Nga Mero Baze
Më duhet t’i kërkoj ndjesë Besnik Dizdarit për këto rreshta, pasi ai bëhet me të drejtë nervoz kur gazetarinë sportive e ndan nga profesioni i gazetarit. Por, e vërteta është se në “Shqipërinë e re” pas viteve ‘90, ajo funksion ndarazi. Edhe pse e gjithë gazetaria shqiptare ka problemet e saj të konformizmit, mercenarizimit dhe propagandës, për shkak të aktorëve të ndryshëm politikë që e diktojnë, ajo është pluraliste dhe i thotë të vërtetat të copëtuara, në vende të ndryshme. Atë që nuk e them dot unë, e thotë Bushati, Betja, Nano, apo Lubonja, dhe e kundërta. Pra, në gazetarinë politike shqiptare të vërtetat thuhen, edhe pse jo të gjitha nga i njëjti gazetar. Nuk ka censurë finale nga sistemi dhe nuk ka përdorim kaq kanibalesk sa gazetaria sportive.
Deri më sot, gazetarinë sportive nuk e ka marrë shumë seriozisht asnjë redaksi, pasi ajo është parë më shumë si pjesë e marketingut të kompanive që kanë të drejta televizive sportive dhe kompanive të basteve. Rasti i parë kur publiku shqiptar ktheu kokën nga sporti ishte suksesi historik i ekipit kombëtar të De Biasit, që u kualifikua për në Kampionatin Europian. Dhe këtu gazetaria sportive u shkri me gazetarinë e përditshme shqiptare dhe në debat janë përfshirë dhe gazetarët politikë.
Por, ka dy ditë që fare papritur, si me komandë, thuajse gjithë gazetarët e paguar si sportivë, kanë nisur një fushatë kundër trajnerit De Biasi, bazuar në aludime të presidentit të Federatës për mundësinë e largimit të tij. Atë që Duka nuk e thotë, por e nënkupton, e lexon qartazi, pa doreza dhe pa shumë stil gazetaresk tek gjithë këta që paguhen nëpër redaksi si gazetarë sportivë. 24 orë pas ngritjes në qiell të De Biasit, ata morën urdhër për sulm dhe ndryshuan gjithçka. Dhe kjo është e qartë tek secili prej tyre, siç është e qartë që gjithë emisionet apo gazetat sportive kanë një lidhje unike me Federatën, aq sa e shohin si pronare të tyre.
Nuk është problem pse Duka nuk e do De Biasin. Mund të ketë arsyet e veta që nuk ia vlen as t’i dëgjojmë. Mundet që dhe De Biasi të ketë dëshirë të iki, por as këtë nuk duam ta dëgjojmë. Ajo çka është e shëmtuar, është se e ashtuquajtura gazetari sportive në Shqipëri lëviz me një komandë andej nga e çojnë dhe janë pro dhe kundër De Biasit, jo për arsye publike, por për arsye private, që nga mënyra si artikulohen janë të turpshme.
E përmenda në fillim Besnik Dizdarin, veteranin profesionist të gazetarisë sportive shqiptare, pasi për vite të gjata që ka bashkëpunuar me gazetën TemA, dy gjëra nuk i ndryshonte kurrë, faktin që mbronte çdo trajner të huaj të kombëtares dhe këmbënguljen që ai nuk ishte gazetar sportive, por gazetar. Dhe për ta dëshmuar këtë botoi për gati 5 vite tek TemA çdo të dielë një kolonë të përkthyer nga Indro Montaneli, kolosi i gazetarisë italiane.
Gazetaria sportive sot ka pikërisht këto dy probleme, që Dizdari i kishte tmerr. E para është mercenare e vetëm një komande në botën sportive, asaj të Federatës dhe vet ata që quhen gazetarë janë thjeshtë të apasionuar pas futbollit, por pa një tentim për të qenë edhe gazetarë, por thjesht komentatorë ndeshjesh me mungesë të fortë të një dimensioni kulturor dhe profesional në gazetari. Madje dhe nëse sheh formatet sportive, shikon se më gazetarë bëhen figura publike që janë tifozë dhe ftohen si të tillë në studio, sesa vet gazetarët sportivë.
Kjo që po ndodh me De Biasin, është mbi të gjitha vepër e këtij standardi gazetaresk në gazetarinë sportive shqiptare, ku të gjithë janë në garë se kush t’ia shpjegojë më mirë shqiptarëve se çfarë mendon Armando Duka. E dimë çfarë mendon. Nuk e do De Biasin për arsyet e veta dhe në këtë rast nuk ka nevojë të na e shpjegoni. Nëse mundeni, shpjegojuni shqiptarëve përse nuk mundeni të mendoni ndryshe nga Duka. Kjo të paktën do na lehtësonte si shoqëri nga turpi që po bëjmë, duke e bërë këtë baltosje të De Biasit, pikërisht kur e prekëm fitoren për shkak të tij.
Mero, ti ke shume te drejte, por e vetmja gje qe mund te shtoj ne kete rast, eshte se Duk barkderri eshte kryemafiozi i sportit shqiptare, nese nuk qerohet Duk koklopa, sporti shqiptar do vazhdoje te ngelet ne nivelet e Pakistanit apo Bangladeshit (vende te cilat nuk kane pothuajse fare kulture sportive)..
Shembulli me flagrant i injorances se nje komentatori sportiv, i nivelit banal gjuhesor,i mungeses se etikes ne te shprehur, eshte me komentatorin Kosta Grillo!!!!… Per turp te televizionit publik shqiptar,ky safi-gomar ia lejon vetes te nxjerre nga goja gjithfare felliqesirash,qe na i shet si shprehje popullore!!! “…ia heqin breket,sic thote nje fjale e urte popullore…” thote ky mega-gomar,duke na shitur zhargonin banal te kafeneve per fjale te urta. Kujton se eshte me ndonje mejhane-tymi duke pire ndonje gote me bixhozxhinj lagjeje!!! A ka censure artistike,gjuhesore,etike neper medie te tilla kombetare?!… Pa folur per pasaktesite dhe gafat teknike gjate transmetimit.
Nje komentator mehalle meriton te quhet ky idiot! Ka edhe te tjere qe lene per te deshiruar,por ky eshte kampion i surrogatit televiziv!!!!!…
O patriot desha te shtoj edhe te tjera,pervec atyre qe ke shkruajtur.Kur po trasmetonte ndeshjen danimarke shqiperi,gafa e pare qe beri ishte qe tani po degjojme hymnin kombetar,e dyta po bente historine e lojtareve te danimarkes nder vite edhe tha per nje lojtar danez qe ka vdekur[ka humbur nga jeta].Lojtareve qe nuk jane te bardhe i quan me ngjyre,as emrat nuk ja u ka mesuar etj.Ka me vete edhe ate pano xhixhon komplet idjot.PERSHENDETJE
I nderuar Patriot
Para se gjithash desha te vleresoj artikullin e Mero Bazes sepse eshte i shkelqyer. Gazetari nuk e fut dot ne burg Armando Duken qe eshte kreu i korrupsionit ne futboll. Por ama, gazetari ka detyren morale dhe profesionale qe ta zhveshe lakuriq korrupsionin, ta demaskoje te korruptuarin ne publik qe te ndergjegjesohet opinioni. Shteti ketu calon si ne cdo fushe te hetes sepse nuk ka forcen, kurajon dhe vullnetin t’i kundervihet korrupsionit.
E dyta, jam shume dakord me komentin tend sepse keta komentatoret e sportit nevtelevizion, ata te futbollit ne vecanti jane shume pishte nivelit te para 30 vjeteve. Sic thote Mero Baze, i jane marre se jane te apasionuar dhe jane tifoze dhe jo sepse kane kaluar ndonje provim per komentator.
Ti flet per Kosta Grillon. Ndersa mua me ze koka nga Dritan Shakohoxha qe vetem komentator futbollinuk eshte. Mund te jete njeri i mire, nuk e njoh, por si komentator te ben te ulesh zerin dhevta shhesh ndeshjen pa ze fare. Po mire, keta injorante nuk shohin ndeshje bevtekevizipnet e thera te botes te marrin pak eksperience? Kaq te trashe jane xhanem? Por kane te drejte kur punedhenesit jane me te trashe nga ata.
Megjithate, Shakohoxha sjell shume me pak probleme tek futbolli shqiptar se sa nje batakci si Armando Duka qe i kerkoi 100 000 euro Gjerdan Shaqirit per te luajtur me kombetaren tone
Tek ne ka shume “Duke” qe kane privatizuar asetet kombetare
dhe nuk i leshojne deri sa ti vjelin per hesapin e tyre dhe
kokrren e fundit. Kjo vjen sepse ne jemi ne perqindje te madhe,
popull mercenar qe shitet dhe blihet me lehtesi nga hajdutet.
Ketu, ne Shqiperi duhet nje Nen Kushtetues qe ti ndrroje
me detyrim dhe me njerez te rinj, drejtuesit e te gjitha
institucioneve publike(president,kryeminister,ministra,etj),
perfshire partite politike dhe shoqatat, cdo dy vjet.
Mos t’ju duket cudi, ky ligj duhet te funksionoje te pakten
20 vjet deri sa te edukohen mercenaret dhe hajdutet me ligjin.
turp
O Mero, po c’jane keto budallalleqe qe behen ne shqiperi mor aman??? Per arsye vetjake behen gjith keto gjera??? Po harrojne kta njerez se jane me miliona shqiptare qe vetem duan qe shqiperia te konkurroje ne nivelet me te larta evropjane dhe boterore dhe per arsye vetjake te disa feudaleve si Duka ne tani na duhet te degjojme pordhet e tyre se kush duhet te jete drejtuesi e shqiprise dhe kush jo, dhe s’eshte se ata po duan ta bejne per arsye shoqerore apo kombetare, por duan ta bejne per arsye vetjake.
TURP, TURP, TURP.
Turp….kur e mbush mandatin ky Duka o Mero! Po ky i gjati degjon apo i ka te mbyllur veshet.
Eeh more Mero vellai jemi gatuar per se mbrapshti ne
Degjo more zoti “SH”! Duka eshte kaq mafioz sa eshte mjeshter i manipulimit te zgjedhjeve ne krye te federates. Ka kaluar nja kater pale zgjedhje, por ky dobiç i blen votuesit e klubeve me nje thes miell. Platini te pakten jep euro.
Mjeshtria e tij eshte se asamblete i ben shpejt e shpejt, larg mediave, hajduçe. Ka bere dhe nje ne Korç e nje ne Durres. Ai duhet te largohet.
Sa i perket trajnerit te nderuar De Biazi ai duhet te qendroje. Atij i flet zemra e mendja e jo buzet. Gjeti nje kombetare per faqe te zeze. Lojtare si Bushi, Lala, Skela, Bogdani, Duro, Bulku etj ishin ne fundin maksimal te karjeres. Ai me perkushtim “brodhi” neper Europe, i pa vete, i bindi te luajne per shtetin e tyre dhe sot ne krenohemi me perjashtim te Dukes… Turp!
O njerez dhe ti Mero
pse beni llap llap kot
pse shkruani kot
mire qe e kuptuat ne fund se Duka i komandon te gjithe me pult
te pakten te rrime te gjithe si te dhjere
A i bejme dot gje ne Dukes???
Absolutisht qe jo
epo ta qepim gojen dhe te mos hame mut kot….
te vazhdojme te bejme pordhet e medha qe na i grisin ato breket e vogla, si perhere
popull leshi
Duka e ka me terezi
Voten Platinise per FIFA ia ka premtuar
njeri se ngacmon me
keshtu qe ne perseri (te me falni) le te hame mut
Oh dhe nje gje se harrova….
A ka ndonje nga forumistet ketu perfshire dhe meron qe s’e beson me se ndeshja me Armenine u ble???
kush vazhdon te besoje se e fituam vete, le te degjoje fushaten e FSHF-se kunder de biasit
hahahahahaha
Balash flm.per inf. Ti akrep mos ha mut vet… qenka shtur ndeshja…na more na…se edhe me serbine keshtu thane ca si puna jote e shiten .Ajo eshte nje merite e De Biazit…dhe ate Duken ta heqim min e me pare. Se eshte dore e madhe kjo …futet politika ne mes….
Po ky cfare ka me pronën e Dukes?!
hahahaha
Opinionisti
sa bukur e ke thene
kot se ka mbiemrin Duke ai
dale dale se do e bej edhe Ser Duka se shpejti
hahahahahahahahahaha
Don Duka
Her Duka
hahaha
Princ Duka
dhe King Duka
hahahahah
dhe ne sna mbetet vec te themi Yppppppp Dukaaaaaa Ypppppp Dukaaaaa
Niveli I gazetareve eshte I = me o..pikrisht e shesin karakterin dhe
moralin e tyre..Nuk jane ne gjendie te perballen me realitetin e jetes,me ndershmeri por mundohen te sakrifikojn me shkrimet e tyre absurd,me qellimin e erret per te denigruar deshirat dhe pasionet e popullit,gjithmon ne drejtim te sportit..
Duke mos vleresuar De Biasin, te vjen dyshimi qe mund te jete “merite” e Dukes… qe bleu ndeshjen.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=311149#tab
Nderim per Legjenden e gazetarise sportive shqiptare Besnik Dizdari.
Te tjere gazetarë sportiv ne Shqiperi nuk ka (per te mos thene se as nuk, ka patur. (Perjashtoj ketu komentatoret Mazreku e Bellova).
Po si nuk na late t’i gezohemi kesaj arritje as 48 ore ?! Urojme qe keto komente te mos ia lexojne De Biasit te tjeret, mbasi per fat, ai nuk di te lexoje shqip. Pritni bre shqiptare te paduruar perfundimin e finaleve,me urimin qe te kalojme grupin,pastaj Duka me De Biasin te bejne me te miren e mundur. Urojme qe italianit te mos i linde deshira te behet milioner ,ne vendin me te varfer te Evropes…
Gazetaria sportive eshte preferuar ti besohet mesuesve te gjuhe-letersis.
Ne komentet e tv.shikon dhe specialist futbolli si B.Tufa,S.Mema etj qe jane me teper opinionist se gazetare,komentet e tyre ne shume raste nuk jane profesional,mberthehen nga tifozlleku dhe bashkohen ne dyluftim me komentator artiste,sidomos kur luan Juventusi !Fakulteti i gazetarise duhet ta shikoj me priroritet,duke ofruar specialist futbolli,me nota mesatare “mbi 5”,ne lendet teorike !
Nuk eshte momenti per te thurur eloze per B.Dizdarin,por per te eleminuar nje difekt serioz ne gazetarine sportive,ku me shume lexon dhe degjon epitete dhe krahasime se mendime specialisti.
Tek ne eshte shume e veshtire te triumfoj mendimi i pavarur,gazetaret e gazetave sportive,jane ekonomikisht mjerane,Duka qeveris si “Duk” !
Jam plotesisht dakort me ato qe shkruan,desha te shtoj dicka; keta qe ke vene emrat kane ngelur akoma ne kohen e qepes,ose te skuadrave qe jane nga tirana.Duke pare kronikat e ndeshjeve,keta persona nuk analizojne ndeshjen por si psh tirana 24 here kampione nuk po mer nje kampionat etj.Te neveriten ne ekstrem,nuk jane vetem keta,por edhe te gjithe pa perjashtim qe nga kanali qe trasmeton superligen edhe deri tek tv publik[tvsh]Respekt per ato qe shkruan…
Zoti Mero a mund te me thuash qe a eshte e ligjeshme te perdoret nje referendum mbare popullor per ta hequr qafe barkederrin Duka? Ju garantoj qe nuk ka mundesi tjeter per ta levizur ate mafioz.Aty ishte edhe me pare Armand Duka.Aty ishin edhe me pare shume trainer te tjere.Po te gjithe e dime se cfare morrem ne kompeticionet europiane dhe boterore. Me zotin De Biazi duhet folur dhe duhet mirkuptuar. Mund ti afrohet 2-3 fishi i pageses se tanishme.Po ashtu edhe ndihmesit te tije duhet ti ofrohet mundesia qe ose te jete pjese e pagese se bashku me Gianin ose nje pagese me vete nga 200-300 mije euro.Duke qene se ka njerez si Duka duhet qe shume drejtues institucionesh ne asnje menyre mos ti kalojne 2 mandate, dhe vetem nqs japin rrezultate.Se trashen kaq shume nga qafa dhe fryhen kaq shume nga barku, sa qe do ti duhet te therrasin vincin per ta nxjerre nga dritarja kur te vdesin…
O ledio po ta shpjegoj une.Nuk ka as referendum as djalli ta mare,qe te heqe duken.Pse do thuash ti?Fshf eshte institucion i pa varur[ndryshe nga gjyqesori]po te merret qeveria me fshf,do kete nderhyrje nga uefa edhe do kemi pasoja nga me te ndryshmet nga uefa,deri ne perjashtim nga kompeticionet evropiane edhe boterore,keshtu qe nuk ju intereson klubeve te ndermarin nje gje te tille,te humbin eurot nga uefa.Keshtu qe vetem presidentet e klubeve mund ta heqin,por te cilave klube?ato qe jane nen administrimin e bashkive;kurre.Keshtu qe duka ka topin edhe e gjuan vet penalltine.PERSHENDETJE…..
Armando Duka nuk eshte veçse MAFIOZ me te gjith kuptimin e plot te fjales.Ai ka perkrahjen e zoraxhinjeve qe MILITOJN ne FSHF.Tipa te qelbur te llojit Alban Bushi,Fatbardh Jera E CO bejn plane mafioze te tipit”Klani i Zemunit” si e thoshte edhe salmaloku.Armando Duka duhet te mbledh mendjen sepse POPULLI e njeh kete bandit kete ndyresir qe u kerkoi mijra dollar Xhakes e Shaqirit per te hyr ne kombetaren Shqiptare.Hiq doren nga DE BIAZI ore Armando Duka ore qen ore hajdut ore plehre.
Akrep ty nese te pelqen m..i haje,ngopu dhe tu befte gjak e dhjam!Ti me siguri je njeri nga ata bastaxhinjte e fiksuar qe kur le leket neper baste nga deshperimi fillon dhe i hedh stomakut ca gota alkol,dhe me pas kur nuk di se ku hedh kembet,fillon dhe filozofon se ndeshjet jane shitur!Provo e mos humb parate neper baste se do fillosh te kuptosh qe ndeshjet e futbollit nuk shiten(patjeter qe ka raste ku shiten)por ekipet kombetare rralle here kemi degjuar qe te jene shitur dhe blere.Sigurisht qe te jete per ty qe te flet pija perpara mendjes Duka mund te qendroje ne ate post edhe shume vite te tjere,pasi parate jane te lidhura me shpirtin,dhe kur i humb ato ke humbur shpirtin bashke me mendjen.
Englando
ti se pranon qe po ha mut gjithashtu, sepse te vjen turp ta thuash
mut po ha dhe ti o zotri
si gjithe shqiptaret
per perjashtim te atij 0,1 perqindshit qe na dominon
por mbaje veten me ego se mire ben zoteri
sa i perket ceshtjes se basteve, as i kam ne vemendje fare
as nuk jam i semure
dhe per kuriozitet as kam humb leke
thjesht po dal jashte naivit per ta pare situaten me syte e realitetit
Duka eshte Duke ndaj e solli situaten ketu, qe te hash mut ti dhe une bashke
a kuptove
thote Ledio siper qe te bejme referendum
ca referendumi o zoteri
Futbolli eshte qeveri e pamvarme
Duka eshte lartmadhnia e tij vete
eshte mbret mbi mbreter kur thoshte Zogu se shqiptaret jane te gjithe mbreter, dhe une jam mbreti i mbreterve
hahahahahah
Duka varet vetem nga Blater dhe Platini dhe ska ed rame qe e prek apo berishe se perjasjhtohesh fishek
mos me keqkuptoni se dua me e mbrojt, jo absolutisht
thjesht po ve ne dukje mutin ku kemi rene te gjithe
hajt tung
Englando je djale i zgjuar, mos me zhgenje me komentet e tua, se ti kam ndjekur te gjitha ato qe ke shkruar
ketu je kundrapedal komplet
Te pershendes
nuk eshte ne kuptimin e drejtperdrejte ajo fjale, por figurativ
Shume i respektuar Mero Baze! Faleminderit qe permende njeriun aq te thjeshte sa edhe aq madheshror, sa apasionant aq edhe shkencetar, te mrekullueshmin, kollosin e gazetarise, vecanerisht ne fushen e sportit te Futbollit, Besnik Dizdarin. Komplet i kundert i tij eshte tregtari i corapeve te grave, mafiozi i rrezikshem i Shijakut, tashme Godfather (Kumbar) milioner i Federates Shqiptare te Futbollit, Duka Armando Nivica. Gazetari i ndershem Besnik Dizdari shkruan per pasion dhe nuk i ve re honoraret e varfera qe merr nga artikujt e tij historike; ne te kundert, Duka Armando i ka ngulur kthetrat ne FSHF pasi aty eshte burimi i floririt dhe nuk ka burre ta shkulle nga ai vend sepse ligjin ne Shqiperi e ben Floriri. Giani de Biasi arriti kulmin e mundshem me fitoret historike ne futbollin shqiptar si Mjeshter i Madh dhe Honoris Causa, por po qendroi me tej ne krye te Kombetares Shqiptare, ne Kampionatin e UEFA -s ne France do t’i humbase te gjitha piket e fituara. Prandaj po te jete i zgjuar iken te provoje te korre trofe me skuadra te medha europiane dhe te jete komod me te ardhurat materiale qe i meriton. Pra, nuk eshte Biasi nevojtar, por Kryetari i FSHF dhe gjithe populli shqiptar. Por Duka Armando nuk eshte nje personalitet i Futbollit, por nje tregtar mafioz provincial i Futbollit, qe i duhet nje trajner i ri “pa identitet” qe t’i shkepuse ca miliona nga kontrata per t’i futur ne xhep. Fatet e Dukes se Shijakut dhe profesionistit De Biasi jane tashme te ndara. Rruge te mbare te dyve!
Ti Mero, Bushati, Fevziu e ndonjë tjetër keni nga dy tre shtepi, biznese dhe gjerat ne terezi prandaj flisni serbes (kur ju intereson), kurse gazetaria sportive me 500 mije leke ska ku shkon, vetem te behet telekomande dhe te marr ndonje kocke
ore nuk e kuptoni qe qe duhet zbutur ose duhet larguar para europianit de biazi i ndershem.ky eshte rast qe nuk i vjen me mafies se basteve.
Pavaresisht nga te gjithe “te perlyerit” Duka etj. etj., kam pershtypjen se kerkesa e De Biazit per pagese me te larte ka nje domethenie tjeter: De Biazi e beri ate qe duhej bere – e çoi skuadren ne kampionatin europian; tani e sheh se atje, ne France, kjo skuader s’ka ç’te thote me, prandaj don te terhiqet duke ia lene “turpin” federates shqiptare.
Ngaqe gazetaret ne pergjithesi, dhe analistet ne pergjithesi, jane te rreshqitur nga trute e kokes, dikur ishte ajo qe ju e quani “censure”, ngaqe sot ke te drejte te grish sallate sa te duash, dalim tek ajo qe thote Besnik Dizdari, qe gazetaret duhet te jene profesioniste te vertete, sepse keta lloj gazetaresh, edhe kur i thone vehtes “sportive” i japin sportit ngjyra politike. Rastet me tipike jane ndeshjet qe ekipet tona luajne me Greqine e Serbine,acarojne me pa te drejte publikun e tifozerine sportive, duke u vetequajtur si nacionaliste, kur shqiptaret nuk shquhen si te tille dhe ne realitet nuk jane, sepse mbas aktiviteteve sportive, nacionalizmi yne bije ne nivelin zero.