Politika e tenderave dhe transparenca

18 Tetor 2015, 20:20Editorial TEMA
Politika e tenderave dhe transparenca

Nga Mero Baze

 

Qeveria shqiptare ka hapur një faqe të re në internet për të sqaruar çdo akuzë që i bën opozita ministrave apo kryeministrit. Qëllimi i faqes duket se është të krijojë një dimension transparence në veprimtarinë e qeverisë dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe nga pikëpamja teknike. Por, e kufizuar si faqe sqaruese për akuzat, ajo nuk ka ndonjë vlerë politike. Madje mund të them pa frikë, se ushqen kulturën e tërheqjes së qeverisë në betejat që shpik opozita në shumicën e rasteve fare banale.

Le të marrim për shembull deklaratat e përditshme për shtyp të Partisë Demokratike mbi çdo tender publik që zhvillohet në Shqipëri, duke sulmuar çdo fitues, vetëm se tek selia e tyre shkon ankohet dikush nga ata që ka humbur. Qeveria shqiptare përmes kësaj faqe ka filluar i sqaron të gjithë sesi është zhvilluar tenderi dhe pse nuk ka korrupsion në atë proces.

E gjithë kjo më duket më shumë një fitore e opozitës sesa një sukses i  qeverisë. Të tërheqësh qeverinë në një debat banal si ky, se kush e fitoi filan tender dhe pse nuk e fitoi filani, do të thotë ta mbash debatin publik në kënetë dhe të bësh pis gjthkënd që tenton të hyjë si konkurrent në një tender dhe, larg qoftë fiton.

Tenderat zhvillohen sipas një ligji të vjetër në Shqipëri,  ndryshuar për herë të fundit nga Sali Berisha dhe ka një procedurë ankimimi për çdo humbës. Nëse ka dyshime për korrupsion, humbësit në jo pak raste i kanë çuar tenderat në prokurori dhe në kohë të Berishës, dhe ia kanë dalë. Pra, tenderimi është një procedurë ligjore, e cila nuk mund të bëhet nga qeveria pjesë e punës së saj si avokate publike e atyre që fitojnë apo atyre që akuzojnë. Sqarimi për çdo tender dhe për çdo fitues, jo vetëm që është një bezdi për biznesin që hyn në këta tendera, por dhe një humbje energjish pa kuptim i qeverisë për të shkuar pas lojës që i dikton opozita, e cila është thjesht një klub klientësh, që po shkojnë të ankohen se ka përfunduar parajsa e tyre kur fitonin vetëm ata tenderat publikë.

Transparenca e qeverisë në raport me median, nuk mund të jetë përgjigjia që qeveria jep për çdo akzuë, por aksesi që qeveria duhet t’i japë medias për t’i verifikuar vetë akuzat, apo dyshimet që ajo ka. Ky është proces transprence, kurse një faqe ku përgjigjet qeveria, është  një tjetër deklaratë për shtyp, që në të vërtetë nuk të bën asgjë të besosh që je sqaruar, por thjesht se ke dëgjuar dy palë. Ndonjëherë e vërteta është diku midis dhe nëse qeveria dëshiron të jetë transprente deri në fund me median, duhet të krijojë akses tek dokumentat dhe provat që ka rreth dyshimeve për korrupsion. Dhe kjo nëse duan ta bëjnë, duhet të jetë një standard që u ofrohet të gjitha palëve.

Sot Shqipëria ka një ligj për informimin publik, që detyron institucionet t’i japin informacion shtypit për 40 ditë, nga momenti që ia kërkon, por ky vlen vetëm për tema të gjata hetimi nga gazetaria dhe jo për çështje të ditës.

Nëse qeveria kërkon të jetë transparente me tenderat për shembull, ajo mund të shtojë opsione në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik, që pas përfundimit të një tenderi të jenë disponibël në PDF online gjithë dokumentat e tenderit dhe palët që kanë konkurruar si dhe kriteret si fitohet një tender. Nëse media ka akses nuk ka nevojë të dëgjojmë Eduard Halimin që vajton pse nuk fiton më tendera, se i shikojmë vetë dokumentat. Kështu mund të bëhet dhe për konçesionet dhe çdo garë publike që ka të bëjë me taksat e qytetarëve shqiptarë. Ky është një dimension transparence, pasi e lë gjykimin në dorë të shtypit, kurse reagimi i qeverisë është thjesht një qëndrim tjetër, ndaj një debati, shpesh aspak interesant.

Është në të mirë të qeverisë të shmangë debatet për tendera dhe konçesione publike, jo vetëm se baltos një proces normal zhvillimi në vend, por mbi të gjitha se nuk e bën dot aleate median në propagandën e saj. Media fitohet duke i dhënë akses në informacion,  ose thënë më thjeshtë, duke i dhënë grepat të peshkojë dhe jo duke i dhënë peshk të gatshëm të hajë. Nëse qeveria do të avancojë në këtë drejtim, do të jetë lajm pozitiv. Por në spiralen ku ka hyrë, duke faktorizuar disa idiotësi të përditshme të opozitës, që nuk ka me se merret, vetëm sa fuqizon një lum balte, që bën pis gjithkënd dhe dëmton besimin publik tek funksionimi i shtetit.

19 komente në “Politika e tenderave dhe transparenca”

  1. hajdari says:

    Mire e ke ti, i nderuar Mero, po le te prese edhe ca qeveria. Koncesionet jane dhene pa asnje pike transparenc. Nje studenti te vitit te fundit te gazetarise i duhen 2-3 ore per te zbuluar gjithe te palarat, po ku t’i botoje i shkreti

    1. Trapi says:

      Ne facebook psh? Apo s’te mjafton?

      1. Nini says:

        Deri dje beje avokatine e Ilir Hajdutit tani ke filluar te mbrosh zhvatjet e Carapulit. Per kete gazetar nuk ka asnje lidhje dhe asnje problem qe njeriu qe i ka ndertuar shtepine Rames te fitoje cdo tender edhe pse garues te tjere kane dhene oferta me te lira. Dhe kjo nuk ndodh nje por deri tani te pakten tre here. Kuptoni sa poshte ka rene gazetaria ne kete vend. Konsideron idiotesi zullumet e qeverise dhe fton garuesit e tjere qe humbin vazhdimisht edhe pse japin ofertat me te lira te shkojne e ta kerkojne te drejten tek Rama kunder personit qe i ka ndertuar kryeministrit shtepine private. Turp 2 here ! Se pari per parate e qeverise qe u mbyllin gojen per te thene te verteten. Se dyti pse kur e hapni e beni vetem per te mbuluar zullumet dhe vjedhjet!

        1. 21 janari 2011 = krim fashist shteteror i toleruar me turp nga miqte e huaj says:

          nini

          ke te drejte

          edi rama eshte tradhetari me i madh i kombit shqiptar

          edhe mero e ka dredhur muhabetin

          keto tendera qe flitet ne kete editorial jane “sardele” ne krahesim me vjedhjen kozmike te rruga e kombit.

          nqs se ai vend ka ngelur ne dore te krimineleve bash-berisha duhet te ndezim nga nje qiri per ate vend qe ka vdekur.

          Edhe pse kurre nuk do te arrestohet asnje peshkaqen I kupoles kriminale te PD,duket qe Ridvan Bode eshte zgjedhur vetem te kercenohet pak dhe mund te vazhdoje teatrin si me Adrian Fullanin I cili tashme ka marre dhe shperblimet per leket e burgut.

          Kush eshte aresyeja.

          Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne ate 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.

          Besoj Mero te kujtohet kur shkruaje para 7-8 vjetesh qe ambasadoraja amerikane M.R shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…

          Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..

          Qe ketu parlamenti dhe ambasada amerikane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuk e ka farse.

          Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..

          Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

          %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

          Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

          %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

          Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara.

          Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

          Tenderi i shpejtë
          Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri.

          Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë.

          Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
          Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë.

          BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

          ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
          Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim.

          Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
          “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.

          Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.

          Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

        2. Kirurgu i sateme says:

          O Nini koqja, qe dukesh si i kthier me bithe perpjete pas krizave atje ne Ameriqine e larget. Po pse o koqe cdo gje qe thote Salushi dhe Lulushi eshte e drejte? Po dal une bre me nje oferte pa leka fare, e duhet ta fitoj une bre tenderken? Po ce o ce, cilesia nuk vlen o Ninqi? Koqke je pa berthame fare. Dhe mos ha shume mut me Carapulin, se sa je ti ai ka hallatin. Hahaha.

    2. kiki says:

      Me kete lojike tw Meros i bie qe asnje pisllik mos te denoncohet. Ai ligji i berishes fare mire mund te ndryshohet. Nderkohe qe zyra per ankimimin ndaj tenderave ka nje vit qe eshtenshperbere. APP i nxjerr tendetta me 1 dite afat ( pra sdel koha per te bere dokumentacionin(
      . Ketu mero je ahume gabim dhe po juatifikon. Seose ka dy korrupsione te medha. E Tendera dhe nw Drejtesi.

    3. Like Lafsha says:

      Po ti o Mero si gazetar ke, dhe cdo qytetar tjeter, mundesine te njihesh me gjitheshka. Ta jep ligja. Cfare tjeter do, qe te vendosesh edhe tenderin? Ik ore se eshte shume sa kerkon?

  2. habija says:

    E sakte Mero,keta socialista-leseistet kapen shpejt nga rrjeta e merimanges

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqen kjo teme Mero.. Si nje supermarres ne Amerike, ne vendosim cmimim e servicit, shpenzimet te detajuara sipas letrave qe na jipen ne website kur qyteti qe ne konkurojme I plotesojme dhe I depozitojme ne afatin dhe vendin e caktuar..Mund te kete mbi 40-50 kompani.. Vendosin ne tender daten e shpalljes dhe te gjitha kriteret qe supermarresi duhet te kete qe ta beje te kualifikushem procesin.. Mbas dates se caktuar, mund te shkosh fare thjesht dhe te shohesh te gjitha kompanite deri ne detajet e fundit se si I kane vendosur cmimet te gjitha ne PDF. Shef te gjitha cmimet e c’do kompanie dhe vleresimet qe ata bejne. Ne website eshte shpallur dhe fituesi. Keshtu duhet ta kete dhe ky website I qeverrise.

    1. Like Lafsha says:

      Po ashtu e ka bre loqke.

  4. Kujdes ne kthese says:

    Qeveriu e kap lepurin me qere.
    Lepurin po, por jo ujkun, ai kushedi nga bredh me benc.

    Ankohesh ore pooooo. Shko ankohu ne Komisionin e Prokurimit Publik po deshe te lesh edhe ca leke te tjera, se ben vaki edhe e gjen te drejten. Po bejne leke cunat po mos harrojne te bejne se pari leket per prtokurorin e gjykatesin, se sado qe te ecesh ne nje hu do ngecesh thone.

  5. Elton says:

    Po hajduti ngutet te mbuloj gjurmet!kujdes kur thua qe procesi eshte transparent,sepse Ilir Beqa ka mare 15 tendera pa tender dhe sa e sa te tjere qe ske fare info vetem kure shikon fituesin e shlallur ne buletin.Por ska problem se dhe Pd keshtu bente dhe i vetmi ndryshim do ishte mos ta benin dhe keta B.Q.Varja ky vend paska pjelle vetem hajdut dhe Bq.

  6. dashi i havase says:

    cish vate meroooo
    pa ti te kemi tonin se je andej ka ne
    pa nuk isht ashtu si i defton ti more merooo
    po te ishin tenderat kaq te paster ne do ishim danimarke e jo allvania more meroooo …

  7. eklipso says:

    Ndoshta e kanë dhe ca nga paaftësia për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit. Por të paktën, nëse nuk krijojnë dot rritje ekonomike që ti kënaqë të gjithë, të paktën të krijojnë liri dhe të drejta politike që të lehtësojnë jetën në këtë vend.
    Transparenca e vendimeve administrative është një e drejtë elementare.

  8. nini says:

    Propaganda e shpifjeve ,gati cdo dite e kupoles se PD ,kurre nuk do kete akses ne opinionin shqiptar ,per dy aresyeje ; Epara se kjo propagande ushtrohet nga partia qe ka mbytur vendin me abuzime ,sa dhe vet ato e dine ,dhe e dyta eshte se keto akuza ,ne rast se jane me fakte ,nuk mund ti zgjidh askush pervec drejtesise . Opozita duhet te kapet me propbleme te tjera qe shqetsojne sot shqiptaret ,si papunesia ,ngadalesimi i investimeve publike ,rekrutimi I punonjedsve te administrates pa konkurse ashtu sic I bente PD ,permbytjet e diteve te fundit dhe sahgkaktaret e saj . Me pralla, qe tregon Paloka Ristani dhe Halimi me shoke, vec merzisin opinionin dhe efekt nuk kane .

  9. Ah mero baze,mero baze…lum ne x analizat e tuja…ok,qenka “normale” klientelizmi pasi ky eshte kuvendi qe eshte bere,po pse mundohesh me i justifiku?i lumte sistemit te ri,e coi servilizmin kronik nga thjesht “beji m… marshallah” ne “haje dhe thuaj eshte i mire”….

  10. tironci says:

    pra del qart qe dhe nga ky pisllik i tenderave FAJIN E KA SALIU

    BRAVO SHOKU MERO

  11. Kaonia says:

    Agjensia e prokurimeve publike eshte nena e korrupsioni.Nuk te sqaron kurre pse skualifikohesh.Motrat e ropte ku i kane se dhe therimet i mbledhin me fshese.Te na rrojne keta te Lsi bashke me keta te PD.Se harrova dhe keta pederastet e Ps.

  12. Pelasgian says:

    NJE MBAREPUSHTIM I DUHET ATIJ VENDI , TE QEROSH TE PAKTEN 80% E POPULLSISE SE PER KURVAMENTE E GAZEKAR AS QE BEHET FJALE !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje