Pse trokasin tek Berisha diplomatët perëndimorë?

13 Tetor 2015, 19:45Editorial TEMA
Pse trokasin tek Berisha diplomatët perëndimorë?

Nga Mero Baze

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesuesi i misionit OPDATE, mision i ndihmës ligjore të SHBA-së në Shqipëri, kanë takuar sot ish-kryeministrin Berisha, në përpjekje për të ndalur kundërshtimin e tij për Reformën në Drejtësi. Takimi, i cili ka një rëndësi vendimtare për reformën, është kryer në zyrën e Sali Berishës, i cili deri tani është kundërshtari më i fortë publik i kësaj reforme.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi fuqinë politike të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në pushtet, por dhe i raporteve të tij reale me Sali Berishën.

Reforma në Drejtësi e nisur një vit më parë, është një proces që po udhëhiqet tërësisht nga misioni Euralius, mision ligjor i BE-së në Tiranë, si dhe programi OPDATE i SHBA-së. Komisioni i nivelit të lartë të ekspertëve bashkëdrejtohet nga dy përfaqësuesit e këtij misioni dhe propozimet e çdo grupi pune janë pjesë e rekomandimeve të tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja janë angazhuar zyrtarisht në këtë reformë dhe kërkojnë prej parlamentit shqiptar të shërbejë vetëm si mekanizëm votimi për reformën, nën garancitë e tyre. Partia Socialiste ka dhënë konsesusin e saj për projektin që do të miratohet nga Komisioni i Venecias ku dhe është nisur drafti, ndërsa Partia Demokratike që mori pjesë me vonesë në këtë process, e ka kundërshtuar atë hapur përmes presidentit Nishani dhe Sali Berishës. Lulzim Basha nuk ka folur zyrtarisht, por diplomatët perëndimor thonë se ai u ka premtuar mbështetje, por ka shprehur hezitimin e tij për qëndrimin e Sali Berishës.

Është pikërisht kjo arsyeja, që fare papritur qendra e rëndesës e opozitës edhe formalisht u rikthye aty ku është realisht, tek Sali Berisha. Diplomatët perëndimorë po trokasin në zyrën e tij, pasi ai është kyçi i zgjidhjes së problemit të votave në parlament, pasi do të duhen mbi 94 vota. Lulzim Basha ka hequr dorë dhe formalisht nga mbajtja e pozicionit të shefit të opozitës, duke deleguar tek Berisha vendimarrjen për këtë reformë të rëndësishme.

Një arsye për këtë është mes të tjerash bindja që ekziston se shumica mund të sigurojë disa vota individuale të disa deputetëve të pakënaqur të PD-së dhe aleatëve të saj, duke e defaktorizuar tërësisht PD-në zyrtare. Sinjalet më të qarta për këtë brenda PD-së i kanë dhënë debatet e fundit në PD dhe fakti që Basha po angazhon disa krerë lokal të sulmojnë disa ish-ministra dhe deputetë të PD-së, të cilët nuk janë në planet e ardhshme politike të Bashës dhe Berishës.

Frika nga defaktorizimi dhe humbja e kontrollit mbi grupin parlamentar të PD-së, si dhe raportet e ftohta me Berishën për shkak të raporteve jotransparente që Basha ka me diplomatët perëndimor në raport me Berishën, e kanë detyruar Bashën ta lërë në dorë të Berishës vendimarrjen për këtë reformë.

Një arsye tjetër madhore ka të bëjë me paranojën se reforma po bëhet për të goditur Berishën dhe për ta nxjerrë atë dhe familjen e tij para drejtësisë. Edhe pse kjo s’ka të bëjë fare me reformën, Basha është treguar i kudjesshëm për t’ia hequr Berishës paranojën se ai po komploton pas krahëve të tij për këtë çështje, siç u duk në disa raste në aferën e ÇEZ.

Tentimi për ta faktorizuar Berishën si vendimarrësin kryesor të opozitës dhe personin kyç që mund të vendosë për Reformën në Drejtësi, është një zhvillim real, pasi tregon se kush i merr vendimet në opozitë dhe përse nuk ia dalin dot të duken të reformuar drejtuesit formal të opozitës, të cilët nuk marrin dot asnjë vendim pa Berishën.

Nga pikëpamja formale, Berisha është një deputet i thjeshtë i opozitës dhe nuk ka pse të shkohet në zyrën e tij për të marrë ose jo votën e opozitës për reformën. Por, siç ndodh rëndom në anët tona, “qoshja” është aty ku është pashai, pavarësisht kush mban formalisht “qoshen” në shtëpi. Basha ka vetëm karrigen formale të opozitës, ndërsa tani dhe diplomatët perëndimorë, vendimet i konsultojnë me Berishën. Kjo nuk ka shumë rëndësi për shoqërinë shqiptare, pasi ata janë të qartë se Berishën e kanë nxjerrë në opozitë, por ka rëndësi për atë pjesë të popullit opozitar, që ndonjëherë gënjen veten dhe mendon se Berishën e kanë larguar nga kryesimi i partisë.

Fakti që dhe diplomatët perëndimorë, ashtu si shumica e medias dhe politikanëve në Shqipëri, konsiderojnë Berishën kryetar real të PD-së, tregon se Berisha ka ende fuqi të vendosë në emër të PD-së dhe të diktojë grupin parlamentar të saj. Për më tepër është konstatuar se sulmet e presidentit Nishani ndaj Reformës në Drejtësi kanë qenë të egra, madje nga më ekstremet, por diplomatët perëndimorë sërish shkuan tek Berisha, të qartë se dhe Nishanin e ka përfshirë ai në këtë luftë.

Tani nuk është e sigurtë se perëndimorët do marrin votat e PD-së meqë takuan Berishën, por nuk do t’i bien më në qafë Bashës dhe Nishanit për mungesën e mbështetjes. Thjesht kanë punë me një njeri dhe e kanë kuptuar që kanë humbur mbi një vit kohë duke u marrë me të emëruarit e tij. Tani dhe nëse nuk i marrin votat, e dinë nga kush e kanë.

51 komente në “Pse trokasin tek Berisha diplomatët perëndimorë?”

  1. Spiros says:

    Mero, mos u lodh te besh sofizma. E takuan Berishen se mbeti i vetmi burre etatist ne kete vend, i vetmi shtetar qe ka pese pare mend, sepse e njeh si askush tjeter funksionimin e shtetit dhe te gjykatave. Nuk eshte deputet si cdo deputet tjeter, Mero. Ish Kryeministri, ne cdo vend normal te botes eshte Institucion, per ata qe kane respekt per shtetin dhe nuk e parcelizojne ate, si shtet te Meksit, te Majkos, te Metes, te Nanos, te Berishes, apo si rrumpalle te Rames…

    1. LIKE LAFSHA says:

      Spiros Leshios, nga te gjithe sa permend, me koqja eshte Sal-iu. Trap i klasit te pare, gjinia e veshgjateve, specia e gomereve, vetem bishti i mungon.

      1. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN says:

        Eshtë turp për Kongresin Amerikan dhe Bahkimin europjan qe tolerojnë këtë fantazëm .Hipokrizia e “miqve” ka kaluar limitet njerzore

        Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

        Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

        Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës

      2. Nini says:

        Te ishte kaq koqe sa thua zotrote nuk do kishte qene dy here president, dy here kreyeminister. Nuk do kishte rrezuar komunizmin, nuk do kishte futur vendin ne Nato, nuk do kishte shtruar kaq shume rruge, nuk do kishte sjelle TAP dhe nuk do kishte heq vizat. E takojne se e kuptojne peshen dhe impaktin qe ka. E takojne se ne ndryshim nga Rama kriminelet nuk i beri deputete.

        1. LIKE LAFSHA says:

          Nuk kishte nevoje se ishte vete kriminel. Ai eshte nje monster vicidoli qe ka shkaterruar vendin per te qene per jete ne pushtet.

      3. ARDI says:

        nuk i mungon jo po ky e ka bishtin nga brenda se ashtu kenaqet sali gomari

    2. Baca-Bajram says:

      Pirdh, pirdh o Spiros! Sa per gjykatat dhe drejtsine e Sal kurves, s’kemi nevoj te na mbushesh mendt, se ne qoftse drejtesia eshte katandisur ne kete derexhe, kete e kemi peshqesh nga Sali Shkerdhatqirit. E sa per institucionin qe ka perfaqsuar Breshkani Salok, ka qen hajnia e pasurive te kombit, vrasjet e pa besa, korrupsioni dhe humbja e c’do ndjese patriotike (Eshte Saliu qe ka ber ate qe askush s’e ka arritur, as serbet greket s’arriten te na percajne si kombe, por Sala ja ka dal mban duke zbatuar urdhrat e UDB-se. SALI BERISHA = SKIZOFREN, PSIKOPAT, HAJN, VRSES, SHPELLAR e KOKEKAR. RROFT SALI-KURVA!

    3. Adi says:

      Me gjithmend ke apo e thu kot per muhabet? Se t’i thuash etatist nje rrumpallisti qe e beri shtetin lesh e li e kasht e koqe eshte te vesh duart ne koke! Po ti ndoshta shtetin e di ndonje gje qe haet se s’ka mundesi ta kesh seriozisht.

      Gjykata me kurse 6 mujore;
      Ushtria e shpartalluar pa lufte;
      Territori jasht cdo kontrolli. Kush te grabiste ndonje toke. Pronat me 10 pronare
      Bankat shteterore qe jepnin kredi me shkrese te kryetarit te grupseksionit;
      Piramidat;
      Universitetet dhe shkollat te shpartalluara. Gjysma godinave u pushtuan

      Dhe keto jane vetem pak nga bemat e 92-94 te ketij etatistit qe me erdhen nepermend kuturu

      1. tradita says:

        Andi, “shtetit”, nuk eshte dhune, nuk eshte burg…burg.. burg, nuk eshte gjobe, nuk eshte takse , nuk eshte varferi ekstreme, nuk eshte polici.. polici.. shteti eshte institucion ne dobi te zhvillimit dhe jo rrenimit, eshte ligj i drejte dhe jo “maliq”,eshte rend dhe jo korrupsion, eshte, te mira materiale dhe jo droge pa kufi , eshte sigurim i lirise dhe jo shtypje, eshte mendim i drejte dhe jo mashtim i paskrupullte, eshet pune dhe jo propogande boshe, eshte garantim i jetes seh jo shtyse per vetvrasje.Shteti nuk Edi Rama, ai eshet vetem reminishence e se kaluares komuniste.. nese e doni edhe nje here ate e gezodshi.. ne nuk kemi nevoje per ate tip shteti. Nje gje eshte e sigurte… per ju militante e majte revolucionare ka nje zfjidhje , ju eleminoni dhe hani njeri tjetrin .. ashtu qofte .. amin.

    4. koco says:

      Per tu habitur , kur nje shtet e drejtesia jane kapur nga ky bandit anti shqiptar , ky gjarper e njeri i pabesive e vrastar i poshter . Tek ky katil duhet te ngelin reformat , e shume poshtersi pa zbardhur

    5. miti says:

      Analize e mençur.Edhe vete mendoj qe Berisha ,pvs gabimeve,kishte sensin e shtetit e u soll si shtetar ne çdo moment.E keqja i eshte veshur me se shumti edhe nga gazetar si ky siper qe bejne ” gangsterin”duke u fshehur nen petkun e lirise mediatike.Ky gazetari i siperm ka krijuar nje jete te tijen duke u marre vetem me Berishen.Nuk ka njehere nje analize apo edhe artikull jashte tokesor ,nese ay nuk ja permend emrin Berishes,natyrisht duke e kritikuar.Por sa me shume e ben kete ,aq me shume Berisha behet Mit!

      1. Lunxheri says:

        @ miti (te heq i-ne dhe te ve u-ne)
        Dhe Miti behet MUT

    6. Labi says:

      Spiros alias Berisha. Pra kjo eshte dora e Berishes qe si trap qe eshte dhe i rrjedhur kohet e fundit, perdor ende bllogje ne emra te tille si spiro, nga Spirollari, ortaku i Zen sy peshkaqenit.

    7. Spartaku says:

      Spiros! Qenke vertete tuaf! Berisha eshte nje plak matuf dhe as gje tjtere.

  2. Vizioner says:

    Po mire o zoti Baze,pak e permend por e ke lane me nje fjali,se; Kjo reforme,nder te tjera,ben te mundur dhe nxjerrjen para gjygjit te Kriminelit Sali Berisha,POR,kaq idiot nuk eshte ai qe,ti japi PO-ne nderkombetareve dhe te hyje me kembet e veta ne burg???!!!

    Pra,n.q.se nderkombetaret kane ikur tek Ai per t’i marre PO-ne,ai do i kerkoje dhe kompromis/Garancine qe te mos preket nga gjykata!

    Po ike ne deren e Sali Berishes dhe ti kerkosh voten,nuk del pa i dhene fjalen e mosprekjes nga Ligji.

    Pse nuk e ke kap dhe shtjelluar kete pike me shume,por je marre me Positionin/peshen e Saliut ne Parti???!!!

  3. mohikani says:

    sa ti dalin analizat e ADNnes
    kemi per te pare si kan per tja berr

  4. why says:

    Qe kur mori pjese rajersoni ne votimet e 1992 e deri ne dite e sotme shqiperia quhet

    REPUBLIKE AMBASDORIALE..

    ku klasa politike jane si personazhe ne lojrat elektronike dhe komandohen me pult nga rruga elbasanit.
    eshte lluks qe ne nje vend si shqiperia te interferojne ambasdoret sidomos ai amerikan..por e keqja eshte se ata erdhen nga dera e gabuar ne 1991…nga beogradi.
    shikoni listen sa ambasdore ka dribluar,luftur..apo shkelur me kembe nga saliserbi

    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

    -Në mars 1997,

    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

    Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues

    . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

    Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
    nqs ne ne 1991 berisha u katapultua me doktrinen e dekomunistifikimit..basha po pregatitet me doktrinen e dekriminalizimit.
    ajo qe me habit me shume ne kete artikull eshte miopia e mero bazes dhe shtypit shqiptar…

    me gjithe mend kujtoni se eshte kaq i forte serberisha….
    e perseris:

    mos denimi i berishes nga dipllomacia euro-atlantike..te perndjekurit politike..mediat dhe intelektualet shqiptare…con uje ne mullirin e enver hoxhes..eshte shenjterimi i tij

  5. Jugu says:

    Edhe gazeta juaj ka humbur kohe duke e konsideruar Berishen si te mundur dhe te mbaruar dhe pa pike pushteti. Me sa duket juve ju shqeteson fakti pse te huajt shkojne te Berisha, sepse kjo zeron tere luften qe ju beni me te dhe propaganden tuaj qe Berisha eshte e keqja e cdo gjeje ne Shqiperi. Perderisa te huajt e konsiderojne factor, keshtu duhet ta konsideroni dhe ju e pushteti.

    Te rendesishem e konsideron dhe Meta qe asnjehere nuk ja ndalon fjalen edhe pse ai flet pertej kohes normale.

    Po per permbytjet a keni ndonje te re apo mesazh? Apo pushteti dhe mediat pro tij nuk ju interesojne shume permbytjet?

  6. LORA says:

    Mua,Mero vellai, nuk me interesojne fare-fare filmat dhe kurvlliqet e shqup-it,qofte me asistencen ose jo te aktoreve (ALIBISE 25-vjecare))nderkombetare.
    Integrimi ne EU ka ne themelin e tij drejtesine,,,kurrsesi
    pordhe-ligjerimin politik te “integrimit” ne harkun kohor te dy dekadave ,si nje turp e krim te papare mbi nje popull te tere.
    Mua me intereson vetem permbajtja e draftit te reformes,te cilen nuk po e shohim ne asnje informacion mediatik,por edhe ligjerim politik.
    Alibia e zvarritjes se fatit te kesaj reforme fundamentale nga brekedhjeri i historise,eshte nje kalkulim antishqiptar dhe fort poshteruese ndaj vullnetit te shenjteruar te 23 qershorit 2013.
    Eshte REFERENDUMI kombetar qe duhet t’a zgjidhe ngercin gangster te 94 votive.
    TUNG.

    1. @ says:

      Ke gjet fjalen e pershtatshme Lora. Reforma eshte alibi.
      Hajdutet mund te penalizohen edhe me sistemin gjyqesor
      qe eshte ne fuqi. E verteta e hidhur eshte se keta,
      TE GJITHE, nuk kane ndermend te denojne hajdutet!

  7. nini says:

    Mero ,per PD qe ne krye eshte Saliu dhe jo Luli ,as nuk diskutohet nga shqiptaret ,por shkuarja e diplomateve te huaj me ne krye ,ambasadorimn Lu ,eshte nje veprim aspak i drejte ,dhe kompromenton vet keto diplomate para shqiptareve ,duke ju perulur Saliut .Reforma ne drejtesi ,para se te jete kusht nga te huajt ,eshte domosdoshmeri per vet shqiptaret ,qe kane 25 vjet ,qe po vuajne mbi shpatullat e tyre ,padrejtesine e drejtesise sone ,qe dhe paguhet nga taksat tona . Lu dhe diplomatet e tjere ,nuk kane pse i luten Saliut per te pranuar reformen ,se ai do prtanoj per pazare, se eshte specialist dhe i heq kapelen ,se me pazare me ndyresirat e se majtes qe tradhetuan ,ai ka mbajtur pushtetin dhe drurin per shqiptaret .Rruga e vetme. ,qe reforma te kete sukses dhe fuqi , qe mos te kete zot ta kundershtoj eshte referendumi popullor , dhe jo pazaret e pista te deputeteve , qe nuk i ka zgjedhur populli ,por kryetaret ,qe ti kishin si robot ,ashtu sic po ndodh , qe nga marreveshja Berisha me Ramen ne 2008.

  8. Bond says:

    Berishizmi eshte dhe do te mbetet nje fenomen kalimtar, destruktiv i periudhes se tranzicionit te stergjate post-komunist shqiptar!
    Si i tille, tani pas nje periudhe 25-vjecare tragji-komike, Berishizmi si ‘teori’ dhe praktike anarshiste duhet te marre fund dhe te varroset perfundimisht…
    Rruge tjeter nuk ka!

  9. SuloKapedani says:

    P.D.-ja eshte ne doren e feudalit bajgor te viçidolit saleshserbi.Detyrimisht pyetet gjithmon ai.

  10. Dundee United says:

    …keta shkojne tek Basha ne fillim, por si Qull qe eshte dhe qe ka celsat e kashtes e perdor kompleksin e vet per te ndertuar aureolen e Viganit Vendimmares ne PD, Berishes….me pak fjale e kane kuptuar te gjithe qe Basha eshte sekretar i Berishes , dhe ky ifundit ka veshur vec lekure te re ate te Bashes i cili rri ne paradhomen e zyres se vet, eshte i n jejti skenar si me KOP in e dikurshem servirja ndaj opinionit publik vendas e te huaj (per mashtrim puro)te mendimit “TE RI” qe s eshte gje tjeter vecse nje surrogato e ideve obstruktive dhe antishtet te Berishes

  11. genc says:

    Ky lul basha eshte koqe fare . Nuk kupton fare nga politika. Kujton se do ta bejne kryeminister me marreveshje tavoline.

    1. Po pra, kujton se me u bo kryeminister eshte si me u kualifiku oer kampionatin europian

    2. andromeda says:

      Por më loqe janë ndërkombëtarët që humbasin kohën me Viçidolsin dhe na dënojnë të dëgjojmë pordhët e një të çmenduri. Saliu duhet të ishte bojkotuar prej kohësh e jo të quhej ‘burrë i madh shteti’.

  12. Treviso says:

    Problemi ne Shqiperi eshte se ka shume njerez si Spiros, dhe ashtu do vdesin.

  13. shqip says:

    dhe do behet reforma ne drejtesi. e pastaj? çfare mendoni se do ndryshoje pas gjithe kesaj zhurme? ligje ka edhe tani qe flasim. ligje ka edhe ne itali, shba, france e gjetke. problemi eshte se ligjet i vene ne zbatim njerezit. po ketu njerezia eshte e prirur te mos e zbatoje ligjin. kjo vlen per hajdutin e energjise , te ujit, ashtu edhe per prokurore e gjykates. madje per deputete e ministra. nuk e kuptoj pse duhet te mbahemi me iluzione te kota ne nje kohe qe ligjet aktuale nuk lene shteg per keqinterpretime. mendojme se me kete reforme do afrohemi shume me marrjen anetaresise ne be. edhe kjo eshte nje nga ato hiçet e radhes. qe te mos keqkuptohemi, jam per reforma e per aderimin e vendit ne instanca nderkombetare. por kurrsesi nuk mund te pranoj nje tallje qe i behet vendit e popullit nga te huajt e vendas qofshin. nese gjerat jane kaq te prekshme, reale, atehere si eshte e mundur qe ambasadore te shteteve te rendesishme marrin mundimin te dialogojne pikerisht me njeriun qe korrupsionin e ngriti si sistem. qe pandeshkueshmerine e blindoi per vete e per brezat e ardhshem te klanit te tij.po me e renda eshte sjellja e be. keni dhe kaq kushte thone. pastaj vene edhe ca te tjera e te tjera deri ne nje tallje e injorim te inetelektit njerezor. ne shohim e degjojme perdite se ç’behet ne bote. se ne ç’permasa eshte krimi e korrupsioni. po si qenka kjo, krimi italian apo spanjoll, irlandez e ku ta di une, eshte me i “bukur” se ai shqiptar? apo drejtesia e munguar ne britani gjermani apo rumani , na qenka me bute se kjo e jona. jo, ketu duhet keputur ky rreth vicioz. duhen thene gjerat hapur. nese kerkoni nga shqiperia e shqiptaret te bejne reforma e tu permbahen rekomandimeve, atehere mos pengoni politiken e drejtesine shqiptare te vere ne banken e te akuzuarve nje njeri qe sfidon ligjin, kushtetuten, madje edhe popullin. takime te tilla vetem sa shtojne bindjen se me ne nuk keni interes e nuk e keni seriozisht.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Referendumi e zgjedh kete po te doje mazhoranca.. Ti lem lojrat me filma..

  15. plaku dhe deti says:

    Mero, Berisha eshte per keta nderkombetaret si Zani Caushi ne ’97.Eshte faktor destruktiv dhe ne nje proces kimik me lende qe marrin zjarr kollaj eshte logjike te mbash zjarrin larg.Nuk besoj t’ia shohim hajrin ketyre reformave qe gogolat e parlamentit do ti votojne se keshtu kane vendosur misionet e nderkombetareve.Qe ta themi shkoqur-shkoqur keto misionet kane tjerre lesh pa bere asnjehere triko, po hajde.Ti e di mire qe Berisha eshte ujk i vjeter dhe me siguri e ka blere imunitetin, por ngul kembe si mushka per dy arsyet e perhershme:1.se keshtu faktorizohet dhe perfiton luksin e fjales se fundit, 2.se bashkpunimi bipartizan merret si leshim i Berishes(dhe kjo nenkupton ndonje favorizim) dhe jo si dorezim ndaj nje reforme te pakushtezuar, sic ju e paraqitni.Mero, akoma sa te kete “lesh” nderkombetaresh ne tregun politik shqiptar do mbetemi pa bluza.Ata ku ta gjejne me qiri nje si Berisha,marrin rroge dhe dieta derisa te dalin ne pension.

  16. Bekimi says:

    Tashti, ku të trokasin ata, tek Luli që është me dosje megahajnie për t’u rihapur, apo tek Saliu që ka përdor mashat Florian Mima, Ridvan Bode, Lulush Basha e Genc Ruli?
    Saliu, me lidhje më të kahershme me bolemëdhenjtë e CIA-s bashkë me Elez Biberajn, natyrisht që ka më shumë gjasa të jetë person kontakti pë kësi punësh.
    Ama, nëse Edi Rama ka integritet, duhet të bëjë të mundur vënien para drjetësisë që ata të shijojnë frutat e djallëzive të tyre ndaj këtij kombi.

  17. mira says:

    Respekt per komentin e LORA
    Sakte -shkurt
    Reformimii drejtesise i ve kufirin tek thana kurvave shqup-ore dhe mbeshtetesve perendimore qe luajne filma me kartona me shqiptaret, Po te jete per ata edhe mbas 25 vjetesh do jemi duke diskutuar per reformen ne drejtesi.
    REFERENDUM KOMBETAR -NUK KA ZGJIDHJE TJETER.

  18. Mentari says:

    Nuk mung te denigrohet e verteta; Opozita dhe Basha bashke me Berishen nuk kane asnje gje qe i Frikeson,Tmerron ose i ndeshtkon ata me votimin e reformaes ne drejtesi ,por ajo qe eshte me kryesore dhe me urgjente qe kerkon opozita eshte pastrimi i Parlamentit nga kriminelet qe ka prure Aleanca qe eshte me se e domosdoshme.Kete Opozita e ka thene me qindra here qe ne ate reforme duhet te futet patjeter ligji per pastrimin e parlamentit dhe po u ba kjo atehere Edvini largohet nga pushteti sepse gjysma e Aleances se Qelbesirave jane kriminele.Kete duhej te shkruaje dhe jo denigrime qe jane qesharake qe pse Berisha apo Pse Basha, pjirdh ore pjirdh derisa te mbushen breket.Opozita nuk ka si te votoj per drejtesi kur ne Parlamntin shqiptar jetojne e votojne kriminelet.Ne qoftese Mazhoranca eshte serjoze me reformen e drejtesise nuk kane pse te mos e pranojne edhe ligjin per pastrimin e Parlamentit dhe aty shikojme s kush jane kriminelet se edhe Berisha me Bashen aty bejne pjese ne ate Parlament.

    1. @mentari says:

      Gjej ndonje gjimnazist qe te shkruaj komentet se le nam ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Mund te kesh ndonje deftese fallco, por nuk prish pune. Ka edhe deputet fallco qe paguajne te shkolluar prej verteti, per diskutimet e tyre.

  19. Kris 1 says:

    Takojne Berishen se Ai ka pushtetin.Piktori futur on dhe jep leksione neper bote.

  20. nostradamus says:

    Spiru, i ke rene pikes me komentin !? O derezi ende nuk e kupton se Berisha
    eshte njeriu me i urryer i Shqiperise! Kur kujton Berishen populli iken nga
    syte – kembet nga frika se mos e dhente te vije perseri ne pushtet, ne vend
    qe pozita e sotme haram buka e popullit nuk e cuan kete bandit ne burgun e
    Koto Hoxhit, ne kalane e Gjirokastres…!!!!

  21. peço says:

    Kur themi Berisha nënkuptojmë Opozita, kur themi Opozita nënkuptojmë Berisha. Dhe nëse një problem i caktua kërkon domosdoshmërisht pjesmarrjen e Opozitës, atëherë ku qëndron ‘çudia’ këtu. Si mund të zgjidhet një problem pa marrë në konsideratë faktorët determinant të zgjidhjes?

  22. Hanxhiu says:

    Mos u përpiqni të na mbushni mëndjen për “rolin” e SHBA-së dhe Evropës, për “Reformat” në Shqipëri… Çdo ditë e më shumë duket (nga veprimet konkrete dhe jo nga fjalët), se SHBA dhe Evropa, nuk duan reforma në Shqipëri, e duan atë, ashtu siç është, me varfëri, me korrupsion, sepse kështu “u shërben me symbyllur” interesave të tyre, siç ka bërë deri tani dhe populli leshko, u shkon pas, “i mbështjellë” me një flamur kuqezi…(???!!!) Prandaj “e mbajnë” dhe Salën “të paprekur”…!!!

  23. Hanxhiu says:

    Mos u përpiqni të na mbushni mëndjen për “rolin” e SHBA-së dhe Evropës, për “Reformat” në Shqipëri… Çdo ditë e më shumë duket (nga veprimet konkrete dhe jo nga fjalët), se SHBA dhe Evropa, nuk duan reforma në Shqipëri, e duan atë, ashtu siç është, me varfëri, me korrupsion, sepse kështu “u shërben me symbyllur” interesave të tyre, siç ka bërë deri tani dhe populli leshko, u shkon pas, “i mbështjellë” me një flamur kuqezi…(???!!!) Prandaj “e mbajnë” dhe Salën “të paprekur”…!!! Herë-herë, këtij populli mjeran , i hedhin “ndonjë kockë për të lëpirë” dhe për të harruar mjerimin e tij, si p.sh. pjesëmarrja në Euro 2016…(???!!!)

  24. Lennard says:

    Qe te filloje dekriminalizimi duhet te prangosen kriminelet reale kryesore.Saliut i numrojne afro 300 bema, njera prej tyre e hapsanos.dhe keshtu me rradhe Basha,Bode Ruli ,Meta,Prifti e nje tufe zagaresh te tjere.Po vazhduat ti luteni “Malokut” , reforma per Dreqtesi do te shkoje ne Kalendat Greke.

  25. tomsojeri says:

    Mjer o popull shqiptar si je katandisur !!!!Nje popull,nje komb ,akoma ne doren e nje monstre !O Zot cfar turpi ,cfar poshterimi !!! Si injorohet keshtu vullneti i nje populli, qe ktu e dy vjet e fluturoi ne kosh te plehrave kte perbindesh ! Si mundet nje kriminel ,hajdut,mafjoz e tradhtar, mban peng me banden qe e rrethon, nje Shqiperi !Perse u dashka ti luten ktij plehu aq te uryer prej popullit te tij , te shembet nje “godin” e kalbur, qe ka zen rugen e quhet drejtesi, ku esht e vetmja rrug per te hecur nje komb ! Sa do durojm akoma te poshterohemi??????? Nje referendum ,nje referendum, e le te na mbetet ne kopili, or te pabes ,or te shitur ,or burracaker qe ju esht ber kjo ftyr e urryer popullore hije e nates ! Keni frik, se jeni te dhjer ,keni frik se edhe pushtetin me pazare mafjoze e moret per te na mashtruar !Sa akoma do qendroj mbi kokat tona e fatet tona ky rrenqethes kafsh ? Nuk ka me turp, nuk ka poshterim me i madh qe i behet 1 milion shqiptareve qe shpresuan !!!!!!!!

  26. METEH says:

    Dakort me Meron,Haxhiuun.Takojne Berishen jo se eshte i mençm se te tjeret,por e din se ky drejton grupin parlamentar e jo PALOQE-KOQE.E takojne se ai po pllet per REVOLUCION DEMOKRATIK si ne ’97-’98-ten.Se SB nuk e pranon kurr reformen ne drejtesi,pra te ndeshkoi drejtesine e ndertuar me duart e tij per te mbrojtur ate dhe vehten e tyre.Ref.ne drejtesi nuk kalon kurr me pelqimin e Saliut-PD-se,kot e kane nd/kombetaret,te cilet e duan kete vend STATUKUO qe te vij gjithkush per gjoja per ndihme e te marrin DIETA.Sa te jet gjall dhe ne politike SB-ky vend do HIQET ZVARR…!

  27. Bekim Sala says:

    Bekim
    E kemi thene mijra here qe PD e drejton Berisha. Gezohem,qe te pakten kete e kuptoi dhe faktori nderkombetar. Berisha eshte aq diabolik sa qe kurre nuk i ka interesuar PD si force e vertete demokratike, por vetem nje PD qe i sherben forcimit te pushtetit te tij personal. Nese ai do te lejonte nje analize te thelle e reale te shkaqeve te humbjes dhe zgjedhjen e lire te kryetarit te ri, nuk do te kishte asnje pushtet mbi PD. ndersa me kukullen Basha, edhe pushtetin mbi PD e mbante, edhe veten e “pastronte” nga autokracia sepse ishte njeri qe e pranonte humbjen dhe pergjegjesine e tij per humbjen katastrofale te 2013, duke dhene ” DOREHEQJEN”.
    Por historia tregon se ai humbi pas 1997 edhe ne 2001, edhe ne zgjedhjet lokale te periudhes 1997 – 2005, dhe asnjehere nuk e dha doreheqjen, sepse fajtor quante kundershtarin e tij Politik si vjedhes te votave, dhe kryetaret e degeve dhe strukturat e PD qe nuk ” kishin punuar mire”. Vetem ne 2013 kur ishte vete kryeminister nuk mund te perdorte te njejten metode nga humbja e thelle ne Qershor 2013 sepse ishte detyre e tij te kryente zgjdhje te lira e te ndershme. Ne fakt 1 milion shqiptare i treguan grushtin.
    Tani ky personazh grotesk i politikes se “djathte” shqiptare , u kuptua edhe nga nderkombetaret se ishte KISHA a po XHAMIA ku ata duhej te faleshin.”, se Basha nuk kishte asnje autoritet ne PD pasi gjallonte vetem pas hijes se babait te tij shpirteror Berisha. Ketej e tutje pa mare pelqimin e Berishes , kuptohet , qe asnje negociate politike nuk mund te behet me PD. Nese Perendimoret duan nje oarti te vertete demokratike, duhet te largojne urgjentisht Berishen nga PD e politika shqiptare, jo per paaftesi , por per FAJSI qe pengon zhvillimin normal te politikes dhe e beri PD lesh e li.

  28. man says:

    Pse? Sepse Sala eshte nje i cmedur, qe adhurohet nga shume shqiptar tarallake, injorant, hajdut, servila…., qe ne cdo kohe mund te destabilizoj vend.

  29. juristi says:

    fakti qe KM ER i permjerur ka lejuar nje kriminel ordiner si salija e vicidollit te jete ende faktor eshte teper qesharake – ne vend qe ta coje ne BURG Ed Roma e lejon me derdellise…

  30. ZahoKoka says:

    “He may be a son of a bitch, but he’s our son of a bitch.”-thone amerikanet e politikes per monstrat qe perkrahin an e mbane botes.

  31. altin says:

    dhiz iz a mirakull ov fridem ,,ky asht ay qy.

  32. vora ia doli says:

    nje gje eshte e sigurte: Berishen me mire se Mero se njef njeri. Mero ka qene gjithcka per berishen. ishte prane tij ne kohet e mire dhe te turbullta te tij. Kur berisha ishte keq mero vinte ne pune gjithe talentin e tij sahanlepires per ta qetesuar. mero shetiste lirine sepse berisha ishte i zene me pune shteterore. mero ishte babysiter i gites dhe zenit te cilet aftesite e tyre per tbo lek ia dedikojne mesimeve te vyera te Meros. Per meron berisha ishte Zoti ne toke dhe meros i dukej vetja shen pjetri…. por kur berisha nuk i dha tenderin e pasaportave dhe Id mero u zhgenjye aq shume saqe i premtoi berishes, si djalli Zotit, qe jeta e tij do ti kushtohej shkaterrimit te berishes. mero do te bente publike te gjithe sekretet e berishes, pervec atyre ku ai dilte si sahanlepires. por ai se ka kuptuar akoma se eshte mero qe e mban akoma gjalle berishen sepse kohet kane ndryshuar dhe reklama me mire sot eshte raklama negative dhe kjo gazete e ben cdo dite. derisa ju te vazhdoni keshtu berisha do te jete atje ku eshte perhere me i forte. sepse berisha dhe sojte e tij njohin vetem nje ndershkim: ti lesh ne harrese… per fat te keq asnje po e ben. ne fakt po beni te kunderten. po fuqizoni berishen ne momentet e tij me te veshtira. miku qe eshte mik ne momente te veshtira gjindet…

    1. udb ia doli... says:

      per komentuesin “vora ia doli”

      me cfare po I shohin syte shqiptareve pas 21 janarit 2011 ka nje ngjashmeri xhaferr deva I 4 shkurtit 1944 me Lul Berishen…

      por me e keqja eshte se cfare I bene skenderbeut para 500 vjeteve qe I hengren kockat,,,ashtu po ja bejne dhe enverit sot.

      saleh elezbiberisha eshte ne rolin e Hamza Kastriotit biles ma zi se ai se I hapi portat serbit dhe grekut per te na pushtuar

      ne kete kontekst jo vetem mero por gjithe shqipfolesit jane te vegjel ta mendojne dhe aq me keq ta shprehin se jemi me keq se nje vilajet I perandorise osmane

      kur te happen letrat pas 40-50 vjeteve atehere duhet te jete ngritur permendorja e xhaxhit dhe brezat do mesojne

      kush dhe pse e shkrumbuan ate vend…

      tung

  33. tetovari says:

    Ne kete gazete i ke krejt komentuesit qe jan ngjizur kopila nga beigadiret e koperativave qe edhe Aida Shtino su a gjet prinderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje