Nga Mero Baze
Ka pasur një degradim ekstrem të debatit në emisionin e Blendi Fevziut, mes dy të ftuarëve të përhershëm, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj. Nuk dua të ndalem në argumentet e përdorura për të fyer njëri- tjetrin, por tek degradimi që ka pësuar debati publik në emisionin “Opinion”, për shkak të shterpësisë së temave dhe drejtuesit të emisionit tmerrësisht sipërfaqësor.
Ajo që ndodhi mes të ftuarëve, që janë të dy miq të mi të vjetër, nuk është faji i tyre, por faji i atij që drejton emisionin. Tema e emisionit ishte diçka tjetër dhe jo diskutimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por duke qenë se i zoti emisionit, më së paku ka punë me temën që lajmëron, nxit të ftuarit e përhershëm, të përfshihen në debate jashtë teme, për të tërhequr audiencën që nuk vjen nga thellësia e fakteve, por nga degradimi i debatit.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj, janë dy personazhe të paguara nga emisioni “Opinion” për të qenë aty. D.m.th, në një farë mënyrë janë aktorët e Blendi Fevziut në emision, dhe jo persona që përfaqësojnë aty kauza publike. Janë të dy gazetarë, njëri ka shkëlqyer në gazetarinë ekonomike dhe tjetri, Preçi, ka shkëlqyer në publicistikën politike, por atje janë si aktorë. Dhe si të tillë, ata kanë dorëzuar fatin e tyre dhe personalitetin e tyre, në mëshirën e aftësisë që ka drejtuesi i emisionit për të kuptuar temën që diskuton.
Degradimi i djeshëm i debatit tek fyerjet ndaj njëri- tjetrit, tek shpërthimi i Stefanit duke i thënë Zogajt “spiun” dhe tek kërcënimi i Zogajt për t’ia ngulur vendimin e Gjykatës me gozhdë në ballë, ishte i dhimbshëm, jo për çfarë ata thoshin jashtë kontrollit, por për qetësinë me të cilën i sodiste drejtuesi i emisionit.
Të lejosh dy aktorë të emisionit tënd të përditshëm të degjenerojnë në fyerje dhe sulme të tilla ndaj njëri- tjetrit, dhe të nesërmen t’i ulësh përsëri sikur nuk ka ndodhur gjë, është një fyerje dyfish për opinionin publik, dhe një ngulitje e kulturës së talljes me publikun që ekziston në Shqipëri, si në politikë, ashtu dhe në debatin publik.
Konkretisht askush aty nuk tha ndonjë gjë që nuk e dinte njeri. I pari njeri që ka denoncuar Preç Zogajn që ka pas një bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, ka qenë Preç Zogaj në vitin 1992. Dhe për ironi të fatit, është i pari dhe i fundit shqiptar, nga rreth 300 mijë të tillë, që e ka pranuar me kurajo këtë gjë, dhe është ballafaquar pastaj në gjykatat shqiptare, që kjo gjë të mos pengojë karrierën e tij politike. Andrea Stefani, po ashtu është një publicist partizan, që nuk ka arsye ta sulmosh për shkak të pozicionit të tij pro qeverisë, por për shkak të argumentave që mund të kesh kundër ti. Zogaj thjesht e tepëroi duke e paragjykuar apriori si pa personalitet, për shkak të pozicionit të tij. Mos ndërhryja e drejtuesit të emisionit dhe lejimi i dialogut degradues mes tyre, pa kurrfarë vlerë, është një kulturë e re e rrezikshme në debatet publike, për të fituar shikueshmëri me çdo çmim në mungesë të një debati serioz dhe me vlerë për qytetarët shqiptarë.
Por, për t’u kthyer dhe një herë tek ajo çfarë përçon në publik një degardim shterues i një debati në këtë formë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kthehemi në një lloj viagre për impotencën e drejtuesve të tillë televiziv, që në pamundësi për të bërë një debat të thellë për një temë, ndërsejnë aktorët e paguar kundër njëri- tjetrit me ligësi dhe pastaj kur mbaron debati, askush nuk mban mend përse ishte tema, por si fyen aktorët njëri- tjetrin. Përleshja mes Stefanit dhe Zogajt ishte e tepërt, fyese, dhe e pamerituar për asnjërin prej tyre. Ata u bënë viktima të pafuqisë së një gazetari impotent për të bërë punën e tij dhe për ta mbajtur debatin tke tema për të cilën e ka nisur. Ndërkohë që të dy aktorët e tij përlesheshin, ai shikonte kopsat e këmishës dhe orën e shtrenjtë, se si i dukeshin në kamera.
Problemi është se të hënën, të dy aktorët do të jenë sërisht në studi, për të folur ndoshta për ndonjë temë rozë, dhe shqiptarët që i shikojnë, do të thonë të dëshpëruar se “kjo qenka lojë” dhe nuk duhet marrë seriozisht. Në fakt seriozisht nuk duhet marrë emsioni dhe ai që e drejton, pasi ata po përhapin si standart publik, faktin që nuk ka rëndësi çfarë thua në studio, rëndësi ka të ketë një sherr.
Ky është një mesazh pervers, që zhvlerëson fjalën dhe debatin publik, dhe rrit mercenarizimin dhe aktrimin në emisione. Pas asaj që ka ndodhur, së paku ata të dy, nuk duhet të shfaqen sërish bashkë duke e quajtur punë të zakonshme fyerjen publike. Nëse shfaqen, pastaj nuk është vetëm problem i Fevziut, por dhe i tyre.
Ke shume te drejte Mero. Me ate qe ndodhi Stefani e Zogaj duhet ti thone lamtumire njeri tjetrit, kurse Blendi Fevziu duhet te mos duket me ne kamerat e TV Klanit dhe studiot e tij. Ai si duket mendoi se do rriste audiencen dhe nuk nderhyne, madje ai duhej ta kishte nderpre emisionin, e jo te bente gallat e material per Portokalli.
http://www.mapo.al/2015/10/fotot-ilirjan-blloshmi-andera-stefani-spiun-i-sigurimit-ja-dosja-e-tij
Tema kryesisht te nxehta qe sensibilizohen
nga autore te ndryshem neper ekranet televezive
ndiqen vertete me interes nga teleshikuesit,por,jo
te gjithe plotesojne kushtet e nevojshme per
ta bere emisionin sa me terheqes.
TV.Klan,me emisionin Opinion te Fevziut,apo si i
thone kohet e fundit:Burri me Kepuce Blu! sa vjen
dhe po e ul shume steken e performances,deri aty
sa emisioni transmeton Zhul Kulturor! Mungesen e Etikes,
dhe Arrogance brenda panelit, si te jete Skene Gladiatoresh
Vete Rasti ne Fjale,Fevziu i beri nje M te madh emisionit,
ndersa z.Stefani dhe Yzmeqari Prec,treguan edhe nje here se
jane dy Kultura te ndryshme,perfshi ketu edhe Tabjatin(karakterin)
Andrea deri tani i ka dhene Besen Realitetit,dhe kjo fale
pergatitjes qe ka ne fushen e Ekonomise.Dhe kur perballe ka
njerez qe perpiqen per t,ja thyer argumentin,ai acarohet nga kjo
padrejtesi!E kunderta gjendet te Preci:Te cilin per ta koncentruar mendimin qe kemi per te themi:Preci eshte si nje Monedhe qe tregetohet kudo,por edhe qe ka dy anet e veta.
Nga njera ane monedha tregone per nje Prec Poetik!ku vargjet
te mbushin me Fryme dhe te freskojne mendimin,kjo eshte ana Flori e tij.Ana tjeter duket si nje llamarine e ndryshkur aq,sa nuk
ka shites qe e pranon.Kjo e tjeterson!sepse do qe te imponoi
ate cka thote.Sa per Fevziun z.Baze na sjell ne vemendje
shprehjen e urte qe thote: Sipas vendit behet Kuvendi!
Une kam vite qe them qe Opinion eshte kthyer nje emision keqberes, antishqiptar (per formatin dhe kulturen e ndyre qe rrezaton), manipulativ dhe klientelist.
Nje emision qe vret kohen dhe mendjen e Shqiptareve, qe nxit sherrin dhe mostolerancen dhe propogandon antivlerat.
Pas largimit te Berishes nga pushteti, Fevziu eshte bere sot armiku me i madh i zhvillimit te shoqerise shqiptare.
Mero keni te drejte debate public ka degraduar ne ate fare feje qe nuk mund ta shohin dot njerezit e denje per kete cilesim. Sot “debate” sherben per te krijuar sherr nder njerezit qe te paudhet te bejne punen e vetme qe dine ligesine ne deme tone.
por kam dhe nje pyetje :
“keto blogjet me fjale qe fjaloret e kohes se Duller nuk I perfshinin dhe qe nuk te lejne njeri pa share nga robt e shpise, a nuk kontribuajne ne kete shije te felliqur qe po mbizoteron ate qe vazhdojme gabimisht ta quajm “debat” ????/
Them qe duhet moderim jo per kritikat dhe opinionet personale por pwer sharjet duhet te kete nje lloj moderimi…..Perndryshe mos u ankoni qe po mbetemi ne vend si komb.!!!
Jo te ftuarit e perhershem,te punesuarit ne (e)misionin TRU-SHPELARJE !!!
kete lloj “komoditeti” ketij fevzo-carit ia kane krijuar paret qe shperdorohen pa meshire prej taksave te mbledhuara dhunshem shqiptarve te ngrate,qe keta gangstero-kopuko-mafioze i marrin me nje dore ne kazino-politiken e ndyre shqiptare ne forme tenderash !!!!…
pak a shume ngjason me debatin ne parlament midis berishes dhe rames.
problem eshte se ne dyluftimin Rama-Berisha kush eshte albitri ??
Mendoj se “gjyqtar” kryesor eshte Donald lu dhe “ansor” ilir meta.
dhe dyluftimet I ka fituar berisha qe eshte kriminel..por I legalizaur
25 vjet fitore te berishes ,asnje humbje..asnje barazim ..keshtu eshte
kur e ke mire me gjyqtarin kryesor lul
DY KAMBERE NE NJE DERI NJERI PJERTH TJETRI MBAN ERE.
Opinioni I Fevziut ka degraduar sa nuk ploteson as kerkesat e nje niveli nen mesatar shikues, kjo per faj te papregatitjes se Fevziut per temat ne emission dhe te ftuarve qe zgjedh.Une as kam deshirete degjoj marrezirat e Fevziut dhe te ftuarve koti te Fevziut.Me vjen keq per dy personat qe u perfshine ne fyerje.Stefani e Zogaj jane persona qe te pakten nuk duhet te kishin arritur ne kete pike.Eshte faji I tyre pasi Fevziu ne krahasim me ta nuk u arrin as deri ke topet.Jane me culture dhe te edukuar, vertet me vjen keq per ta.Besoj se ne emisonin qe vjen do I kerkojne flje njeri tjetrit dhe publikut, jo Fevziut, I cili meriton fyerjet e te dyve, le qe ka marre edhe nje pamje debili Fevziu, si mendoni, nuk e dij nga se I vjen.
Mero jane te gjitha pasoja te sistemit kot qe kemi krijuar… shajme, fyejme, vjedhim, vrasin dhe askush ne politike nuk jep llogari dhe shih rrushi rrushin pastaj..
ata paguhen per te bere aktorin. marrin leke si page mujore nga SANDER frngaj qe te dalin e te shahen dhe marri lekjet pa pike turpi
Nuk eshte hera e pare qe studiot te TV jane mbushur me mercenare dhe bejne propogande. Drejtues emisionesh, analiste e gazetare mblidhen bashke e bejne ” Debate”, “Analiza” e “Komente” si te pavarur por qe jane teresisht te lidhur me interesa te caktuara politike e materiale.
Kjo kategori eshte bere e bezdishme dhe emisionet e tyre nuk ndiqen.
Drejtues emisionesh qe flet me shume se i ftuari,pyetje me te gjata se pergjigjet, zhurme e rremuje qe flasin te gjithe e nuk degjon askush jane prezente ne media.
Interesi publik thuajse mungon ne te gjitha keto studio dhe ky degradim i medias eshte shume shqetesues. Media ka dale nga rroli saje ne shoqeri.
Para se gjithash nuk duhet te harrojme se Andrea Stefani ka thene nje te vertete i provokuar nga Preç Zogaj. Une e pashe emisionin. Kam ndjekur edhe nje debat tjeter para tij por per temen e CEZ dhe me te njejtet aktore. Dhe me ka lene shije te hidhur fakti qe edhe Blendi Fevziu edhe Zogaj kembengulin ne disa genjeshtra per ti bere jehone me zor mashtrimeve te opozites per skandalin e CEZ. Mendoj se jane keto akrobacira te ketij Preçit qe dje ishte me Aleks Niken ne 21 Janar dhe sot behet me vrasesin e Aleksit, qe e kane revolutar Stefanin qe eshte nje gazetar i lidhur shume me te verteten dhe jo thjesht fakti qe Preci ka qene spiun. E gjithe sa ndodh eshte pejse e atij konfliti te ahsper politik qe vazhdonb prej vitesh ne Shqiperi.
Opinioni i Vez-ziut eshte bere tamam si Uomini e Donne te Maria De Filipit……..ku pleq dhe plaka te shastisura japin e marin te kujtojne seç eshte nje gje qe kane bere kur kane qene te rinj…por qe e kane harruar. Te kioska “O-PI-NJONI” jane te gjithe TAPE duke filluar qe nga BLE-NDI dhe kepusin idjotlleqe dhe lloqe kavaje me shume se te ZONA e DHJERE e CANIT. Keshtu qe shqiptaret mbasi denden me gallate ne varietene “PARLAMENTI” te se enjtes paradite. Ne darke shijojne me neveri cirkun me BLEND kllounin…………..
Dhe Preçi spiun ka qene…..ta mbaje. Por e keni vene re, qe eshte krenar si dhe shume te tjere ish studente te fililogjikut ne karriere qe kane qene me DOSJE dhe vashdojne te hedhin shuren perpjete.
Nderkohe, problemet serioze diskutohen te Jeta Osh Qef…
Mjafton ti hedhesh nje sy internetit qe te shohesh sa boshe jane emisionet Shqiptare ne cdo gje.
Fajin e kane ata te dy qe e degraduan veten deri ne piken sa u bene kurvat e Fevziut
Ata jane kllouna cirku qe kane marre persiper te bejne cdo gje qe do Frangaj kundrejt shperblimit. Pa personalitet, lehin e shahen e nuk tregojne asgje vec konsumit bosh mediatik mafioz. Fevzo bravo, ti arrin qellimin. Ky eshte objektivi.
Analize e sakte
Megjithate;po ti shohesh keta te dy,si persona publik ne vite,duhet te kuptosh qarte se ky Stefani ka nje qendrim me dinjitoz dhe kritik ndaj kujtdo qe ne kte vend ka bere padrejtesira dhe zullume,pamvaresisht se i kujt krahu politik ka qene, ndersa ky Zogaj ka dhene pershtypjen qe eshte me shume konjektural dhe interesaxhi,nese i eshte cenuar interesi,ky te shet dhe te bene hasha.
Nje idjot hedh nje gur ne lume dhe dy te zgjuar luftojn me njeri-tjetrin kush do e kapi.. C’ja u ben mire Tullaci.. Gjen gomenjer dhe ben gallat.. Jerry Springer por versjon alla-shqiptarc..
Mero – Stefami eshte gazetar partizan . Po ti? Ku e fut veten? se me partizan se ju ne keto momente nuk di kush eshte.
Po keshtu eshte kur kete palo gazetar e “vleresojne”dhe shkojne te gjthe politikanet hjdute dhe delenxhinj qe kemi,pse mos te tallet me kete audience idote qe e shikon.Nje gazeter medioker nen mesataren ne kritiken me te bute qe mund ti bej dikush,qe eshte i shume paguar si cdo gje e mbrapsht dhe ativlere qe per fat te kaq vleresohet keto 20-vjet ne shqiperi.Eshte koha e pseoudokazetareve qe po e shfrytezojne ne maksimum kete injorance, nga e cila po marin fitme qe as ne enderat me te mira nuk i kishin imagjinuar.
Po keshtu eshte kur kete palo gazetar e “vleresojne”dhe shkojne te gjthe politikanet hajdute dhe delenxhinj qe kemi,pse mos te tallet me kete audience idote qe e shikon.Nje gazeter medioker nen mesataren ne kritiken me te bute qe mund ti bej dikush,qe eshte i shume paguar si cdo gje e mbrapsht dhe antivlere qe per fat te kaq vleresohet keto 20-vjet ne shqiperi.Eshte koha e pseoudokazetareve qe po e shfrytezojne ne maksimum kete injorance, nga e cila po marin fitme qe as ne enderat me te mira nuk i kishin imagjinuar.
Ky Blendi fevziu qe ka tete gjysher dhe gjyshe ka bere nje veprim skandaloz qe lejoi qe debati te vazhdonte kur gjakrat ishin nxehur. Ai ose duhej te nderhynte mes dy sherranjozeve qe te pushonin fyerjet mes tyre ose te komunikonte me regjine qe te nderpritej transmetimi direkt dhe te jepeshin reklama.
Por ketij aguridheje i intereson qe aty te kete cdo lloj sharje , mundeisht dhe me grushte, sepse sipas tij kjo do te rrise auidiencen e emisionit, auidience qe po shkon drejt kufijve minimale krahasuar me emisionet e tjera.
\Tema-s i lutemi te ne beje dhe nje shkrim ne “Antena” per yneret e ketij pseudogazetari mendjemadh. Aq mendjemadh sa i duket se gjith problemet e Shqiperise vertiten dhe zgjidhen nga ai.
Problemi eshte mero se jeni plzkur nga trute,edhe nuk keni asgje per t’i thane shqiptareve pos kryevepren tuaj si spiuna!….
Mjerimi i juaj e shterbesia e juaj si gazetare po dell ne shesh!kot mundohesh me iu gjet ndonje vlere ketyre se n’asnje vend te botes nuk kush in mbijetuar si njerezet e lere ma si gazetat pos n’albanistan-dmth n’a te pjese te shqiperise perverse..
Edhe gazeta jote e tille eshte Mero. Ti e lejon vete te tille mbasi te iken klientela. Ti do llum lexuesish qe jane te afte per komente te qelbura dhe jashte temes se asaj qe eshte shkruar ne artikull. Dmth nje WC publike
o mero!
po na del komunist tash!
po ndeshkon njerez “per agjitacjon e propogand” kunder njeri tjetrit!
po demokracija kjo esht. amendamenti 2 i librit bazal amerikan thot “te drejten e shprehjes se lir”.
kjo esht amerika. mikja jon. aty duam te shkojm ne.
secili te thot lirshem ca mendon.
edhe ata ate ben. tamam demokrate.
ta bejn edhe neser dhe gjithnji kte gje,
jo po te dalin e te lavdrojn njeri tjetrin “parti enver jemi gati kurdoher”!!!!?
deshet demokraci? pijani longun tash!
jo po edhe du p..
edhe t jet i rrujt.
edhe t jet virgjnesh
edhe askush ta mori vesh…
jo. s ka ashtu.
kush don me pallu p…, duhet t ja ndigjoj jehonen pasandaj.
po deshe demokraci,dili per zot vetes.
ne komunizem te dilte shteti per zot dhe te fuste edhe ne pun neper “fabrikat proletare” te mbronte nga te tjeret,… tash je vet shtet.
“demokracija esht e bukur,ka lek,liri,por sepse esht kurv!” po i thoshte Qif Kapertoni mikut te tij Abaz Llamarina
“edhe kurvat t bukra jan” ja ktheu Mister Llamarina dike cfletu revisten play boy
porse ne moment diku nga fundi i kafenes plasi koburja dhe pas zallamahis se par dy persona ishin shtri pertok tu u perpelit mes gjakut
“This is a miracle of freedom” – thote ne keto raste i ‘madhi’ SRB!
Kjo eshte ‘liria’ e medias post-komuniste!
Genjeshta, ofendime, injorance, varferi mendimesh dhe informacioni.
Shkurt tallava!
Nderkohe marrin miliona duke manipuluar opinionin per t’i sherbyer sa me mire klaneve te caktuara ne pushtet…
E mire kjo tallava émissions e tallava opinions!
Faleminderit Z.Bazo qe ju hap syte gjithmone shqiptareve me perlat qe shkruan.Dy analistet jane sh.te mire por ai sherr nuk i perket kultures se tyre sidomos Andrea Stefanit .Tju them te verteten per te ndjkim cdo emisin kudo qe eshte se eshte sh.i drejtperdrejte.Bravo per shkrimin.
Trishtuese grindja mes tyre. Mungon TOLERANCA dhe RESPEKTI per individin. Egoizmi, cmira dhe ligesia I kane zene vendin Respektit per tjetrin.
Trishtuese, kaq di te them. A mund te kete intelektual pa Tolerance dhe Respekt? Keto dy veti jane boshti I karakterit intelektual.
Keta nuk jane intelektuale.
Paaftesia, paturpesia, hipokrizia, falsiteti, mercenarizmi
dhe vjedhja kane pushtuar mediat dhe ekranet shqiptare sepse
e tille eshte dhe klasa politike e Shqiperise, per fatin tone
te keq edhe nje pjese e madhe e popullit tone. Eshte e veshtire
me forcat tona te ndryshojme ne nje kohe te shkurter rrjedhen
e historise. Nuk mjafton nje Mero Baze dhe disa qindra komentues
anonime, qe te shpejtojne perparimin tone shoqeror. Sidoqofte,
ndergjegjesimi i njerezve per difektet dhe semundjet tona,
le te na beje me praktike per te gjetur me shpejt mjeket dhe
ilacet e duhura. Por jo ne Shqiperi, mos i kerkoni, mos humbni
kohe dhe energji, sepse dihet qe ketu jane me certifikata fallco.
Grindja e dy opinjonisteve ne emisionin e Fevziut tregoi se sa serjoz eshte ky emisjon. Per momentin ky emisjon ka marre rrekord shikuesish por ne emisjonet e ardhshme Fevzo do jete isfiduar. Shikushmeria e ketije koksbathuri do te jete e paperfillshme. Njeriut fallso mos sot neser i xhvishet maskera. A ju xhvesh maskera Fevziut? Per njerezit e ndershem Fefziu ka qene i xhveshur, por dhe per ato jo te ndershmit dje ju xhvesh. Pse? Doli emisjon demode. Emisjon qe nuk i intereson me teleshikuesit.
Mero ben nje gabim te madh qe krahason Andrea Stefanin me Prec Zogaj qe jo vetem ka qene spiun po ka ngrene ne shume canake ne keto 20 e ca kusur vjet. Edhe ti Mero ke ngrene nja 15 vite me Berishen. Kur Stefani revoltohet me Zogaj per mashtrimet qe ai ben kjo nuk eshte sherrosje koti por perpjekje per te miren publike. Por kuptohesh qe kerkon te perfitosh nga kjo situate edhe pse hiqesh si mik i te dyve. Me shume kundrejt Stefanit qe eshte figure e paperlyer dhe lofton per te verteten sesa Precit qe eshte figure e djegur.
Zogaj dhe Stefani i thanë ato që mendonin për njëritjetrin para publikut, ndërsa shumë të tjerë që ma heqin veten opinionistë fshihen dhe heshtin për poshtërsitë, budallallëqet dhe pafytyrësitë që kanë bërë dhe ruhen nga njëritjetri duke hedhur thumba, apo më keq akoma duke e hequr veten ëngjëj. Aq keq është pleksur politika në Shqipëri sa nuk merret vesh cilët janë djajtë dhe cilët ëngjëjt. Më duket se ka vetëm djaj, që e kanë hedhur këtë popull në një ferr pa fund. Të paktën të shkurtohet numri i djajve në parlament. 140 janë shumë. Të jenë e shumta 80, se mbase do të gjendet edhe ndonjë treçerek ëngjëlli midis tyre.
z.Mero jo vetem ti,por te gjith analistet nese e quajne veten te tille, duhet ta denojne kete veprim qe eshte tallje me te ftuarit neper emisjone por edhe tallje me publikun qe i ndjek.
Fakt eshte qe Stefani nje komunist me rrenje e dege ,eshte nje analist teper I dobet ,I cili pret ti vijne mesazhe dhe pervec se fajin e ka Berisha ,ai nuk ka argumente bindese te tjera dhe ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe Stefani si servil i Rames ,ka marre rolin e zhurmuesit dhe te fyej pa mase palen kundershtare ,sepse mendojne qe kjo metode do ti ndihmoje para publikut .Ndersa Zogaj eshte antiteza e tij .Se pari eshte nje analist teper i llogjikshem dhe gjithmon ka ruajtur qetesine ,duke mos fyer njeri . Rasti I dites se Enjte E detyroi Stefani, me fjalet e tij ,qe Zogaj te perdorte fjalen e fundit . Derri ashtu e Don mu ne balle .
ky lloj debati rrugacesh midis Stefanit dhe Zogaj nuk me habit fare.
kjo pasqyron sakte halabakerine e mediave shqiptare per dy dekada qe eshte faktori nr 1 ne apokalipsin pas 1992.
mediat ne nje vend demokratik kane aq force sa mund te hedhin dhe qeveri por ketu te ne mediat jane bere pjese e pushtetit…biles ne kohen e enver hoxhes shtypi ishte shume me efikas ne lidhje me kritikat e sinqerta
jam lemerisur dikur dhe me skandalin rrugaceror te zhvilluar midis Eduart Zaloshnjes dhe Frrok Cupit
jam lemerisur dikur me intervisten e kapos te Agimit Arte Grek te Artur Zheji i cili edhe pse na ofendoi barbarisht si komb..artur zheji zgerdhihej…
nuk duhet lene pa permendur dhe sherri i sotem ne distance midis mero bazes dhe arben dukes.
nuk jam as me arben duken qe eshte i ekstremit majte por as me meron qe artificjalisht qendron ne ekstremin e djathte.
nqs do ishin ne nje studio perballe ben duka me mero bazen..me ofendimin qe i ka bere meroja dukes…do behej nje sherr shume me i madh ndoshta dhe banal.
ne rastin konkret:
barazimi i meros te enverit me hitlerin eshte nje sllogan antihistorik dhe anti shqiptar i gatuar ne guzhinat e beogradit dhe dihet kush jane ata shqiptare me gjak serbi qe Mero i ka pershkruar si armiq te kombit shqiptar dhe qe kane berishen zagar te tyre.
Ne gop te semes shkofte enveri dhe enverizmi..por nuk duhet harruar Berishizmi
nje doktrine me e poshter se fashizmi dhe komunizmi bashke
Pra denimi i berishizmit eshte sot detyre kombetare por fatkeqesisht ju te medias duke pershire dhe Ramen & Meten po beni nje tradheti kombetare.
Ju bossat e mediave me ne krye ‘Gjeneral Gramafonin” Blendi Fejziu dhe monstar si lubonja,ngjela,artan hoxh spiuni e qindra te tjere po beni krimin me te madh ndaj kombit shqiptar.
Ju jo vetem po i shplani trurin shqiptareve (qe pothuajse ja keni arrtur) por tani ka filluar faza qe ta cmendni ate popull perfundimisht..pasi ka fillur te mos reagoje edhe pas po ndodhin menxyra te papara.
Te merresh sot me pordhet e Zogajt,Stefanit,Zaloshjes,Cupit,Lubonjes,Ngjales,FEJZIUT FRANGAJT,artan hoxhes artur zhejit ,..vazhdon lista me 100 vuvuzela te tjere eshte cmenduri kombetare.
Te falet k/krimineli berishoviq per krimin shteteror te 21 janarit,per masakren e gerdecit,per tradhetine e detit jon….eshte me shume se nje pushtim i cdo lloj forme.
Kjo do te thote qe ne jemi katandisur ne nje territor te banuar nga shqipfoles ne nivelin e nje province te perandorice osmane ose territore “overseas” si i thone amerikanet..pra jeme STATELESS=SHTET LESHI.
Dhe merita me e madhe e kesaj katastrofe i takon shtypit shqiptar (sidomos atij viziv) qe jane kthyer ne nje hordhi nekrofagesh qe merren akoam me enverin dhe kufomen e komunizmit.
E konsideroj ate vend te pushtuar perderisa k/krimineli berishe tolerohet akoma nga miqte tane nderkombetare dhe nga klasa politike qe e meriton ti quajme kuislinge.
cfare duhet te ndodhe me ne ate qe te quhet jo vetem i pushtuar paqesisht..por dhe qe kemi nje popull plotesisht te shplare menderisht dhe psiqikisht….ku kjo merite ju takon ju te mediave
rip albania
Ne si konsumatore te rregullt te emisioneve politike “junk food”duhet te fillojme te tallim ka.in me ne fund me keta lloj anal istesh .Eshte momenti .
Ky lloj emisjoni dhe ky lloj tv,klani duhet te zhduken nga faqia e dheut ,pse?
Ne momentin qe jeton shqiperia nuk ka fare nevoje per gazetare kaq tullace dhe pa pike shije dhe kulture,zaten po te dalsh ne ekran me kulturen e Zogollit nuk ke se çfar te presesh me.
Me vjen keq per Andrea por perseri nuk e di ku e pati hallin qe nuk u ngrit dhe tja dh. … te emisjonin fare,ku qendisjen tja bennte ne gazete per pislleqet e atij televizori me ne krye malokun frangaj.Kemi shume neveri kur i kujtojme emrin ketij televizori pa le ma ta shikojme se çfar çfaq si me supertullacin dhe me çanet e Sarandes.
Kete me shume se kush duhet ta kuptoje vete populli i ndershem dhe ta abandonoje si nje tv.kopil dhe pa kulture,bashke me tv. edhe supertullacin me gjithe oren e shtrenjte qe mban ne dore.Te jeshe gazetar eshte nje gje fisnike dhe te jeshe nje Fevzi sy poçe eshte krejt nje gje tjeter,kuptoje o popull dhe fute ne siten tende te filtrit.
Te shkruash per Blendi Fevziun dhe emisionin e tij,duhen faqe te tera.Po shkruaj shkurt:Person me antishqiptar,me antiqeverritar,me te korruptuar,me intrigaxhi,me interesaxhi,me amoral etj.etj. nuk gjindet kollaj.Jago,sherbetor i Sali Berishes qe dirigjohet nga LEGENI Frangaj;te cilit besoj se do ti plotesonte çdo deshire,mjafton qe ai te hape gojen.Turp per mediat shqiptare qe ne syte e milona shikuesve Fevzoja ben sehir,bile i ndersen njeri kunder tjetrit.Qellimi ti diskretitoje publikisht ata qe i paguan si analiste.Turp,Turp.. Koha do ti qeroje keto plehera.