorduar te te nahijes shqu-pse,te respektoj qe me mjeshteri ia ben me dije edhe atyre qe kane zgjedhur te jene qorra dhe antikapate ,se cfare produkti gatuhet e gelltitet,tash e 25 vjetet e fundit ,ne gardhin e brekedhjerit dhe sherbetoreve qe ai zgjedh.
    Tung.

  6. Zani Burimi says:

    O ish-enverist,
    vetem per komentin tend ta kisha lexuar Meron!
    Uh, cfare gallate me bejten tende!

  7. Bra,ho,ho says:

    Mir Sandrin por edhe nje Braçe qe kishim na e kapen me tregti mesuesish. Na e prishi LSI dhe nje xhuxh hero qe kishim,qe fliste aq bukur,sa per çdo denancim mbasi e denanconte mbyllej çeshtja.

    Nuk dim me as kujt me ti bejm te fala.

  8. Asllani says:

    E mo vari leshte!
    Na u be Sandri si buka tre here ne dite!
    Ngri Sander ul Sander!
    Ore, do shkruaje njeri tek TemA per fiaskon e Likes?

  9. Franci says:

    Eshte kthyer Gazeta Tema ne tribunen e promovimit te katundareve te Zejmenit.
    Ta dinim me mire fillijme lexojme Koa Jone e Nikoll Leshit… nuk eshte me ndryshe besoj

  10. Xaxiqi says:

    Ju garantoj shoku editorialist se ka problematika me te medha se Sander Zejmen Frangaj ler te cilat na rruhet e qethet.
    Boll me karlliqe inatçore sado te drejta te jene, sepse ngelen ne kuader personal dhe jo profesional.

  11. Xeni says:

    Hajde lajm hajde.
    Kush i lepihet kujt dhe perse… pfffff… vk me gjithe shkarravina

  12. Ceke says:

    O MERO!!!
    Nuk po te del inati me Sandrin apo nuk po merr xhevap nga Rama???

  13. cdo fillim ka nje fund. says:

    BRAVO MERO !!! JE NJE NGA GAZETARET ME TE MIRE ,KUR NUK PERKRAH ASNJE FELLIQESIRE QE VITET E PUSHTETIT KERKOJNE TI SHFRYTEZOJNE ,PER VETEN E TYRE DHE JO PER POPULLIN QE I BESOI VOTEN .

    BERISHA FITOI URRETJEN E POPULLIT VETEM NGA DALLAVERET E TIJ . TE NJEJTEN GJE PO BEN DHE RAMA .
    KUR DO TE VIJ AJO DITE QE NGA SKENA POLITIKE TE ZHDUKEN KETA SHARLATAN SI ,BERISHA ,BASHA ,META ,RAMA & CO .
    SHQIPERIA KA NJEREZ SHUME ME TE ZGJUAR DHE TE NDERSHEM QE TE PUNOJNE ME DUAR TE PASTRA PER KETE SHTET PER KETE POPULL ,POR KETO KERMA QE KANE KAPUR SHQIPERINE PREJ FYTI ME KRIMINELE NUK I HAPIN RRUGE ELITES TONE .

  14. Jam krenar se jam shqiptar! (me mire do ishte nga Abisinia) says:

    Artikull leshi… shume i vaket dhe shume i varfer… nje degradim niveli shume keq… shpresojme qe editoriali tjeter dhe te tjeret e radhes te mos permbajne elementet Sander, Doktor, Tv KLAN, ABC, etj… Por te kene nje fokus me te madh tek lista e skandaleve, e borxhit publik, tek kronologjia e traplleqeve qe e shoqerojne kete qeveri ne 2-vjtorin e saj etj etj etj…

    Keto na interesojn,e jo fshataresia kooperativiste e Zejmenit.

  15. Patrioti says:

    Z. Mero mire e ke.Berisha se ka per gje edhe te vras bashkepunetoret e tij kur e shikon se nuk i duhen me.Sandri kot e ka edhe Rama nuk besoj te behet pis duke futur ne sqetull ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje