Si po i shet Basha bashkëpuntorët e vet?

21 Tetor 2015, 20:33Editorial TEMA
Si po i shet Basha bashkëpuntorët e vet?

Nga Mero Baze

 

Brenda Partisë Demokratike ka ndodhur një problem serioz një natë më parë. Dy anëtarë të Komisionit të Mandateve, Gent Strazimiri dhe Arben Ristani kanë votuar që të hiqet mandati i deputetit Arben Ndoka dhe të kalojë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim mandati i deputetit Mark Frroku. Ristani dhe Strazimiri janë dy njerzit më të afërt të Lulzim Bashës dhe votimi i tyre ishte një shenjë e qartë e vendimit politik të Bashës.

Por e papritura ndodhi gjatë ditës së sotme. Partia Demokratike bëri një deklaratë për shtyp ku dënoi vendimin e Komisionit të Mandateve që çonte në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Mark Frrokut, vendim që u votua nga dy deputetët e PD-së, të afërt me Bashën.

Deklarata për shtyp, pa autor, por një tekst që ishte qartazi i shkruar nga vet Sali Berisha, u shoqërua dhe nga një deklaratë e Jozefina Topallit në të njëjtën linjë, që e bënte të sigurtë atë që kishte ndodhur larg syve të publikut. Sali Berisha ishte kundër asaj për të cilën kishin votuar dy deputetët e Lulzim Bashës dhe i ka imponuar atij një qëndrim anonim në emër të PD-së kundër votës së tyre, duke e bashkëshoqëruar dhe me një deklaratë të Topallit, që vuloste dy qëndrimet e PD-së për këtë çështje, qëndrimin e PD-së formale, të Bashës dhe qëndrimin e PD-së reale, të Berishës.

Deklarata anonime e PD-së e shpërndarë si deklaratë për shtyp, e dënonte ashpër votimin për mandatin e Frrokut, por nuk shprehej për votën pro të dy deputetëve të PD-së, mesa duket në shenjë kompromisi që ata të mos sakrifikoheshin publikisht.

E gjitha çfarë ka ndodhur nuk është ndonjë dramë e madhe, por tregon se komunikimi mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka probleme dhe, Basha është në një vështirësi dyfishe, pasi çdo vendim të pakonsultuar të tij, duhet ta përgënjeshtrojë pastaj me deklarata për shtyp.

Problemi më i madh nuk është komunikimi i prishur mes tyre, por shembulli i keq që jep Basha, duke shitur bashkëpuntorët e vet.

Rasti në fjalë është një ilustrim se deputetët më të afërt të Bashës, kur marrin qëndrime politike në emër të PD-së, nuk ka kush t’i mbrojë, nëse ata nuk janë konsultuar dhe me Berishën. Poshtërimi publik që PD-ja i bëri Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani duke sulmuar ashpër votimin e tij, si dhe Gent Strazimirit, deputetit që u sakrifikua për çështjen e dekriminalizimit dhe tani po viktimizohet si njeri që mbron persona me precedent penalë, është një sinjal se Berisha nuk kursen askënd që tenton të mos pyes atë, por të pyesë Lulzim Bashën për vijën politike të PD-së.. Votimi i tyre është normal dhe logjik, se as e mbron Frrokun dhe as shet ndonjë kauzë të PD-së, por e gjitha është një përpjekje e Berishës, për tu treguar deputetëve se kë duhet të pyesin para se të votojnë.

Dhe ai provoi me fakte që ka në dorë dhe PD-në formale, nëse dikush tenton të bëjë siç nuk dëshiron ai. Të dy deputetët, Ristanin dhe Strazimirin, i ndëshkuan me një deklaratë zyrtare të PD-së për votën e tyre, për të cilën kishin marrë lejen e kryetarit të PD-së.

Në të njëjtën kohë, ky zhvillim ngre pyetjen, se a komandon dot më njeri në PD Lulzim Basha?

Me këtë telendisje publike që iu bë dy deputetëve të PD-së që votuan sipas këshillave të tij, zot se dikush tjetër tani i bie telefonit të Bashës për ta pyetur si të votojë. Telendisja është një sinjal se ku duhet të trokasin ata për të marrë leje për qëndrimet politike dhe Basha i hapi rrugë me shpejtësi këtij sinjali. Atij nuk i intereson se kush prej deputetëve mërzitet, që ai e lë në mes të rrugës. Ai do që vetëm një deputet që të mos mërzitet kurrë me të dhe, ai quhet Sali Berisha!

 

15 komente në “Si po i shet Basha bashkëpuntorët e vet?”

  1. populli says:

    S’kish si ndodhte ndryshe. Nje mut qe do te hahet vetem ne kete menyre

    1. ing. TV says:

      Z. Baze; Jam nje Inxhinier specialist montazhi TV me mbi 2-dekada eksperience ne fushen e Montazhit-Elektronik ku sot (prej vitit 2000) bazohet ne Maontazhin me Kompjuter, qe ju sugjeroj dashamiresisht dhe pa aspak anesi Partiake te mund te fusni ne Web_in tuaj TemA-Online ate pjese Video te fjalimit te Lulzim Bashes ne Kongresin e PPE ne Spanje. Sepse ne pothuaj te gjithe TV dje pasdite vone e sidomos mbreme ne cdo Edicion Lajmesh u dha me nje montazh super te kontrolluar e te coptuar per te mos dale pothuaj fare (vetem tek tre-TV u dhane 3-plane shume te shkurtera te salles kur fliste Lulzim Basha), ku vihej re pjesmarrja jashtezakonisht e vogel deri ne injorim i fjales se Lulzim Bashes, sa dukej e gjithe salla sa veta kishte te ulur neper ndejse. Ne nje plan qe duket plotesisht salla i marre nga prapa folesit (ne rastin konkret Lulzim Bashes), duket qarte (edhe pse ky plan Video eshte afro 3-sek) se ne salle mungojne mbi 85% e pjesemarresve te Kongresit te PPE (nje Stop-Frame ne Computer i ketij plani Video e nxjerr qarte pjesmarrjen e ketij niveli injorues).
      Me shume komentin duhet ta bejne vete Shqiptaret, se sa e rendesishme apo i degjohet fjala PD se Sali Berishes dhe SHQUP_it te Lulzim Bashes, ku ne Kongresin e PPE ku militon si anetare PD_ja, fjales se “Kryetarit” de jure Lulzim Basha i bejne me mos prezence ne salle “Ik e Pirdhu” mbi 85% e pjesemaresve, ku bie ne sy se dhe emrat kryesore te PPE nuk ishin fare ne salle dhe shumca prej tyre skane shkuar fare ne Spanje se po merren me emergjencen me te madhe te Europes pas Luftes se dyte Boterore, ate te emigranteve nga Siria e vende te tjera ne Lindjen e Mesme apo Afrike.
      Te Lutem z. Mero mundohu te besh nje shkrim si ato qe di vetem Ti ti qendisesh, se sa turp e diskretitim eshte per Lulzim Bashen dhe PD-SHQUP_in e sali Berishes dhe shpurres apo bandes qe i shkon nga pas atij qe nga Dhjetori-1990, per kete Video qe tregon shume me shume se nje Video, se sa ja varin PD ne PPE edhe pse do emra ne krye te PPE_se jane prej 1992 te mire paguar me qindra-mijera apo dhe miljona Dollare e Euro nga Sali Berisha e sejmenet e tij, ku hyn dhe zedhenesi i tij Lulzim Basha.

  2. Jimi says:

    Vema vema se me tha mema!
    Po c’tu desh mor lule djali ara me tre qe, ishe mir atje ne Hollande ne vendin e mullinjeve dhe te dritave te kuqe. Ti ne Kosove e ne Shqiperi tere keto vite bere goxha pasuri, lemi ishte i hapur e pa zote, ti more sa deshe! Tere kete pasuri qe e ke te investuar ne gjithe Evropen, fare mire munde ta gezosh andej!Kjo qe po ben nuk eshte pune per ty, Kjo pune do burra qe ti peshojne, jo burece,jo kurvicka!

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Me këmbët e holla
      Me buzët e trasha
      Gjithmonë i qeshur
      Na dilte Lulbasha.

      Po pse nuk qesh më
      Po çfarë ka ndodhur
      Që duket i vrenjtur
      Që duket i lodhur?!

      Lule o Lul Basha
      Kapitull i mbyllur
      Të përdor Sa lehu
      Si limon të shtrydhur.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, Basha ka qene e do jet kukull.. Gjeti dike ti jipte celsat kur u dogj shtepia.. S’do te thote qe ata se shohin si pronar akoma.. Sa te jete Sali Gramafoni ne podjum te mbroj zullumet te tjeret jane Nastradina per figure.. Ate e mbeshtet mafja veriore me Kulicaj e Gjonaj, pa per keta Nastradinat e tjere (e tha mire Rama) I ka per pershesh me garuzhde..

  4. Sh. says:

    Une them qe nuk ka filluar prap estrada brenda PD kur te jene zgjedhjet atehere do plasi por do plasi fort.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nga shkrimi,bindesh se Berisha eshte kryetari real I PD-s !
    Kur diçka nuk shkon,ai e nxjerr koken,nga strofka ku eshte “fshehur.

    1. Sh. says:

      Hahaha prandaj them une qe do plasi se PD ka dy kryetare edhe ca te nenes e ca te nierkes edhe hajde merre vesh…….likja prap pushtet hahahaha

  6. dikush tha says:

    Vetem 5 komente Mero???? Futi nje editorial per Berishen neser te rregullosh biografine……….

  7. toni says:

    Ne fakt ketu calon gomari, tek problemet e PD-se. O rrot thirri menjes se le nam. Nje avaz perdite. Ka halle te tjera Shqiperia or palle; te ka mbetur tek PD akoma. Ta paska rras deri ne gurmaz Berisha qe s’te del e keqja ke kaq vjet. Gazetar i neveritshem je bere.

    1. qytetari says:

      Shkruaj o Mero shkruaj se ne po nuk i pame keta horra,salen e lulin mbas hekurave nuk ecim perpara…po line se cfare thone keta kelyshat e shjupit,keta hajduta.

  8. Mentari says:

    Nuk duhet te habitemi qe ne PD ka Disent (te kundert,qe shkojne poshte etj.)sepse ne PD ka pasur gjithmone Demokraci dhe kjo eshte me se deshmimtare e gjalle e saj.PD eshte ne Rikonstruksion te plote dhe ka nevoj per te shqelmuar te vjetren e Lodhur me Pushtet.e Lodhur edhe me pak Korrupsion dhe disa prej tyre nuk kane ideale por vetem xhepa te medhenj.Basha po ben nje pune shum te mire te ballancuar edhe pa e grisur ate pelhuren e PD ,po I menjanon me teknike dhe buzeqeshje ashtu si nje Dipllomat e vertet.PD ka shum nevoj per nje gjenerate udheheqese te Re,te pakten 85% I saj duhet te ket udheheqes te rinj ne qoftese ne ate parti populli te ket besim dhe ta e votoj.Natyrisht e vjetra eshte gjithmone pengese ,por e vjetra e PD duhet te kuptoje se nuk ecet me perpara me te vjetrat

  9. sherifi says:

    Berisha,si komunist i vjeter qe eshte,qellon me qitje te larget,ai do ta degradoi ate Parti,deri sa ne zgjedhjet e radhes te dali e treta ose e katerta si force politike,me kto veprime te tregoi se kush ishte vete Berisha dhe kush eshte Lul Basha.

  10. mos .... says:

    i nderuar Mero
    Me vjen keq por duhet te deklarosh nje fare kapitullimi para bandes kriminale te berishajve
    te deklarosh kapitullimin para klikes tradhetare edi rama ilir meta
    te deklarosh kapitullimin para hipokrizise kozmike te nderkometarve pa asnje dallim.
    Nuk pse po censuron komentet ?!

    Llogjikisht nqs se ju “nderprisni” demaskimin e klikes kriminale 2B atehere ju duhet te merreni i pandehur si mashtrues pasi per bashen dhe berishen keni shkruar qe jane kriminele..hajduta kanibale..tradhetare…

    Si ka mundesi qe beni keto artikuj qe vetem 11 komente keni gjithe diten..

    Lul Basha ka tradhetuar vendin dhe ti thua qe ka tradhetuar 2 qelbesira…-…Ai si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon

    kryehajdut kur ishte minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    Pra pse edi ram tradhetari po merret akoma me kockat dhe bunkaret e enverit.kur plaget e gjakut te atij kombi jane te freskete nga dyshja kriminale.

    Pse ju i nderuar Mero po terhiqeni nga beteja atdhetare per prangosjen e sali satanait.

    pse nuk merresh me rastin Remzi Hoxha qe ka pushtuar mediat..
    eshte rasti ideal qe ti kerkohet edi rames me ultimatum:
    OSE TE BEJE NJE SEANCE TE JASHTZAKONESHME KU TE THERRASE MINISTRIN E DREJTESISE, KRYEPROKURORIN DHE TE MOS DALE NGA PARLAMENTI PA ZGJIDHUR KETE VRASJE MAKABRE….

    PRANDAJ HEDH SHURREN PERPJETE BERISHA SE KA RAMEN JELEK ANTI PLUMBI..
    ESHTE KOHA QE TI THEMI EDI RAMES…O VEPRO OSE TE SHKOJE TE MBAJE ZAHON NE SHTEPI SI BEBYSITTER

  11. SHQIPETARET DO TRADHETOJNE EDI RAMEN SHUME SHPEJT PO I VJEN KU SMBAN ME DO E ZBYTHIN ME FORCE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje