Luftë mes “komandantëve” !

24 Tetor 2015, 19:44Editorial TEMA
Luftë mes “komandantëve” !

Nga Mero Baze

 

Parlamenti i Kosovës arriti dje afër mesnatës të mblidhet në një sallë të improvizuar për të vazhduar seancën parlamentare të bllokuar nga gazi lotsjellës, i hedhur në mënyrë të përsëritur nga opozita, duke miratuar për ironi të fatit, ligjin për shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës. Ashtu si po shkon teatri i parlamentit në Kosovë, në të vërtetë ai është ligji i duhur për të gjykuar se çfarë po ndodh realisht në Kuvend.

Ajo që duket si një betejë e madhe opozitare për të bllokuar me dhunë Kuvendin, në të vërtetë është një bashkim betejash dhe objektivash, që në disa raste nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Vetëvendosja, e cila është iniciatore e radikalizimit të dhunshëm në Kuvend, e ka dhunën tashmë kauzë politike. Duke qenë qysh në themelim të saj kundër çdo lloj statusi në të cilin ka qenë Kosova, qysh prej shtetformimit të saj, ajo është edhe kundër këtij stadi politik. Kujtojmë se në filozofinë e Albin Kurtit, “Çlirimi i Kosovës, ishte një “lojë”, ndërhyrja e NATO ishte një “lojë”, vendosja e administrimit ndërkombëtar ishte një “lojë”, shpallja e Pavarësisë ishte një “lojë”, ardhja e Euleks” ishte një lojë, hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së Kosovës “ishte një lojë”….

Ai praktikisht nuk ka pranuar asgjë që është bërë në Kosovë qysh prej vitit 1999, nga pikëpamja e bilancit politik. I vetmi zhvillim pozitiv i tij dhe i partisë së tij, është që kanë pranuar realitetin politik në Kosovë dhe kanë hyrë në jetën parlamentare duke shmangur lëvizjen ilegale.

Brenda kësaj filozofie ata janë në betejën e tyre. Ata nuk janë aq shumë të shqetësuar për të drejtat e serbëve për të krijuar shoqatën e komunave, sesa janë të shqetësuar se kjo është një tolerancë që forcon kundërshtarët e tyre politik në pushtet. Dhe pikërisht këtu nis beteja.

Për Haradinajn kjo është një betejë kundër Thaçit, i cili e la të shëtiste gjashtë muaj si kryeministër në hije dhe pastaj për shkak të mungesës së elasticitetit të tij, i mori aleatin kryesor LDK-në, dhe bashkë me të rimori dhe pushtetin. Haradinaj ka qenë dy herë në Hagë për ato çfarë kanë ndodhur gjatë luftës, ndërkohë që rivali i tij Thaçi, edhe pse ka pasur status të njëjtë me të gjatë luftës, ende nuk ka parë ndonjë derë gjykate. Gjykata Speciale që po vjen në Kosovë, mund të rihapë letra të vjetra dhe nervozizmi që Hardinajt i ka rënë në pjesë gjithnjë të ketë punë me gjykatat dhe Thaçi me pushtetin, ka shkuar në skaj.

Limaj po ashtu e ka me Thaçin. Edhe ai ka provuar dy herë burgosjen për çfarë ka bërë gjatë luftës dhe ndërsa priste të ishte heroi i partisë së tij, u bë tradhtari i saj, duke e nxjerrë jashtë radhëve dhe duke e lënë në opozitë.

Hashim Thaçi natyrisht që është komod duke pasur përballë gjithë ish- komandantët e UÇK-së, të cilëve u lë shteg të sulmojnë Isën, derisa vezët të mos prekin kostumin e tij. Prej kësaj buron i gjithë nervozizmi i tyre me njëri-tjetrin. Njëri do të bëhet Ciprasi i Kosvës, dy të tjerë ndihen të persekutuar që mbetën dyerëve të gjyqeve, ndërsa rivali i tyre, ish-shok i vjetër i UÇK-së, ngeli 8 vite në karrigen e pushtetit. E gjitha është një luftë mes komandantëve të UÇK-së, të cilët nuk ia dolën dot të ishin kaq të egër me armiqtë e tyre serbë, sa janë me njëri-tjetrin.

Edhe pse ka një makth të përgjithshëm për skenat e dhunës në Kuvend, në finale nuk mendoj se imazhi i Kosovës dëmtohet nga kjo që ndodh. E gjitha lexohet si një nervozizëm politik, pa një kauzë të qartë dhe pa një rrugëzgjidhje.  Kjo që po ndodh, ia bën më të lehtë qeverisë aktuale raportet me ndërkombëtarët dhe e bën më të largët shpresën e komandantëve të mërzitur me njëri-tjetrin dhe të gjithë së bashku me Thaçin, për rimarrje të pushtetit.

Për këtë shkak është mirë që kjo betejë të diferencohet dhe të kthehet në shtratin e vet. Ata që e kanë për politikë si lëvizje revolucionare, pra Vetëvendosja, le të vazhdojnë betejën. Të tjerët të negociojnë shqetësimet e tyre, përfshi dhe mundësinë për të hyrë në qeveri, nëse mendojnë se kështu janë më të qetë. Kjo është një betejë që ata nuk mund ta fitojnë duke u fshehur pas tymit të gazit lotsjellës, por duke fshirë fortë sytë dhe duke e parë të vërtetën në sy. Kosova nuk dëmtohet nga çfarë ata po bëjnë. Njerëzit janë të qetë pasi nuk i shikojnë në shumicë atë që ndodh aty si problem të tyre, por si problem të “komandantëve me njëri-tjetrin. Edhe pjesa tjetër e Kuvendit që është shumicë, e mori qetë dhe mes gazit lotsjellës, miratoi ligjin për shëndetin mendor në Kosovë. Ndaj deri tani, viktimat e kësaj beteje janë vet ata që po e bëjnë. Dhe kjo duhet kuptuar si alarm për ta.

21 komente në “Luftë mes “komandantëve” !”

  1. besa says:

    ish komandantet,sot nuk jane komandant e nese kane interesa eshte nje e vetme,Kosova te jete e shqiptareve te Kosoves.Ky eshte kriteri qe duhet t’i vleresoje. Vetvendosja e deshmon me fjale dhe veprim.Poshte tradhetaret !

  2. Enris Buçka says:

    Kauza eshte, por ti kushdo qofsh gazetar apo vete Merua nuk do ta thuash. Dyshoj shume qe edhe mund ta kesh kuptuar. Nuk ke faj, ngaqe gjithe kohes jeni duke bere llogarite e pushtetit ketu, per te pare nga ç’kah do te shkoni vete. Megjithate KAuza eshte shume e dukshme : ” Ruajtja e TERRITORIT shqiptar nga Shqiptaret” Pastaj keto mendimet tuaja per luftra, per kredo politike apo edhe Vetevendosjen ( qe meqe s’e di ti eshte nje nga parimet e botes perendimore per te drejten e popujve te vendosin vete) me ilegalizma apo skema qe kerkon ti fusesh ne koken e njerezve ketu ne Shqiperi, ben shume gabim. Ne pergjithesi ne Tirane nuk e njohin situaten e KOsoves. Perkunder tyre ti e njeh shume mire dhe ke marre krahun qe te duket fitues. Por me beso mua nje qytetar i thjeshte i Shqiperiseqe te them. Zajednica apo Bosnjezimi nuk kalon ne toke shqiptare. Kaloni sa me shpejt ne kahun e duhur, ate te jotradhetareve.Ah se mu kujtua tani, eshte e njejta situate me faljen e detit qe bene “kundershtaret” e tu sali dhe luli. Si mendon a do fitojne salrat e Kosoves?
    Edhe nje shtese te vockel desha te bej: Lere Tsiprasin ne betejat e veta, shiko te qemtosh kete emshin qe ngaterrojme vete ne ketu. fakt eshte qe ne na mungon nje force e vertete ne Shqiperi, progresiste… Po tsiprasi nuk e ka marre persiper ndonjehere te zgjidhe ceshtjet tona, as duam qe ti besojme zgjidhjet tona.
    Ti si toske qe je edhe mund te marresh kredo nga Tsiprasi por ku Vetevendosja e ku tsiprasi…. shume idiot si krahasim ne fakt.

    1. Makiaveli says:

      Z. Enris, te lumte se i paske vene PIKEN! Por druaj qe “gazetari” Mero do fus fshesen dhe ne kete post tuajin. Sidoqofte, Merot vijne e shkojne por esenca mbetet: Zajednica nuk kalon dhe PIKE!

  3. Kapiti says:

    Mosnjohje absolute e situates! Lexoje se pari marreveshjen pastaj shkruaj!

  4. Peco says:

    Te jete se Albin Kurti dhe Vetvendosje nuk e njohin postulatin e shoqerise demokratike , te cilin e dine edhe femijet, se “atje ku mbaron liria juaj fillon liria e tjetrit?”. Ku e gjen te drejten kjo parti te ndaloj me gaz lotsjelles punimet e parlamentit, kur pjesa derrmuese duan vazhdimin e punimeve te kuvendi? Qeveria e Kosoves duhet tu derrmoje dhembet me te drejten e ligjit ketyre bastardeve qe po e cojne vendin ne kaos.
    Kurti dhe Haradinaj ti lene lojrat zbavitese politike. Ata duhet te mendojne qofte edhe per nje moment, sikur Nato dhe Perendimi te terhiqej nga gjithcka qe ka bere dhe bene per Kosoven dhe nendhe ti lejonte Serbise, te kthente situaten ne gjendjen e meparshme, ku do ta fusnin bythen pas kesaj keta patriote te medhenj? Pse, prandaj paguan perendimi nga taksat e qytetareve te saj per te mbajtur trupat ne Kosove, qe te zbaviten Kurti dhe Haradinaj? Thirrini mendjes sa nuk eshte vone, se do e humbni edhe ate qe te tjeret jua dhuruan dhe ju mburreni se e fituat vete. Ti lani kembet dhe ti pini ujin Natos dhe Shqiperise qe hapi dyert per tu pritur, pa trimerine tuaj e dine edhe femijet sot.

    1. Makiaveli says:

      Ne dialektin kosovar, “pec-o” i themi lucit. Ti qenke nje luc serb ose grek, ose nga ata “shqiptaret” qe i mbushnin me nafte tanket e Millosheviqit gjate luftes ne Kosove. Çfare te te them tjeter, pos TQN. Legen m.

      1. peço says:

        Ç’ke që përdor akronimin kur kërkon të fyesh? Thuaj a derëzi copë: ” të qifsha nënën!” Dhe po ashtu,”Legen muti!” Por ti duhet ta dish se kjo nuk sjell gjë. Ju, meqë pak më poshtë e paraqisni vehten si një politikan me përvojë, duhet të keni dëgjuar për raportin midis lirisë dhe domosdoshmërisë. Mosmarrja në konsideratë e këtij raporti është virtyt i revolucionarëve. Revolucionarët janë modeli më i kulluar i demagogëve. Revolucionari është gati të prodhojë çdo lloj situate për të arritur synimin e tij konstant paranojak, kapjen e pushtetit për të uzurpuar shtetin. Të tjerat janë llafe revolucionare, leifenizma për të mbuluar këtë qëllim makiavelist.

    2. grameno says:

      Peco me vjen te vjelle me sojin e e rraces se juaj servilo-injoranti,por ja qe historia e nje populli,po te percjellka dhe ne keto kohera qe qdo informate,po deshte te informohesh drejte,ke mundesi nese nuk je injoranto-servil ke mundesi 100% per tu informuar dhe per te krijuar opinonin tuaj ne baze te mendimit tat,por kjo smundje shekullore e shqipetareve ja qe dhe sot nuk na leshon,me kujtohet,koha e sistemit komunisto jugosllav,kur perjargeshin,vjellnin vrere ndaj asaj shterese te popullit qe nuk pajtohej me sistemin komunisto-UDBash,te tillet dhe soji juaj akoma na shensin mend se din diq te flasin,por sbejn gje vetum tregojne veten se sa injorant ne mentalitetin e tyre kan lind dhe do vdesin te tille,ti nese don dhe i dashuron ata qe siq thua ti te qliruan se te paskan dashuruar ty dhe sojin tend injoranto-servil,te kisha keshilluar,dhe ne WC kur shkone merr dic me vete pastro dhe te pasmen e tyre.se servili-injorant dhe ererat e tyre te flliqur si nuhat,e te uroje qe tere jeten te mbetesh i tille,servilo-injorant,prapanicpastures i tyre.

  5. Muja says:

    Albin Kurti qe prej fillimit ka deshmuar se eshte vegel e tjeter kujt( se kush eshte shefi i tij nuk dihet te pakten zyrtarisht) dhe ky eshte si peshkaqeni , don veq gjak, dhe filozofia e tij politike eshte se vetem me gjakederdhje jetohet dhe arrihet pushteti dhe mbahet shteti. Ramushi dhe Limaj jan te dyt te deshtuar ne Politike dhe ne Jete, xhelozia dhe lakmia pe pushtet i ka fute ne gracken e Albin Kurtit, por edhe frika e perbàlljes me gjykaten speciale, andaj kerkojn qime ne ve te gjejn vetem sa per te u dukur faktore dhe aktore ne skenen politike te Kosoves. Jan te bindur qe sdo ja dalin , por i kan ditet e numruara para se te futen qe te dy ne burg jo per krime lufte edhe aq sa per krime ekonomike dhe ryshfete , zhvatje , haraq, fajde dhe detyrim . Zoti e ruajt Kosoven nga tipat si keta…

    1. Makiaveli says:

      Zoti e ruajt Kosoven nga gjakprishurit si ti!

      1. grameno says:

        Makiavell,tipa te keill lindin te tille dhe vdesin te tille,mjerim mjerim,te lindesh e te vdesesh i tille dhe te mos jesh ne gjendje tere ket jet te flasesh diq njerezore,ksaj pune i thuhetb jo mjerim po katastrof,soji e keti,nuk merret me temelin e shtepis qe po shembet,por i dhimbsen fletet e pemeve se po i merr era injorant i lindur per te vdeke i tille

  6. Treviso says:

    A mos egziston nje figur ne qeverine e Kosoves qe imiton kryekriminelin e shqiptareve, sali Berishen? Per qytetaret kosovare eshte e thjeshte te kuptohet. Mjafton te analizoje rrugen qe ka ndjekur punojsi i U.D.B. per shume vite, zoti i nderuar po prej Serbeve,sali Berisha

    1. Enris Buçka says:

      Po Treviso, eshte e gjithe politika qe kane bere nje koalicion qe kerkojne sic tha edhe Makiaveli ketu diku, qe duan te kene nje shtet qofte dhe jo funksional. Baza eshte qe Ldk, dhe PDK qe kane edhe shumicen ne parlament te ndihmuar edhe lista srpska kerkojne te bejne nje shtet si Bosnja. ku veton e vejne vetem serbet te dirigjuar nga Beogradi. Zajednica eshte thjesht falje e territorit Serbise por problemi eshte qe territori eshte Shqiptar, apo i shtetit tekosoves…
      kete e kundershtojne disa forca perparimtare te cilat mundohen qe ta bejne me referendum apo kane dhene edhe zgjidhje te tjera. po qe te behet kjo duhet te terhiqen nje here marreveshjet ndermjet Republikes se Serbise dhe Isa Mustafes. Them Isa Mustafes pasi Serbia nuk e njef Si shtet Republiken e Kosoves dhe Firmat Isa i hedh si perfaqesues i krahines se kososves pjese e serbise.
      troc fare kush mbeshtet Zajednicen eshte thjesht tradhetar, por jo ne nivelin e Sales apo Lulushit per detin, as te Esat Pashes per Shkodren, As te Zogut per Manastirin jooooo. Kjo eshte qe pasi i mbledh te gjithe keta qe kane dhene terrritore shqiptare ti ngresh ne fuqi n!.

  7. Makiaveli says:

    Mero, perse me fshini postimin? Perse nuk duroni mendimin ndryshe? Dhe, per me keq, na shpifesh si mbrojtes i lirise se fjales dhe “vlerave demokratike”. Qenke njeri kot!

  8. Meleku says:

    Super shkrim!

  9. Makiaveli says:

    Lexoje Mero dhe reflekto:

    Perceptimi i përgjithshëm është se lidershipi i Kosovës është ndier i pafuqishëm përballë Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar. Ka nga ta që thonë se njerëzit që janë përzgjedhur për negociata janë nën presionin e “dosjeve” dhe kjo është arsyeja e lëshimeve të rrezikshme. Por, kjo më duket më pak e besueshme.

    Qeveria e Kosovës përpiqet t’i bindë qytetarët, sidomos opozitën e “rebeluar”, se marrëveshjet e Brukselit garantojnë sovranitetin dhe janë të rëndësishme për proceset integruese të Kosovës. E, është vetë ajo që para disa javësh është ankuar në BE se Serbia nuk po i zbaton ato dhe po pengon integrimin e serbëve në institucione. Në një raport shumëfaqësh e ka quajtur paradoksal funksionin e autoriteteve të zgjedhura komunale serbe, që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në interes të shtetit të Serbisë.

    Këto konstatime të Qeverisë janë të vona. Zgjedhjet komunale janë mbajtur më 2013, përfshirë edhe qytetet e veriut. Qeveria e ka ditur para se të firmoste marrëveshjet e fundit se në çfarë niveli është komunikimi me autoritetet komunale serbe. E ka ditur edhe sa shpërfillës janë ata ndaj institucioneve qendrore të Kosovës. Andaj, veprimet destruktive të autoriteteve në veri nuk më duken më paradoksale sesa gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen që këtyre rrënuesve të shtetit ua rrit edhe për një shkallë të drejtën e vendimmarrjes.

    Kjo qeveri, që ankohet për ndërhyrjen e Serbisë, me dorën e vet i ka fuqizuar autoritetet që raportojnë në Beograd, duke lejuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ky veprim e bën më të lehtë jo integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ngase ata nuk e duan atë, por komunikimin me regjimin e Serbisë. Në vend se Beogradi të lexojë raportet e 10 kryetarëve të komunave, ai tash ka vetëm një adresë – pushtetin qendror të serbëve të Kosovës, Asociacionin.

    Pse ky vullnet i palës kosovare për të mbyllur me shpejtësi kapitujt e hapur me Serbinë.

    Kërkesat e buta, racionale, më lehtë të pranueshme nga ndërkombëtarët, e me shpresë edhe nga Serbia, e kanë përcjellë në vazhdimësi qasjen e lidershipit shqiptar të Kosovës në bisedime. Pra, është tentuar të bëhet politikë brenda politikës, me të vetmin qëllim – largimin e Serbisë nga Kosova, de facto e de jure.

    Në të gjitha fazat e negociatave me ndërmjetësim ndërkombëtar, pala kosovare i konsideronte suksese të gjitha marrëveshjet që e rrisnin distancën e pushtetit të Beogradit ndaj Kosovës. Pak vëmendje u kushtohej efekteve që ato marrëveshje do të prodhonin brenda. Apo nëse po fshihej diçka e dëmshme nga “tërheqja taktike” e Serbisë nga Kosova.

    Politika kosovare, para së gjithash, insistonte në atë që ishte domosdoshmëri e ekzistimit të shtetit – njohja ndërkombëtare dhe shtrirja e sovranitetit në gjithë hapësirën e saj gjeografike.

    Perceptimi i përgjithshëm është se lidershipi i Kosovës është ndier i pafuqishëm përballë Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar. Ka nga ta që thonë se njerëzit që janë përzgjedhur për negociata janë nën presionin e “dosjeve” dhe kjo është arsyeja e lëshimeve të rrezikshme. Por, kjo më duket më pak e besueshme.

    E vërteta është se Kosova në bisedime nuk ka shkuar me pozicionet e veta të forta. Ajo ka shpresuar shumë në të drejtën e saj ndërkombëtare, sidomos në mbështetjen e fuqive të mëdha – përkrahëse të Pavarësisë, SHBA-së dhe disa vendeve të BE-së. Për pasojë ka pasur disa (d)efekte. E para, se ka ulur përgjegjësinë e ekipit dhe nivelin profesional të përfaqësimit të tij, dhe e dyta, nuk janë shqetësuar shumë për përmbajtjen e marrëveshjeve, meqë çfarëdo epilogu që mund të kenë pasur negociatat – vulën e suksesit apo mossuksesit e kanë vënë ndërkombëtarët (garantuesit).

    Kjo cilësi e përfaqësimit dhe e përgjegjësisë së palës kosovare ia ka bërë më të lehtë BE-së ndërmjetësimin, ndërsa Serbisë arritjen e caqeve finale në bisedime. BE-ja qëllim final ka pasur afrimin e Serbisë në familjen e saj. Kurse Serbia, jo mbajtjen me çdo kusht të Kosovës, por hapin e madh drejt Bashkimit Evropian dhe faktorizimin e serbëve lokalë deri në shkallën sa ata të jenë përfaqësues legjitimë të shtetit të Serbisë brenda Kosovës.

    Ky kurth i Serbisë duket se nuk ia ka prishur palës kosovare humorin. Çdo ndryshim i vogël nga gjendja ekzistuese është konsideruar nga ta sukses në raport me Serbinë. Sipas tyre, çështjet e hapura brenda, si rasti me veriun e vendit dhe integrimin e komunitetit serb në institucione, mund të zgjidhen hap pas hapi. Nuk do të bëhej kiameti edhe nëse ky proces i integrimit të brendshëm zgjat në pakufi. E rëndësishme, sipas tyre, është të kesh shtet, qoftë edhe jofunksional.

    Por ky jofunksionalitet, që duket se është funksional vetëm për njerëzit e pushtetit, nuk tolerohet më nga qytetarët. Ata që 25 vjet më parë kanë ëndërruar lirinë dhe shtetin çfarëdo qoftë ai, tash kanë tjetër ideal. Llogaritë i bëjnë ndryshe. Ata duan shtet funksional, me institucione të qëndrueshme dhe mirëqenie. Duan zhvillim dhe integrim të shpejtë. Duan qeveri me duar të pastra, sundim të ligjit dhe liri të shprehjes e të lëvizjes. Duan shëndetësi dhe arsim cilësor, duan pensione të dinjitetshme.

    Nuk duan që e ardhmja e tyre të jetë peng i problemeve të krijuara edhe me fajin e drejtuesve të shtetit. Ata nuk duan të jetojnë në një vend, ku përveç shumë defekteve, sfidohen nga paaftësia e institucioneve për të vënë rend dhe rregull. Nuk duan të përjetojnë më kriza politike dhe të sigurisë. Nuk i amnistojnë lëshimet “në emër të stabilitetit rajonal dhe kthimit të mirëbesimit te të gjithë qytetarët”, të cilat krijojnë vatra konflikti.

    Ata nuk e ndiejnë lezetin e lirisë, për sa kohë që pushtetarët nuk arrijnë t’i bindin se këtu jeta është e garantuar, e po aq edhe shteti. Nuk janë rehat duke ditur se marrëveshjet e firmosura me Serbinë në Bruksel kanë gjetur shumë pak zbatim, dhe si të tilla nuk premtojnë perspektivë zhvillimore e as integruese. Nuk e përballojnë assesi kompromisin që bëhet me Serbinë, e cila Kosovën e konsideron pjesë të saj, e as me serbët lokalë, që Qeverinë në Beograd e konsiderojnë majën e piramidës institucionale për ta.

    Qytetarët shumicë do të ishin zemërgjerë ndaj cilësdo pakicë në Kosovë, sikur të ishin të sigurt se ata do të kishin të njëjtin qëndrim dhe vizion për shtetin. Që ata do të merrnin edhe pjesën e tyre të përgjegjësisë për zhvillimin, emancipimin dhe integrimin e saj. Por, nuk e përballojnë assesi një strukturë politike të legjitimuar në pushtete komunale dhe në ombrellën e quajtur Asociacion, që shpërfill gjithçka që buron nga shtetësia e Kosovës, që pengon shtrirjen e institucioneve, që zbaton politikat e një shteti tjetër, dhe krejt në fund, që këtë vend e quan Serbi.

    1. Enris Buçka says:

      E sakte megjithese nuk me pelqeni qe keni zgejdhur Makiavelin per tju perfaqesuar ! ( shaka!)

  10. Enris Buçka says:

    uroj qe peço te mos jete Ilirjan Peço qe e njoh. Per punen e lirise tende dhe fillimit te mbarimit ketu nuk ka vend. Nuk ka vend te zgjidhesh apo te te besojne nje popull i tere e ta shesesh detin si Sala me Lulushen. E njejta situate por me rende nga sasia e territorit e nga sasia e vendimarrjes politike eshte KOsova me Zajednicen. Kushdo e kupton shume mire qe Demokracia fillon atje ku ka barazi, dhe ketu barazi nuk ka. Negociata???? po 20.000 femra te perdhunuara, po varret masive, po…… OOO ju te humbur dhe ju te shtypur, ku eshte drejtesia? Peco ne fillim vendos drejtesine pastaj shohim lirite qe i leme njeri-tjeterit. Per te luajtur shtepiash shkoni ke vilat e shefave se kushedi ju lejojne.

  11. Enris Buçka says:

    ne fund fare meqe kerkoni demokraci le t behet ashtu si populli do apo kerkon. Le ta vendosin me referendum, cfare i pengon? AA nuk do ishte me afer demokracise? Kane frike se humbin pushtetin mafioz qe kane ngritur. kjo eshte arsyeja. Ky far Ise e ky Far Hashimiper te mos permendur idiotesite qe flet kadria si katunar me kostum qe eshte. jabllanoviqi nuk tha as me shume as me pak se Kadri trimi me kyt far byrnie qe flasin katunart. Jane keta burrat me popullin me dajak e me plumba gome dhe jane po keta qe jane grate e serbise. I lepijne te pasmet kujtdo qe i siguron pushtetin. pra Burra me na dhe gra me serbet.
    S’i kemi nigju Albin Kurtit ndonje lidhje me pronare te huaj ashtu sic dime per Hashimin qe merr rrogen tek sigurimi i shtetit te Frances. Mos harroni se cfare bene forcat franceze te KFOR ne Mitrovicen qe hashimi e fali… Keto jane fakte jo llafe rrugesh qe njeri ketu po aludon.
    eshte e thejshte mos falin territor dhe te vazhdojne punen si qeveri, nuk do njeri pushtet joooo se qe te marresh pushtetin sic eshte katandisur duhet te kesh te besh vetem me grupe te mireformuara mafioze ku Kadria komandon.

    1. neo! says:

      Rrespekt zt. Bucka, me vjen shume mire se cdo dite e me shume po kuptohet kauza e Levizjes Vetevendosje!, fatkeqesishte jo nga disa pseudogazetar te cilin mendjen e kane te ndonje perfitim material nga pushteti.

      Poshte tradhetaret!

  12. DRENICA E KUQE says:

    O Mero djali, “komandantet” i ka bere UDB-a “shqiptare” pike e pese!… Ne Kosove nuk ka as pozite dhe as opozite. Ju tha Ambasadorja amerikane: “E keni dhjere fare!”. E çka te themi ne, tash, kur po e dhjesin perdite?!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje