Përse nuk merret seriozisht përgjimi i presidentit?

22 Tetor 2015, 18:58Editorial TEMA
Përse nuk merret seriozisht përgjimi i presidentit?

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të rëndë publike. Ai thotë se ka fakte se përgjohet nga administrata e qeverisë dhe se do të fillojë hetimet për këtë çështje në një kohë tjetër, që sipas tij, do të jetë më e përshtashme.

Deklarata është më shumë se një problem.

Problemi i parë i saj është se presidenti pohon që është përgjuar nga administrata. Institucionet përgjuese të autorizuara në vend, janë Prokuroria, SHISH dhe disa zyra të policisë kriminale. Të gjitha përgjimet e autorizuara janë të rregjistruara në serverin e prokurorisë dhe çdo abuzim në këtë drejtim është lehtësisht i hetueshëm.

Por, siç u shpreh dhe presidenti, ai duket se kishte proleme në komunikimin me prokurorinë dhe qeverinë, dhe kjo ishte një aryse përse ai nuk kërkonte hetimin e kësaj çështje tani, por në një kohë tjetër.

Problemi i dytë lidhet me faktin që prokurori i Përgjithshëm, ministri i Brendshëm dhe kryetari i SHISH e kanë dëgjuar këtë deklaratë dhe nuk duket se kanë ndonjë shqetësim. Nëse ministri i Brendshëm dhe kryetari i SHISH nuk kanë detyrë të flasin, prokurori i Përgjithëm duhet të hapë menjëherë çështjen “kryesisht”, për të nisur hetimet për atë që thotë presidenti. Hetimi duhet të nisë duke marrë së pari në pyetje presidentin për provat që ai ka dhe duke vazhduar hetimin në çdo skutë të administratës që mendohet se është përfshirë në përgjim.

Problemi i tretë lidhet me vet paligjshmërinë që presidenti kërkon të sanksionojë në vend, duke u sjellë si një person që ka dijeni për krimin, por që nuk dëshiron ta denoncojë. Presidenti edhe thotë që kam fakte që jam përgjuar, edhe thotë që nuk i çoj në Prokurori tani, por në një kohë tjetër.

Nëse këtë deklaratë do ta kisha bërë unë, apo çdo qytetar tjetër, do isha arrestuar për fshehje krimi dhe mosbashkëpunim me drejtësinë. Presidenti, i cili nuk ka besim tek shteti që drejton, tek institucionet e tij dhe tek drejtësia, është një president që duhet të largohet nga ajo detyrë, pasi sanksionon dështimin e shtetit duke qëndruar në atë detyrë në këto kushte.

Për këto arsye, presidenti i Republikës duhet marrë seriozisht kur thotë se jam përgjuar. Dhe serioziteti fillon duke hapur çështjen penale të përgjimit të presidentit me procedurën “kryesisht” dhe duke vazhduar hetimet për të parë nëse presidenti është përgjuar, ose përgjohet aktualisht, ose jo. Nëse është e vërtetë që përgjohet, kjo përbën një skandal të madh dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen rreptë, jo vetëm duke u larguar nga detyrat, por duke u përballur me ligjin. Nëse nuk është e vërtetë, presidenti duhet të përballet me drejtësinë dhe duhet t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë, përse përpiqet të godasë besimin e qytetarëve tek shteti i tyre për arsye politike.

Kjo gjendja e tanishme tërësisht jo serioze, kur një president thotë jam përgjuar, por do ankohem më vonë dhe kur gjithë institucionet e tjera të shtetit bëjnë sikur nuk e dëgjojnë, duke u tallur me të nëpër tavolina, është tërësisht jo serioze.

Është e vërtetë se për shkak të profilit të tij të ulët publik, ai nuk merret seriozisht as nga partia që e ka zgjedhur president dhe ndaj së cilës është munduar të sillet sikur të jetë ushtar, por ai është një qytetar kalimtar qesharak në ato zyra.

Ajo që mbetet është institucioni i presidentit dhe ne nuk mund t’i lëmë shtetit një njollë të tillë, kur presidenti të ankohet se përgjohet dhe të gjithë t’ia fusin së qeshurës. Ai përpara sesa ta bënte publik, duhet të njoftonte organet kompetente për këtë çështje, ndërsa pasi e bëri publike dhe pranoi se nuk është gati të kallëzojë krimin, duhet të nisë menjëherë çështja penale. Nuk mund të jetë qytetari i parë i vendit, njeriu i parë që nuk dëshiron të kallëzojë një krim dhe ndaj ankesave të të cilit nuk nis asnjë hetim. Presidenti mund të mos merret seriozisht si person, por institucini i presidentit të Republikës duhet marrë seriozisht dhe kjo çështje duhet hetuar. Qoftë dhe për të parë nëse ky njeri po fyen atë institucion, apo vërtetë po poshtërohet duke u përgjuar. Përgjimi i një presidenti është arsye për rrëzimin e një qeverie, nëse ajo është përgjegjëse, ndërsa një akuzë e tillë nga një president, nëse nuk është e bazuar, është po ashtu një arsye për të kthyer në vend dinjitetin e institucionit të presidentit.

23 komente në “Përse nuk merret seriozisht përgjimi i presidentit?”

  1. populli says:

    Duhet referendum per lirimin nga detyra te Presidentit te nje vendi kur ky poshteron prestigjin e shtetit e te kombit. Dhe po me referendum te zgjidhet presidenti tjeter.

    1. mos .... says:

      Sot prisja nje editorial per te ndjerin Remzi Hoxha.

      Jam I tmerruar nga ky indiferentizem I shtypit shqiptar qe nga gazeta Tema dh Dita e deri te zeri amerikes.

      mjaftohen vetem me copy -paste neper portale dhe kaq…

      si ka mundesi te tolerohet ky akt criminal fashist dhe mafjoz

      si ka mundesi qe nuk pronocohet dhe zoti Donald Lu I cili beri namin per disa ordinere te PS dhe po mbyll syte para DRAKULES BERISHE….

      te merresh me nishanin eshte mungese burrerie nga ana e Meros..pasi ai eshte per meshire…me keq se nje handikapat.

      Nje koment qe kam bere para ca kohesh I qendron realitetit dhe eshte I vlefshem dhe sot:

      ***

      Te lexosh bemat e Nishanit ,Bashes,Berishes,Frangajt,Imamit e company ne artikujt e Meros te krijohet pershtypja (dhe ashtu eshte vertet) se jemi te pushtuar nga kjo bande kriminale…

      Por ajo qe e shton pesimizmin jane tre faktore:

      1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist

      2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..

      3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

      a-Dalja para 4 ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges

      b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.

      c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?

      d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?

      e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes

      f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..

      g-Perversiteti me i madh ndodhi me dy PS-ista te rrjedhur si Blendi Mane dhe Ben Blushi qe po sulmojne “socjalistet frikacake” por..duke firmosur rregullisht rrogat e majme te Edi Rames nje si drejtor dhe tjetri si deputet..pra kur jane kundra keto “te shtepise” cfare duhet te mendojme me qindra mijra te pakenaqur me impotencen e Rames..qe po ben harakiri

      E fundit

      Dy ngjarjet e fundit qe lidhen me Nishanin jane absolutisht bajate; behet fjale per nje cope toke qe e zgjidh gjykata dhe nje emrim nenpunsi qe ne kete rast eshte nje ambasdor..Por keto dy raste banale tregojne qe shteti shqiptar ka rene plotesisht dhe kauza e 23 qershorit eshte tradhetuar ne menyren me te ndyre te mundeshme.Cfare mund te presesh nga nje k/m qe ne bordellon e parlamentit merret me karaputana si Pamela Anderson dhe nuk ka b..ythe te mbroje ministrin e tij me te sukseshem qe e ka lene ne goje te ujkut te tradhetuar as
      htu si dhe 1 miljon votuesit e 23 qershorit dhe jetimet e 21 janarit..

      Si ka mundesi qe Edi Rama nuk i drejtoi asnjehere gishtin berishes qe ti thote.

      Pusho o vrases i 21 janarit,o tradhetar i detit jon o superhajdut i rruges kombit….Pra ka ardhur koha te themi::: ne burg krimineli berishe dhe poshte tradhetari & frikacaku edi rama me kryeqelbsiren e ambasadave ilir muten

      1. Nuk merren me remziun sepse ne ceshtjen e tij ka shume mundesi te jene perfshire edhe sherbime te huaja mike. Ne ate kohe ne shqiperi ka pasur lloj lloj sherbimesh sekrete aktive, jo se sot nuk ka por ne ate kohe kane pasur aktivitet intensiv. Me shume mundesi remziu ju ka ngelur ne dore atyre qe e merrnin ne pyetje ose mund te kete vrare dhe veten per shkak te torturave. Tani pasi ju ka ngelur ne dore kuptohet qe ata qe e moren peng nuk mind tja kthenin familjes me nje leter na falni po na na ngeli ne dore. Do ishte superskandal per qeverine tone dhe sherbimet e huaja. Mos kujtoni se saliu beri kontrabande apo cdo lloj marreveshje me milloshevicin ne koke te tij, kane qene njerez me bole gjigande ata qe e kane orekstruar dhe lejuar sjelljen e berishes dhe shikut tone ne ate kohe. Edhe zhdukja e kumbaros eshte pjese e kesaj. Kumbaro me shume mundesi do kete takuar remziun nderkohe e po qajne hallet bashke. Kumbaro u dogj sj karte qe kur iu zbulua identiteti dhe kuptohet kubka perfunduar. Po u hap prape kjo ceshtje ka shume mundesi qe dhe sefgjini te pesoje ndonje infarkt akut mbas ndonje gote vere. Gazidede dihet si iku por nuk dihet kush ia beri. Eshte loje me e madhe se rama dhe berisha bashke.

        1. shakate e kripura te Duces says:

          Përshendetje sit back & relaks
          eshte nje nga komentet e pakta që ke shkruar sakte

          IZET HAXHIA PO E THOTE TROC
          SALI BERISHA ESHTE KLLONIM I SHERBIMEVE SEKRETE UDB-CIA … NE VITET 1990-92

          Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbo-amerikanët Sali Berishën në pushtet në ‘92

          Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

          Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

          Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

          Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

          Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret sërbo-maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

          Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

          “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

          Prandaj Edi Rama edhe pse mori vota cudiberese rri si i dhjere ne breke….dhe ne vend te hape defteret e krimeve te Shaliut..merret me varrezat e Enverit…se ja kane tredhur ne 21 janar 2011 ne darke…dhe po e tall e Bujari me keto shakate e kripura te Duces.

        2. lulja says:

          Bravo !!! Nje koment i shkelqyer, te lumte dora !!!!

      2. Bureto says:

        Eh mor “Mos”! Ke shume te drejte porsi i behet?!!!A mund te gjendet zgjidhja ne kete llumhane?

      3. Lio says:

        I nderuari “Mos”. Analiza me te mire nuk ka si behet. Shqiperise i duhen vertet bij qe ne sy kane vetem xixa dhe jo lepurin ne bark si keta te sotmit. Berisha dhe berishizmi eshte armiku me i madh i shqiptareve ne ditet e sotme. Pa zhdukur keta dy te fundit, nuk mund te clirohet Shqiperia nga thundra e tradhetareve ne sherbim te Serbise, Greqise dhe te cdo sherbimi te huaj qe po e skllaveron perdite e me shume kombin shqiptar, dhe qe po ia venit perspektiven e bashkimit kombetar.

  2. nini says:

    Deklarata e presidentit , per pergjimin e tij eshte nje skandal i rende ,dhe puna e pare ,qe duhet te bente eshte padia ne prokurori dhe te filloje hetimi ,kur presidenti paska prova te sigurta . Ne rast se pergjohet i pari i shtetit cfar te presin qytetaret e thjeshte ? Ne rast se presidenti e ka per konsum politik dhe i bashkohet chanel SHQUP it ,ai duhet te japi doreheqe ,ose mazhoranca duhet te kerkoje largimin e tij me vote parlamentare .Ligji mbi te gjithe ,dhe aq me teper ,per presidentin e vendit duhet te zbatohet padiskutim .

  3. A.k says:

    Per cilin shtet kerkon ti Mero?Shteti ketu eshte rregulluar vetem per te vene gjoba ne rruge per te kapur ndonje vjedhes dritash dhe kaq.Kur vjen puna per me lart aty ngec, pasi pleksen interesa.Ne po degjojme cdo dite ti thone njeri tjetrit hajdut dhe hajduti nuk del.E kane kthyer sallen e parlamentit ne salle estrade,aq sa kane larguar vemendjen e te gjitheve.Keshtu qe dhe presidentin e shohin ashtu sic thua ti dhe kjo ne ate anen qesharake te saj eshte tragjike.Qe gjerat te merren serjozishtdo burra shteti qe teshtrojne bythen ne pune dhe mos bejne vetem shou.

  4. Titi says:

    Dje lexova shkrimin e gazetarit te temes dhe nuk e mora seriozisht lidhur me pergjimin e presidentit te Republikes POr pasi lexova shkrimin e Meros thashe te bej nje koment te shkurter Te pergjosh Presidentin e Republikes eshte shkelje e rende e ligjit Por shkelja me rende e ligjit eshte ajo qe Bujar Nishani flet si qytetar e jo si President i Republikes Se Si President me te marre kete informacion duhet te theriste Kryeministrin Drejtorin e SHISH dhe Prokurorin e Pergjithshem per verifikimin e ketij informacioni Kjo tregon papergjegjshmeri nga Presidenti i Republikes pasi ai hap panik tek qytetaret kur pergjohem une qe jam President po ju si qytetare te thjeshte jeni te pergjuar cdo sekonde

  5. agim says:

    Thjeshte qytetar jakimtar qesharak………..objekt tallje neper tavolina klubesh ……klm

  6. ministri says:

    Baze e di shume mire qe nuk shtet,ngado qe ta rrotullosh dalin hajdute dhe mashtrues,por Saliu e tregoi vehten se te fut ne burg,Nano u be tamam kurve politike,i hengri 4vjet ne qeli pastaj si shqiptar qe eshte i lepiu bythen Sales.Mendoni qe Rama te coje ne drejtesi Salen,kurre,sepse nuk esht nga ata burra,ska fuqi dhe eshte hajdut per vete,kush Meta. tamam si Meta mbas kepuces(ka thene Rama),Nishan mustaqja qe eshte karnaval,apo Vengo greku qe do te ahkoje te mbroje Greqine si ushtar.Nje hauz me qelbesira.

  7. LORA says:

    Kujt i plasi,Mero vellai,nese pergjohet ose jo rrota e jarit.
    Problem ulerites eshte se froni presidencial mbahet nga nje turperues permanent i shtetasve dhe shtetit te shqiptareve,,,,problem eshte qe si duhet urgjentisht te shpetojme dinjitetin e shtetit tone prej ketij langaraqi shqup-s.

  8. mimoza tufa says:

    nuk e dija qe shqiperia paska patur president sot po e mar vesh me mire vone se sa kure na rofsh leshte o president

  9. Gaspri says:

    Kerkon te faktorizohet, kerkon vemendje, eshte semundje e njohur e deshtakeve. Nuk e dinim se eshte kaq i trashe ky njeri.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Jane “vrasesit” e Doshit prap valle?!?! Presidenti akuzon se po pergjohet ne nje vend perendimor dhe prokuroria s’le gur pa levizur si nje skandal shteteror.. Raxhi e di qe shteti ka rene ne toke dhe tall mustaqet.. Po dalin me lloj “skandalesh” ti heqin vemendjen publikut nga bemat qe kan bere..

  11. Kapo says:

    Eshte fyerje ti thuash president nishanit
    I punesuar hallexhi i semure
    I mbarum ai dhe stafi tij nje tuf te punesuarish pa kurrfare vlerash
    Nje gjeneral qe i hyri vetja ne qejf dhe e mendoi se se do fuqizonte nishanin e flaku ne kosh te plerave se i tha familja lutaj te shoqes nje injorante rendomt dhe frikesohet nga spartak braho se l duket se eshte ilir meta
    Eshte i mbarum fare dhe mero kot meret me te

  12. astrit says:

    Qe mbi 90% e shqipareve nuk kane besim tek drejtesia, kjo dihet. Por ta thote kete edhe presidenti i republikes dhe kryetar i KLD, kjo eshte per te vene kujen. Po si te le gjalle mortja more i mjere qe nuki nuk jep doreheqjen dhe t’i leshe vendin nje njeriu normal menderisht dhe fizikisht.

  13. Hanxhiu says:

    Dakord me shkrimin e Meros, por…deri aty ! Shumë dakord me një koment nga @Mos…, me një “vërrejtje”, që ambasadori Lu dhe të gjithë “Lu-të”, nuk veprojnë me kokë të tyre, por zbatojnë pikë për pikë vijën politike të Qeverisë së tyre…! Pra, Berishën dhe bandën e tij, i mbrojnë “miqtë tanë të mëdhenj”…(???!!!), ndërsa ne “duartrokasim”, mjafton të na thonë “një përrallë” për racën, apo kulturën tonë dhe të na japin “një flamur”…! Gjë tjetër, nuk duam, sepse “hamë edhe bar”…(nuk ishte budalla Enveri)

  14. Xhebro Gikas says:

    Vendi eshte kthyer ne nje ballo katundare me maska.

  15. eli-tiv says:

    ..mbase e pergjojne….pse i bini ne qafe nishanit..??…nuk ka arsye qeveria aktuale sepse e dine me ke kane te bejne..por saliu ja ka friken …nuk i beson askujt..e per aq kohe sa i duhet nishani ..ai e mban ne kontroll…

  16. gjergj says:

    Kot merreni me kete gjysmak ska as nje vlere ska pat kurre
    Eshte impotent ne kuptimin e plote

  17. g.karagjozi says:

    Kujt ja thua o Zt.Mero. Popullin e ka zene gjumi duke duartrokitur, semundje e vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje