Disa pikëpyetje që duhet të sqarojë qeveria shqiptare

15 Tetor 2015, 21:01Editorial TEMA
Disa pikëpyetje që duhet të sqarojë qeveria shqiptare

Nga Mero Baze

 

Nga gjithë çfarë u tha dhe çfarë u keqngatërrua në debatin për ÇEZ, deri tek finalizimi i mos hetimit ndërkombëtar, dy çështje ishin në favor të qeverisë shqiptare kur ajo nisi të shpjegohej, edhe pse me vonesë.

Çështja e parë u artikulua nga kryeministri Edi Rama në Kuvend dhe kishte të bënte me një korrespodencë të ish- këshilltares ekonomike të Sali Berishës, Suzana Guxholli me komponinë ÇEZ në Pragë, e cila merrte përsipër politikisht fushatën për uljen e çmimit të energjisë elektrike që ÇEZ duhet të blinte nga KESH. Pra, e gjithë zhurma që u bë paraprakisht, akuzat ndaj Bodes, ulje de fakto e çmimit, implikimi i Petrit Ahmetaj si këshilltar i drejtorit të ERE-së dhe ortak nga ana tjetër me Kastriot Ismailaj, ishin më të dobëta si akuza implikuese sesa vet akuza ndaj Sali Berishës, i cili kishte qenë tutori dhe iniciatori politik i uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Pra, nga gjithë ai proces akuzash që qeveria ngriti ndaj ish-qeverisë së kaluar dhe ish- zyrtarëve të saj, kryeakuza është fakti, që Sali Berisha përmes këshilltares së tij ka nisur lobimin t’i ulë çmimin një kompanie private. Kjo pastaj shpjegon gjithçka, madje dhe shëtitjet e përfolura të djalit të tij me Ismaliaj në Vjenë dhe Pragë.

Pika e dytë e fortë që shpjegoi qeveria ishte fakti, që zhurma për 135 milion eurot e DIA-s ishte kot, pasi qeveria kishte e mbyllur me marrëveshje me DIA-n, përmes përfaqësueses së saj Rebeka Gaskin Gain në dhjetor të vitit 2014.

Këto dy argumenta e zbrapsën opozitën dhe Berisha madje dukej dhe pak i frikësuar në séance, kur Rama i përmendi se për të mund të sjellë dhe FBI-në në Tiranë.

Por, për t’u rikthyer tek ky debat, ka një zhvillim të ri. Kastriot Ismailaj thotë se nuk do të tërhiqet nga arbitrazhi, pasi ka rifituar përfaqësimin mbi kompaninë në vitin 2015, d.m.th pas marrëveshjes që ka bërë përfaqësuesja e DIA-s me qeverinë shqiptare. Kjo është një çështje ligjore shumë e debatueshme, sesa fuqi ligjore ka një vendim i vitit 2015, të anulojë një vendim të vitit 2014, por gjithsesi qeveria shqiptare duhet të japë një shpjegim zyrtar. Nga gjithë debatet që u bën rreth kësaj çështjeje dhe sidomos nga letra e Spartak Brahos, ajo që mbetet e vërtetë dhe e dukshme, është se deputeti Doshi dhe njerëzit afër tij janë të angazhuar të jenë pranë Ismailajt që ta vazhdojë këtë çështje në arbitrazh. Kjo shikohet qartë nga burimet që dalin lajmet, nga takimet e tij me familjarë në hall të Ismaliajt etj. Nëse ajo që tha qeveria, pra fakti që ajo e ka mbyllur arbitrazhin me DIA-n me mirëkuptim dhe lajmi i ri i dalë nga grupi Doshi-Ismailaj, është me fuqi ligjore, atëherë gjendemi përballë një problemi realisht serioz, i cili duhet zgjidhur jo vetëm ligjërisht, por dhe duke ndjekur shtysat e këtij operacioni të qartë mafioz. Në parlament u tha qartë se politizimi i çështjes së DIA-s është në favor të DIA-s për të fituar betejën me qeverinë shqiptare, tani si pronare e ÇEZ dhe, nëse merr fuqi ligjore ajo që thotë Ismailaj, atëherë qeveria shqiptare duhet të jetë e qartë në argumentet e saj dhe në angazhimin ligjor që duhet të bëjë. Së paku të heqë dorë nga avokatët politikë, si ata që ka i ka lënë peshqesh Berisha për këtë çështje, dhe t’i bëj ata përgjegjës për këtë dështim.

Qeveria po ashtu nuk duhet ta lërë vetëm në kuadrin e denoncimit çështjen e parë, atë të faktit që zyra e ish-kryeministrit Berisha, ka iniciuar procedurat dhe mbështetjen politike për uljen e çmimit të energjisë elektrike blerë nga ÇEZ prej KESH-it, pasi ai është fenomeni më i rëndë në gjithë këtë histori, që ka të bëjë me kapjen e shtetit për qëllime private. Atë që Rama e lexoi në Kuvend, mund ta çojë dhe në prokurori dhe të bëjë padi ndaj zyrës së ish-kryeministrit dhe vet atij për këtë iniciativë. Nuk them të bëjë padi si ajo e KLSH-së, bazuar në deklarata për shtyp apo fjalime në Kuvend, por të ulet dhe të bëjë një argumentim ligjor për përfshirjen e ish-kryeministrit në një proces të kapjes së shtetit për interesa të një kompanie private.

Kjo jo vetëm që do ta bënte më të hapur dhe transparent debatin, por do të shmangte dhe atë fenomen negativ që u vërejt javët e shkuara, kur qeveria ndenji mënjanë debatit dhe faktet më të forta i tha pas betejës, kur gjithçka kishte mbaruar. Tani që ka rifilluar, është mirë të jetë në sulm dhe jo të mbrohet, në vend të atyre që duhet të mbrohen vërtetë për atë që kanë bërë, rrjepjen e një pasurie kombëtare për interesa të xhepave të tyre.

18 komente në “Disa pikëpyetje që duhet të sqarojë qeveria shqiptare”

  1. SuloKapedani says:

    D.M.TH. letra e Brahos drejtuar personaliteteve shqiptare per destabilizim paska qene realitet.Prandaj rinis debati.Doshi,Prifti dhe Ismailaj ne bashkepunim ne dem te shtetit.P.D organizatore e mirefillte.

    1. Nini says:

      Ky shkrim me shume se cdo gje tregon mentalitetin e atij qe e ka shkruar. Nese gjerat qe ai shkruan jane te verteta atehere thelbi i shkrimit duhet te ishte perse nuk kane dale keto dy vjet dhe jo pse nuk dolen kur u hap debati. ky shkrim nuk duhej te keshillonte Ramen ta conte ne prookurori por ta akuzonte pse nuk e ka bere deri tash qe me pas mos te duket sikur po kerkon te laje m… me sh… Artikullshkruesi eshte pale. Jo me lexuesin dhe te verteten por me pushtetin dhe parane qe i “hedh” ai.

  2. fshatari says:

    A Thua do ta beje Qeveria ate pune,sic po thua o Mero? Po mire a do te dali ndonje dite kush eshte fajtori i gjithe kesaj katrahure te CEZit,qe ta mari vesh Populli Shqiptar? packa se keshtu nga posht dihet shume mire,po puna eshte qe Qeveria duhet ta beje publike,se ndryshe do ti bjere bumerang,me koke te vet.

  3. Mentari says:

    Pse do te ngrinte cmimin e energjise berisha qe ne te vertet ate e ngrti ERE qe ishte nje organ vendoses dhe I padiskutuashem e I pa kthyeshem.Berisha ket institucion per ulejn e cmimit e hodhi ne gjygj dhe po te ishte ashtu sic kerkon ta e shpjegoj mero baze berisha nuk kishte pse ta e hidhte ne gjygj sepse dikonspironte vetvehten e tij.Na shpjgo pak gjygjin qe berisha e hodhi ate EREN per ulje cmimi?bjeri Berishes nuk zgjidh problemin qe kerkohet te zgjidhet dhe mbulon me dashje apo pa dashje ata qe e shiten CEZ me humbje 600 milione Euro dhe qe rrezikohen te humbim edhe nja 135 milione te tjera.duhet te analizosh qe kush ishte shkaku qe u ble Cez nga qeveria Ramame nje humbje kaq te madhe nga shqiperia? kur dihet se Cez ishte shqelmuar jashte shqiperise?

    1. Baxhnakun s'e njof absolut tgarrantoj says:

      Baxhnakun snjof gruja mtha ish nmigrim absolut tgarrantoj.

  4. sherifi says:

    Si ky raste ka dhe shume raste te tjera qe duhen pare.
    kjo mazhorance erdhi ne pushtete per te ringjallur shpresat e shqiptareve,per te bere transparente te gjitha ato deme dhe vjedhje qe i jane bere ketij vendi,por deri tani ky milet nuk po sheh ndonje gje te vecante.
    perseri po pengoin dhe pyeten shume ata qe i kane shkaktuar dramen ketij vendi.
    megjithate ky milet po pret qe te zbardhen dhe te behen transparente shume gjera dhe dikush te vihet para drejtesise.

  5. Albi says:

    Shiko une them qe eshte mire te mos merremi me keto aferet me 135 milion apo 479 milion euro se na u be truri dhalle. Me mire te fusim ne burg nja 10 berbera per kupona tatimore them une.

    1. peço says:

      Mirë thua, një zgjidhje e arsyeshme. Kot nuk thonë, një vjedhje e madhe mbulohet me një numër të madh vjedhjesh të vogla.

  6. tradita says:

    Mero Idioti nuk e kupton se lobimi per uljen. e cmimit te energjise eshet nje proces normal qe te mundesonte nje furnizim m ete mire te shqiptareve me energji elektrike.
    Ku fakt do te ishte shume bindes ne arbitrazh ne favor te pales shqiptare.
    Sot doli nj efakt tjeter se ne arbitrazh ceshtjen e kishte derguar qeveria Berisha q ene maj. Dhe bertiste idiote i ekonomise me diplom eanglishteje s epse se kenimcuar ne arbitarzh.
    edhe nje ceshteje adminstrative po nuk u dergua ne gjyq ne te dy shkallet pergjithsia bie mbi titullarin dhe jo te terhiqesh duke i falur 479miliom euro cekeve. Kjo e vertetuar nga nj eorgan kontrolli sic eshet KlLSh.
    Qeveria Rama tashme eshte e pashprese. Hetimi do te behet . ndryshe Shqiperia eshet ne kembe.

  7. luis says:

    Berisha ka qene gjithmone dhe do te mbetet deri ne vdekje akuzuesi i zullumeve qe ka bere vete te akuzoje te tjeret.Disa nga ju mendoni se kjo mazhorance nuk e ka ndermend te beje asgje per ti derguar ne burg qeveritaret e djeshem.
    Sot per sot as qe nuk behet fjale sepse Edi Rama e di mire se me kete drejtesi as qe mund te behet fjale prandaj ai i ka hyre reformes ne drejtesi dhe atehere eshte e sigurte qe berishistet do jene brenda ne kafaz prandaj me cdo kusht kerkon ta sabotoje kete reforme,por kjo do behet mbase me referendum.

  8. saimir says:

    Qe nje nder assetet e cnuara Te Shqipnise eshte Dollapos, kete e din edhe Bufi. Prblemi eshte pse qerrevia po e riDollapos e Para. E dyta asnje nga 20-30 mike punonjes ne drejtim nuk shkoi ne burg per shperdorim fondesh dhe detyre? Ate here asgja nuk paska ndodh e kundraligjshme? Asnje drejtor teknik, ekonomik apo I prokurimeve apo I personelit nuk paska bere abuzime? Kjo eshte riDollaposja.

  9. @ says:

    Parole, parole, parole, soltanto parole…

  10. shaban says:

    Ne rast se Rama e ditka mire se drejtesia jone eshte e korruptuar perse kerkon qe kjo ceshtje te zgjidhet nga kjo drejtesi dhe nuk pranon ta gjykojne te huajt.Si i thote populli ,ku ka ze nuk eshte pa gje.

  11. pse says:

    U lodhe duke i dhene mend o Mero…perse nuk degjojne keto?

  12. Rroku says:

    Interesante dhe cinike njekohesisht: Mero perpiqet te gjysme kritikoje qeverine Rama duke e bere kete me gjysme fakte.
    PSh: 1.Mero perpiqet te corodise opinionin duke e shperqendruar vemendjen tek “te ashtuquajturat” negociatat e keshilltares se Berishes, si Guxholli, Ahmetaj per favorizuar dhe te ulur cmimin e energjise per KLW te blere nga KESH prej CEZ. Ketu asgje nuk thuhet se sa ishte cmimi real i marketit ne ate kohe dhe se si u argumentua ulja apo perse u pranua ulj???
    2. Mero perpiqet te “kritikoje” qeverine se” perse ajo nuk foli gjate debatit, por vetem tani ne fund po na sjell argumenta shume te forta!!!” kjo sipas Meros, qeveria duhet te hidhet ne sulm dhe jo te mbrohet!!!
    3. Mero ben punen e keshilltarit “miredashes” por cuditerisht e ben kete pa asnje pagese!!! Pra Mero keshillon falas qeverine e Rames!!!

  13. Kris 1 says:

    Dobica te medhenj Po rillndin dhe shqiperia ecen ne rrugen e progresit.Rama per drejtesi te rekomandon gjykatat dhe pastaj thote gjykatat jane te korruptuara.

  14. Rozafa says:

    Or Mer ! Parret e vjedhuna ne banke nuk donin shume pune me i gjet… e iken ne drejtim te paditun,…. e ti thu me u lodh me gjet hajnine e cez….

  15. nini says:

    Sic po dalin faktet e reja ,skandali CEZ it ,do kete nje fund tragjik per vet aktoret qe e nisen ,dhe aresyeja eshte e thjeshte .Skandalet e dritanishme ne Shqiperi ,jane mbyllur me urdher poitik ndaj drejtesise ,qe nuk tregon demokraci ,por diktature te paster .Fjalimi i Rames ,qe pranon ,se prokuroria shqiptare do jete ajo qe do hetoje ceshtjen ,por e ndihmuar nga FBI dhe se Shqupi ,kerkonte hetim nderkombetar ,se donte ta mbyllte ceshtjen qe nisi ,pasi kushtetuta jone nuk e lejon ate procedure ishte nj loje . Tani si Prifti ,dhe Ismailaj ,qofte dhe Doshi bashke me mbeshtetesit e PD ,i kane hyre kesaj rruge ,pa kjartesi ,dhe dardha e ka bishtin mbrapa ,se kjo ceshtje ,po doli se qeveria e sotme nuk ka asanje shkelje ,dhe pergjegjesi ,e kete skandal ,duhet qe Leskaj te jape doreheqe ,si dhe te pergjigjet penalisht per shfrytezim te postit zyrtar ne sherbim te partise se tij politike PD . Pra akuzuesit e sotem neser do jene ne bankat e te akuzuarve ,dhe nuk ka lob amerikan dhe europian qe ti mbroj .Megjithate tia leme kohes ,por per skenaristet e ketij skandali do filloje ftohti i dimrit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje