Gazeta TemA është përballur sot me një mori dokumentash, akuzash dhe sqarimesh nga qeveria, opozita dhe banorët e prekur tek “Laguna Blu”, pas denoncimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e disa vilave aty.
I pari që reagoi ndaj shkrimit tim, ishte kolegu Andi Bushati, i cili me pak fjalë e konsideron këtë që ka ndodhur një veprim të Edi Ramës, për të pasur raporte të mira me zullumqarët e Berishës, pasi tani të dy palët janë njësoj pis.
Pas Bushatit reagoi opozita, e cila nuk guxoi t’ia zërë emrin në gojë Sandrit, siç ja zë Carapulit, por meqë Lulzim Basha ka shtëpinë aty, dhe preket njësoj si banorët e tjerë, e tha dhe ai një fjalë.
Më tej reaguan banorët e fshatit me një peticion drejtuar autoriteteve, për pezullimin e punimeve dhe hetimin e mënyrës si është fituar pronësia në një tokë me qera, dhe si është dhënë leja e ndërtimit.
Më pas reagoi dhe qeveria, e cila thotë se planin rregullues e ka miratuar Berisha në maj të vitit 2013, ndërsa lejen e ka dhënë kryetari socialist i Komunës së Golemit në vitin 2014, duke shfajësuar kështu Edi Ramën.
Shumica e medieve të tjera shqiptare, nuk u përfshinë në debat për shkak të raporteve personale me Frangajn.
Por çfarë ka ndodhur realisht?
24 orë më pas, është e qartë se çfarë ka ndodhur. Kompania “Epidami shpk”, që ka fituar koncesionin e ndërtimit të atij fshati turistik, me të drejtë përdorimin e tokës për projektin e miratuar, ka bërë një marrëveshje, e cila është “nul” nga pikëpamja ligjore, sipas të cilës, kjo shoqëri i shet Aleksandër Frangajt mjediset sportive të fshatit, në tetor të vitit 2005. Nuk ka asnjë dokument ligjor shitjeje, pasi nuk ka noter që të lidhë një kontratë shitje për një mall që nuk e ke blerë. Ndaj shoqëria “Epidam shpk”, e cila ka qenë nën presionin e Frangajt, pas fitores së Berishës më 2005, i ka bërë një deklaratë të pavlefshme juridike jashtë noterit, Frangajt dhe gruas së tij, sipas së cilës, ata kanë blerë mjediset sportive (nga kush, se “Epidami” si ka blerë akoma dhe sot!) Toka e atij fshati turistik është ende pronë e qeverisë shqiptare dhe ky akt është thjesht një deklaratë personale, pa vlerë juridike. Kushdo që e ka marrë si akt juridik duhet të dënohet sipas ligjit.
Në vitin 2012, kur qeveria Berisha ka nxjerr urdhërin për privatizimin e tokës në fshatrat turistike, mbi të cilat është ngritur banesa që ke blerë, Frangaj ka përdorur këtë deklaratë joligjore për të blerë tokën e ambienteve sportive, duke e konsideruar si zonë ku ai ka investuar. Prokuroria duhet të mbajë shënim dhe të thërrasë për hetim, ata që ja kanë firmosur këtë privatizim.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka gjetur të padrejtë këtë procedurë dhe ja ka quajtur shkelje këtë çështje Hipotekës së Kavajës.
Pasi ka siguruar këtë letër, Frangaj ka trokitur në zyrën e Berishës dhe i ka kërkuar të miratojë planin e Rregullimit të Territorit të Golemit, ku përmes njerëzve të tij, ka ndryshuar planin urbanistik faktik të “Laguna Blu” dhe ka shtuar në njollën e kompleksit sportiv, ndërtim vilash, duke i ndryshuar destinacionin. Berisha e ka firmosur planin rregullues të Golemit më 10 maj 2013, në kulmin e fushatës elektorale, edhe pse e ka pasur gati qysh më 2005, por nuk e ka firmosur, për llogari të tij.
Pasi ka siguruar këtë plan rregullues, Frangaj ka nisur aplikimin në Komunën e Golemit dhe duke përdorur afërsinë me Edi Ramën, ka bindur kryetarin socialist të Komunës së Golemit, t’ia miratojë lejen në vitin 2014, duke përdorur dhe telefonata me Edi Ramën. Për të shmangur reaksionet brenda fshatit, ai ka pritur dhe përfundimin e verës së vitit 2015 dhe forcimin e raporteve me Edi Ramën, dhe ka nisur punimet. Kaq është e gjitha, për këdo që i është pak rrëmujë se çfarë ka ndodhur.
Në thelb kemi disa probleme të forta ligjore dhe në fund një problem moral. E para është pronësia e paligjshme mbi tokën, për të cilën duhet paditur si poseduesi, dhe ata që ja kanë dhënë. Edi Rama ka ngritur një Task Forcë për gjithë bregdetin shqiptar dhe mund ta përfshijë këtë tokë në hetim, nëse nuk e ka ditur më parë. Deri atëhere, për të provuar që nuk ka lidhje me Frangajn, mund ta pezullojë ndërtimin, pasi nuk ka ndonjë emergjencë. Frangaj ka disa vila dhe një pak më nuk i prish punë. Nëse Task Forca e gjen të ligjshme procedurën, atëhere ta deklarojë si të tillë.
Problemi i dytë është ndërhyrja në planin paraprak rregullues të Golemit, ku në planin urbanistik të fshatit kanë qenë fusha sportive dhe befas në maj të 2013 janë gdhirë vila për Sandrin. Natyrisht, gjithçka është bërë nga Berisha, të cilit Sandri i ka trokitur në ditë të keqe në zyrë në mes të fushatës elektorale të 2013, një muaj para se të ikte nga pushteti. Dhe ja ka bërë.
Problemi i tretë ka të bëjë me mbështetjen e dukshme që Frangaj ka pasur nga Edi Rama në këtë projekt, pasi jo vetëm që u pajis me leje nga komunari i tij socialist, por gjithë strukturat e komanduara prej tij, përfshi edhe atë vet, janë me Frangajn këto 24 orë. Hiqni emrin e Frangajt nga ajo leje dhe provoni të vini një emër anonim, që thyen portën e një fshati, lë në mëshirë të fatit sigurinë e qindra banesave turistike dhe fillon ndërtimin 20 metra larg detit duke shkatërruar mjediset sportive. Natyrisht as kishte shans ta mendonte! Arsyeja përse Rama ja bën këtë nder Frangajt, është i njëtë me nderet që u bën gjithë pronarëve shqiptarë të medias, por këtu kërcet pak më shumë, për shkak se nervozon dhe socialistët. Biles në këtë moment është pak dhe më keq, pasi shton dhe bindjen tek Ilir Meta se nderet ndaj Frangajt, janë çmimi që po paguan për rolin e Frangajt kundër tij në betejën e ndyrë të CEZ. Dhe sado e pavërtetë të jetë kjo, dëmin e bën njësoj.
Në fund ka dhe një problem moral. I kam parë reagimet në blog dhe në opinion publik ndaj kësaj historie dhe shikoj se janë aq negative, sa askush nuk do të identifikohet me Sandrin. Berisha, i cili vetë ja ka bërë i pari nderin, ju desh të distancohej dhe të akuzonte Ramën, se po i blen Sandrin. Po ashtu dhe Rama e ndjeu se po i bënte aq keq kjo histori, sa u distancua nga Sandri dhe deshi t’ia kthejë kopilin në derë Berishës. Edhe Bushati, i cili e kupton se Sandri në këtë rast njollos këdo që ka afër, bën thirrje që në krah të tij të vendosim Edi Ramën. Kështu që në fund të kësaj historie, duket sikur Sandrit ja kam dhënë unë lejen, ja kam bërë unë planin rregullues, kam marr unë në telefon kryetarin e Komunës në Golem, i kam thënë unë mos ça kokë nga policët, po shqyej dyert e fshatit, dhe në fund të bëj dhe një shkrim që Sandri nuk ka faj, se ja ka dhënë me zor Rama.
E vetmja gjë e vërtetë, është që askush nuk do të identifikohet me Sandrin, pasi është bërë simbol i grykësisë së pushtetit, por askush nuk po e godet Sandrin. Të gjithë perpiqen të gjejnë fajtorë të tjerë, përveç atij që ka vjedh tokën dhe po shkatërron një pasuri të përbashkët turistike. Kaq mjafton të themi se këtë shoqëri dhe këtë pushtet e ka tredhur Sandri.
Nese eshre kaq i poshter ky Sandri, pse ti Mero Baze nuk e quan me emer Aleksander, por me emer perkdhekes, thuajse eshte buri yt.
E dyta: Ti shkruan bukur, dhe me pelqej menyra si e perfor lidhorer dhe ngapak e perdor te folmen e Kosoves.
Sandri simbol i grykesise se pushtetit
http://femra-super-seksi-ne-palester.urwij.pl
Pse kush tha qe kane fituar socialistet? Shikoni ndonje socialist ne pushtet juve? Te gjithe emeruarit e Rames jane nga Ojq e nga mjaftet. Socialistet jane akoma ne rruge. Ne televizor prape fevziu, Cani, Sandri dhe Edi qe ju shkon si genjeshtar ekselent qe eshte. Ky eshte Edi Rama. Nje dite na genjen thote se eshte Obama kurse Fevzo eshte Bill Oreilly. Kurse Meten e beri aleat si Curcilli. Tani shifni kur te thote qe Sandri eshte Donald Trump prandaj e respekton. Rama eshte nje bukeshkale dhe kete po e shohin te gjithe. Sic beri ne lalez Rama nuk kursehet per te mbajtur karrigen e tij. Cdo dite nga nje genjeshter te re. Partia socialiste duhet te clirohet nga Edi Rama qe me ne fund te vine ne pushtet socialistet.
Separi dua te them se Shquparaket e PD. me
gjithe Alientet e saj ne menyre krejt cinike
po thone ashtu sikunder thoshin Gojedhenat e kahereshme
Se ne vitin 2000 e pak,2000 pa pak do permbyset Dynjaja!
Ja pra kaq qesharake jane bere te gjithe Berishistet.
Por shyqyr qe na kane gjetur te pergatitur per te
perballuar cdo hamendesi sado e sofistikuar qofte
dhe kjo fale edhe atij mashtrimi aq te paskrupullt qe
kjo lloje Kolonie na bene aqe gjate.Me pak fjale
Edhe sikur vertete te Digjet Shtepia,askush nuk do te shkoje
ne ndihme pasi kane genjyer pa hesap,atehere kur nuk
kishte ndodhur asgje.Me kaq i vihet Kapak Berishistanit
dhe Berishistanoviceve qe vegjetojne brenda Vathit te tij.
Sedyti,Trajtimi i Meros eshte teper kompetitiv,por brenda
vetes,pasi shume nga koleget e tij kane futur Lugen ne
Persheshin qe Frangaj ka shperndare dhe shperndane kohe
e pa kohe.Ndaj jane edhe te trembur edhe te Tredhur i nderuar
z.Baze.Dhe per kete edhe ju duhet te jeni i ndergjegjeshem,
Shumica jane Hipotente dhe i jane kthyer Majmerise.
Pra perseri flake Kashte,sepse shumica eshte ne gadishmeri per ta shuar sa me pare ate Zjarr!Frangaj i ka Blere,paperjashtim te gjithe.Ai di ta nikoqiros tere ate Para te kollandrisur.
Sepse ka aq shume sa edhe te japi por edhe te xhvasi.
Raste ka sa te duash,qe do te thote: Te merresh me Aleksandrin,
te jesh i sigurte se do perfundosh ne Perrua!
Kjo eshte edhe aresyeja qe je nder te paket nga ata qe kerkone
te verteten,ndonse ke nje mbeshtetje teper te larte nga
komentues te cilet jane vertete te Lire per ta thene
te verteten.Ndersa,Medjat e Kazanit,shpejte behen Vatra te infenksionit ku e godasin qysh ne Embrion te verteten.
Keshtu Fantazite bakteriale te tyre,jane thurrur si Ferra
mbi Kolonat e cveshura te Ekonomise se ketij vendi.
Te cilat Sot po duken se nuk u lane pa qellim.Nga ana tjeter,
Kombinimet me njeri tjetrin,po rrisin imazhin ku te Pavertetat te duken si te verteta!Dhe kjo eshte pjesa me e keqe qe Ata
ushtrojne dhe qe me te drejte mund ti quajme Gazetare te
Grupit Punctum Contra,qe do te thote:Pike pas Pike!apo Note pas Note! Ku Notat e tyre kthehen ne Pika te Zeza ku permbajtja
tregone per Gafat e Notave!E thene ndryshe format e fantazise mashtruese vendosen njera mbi tjetren duke na formuar keshtu
grupin e kundraOpinionisteve.ku si me te avancuar dallohen
shkollat Balliu,RD,Shkullaku-Bushati.dhe Frymore te tjere
qe tashme kane mbetur me fare pak Ze!Duken ashiqare se jane te diktuar per nje Sherbese Standarte,pra te detyruar!
Ata harrojne se Gazetaria nuk zhvillohet me Kodin Penal nder
Duar,Ajo zhvillohet me Kodin Etik ne Perdorim,ndryshe bje Ere
te keqe!Pra Gazetaria as nuk Fyen dhe as nuk jep Pretence,
Fundja zoterinj:
Etaloni i Gazetarise eshte Thellesia e Ndjenjes!Ekujlibri!Ritmi!Etika dhe Karakteri! Kaq kerkone Ambjenti ku Jetone dhe Punone.
ndryshe je nese do te quajme Gazetare:Je Gazetare Tifoz,madje
i Semure dhe ketu e themi me plote Gojen se jeni edhe te pa
Sherueshem.Sa keq!qe ky vend ka kaq shume intrigant!
Viti 2015 është viti pare që jam dorzuar para idesë se ai vend është shkatërruar perfundimisht nqs nuk thuhet e verteta….
Por gjeja me positive ështe se tashme I dime kriminelet qe e vrane ate shtet dhe komb.
Lehtesisht kuptohet qe kryhorri I kryqzates antishqiptare nga 1992 e ne vazhdim eshte I pandehuri Saleh Rame Berisha.
Pas 23 qershorit 2015 e deri tani shqiptaret kane mesuar se fundi lajmin me trishtueshem ndoshat qe nga 1912.
Edi Rama jo vetem qe ka kapitullura pa kushte ( ndoshta jo plotesisht per faj te tij) por eshte bere jelek antiplumbi per Sali kriminelin por dhe nje bashkpuntor pasiv I tij dhe I Lulit (kujtojme milonat qe mori Luli nga pallati ilegal I vlores dhe punimet te liqeni Tiranes.
Treguesi me diskretitues per Ramen eshte qendrimi I tij tejet I ndyre per keto kukullat e mafjes berishiane:
– haleksander frangaj
– arben imami
– bledi fejziu
– ridva n bole
– ardian fullani
– genc ruli
me minimalja e minimales te pakten njeri nga keto duhej te ishte ne burg…
Kriminalja e Edi Rames eshte se kurre nuk therriti nje séance parlamentare si kryetar partied he ti kerkonte llogari k/prokurorit dhe minstrit drejtesise perse nuk arrestohen keto kriminele sipas qindra dokumenteve…
1 miljon votuesit nuk kerkojne nga Rama qe te beje te pamunduren por vetem kete minimale ..ose le te deklaroje qe ka deshtuar me turp dhe te kerkoje falje….nete kunderten duhet perzene..duhet debuar sa me shpejt te jete e mundur per tradheti kombetare.
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
Per “kenaqsi” te lexuesve kam ruajtur nje koment para shume muajsh qe eshte actual:
Alexander III of Zejmen, commonly known as Alexander the Great, was a King of the Ancient Berishin kingdom of Viqidol and a member of the Argita dynasty. Wikipedia
Një vit pas rrëzimit të qeverisë së Shali Berishës nga pushteti, ka nisur të shkërmoqet më shpejtësi edhe perandoria mediatike e Aleksandër Frangajt, perandori kjo, e ushqyer nga Shali Berisha me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të sharë Partinë Socialiste dhe për t’i bërë fresk dinastisë së tij.
Një vit pas shterimit të thesit të parave të qeverisë Berisha dhe pas vendosmërisë së Edi Ramës për të zbatuar ligjin në ndarjen e reklamave, perandoria mediatike e Aleksandër Frangajt ka nisur të shembet. Frangaj ka nxjerrë në shitje 70 % të aksioneve të Klan Kosovës. Gazeta “Bot SOT” në numrin e saj të datës 04.09.2014, shkruan se Frangaj ka shitur TV Klan Kosovën. “Si i bleu Klan Kosovën dhe Indeksonline Shkëlqim Devolli me paratë e nëntokës? Paratë e nëntokës i shërbyen Shkëlqim Devollit edhe për blerjen e televizionit Klan Kosova dhe portalit Indeksonline?”, thuhet në artikuj.
Ndërkaq, lajmi konfirmohet edhe nga media të tjera të Kosovës, të cilat shkruajnë se Frangaj ka shitur aksionet që ka në TV Klan Kosova. Gjithçka duket se lidhet me rotacionin politik në zgjedhjet e 23 Qershorit, ku qeveria e re socialiste, ka vendosur të zbatojë ligjin, duke ndarë në mënyrë të barabartë reklamat shtetërore për televizionet.
Vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Shtetit, kompania e vëllait të Aleksandër Frangajt, Promo shpk, ka përfituar mbi 8 milionë USD nga vitit 2007 deri në vitin 2013. Për këtë aferë, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u paditën në prokurori.
Madje, mes ministrave dhe drejtorëve të Sali Berishës ka pasur një garë se kush i jep më shumë reklama TV Klanit. Garën e ka fituar Arben Imami. Ai ka thyer çdo rekord në kalimin e parave të buxhetit në duart e Frangaj. Imami i ka dhënë Frangajt 4 milionë USD në një hark kohor relativisht të shkurtër. Pas Imami, rekord mban ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj. Ky i fundit ka kaluar po aq para sa Imami në llogari të TV Klani.
Lidhja me Fullanin
Përpos shterimit të thesit të qeverisë Berisha, Frangajt po i bie edhe një aleat tjetër. Bëhet fjalë për Ardian Fullanin, i cili pavarësisht mbrojtjes së sofistikuar të SHQUP, po i lëkunden pozitat. Sipas Mero Bazes, në editorialin e datës 03.09.2014, se në qendër të lobimit pro Ardian Fullanit është vendosur një nga klientët e tij, të përfshirë në shumë pazare financiare të investimeve të Bankës, pronari i TV Klanit. Baze pohon se pronari i këtij televizioni ishte sekseri i dhënies së tenderit të rikonstruksionit të Bankës për 12 milionë euro dhe pastaj i rikonstruksionit të hotel “Dajtit”, që ishte 19 milion euro plus dhe një shtesë që Fullani e ka taksur prej 10 milionësh.
Ja reklamat që ka marrë Frangaj
Ministria e Brendshme dhe policia 5 milionë USD reklama TV Klanit për
vizat
Ministria e Mbrojtjes, 3 milionë USD TV Klanit
Reparti 6660- 2012- 300 000 dollarë TV Klanit
Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë TV Klanit
2008- 115 000 dollarë TV Klanit
2009- 385 000 dollarë TV Klanit
2010- 30 000 dollarë TV Klanit
2011- 700 000 dollarë TV Klanit
2012- 700 000 dollarë TV Klanit
-Drejtoria e Rrugëve i dha 190 mijë USD reklama TV Klanit
-Drejtoria e Rrugëve i dha 290 mijë USD reklama gazetës “Koha Jonë”
-Albpetrol, 250 milionë lekë TV Klanit brenda një viti etjetj miliona te tjere…
Nëse do të bëhej lista e 5 oligarkëve të Shqipërisë të cilët kanë përfituar në mënyrë shumë abuzive gjatë tranzicionit, për të ndërtuar perandori të biznisit në mënyra të kundërligjshme, dhe të cilët duhet të ndëshkohen ligjërisht, Aleksandër Frangaj është me siguri në këtë liste.
Kur Kryeministri Rama shkon dhe ulet në studion televizive të Fevziut, në mes të kompleksit të ndërtesave pa leje të Sandrit, në ish-Kinostudio, për të folur për ndërtimet pa leje dhe për luftën e tij kundër tyre, kjo është një tallje me ligjin, me shtetin, me teleshikuesit, me vetë librin e tij “Kurban”, ku e shpall veten si njeri me vlera morale në politikë.
Kjo do të thotë se Edi Rama po e bën kurban shtetin dhe ligjin për hir të pushtetit të vet dhe të njerëzve si Sandri, njëjtë si Saliu të cilin e ka akuzuar për këto krime ekonomike
kur u bene mbreter keto malokare nga Viqidoli,Lezha,Skrapari na ben te kujtojme jashte deshires sone Enver Hoxhen..ishte diktator ( i nevojshem) por ketyre morracakeve,hajduteve,imoraleve,tradhetareve i drithte koqet…
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
Cfare duhet bere sot ?
Duhet dikush te ndjeke shembullin e zotit John Kerry ne 1971 i cili me nje kuraje te papare ne politiken amerikane ju drejtua midis te tjerash senatit amerikan me keto fjale:
“How do you ask a man to be the last man to die in Vietnam? How do you ask a man to be the last man to die for a mistake?”
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
Pra thjesht ka ardhur koha te drejtojme gishtin jo vetem te krimineli Berishe por dhe frikacaku (tradhetari) Edi Rama..pse jo dhe te honorable Donald Lu qe gabimisht kishte shkuar ne Spac per te rregulluar burgun e Spacit per memorjen e shqiptareve…Pra ketu gabon zoti Donald..le ta rregullojme ate burg jo vetem per kujtese por dhe per te futur aty kriminel berishen dhe banden e tij qe zoti ambasdor nuk i fut te lista e tij e kriminleve….
Bravo xhon !!!
Ke ber nje koment te perkryer, asnje presje nuk i heq komentit tuaj.
PERFEKT , RESPEKTE!!!!
Bravo per shkrimin
bjeri qylit sa eke ne dore dhe laj paret e pista ose kap cte kapesh
O Kim,
Ti besoj je I huaj (pa te ofenduar) dhe me kulture po te te them qe ben mire mos te peziesh ne punet e te tjereve. Shqiptar s’mund te jesh me ate shqipe qe shkruan.
Kur shkurtohet emri merret edhe tallje edhe zbritje ne nje nivel me te ulet ligjerate.
E dyta, Lidhoren qe doje te thoshe, je I huaj qe I di me mire se vete shqiptatet te tilla emerime ne fjali, ose mesues gjuhe.
Ajo qe dua te te them eshte: shif punet e tua, MIK.
Informacionit tend o Mero shtoji faktin se ate toke e ka “blere” Samir Mane qe eshte ne rugtim me Ramen neper samite ”investitoresh” I cili I ka propozuar bashkfshatareve VIPA “rishitjen” me vleren qe e kishte blere per ta mbajtur serisht kompleks sportive. Natyrisht Frangaj qe eshte gjithmon xholi I matrapazlliqeve me aremen e tij “KLAN” hap shtigje dhe mbyll shtigje sipas rastit.
Vari lesht ktij muhabeti , dikur thoshin bej pordh e gri sallat…ata vazhdojn pavaresisht se cili krah I parlamentit ka “pushtetin”, …agallaret jan ata Manet, Frangajt, Fevzit….TURP! Ky I “egri “ merret me berber, karocjer edhe me noi tregtar hudhrash kurse me kta plerat injorant dhe diabolik flirton si ato cingiet e vaftit
Po sa skile paska qene ky miku i Sandrit…. Genc Ruli. Si s’i hyri gjemb ne kembe. Tani po ja besoj te gjitha c’fare me ka thene edhe per nusen e Edi Rames qe edhe kete e kishte ngrene. Tani po ju them edhe nje te vertete. Per vilen te Laguna Blu qe e mbante me emer tjeter ngaqe frika e kishte zene se nje dite do t’ja vene. Bile jo nje vile po dy vila me emra te ndryshem. Edhe pse e blindoi vilen ne Qeret me idene se nuk do ta nderronte ate vend, papritur e kujtuar kur firmen ka vene per Sandrin dhe tufen e Eurove e ka marre dhe pastaj ka ikur si miu neper shale. Largimi i tij nga Laguna korrespondon me pislliqet e Sander mafishes dhe firmen e dhene nga Genc Ruli per masakren e terreneve sportive. Ishte kjo ikje per t’ju larguar mallkimit te banoreve apo per te kamufluar firmen e dhene. Po prape vile me te madhe ka blere. Po si i mban toka keto plehera dhe hajdute te perjetshem qe bythen s’e cajne kurre se deri dje kane patur Salen dhe tani kane Edi Ramen. Si eshte e mundur qe nje manjak seksual, pucranjos, skilipec te bredhe i lire mbas pazareve marramendese me perfitime kolosale duke shitur e blere anembane tokat e Shqiperise. Ku fshihen pazaret e Genc Rulit dhe firmat e tij? Sa kohe akoma do i duhet ketij vendi qe te kete ne krye njerez dhe jo kanibale…njerez me vizion dhe te ndershem qe te mund te vene drejtesine dhe te fshijne nga themelet sarajet e Genc Rulit dhe company. Kameleoni me permasa boterore qe kujton se me zgjuarsine e vet do mund te kamuflohet dhe te dale i palare nga gjithe kjo histori e berjes pasuri kolosale. Intelektualet e ndershem dhe te mencur ndjejne peshtirosje perpara manovrave dinake dhe pasurive perrallore te ketyre njerezve te pamorale dhe te felliqur nga vorbulla e kultit te tyre.
Mero Baze eshte ngaterrestari me i madh ne kete bote,por kur nuk cau koke per Berishen,me Sandrin fshin kepucet dhe se ky i fundit eshte shume i zoti per te grabitur prona.
Z. Baze. Te lutem trajtoje edhe ceshtjen e privatizimit te ambasades shqiptare prane Vatikanint nga familja Frangaj.
Hape nje rubrike denoncimi mero baze. Nuk eshte rasti i vetem ky. Te nisi denoncimi qe nga Tahiri. I cili fut policine ne loje sipas interesit.
Ju q..sha Sandrin, Bushatin, Berishen, Ramen dhe gjithe klasen politike qe peshtyn e lepin ne nje hale. Ato para qe keni rrjepur nga shqiptaret i befshi ilace per kancer. Duke pare te tilla gjera peshtiresisht juve te detyroni ta duash Enver Hoxhen, pasi ai kurre nuk i shiti pronat e shtetit per pushtet, por jua shker…u robt atyre qe guxuan ti preknin ato.
BRAVO ….edhe une tironas jom dhe kemi vujt ne kohen e Enverit …po car po shofim tashti AI paska qene HERO per Shqipnine.
Mero, e shoh qe je bere vetem nje fjalaman qe asgje nuk te ngjit.
Kot lodhesh me keto editoriale pa vlere.
E shoq qe Rama te paska kapur keq dhe nese Bushati ka frike te zere ne goje emrin e Frangajt, por ka guxim te zere ne goje emrin e kryeministrit, kur me ty ndodh e kunderta, atehere cdo gje nuk ka me vlere.
Mos u bej per t`u misheruar. Nuk mund te mbulosh Diellin me shoshe.
Gjerat qe duken nuk duan kallauz. Rama eshte ne ditet e tij me te veshtira dhe kete ti e di fort mire.
Kjo qe ben nuk eshte gazetari, eshte harakiri.
I ke rene pikes Mero! Kot nuk e rifillon ate emisioni qe beje dikur tek VIzion+, e shikonim si lajmet dikur te TVSH para viteve ’90, si te vetnim buletin informues. Dhe me te vertete ia vlente ta shikoje emisionin tend si te vetmin buletin te dites. Respekte!
PO KU ESHTE TAULANT BALLA MAJKO NAMIK DOKLE GRAMOZ RUCI ARTAN LAME PO VETE KETA TE FSHATIT PO BERISHA PO PALOKA PO XHOZEFINA PO RISTANI PO BASHA DMTH SANDRI QENKA SI KOKDHIMA I FORTE BRAVO RILINJA ME SANDRIN MOS U KRUANI
sandri eshte nje bq qe jep gruan per pasuri sic ka bere tash 9 vite. nje legen e pis. qen e i pangopur.
Zoti ka poer tiua thene tek familja se ka bere deme e ka vjedhur tokas e pasuri kudo dhe me dhune
A mund te rrafshohen te gjitha poshte rruges kombetare qe te mund te shohim detin kur vozisim sic shohim tash liqenin e Pogradecit. Aty me u mbjell plot me pisha!
Pse ma keni fshire komentin ju censorshipi i temes…
ME NJE FJALE NE SHQIPERI MER LEJE VETE KOKDHIMA DHE SANDRI O POPULL O POPULL MORTJA QE SU HAAAA SKENI TURP
Mund ti bejme nje kompliment kesaj radhe gazetes Tema,se ky lajm eshte injoruar ne pergjithesi nga shtypi i ashtequajtur “i lire”.
Bravo Tema,keto jane “beteja” qe i japin gazetes e gazetarit prestigj.
PO FEVZO FSHESA PSE NUK BEN EMISION PER KETE ,KU ESHTE KY LEGEN PO TE TJERET KU JANE PSE FSHIHEN KANE FRIKE VETE BAZE NGELI TRIM MBI TRIMAT TE GJITHE JANE TE SHITUR PER NJE PJATE SUPE TURP TE KINI
Per fatin e zi te ketij populli, edhe Edi Rama tashme po e mbyll me turp. Jo se e dinim per ndonje burre te mire por, i besuam. Haram e paste besimin qe i dhame.
Une ju garantoj se Ilir Meta qendron shume e shume me lart se Edi Rama, nje frikacak tipik ballkanas.
Perfundimisht ligjin ne Shqiperi e bejne bandat e organizuara kriminale, banda te mire strukturuara, te cilat jane te gjithpushteteshme ne Shqiperi.
Eshte shume e vertet ajo qe thua qe Sandrino sic e therrasin shoket e ngushte ka faj qe prish fushat dhe pret pishat,por mos na thuaj o Mero qe makinat e plocise qe i ve Saimir Tahiri ne dispozicion me urdher te Rames apo kjo nuk eshte sherbim i Edi Rames.Ky Rama do e degjeneroje Shqiperine me ndertime sic bere Tiranen
Te gjithe jane plera dhe uroj qe edhe femijet e tyre te mos gezojne asgje.Por ne finale dua te them qe eshte nje lufte mes hajdutesh.Ata qe kane blere shtepi aty ish ministra,drejtore,doganiere,shefa komisariati me pak fjale nje hetim pasurie te gjithe kane shtepi nga 150mije euro dhe i quajne shtepi te dyta..ciao rilindje bythe mqs laguna eshte edhe afer Kavajes.haha
Ha ha ha…sa kam qesh….
Rrofsh Elton per komentin e bukur e me pak humor.
Baze, zhgenjimi yt me i madh do ta kete emrin Edi Rama!
Baze Merua behet trim se nuk do ta lejoj Frangajn ti zer vendin tek Ed Rama, njejte si Fari Balliun tek Sal Berisha. E hypi inati Meros se Faron e donte me shume Sala dhe ju tur Sales. Inat legenash qe i bien njeri tjetrit per inate personale.Ky eshte dhe inati Meros per Sander Frangajn dhe jo ndershmeria. Ku e njeh ndershmerine Mero peshtanaku.
Jepini nje shpure dhe nje status “extra” Meros dhe shpeton ky vend.
Po Brace koti cfare ben,ben karagjoz ,ben leshh..Rama eshte absolut,kudo perkrah njerez me probleme,hajdute,kurvare,mashtrues si Fevziu,Frangaj,Koco,etj plehra .Hajde dhe degjo tani Veliajn “adopto nje hajdut”,moto e Rilindjes se Sosialisteve.Mjere ne ,po ai qe ska kuponin e shurres hyn ne burg,kaq i forte eshte Frangaj?
Jo,Jo,dikush qe jep parate e shtyn kte pune.
Ketij I thon shtet I heqin dritat nje 91 vjecarja dhe i faLin token publike Sandrit ka vdekur KY popull. Bravo TV opinion
Gropa e Sandrit do te perpije Edi Rama!
Gropa e sandrit e ka perpire tashme por nuk po shohim kush do ta mbuloje me dhe.
Kete seriozisht e tredhin pronaret e medias. Ku ka kryeminister ne bote qe ka aq pak autoritet kur hyn ne nje studio televizive sic sillet ne studiot e Sandrit. Kryeminister prej lecke. Deshtoi keq. Nuk e parashikuam kaq shpejt e kaq keq. Harram vota jone qe ju trashi zullumet dhe kuleten. Vote e bardhe qe ketej e tutje.
Kur ishte Berisha ne diten e tij me te keqe dhe kur Fatos Nano po udhehiqte pushtetin ne mandatin e dyte dhe qe ne fakt pati korrupsion por ama te gjithe pa prejashtim dhe qe sot e pranojne vete demokratet se ishte koha e arte e shqiptareve se te gjithe kush me shume e kush me pak po benin para,ndodhi qe gazetaret dhe media ne pergjithesi iu versulen harbutqe Fatosit aq sa vete elektorati i majte e shihte shpetimin tek Berisha sepse kishin kaluar ca vite dhe ishin harruar bemat e tija dhe e risollen ne pushtet ku dihet fare mire se cfare beri deri para dy viteve.Tani po shoh se po perpiqen perseri te ringjallin te vdekurin Sali duke sulmuar edhe per nje gje krejt banale mendoj une se gjithcka ka per tu sqaruar por qe nuk po i sherbeni si duhet ju si gazetar as opinionit as drejtesise por me duket me teper qe keni gjera parsonale ne kete histori.Ajo qe me duket pa vend eshte se te majtit e duan njeriun e tyre qelibar ndryshe sjellin te zezen e vet ne pushtet gjoja per tu hakmarre e ndersa demokratet nuk e japin kurre njeriun e tyre sikur gjysmen e Shqiperise ta shfarose.
Rama eshte njeriu me i korruptuar i Shqiperise .
Korporata mafioze e struktiruar la fituar munitet nga cdo pushtet.Ye fala Sandrit
Mero djali,te trembur nga Sandri jeni ju dmth pjesa e njerezve perballe popullit ,se ne dmth populli nuk kemi frike se nuk kemi cte humbasim.
Me te drejte opinioni denon mafioz et e rinj te tipi Frangaj. Por me te rrezikshem jane krye kamorristet Berisha, Rama etj qe me votat e taksat shqiptareve legalizojne vjedhjet. Cilat jane interesat vec tanxhenteve qe jane prej vitesh jane normale?
Vetem faqezinj, e pa moral si Rama mund te harrojne qellimin e votes se dhene nga elektorati.
Po ç’i do ky Sandri i pangopur gjithe keto prona e para? – mund te pyesi natyrshem çdo njeri normal!
Eshte e veshtire te kuptohet kjo gje por, sidoqofte, nje shpjegim i mundshem per kete makuteri pa fund te ketij katnari 24 karatesh eshte krahasimi me lopen ne are qe po i zgjidhe litarin do te haje pa ndalim majtas e djathtas… deri sa te ngordhi!
“This is a miracle of freedom” – thote i ‘madhi’ SRB ne keto raste!
Ky popull nuk ze mend kurre. Mashtrohet perseri . Populli me budall ne bote jane Shqipetaret
MOS u merzitni o popull
Ne rusi po hetohet per vdekjen e Carit
Edhe ketu ne nje te ardhme do hetohen ceshtjet e pronave.
Agoni paska qene i vetmi kanal qe pasqyronte realitetin,prandaj frangaj ferkonte duart kur u mbyll.
fajin e ka SALIU..dhe mbaron kjo pun
Duket se ai vend s behet me…Po behet si historia e Sadamit e Gadafit.Njerezit mendojne se vetem Enveri dhe Zogu mund te benin shtet ne ate vend…te tjeret Berisha,Rama i ve biznesi,mafia ne rresht.
Dukej se Rama do ndryshonte dicka ne drejtesine e atij vendi.Rezultati :Burgosen varfanjaket dhe vipat tallen me shtetin e ligjet…Rama deshtoi(Ne fakt ky eshte rezultati kur te mban Meta ne pushtet:Humbet besimin e popullit,humbet dhe antaret e partise…2017 Meta kryeminister…
Se mos eshte vetem Sandri!?… Keta jane te tere karavidhe, si te ashtuquatur te majte(s kane asgje te majte), si te ashtuquajtur te djathte( s’kane asgje te djathte)Turp i botes.Mbeturina te nje ideologjie dhe mentaliteti qe shkaterroi vendn ne fund te viteve 80 dhe tani perseri po e con drejt shkaterrimit.S ka me keq se kur jevgu behet pashe, thote populli.I gezofshim!
Mero, ti e di shume mire se Sandri nuk eshte vetem, permendi te gjithe bisnesmenet qe jane ne grup me te. Ky Sander i tille ka qene gjithmone, edhe kur e mbronit ju ne emer te gazetarise se lire, edhe atehere bente biznes me median e Nikoll Lesit, nxenesi i te cilit eshte, dhe ne ate rruge vazhdon e do te vazhdoje se nuk di tjeter. Nikoll Lesi ishte i pari mediabossmafioz, qe fitoj miliona duke favorizur politika, grupe dhe qellime te mbrapshta, Sandri eshte bishti i tij, nxenesi qe po ja kalon mesuesit.
shikoni shkrimin me poshte
http://www.javanews.al/te-guxosh-te-mendosh-gjera-te-pamendueshme/
Ky shtet ka vdek
Dhe me vdekjen
Rilindja jeton
Deri ne vdekjen
Qe gjith kombin
Po e remben
Vdekshem
Jo per ringjallje
Po per vdekjen
E ringjalljes
Deri n` pafundesi
Te Shqiperise
Dikur kam shpresuar me naivitet se ne fund solid nje burre idealist qe do te punonte me sinqeritet per Shqiperine. Besoja fort te Edi Rama dhe jam prishur me shume shoket te mij Socialiste qe thonin te kunderten. Nje nga ata me tha shprehimisht: Mos u genje nga fjalet e bukura te njeriut qe ka lindur dhe eshte ritur ne periferine e bllokut dhe uren per vdekje ata qe jane Brenda, vetem se donte te ishte dhe ai. Sa per popullin ate ai e quan kope qe duhet komanduar me dajak. Per fat te keq Tani po I jap te drejte fjaleve te mikut Tim.
O Mero, mjaft e drodhe sa andej-kendej po bej gazetarin. Dhe mos e perfshi shoqerine ne te tredhurit nga Sandri. Perfshi pushtetaret dhe sojin tuaj qe shiteni si prostituta mediatike.
Kush eshte ky alexander frangaj? kush kujton se eshte ai?. Edhe emrin eshte mire t’ja shkruajme me germa te vogla se aq i vogel eshte ai. Per njerezit e thjeshte intelektual e kudo qofshin ne bote ai eshte nje pike lapsi e shkruar ne leter qe mund ta fshije kushdo. Mos ndoshta duhet te fillojme dhe te kendojme kengen e Tomkes…. “Fushen ku ne loznim juve na e zute” apo shprehjet e tjera nga filmat e njohura shqiptare … toka jone nuk i duron cibanet e huaj… dhe ashtu eshte… Laguna blu e banuar nga plot intelektuale e njerez te ndershem qe duan te inkurajojne femijet per nje healthy lifestyle and healthy social life duke perdorur terrenet sportive nuk kane nevoje per bejlere fshati qe te shesin pordhe me saraje perballe hundes se tyre apo te numurojne se sa sherbetore kane… ejjjj frangaj thirri mendjes se nuk te lejon njeri ty te shkelesh mbi dinjitetin tone… nese i do femijet e tu merri dhe rriti ne ndonje kafaz kudo tjeter po jo ne token e perbashket te familjeve te Laguna Blue… Me c’fare sy e faqe do dalin femijet e tu te shoqeruar nga sherbetore …. do ti kapim me gure dhe do ta kthesh ate qe ke ndermend te besh ne varreze dhe te mallkosh diten qe te ka shkuar ndermend kjo ide e cmendur.
Ne nuk kemi nevoje te shohim racen tende malokerie te krekoset sikur ka ardhur nga ndonje planet tjeter… Lumturia nuk vjen nga sarajet, pasuria dhe sa sherbetore ke, por nga dashuria, miresia, dhe bukuria e shpirtit…. dhe per te shtuar akoma me shume varet nga edukimi dhe idete qe transmeton te femijet…. shkolla, dituria, dhe vizioni qe krijon per nje rini te shendetshme… dhe jo nje rini qe ndjen se si cibani po i merr tokat dhe po nderton saraje qe te konkuroje me kriminelet qe i ka ne krahe se kush ta kete vilen me te madhe… Ne nuk kemi nevoje per keto bullshit…. shko dhe beji atje ku te ecen se kjo eshte toka jone dhe vetem me gjak do ta marresh ti aleksander frangaj….token e perbashket te banoreve
Me thene te drejten , kam votue per Rilindjen se Nje Rrocke si Saliu e hiqte Nje Rrocke si Edi Rama.Po verej se ky i fundit e ka kthye Rrocken nga Populli dhe nuk i kercet per gje tjeter po vec te vazhdoje avazin e Sale Vucidolit.I njejti Skenar po vazhdon , miqte e tij po pasurohen ,Ata qe u qeruan po i gezojne grabitjet e tyre,Ata qe vrane dhe shperdoruan nuk po e rruajne fare!Vaj Medet per popull qe Jemi!