Partia Demokratike ka bërë një gjest që ka gjetur të papërgatitur palët në konfliktin e “Lagunës Blu”. Kur Aleksandër Frangaj mendonte se kishte rregulluar gjithçka me Edi Ramën dhe askush nuk do të guxonte ta prekte, Partia Demokratike nxorri në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Gent Strazimirin dhe dënoi atë që po ndodhte tek “Laguna Blu”, duke fajësuar natyrisht Edi Ramën. Këtu nuk ja vlen të diskutojmë cilësinë e deklaratës dhe të pavërtetat e saj, por qëndrimin e Berishës ndaj Frangajt në këtë rast.
Siç shikohet nga gjithë dokumentacioni që është botuar vetëm sot tek gazeta TemA, Frangaj ishte përgatitur që më 9 maj të merrte dokumentin e legalizmit nga ALUIZNI dhe më 10 maj, Sali Berisha ka firmosur Planin e Rregullimit të territorit të Golemit të ndryshuar, duke kthyer fushat e sportit që ai po tentonte t’i merrte si vend ku mund të ndërtohen vila.
Plani rregullues i Golemit i hartuar që më 2004-n dhe i pafirmosur nga Berisha, u firmos i ndryshuar në maj, pasi Frangaj kishte ndryshuar destinacionin e fushave sportive dhe po tentonte të blinte tokën përmes ALUIZNI-t. Leja e ndërtimit e subjektit “Epidamus”, që ka ndërtuar “Lagunën Blu”, e miratuar nga KKRTSH, parashikon aty ambiente sportive dhe jo vila. Berisha ja ndryshoi nga fusha sporti, në vila, pasi Frangaj kishte nisur procedurën e uzurpimit.
E theksoj gjithnjë këtë fakt që mund të bëhet i mërzitshëm, për të treguar se Berisha ishte në zemër të këtij operacioni mafioz dhe ky rast është ilustrimi më perfekt i kapjes së shtetit të tij prej Frangajt. Meqë më 9 maj Frangaj nuk e mori dot tokën nga ALUIZNI, por më 10 maj arriti të ndryshojë planin rregullues, ju drejtua gjykatës dhe brenda muajit, pra në 20 qershor, e mori me vendim gjykate, vendim të cilin u bë kujdes që të mos ankimohej as nga ALUIZNI i Tiranës, as nga ai qëndrori, çka përbën dhe kjo shkelje ligji. Artan Lame, që ëshët sot në krye të ALUIZNI-t, duhet të shprehet qartë për këtë procedurë dhe të mos mjaftohet me deklarata të përgjithshme për shitje kriminale toke. Ai ka detyrë të mbajë peshën e debatit publik për këtë çështje, dhe jo të bëjë kompromise “etike” me një zaptues.
Kjo ka shumë rëndësi për t’iu kthyer çështjes kryesore, përse Berisha e lëshoi Frangajn tani.
Duke qenë se nga ajo kohë kanë kaluar mbi dy vjet dhe Berisha tani është në opozitë, e shikon me neveri rolin e Frangajt si një b..lëpirës i Ramës. Ai e shikon po ashtu të rrezikshëm faktin që nëse Rama do të finalizojë atë që Berisha ja ka dhënë Frangajt për ta pasur ushtarin e vet, atëhere Rama është duke i marrë Frangajn, duke e kthyer ushtar të tij. Pra, për Berishën është e qartë se nëse Frangaj arrin të fillojë të ndërtojë dhe të finalizojë vilat tek “Laguna Blu”, falë heshtjes së Edi Ramës dhe sjelljes së tij gjoja indiferente ndaj kësaj çështjeje, atëhere Frangaj duhet konsideruar i humbur, pasi do t’i jetë mirënjohës Ramës dhe njëkohësisht do jetë i varur nga ai për një kohë të gjatë në këtë proces. Ta lësh Frangajn të qetë në këto moment, sipas logjikës së Berishës, është ta dorëzosh atë me duart e tua në prehërin e Ramës.
Është kjo llogjikë politike e tij, që e bën atë ndryshe nga liderët e tjerë, krejtësisht pragmatist dhe të pacipë, për të mohuar atë që i ka dhënë vetë Frangajt, për të njëjtin motiv, pra për ta pasur ushtar.
Dhe pa asnjë shenjë pendese nxjerr një nga ushtarët e radhës së tij dhe e sulmon Frangajn si njeri që po blihet nga Edi Rama, ndërkohë që gjithçka çfarë Frangaj ka në duar rreth pronësisë dhe planit rregullues, janë vepër e Berishës, me vetëdije për ta pasur Frangajn ushtar gjatë fushatës së vitit 2013. Ato janë po ashtu dhe të vetmet akte antiligjore të zaptimit të kësaj pasurie. Nëse ato do t’i quajmë të drejta, atëhere leja e komunës është thjesht formalitet.
Qëndrimi miratues pro Frangajt i Ramës në këtë situatë, biles dhe replika e qeverisë me opozitën për këtë, ku dëshira e Ramës për të mos e penguar Frangajn lexohej hapur, e nxisin më shumë Berishën për t’u angazhuar në këtë debat, me qëllim që Frangaj të humbasë atë çfarë i ai i dha vet, dhe që tani po i quhet si nder i Ramës.
Thjesht Berisha e do Frangajn ose të zemëruar me opozitën, ose të zemëruar me qeverinë. Ai nuk mund ta pranojë kurrsesi që Rama t’i zgjasë atij një salçiçe që e ka gjetur gati në sirtaret e Berishës dhe ai të tundë bishtin dhe të lëpijë jargët, sikur e shikon për herë të parë atë salçiçe, duke harruar se kush ja dha i pari. Dhe thjesht nga kjo skenë që i del para syve, ai e lëshoi Frangajn duke e sulmuar, pasi është i bindur se po ta lërë të qetë e mos ta sulmojë, ai do të kthehet në ushtar të Edi Ramës.
pse dalin komentet ne pritje?
Deklarata e PD-se eshte terezitur nga Basha dhe jo nga Berisha. Eshte pjese e planit te Bashes qe pak nga pak dhe pa u ndier ti ngul nga nje thumb Berishes. Dihet se Basha e Frangaj nuk kane miqesi prej kohesh. Kujtojme ketu se Frangaj lobonte per kandidatin e tij ne bashkine e Lezhes, zotin Kaçaj nepermjet presidentit Nishani dhe jo drejtperdrejt tek Basha. Basha, per te spostuar kandidatin e Frangajt nga Lezha, nxorri pretekst “sontazhet” ..! ?
Dihet ne ne lagunen e Kunes, zone e mbrojtur e kategorise A, Frangaj dhe e bija e HILLBILLY-t kishin terezitur nje resort turistik 80 hektarë.
Jane disa pune paksa ndryshe, zoti Baze…!
Sakte deri diku sepse Frangaj e ka dredhur bythen gjithnje sipas pushtetit, ndersa Basha i urren keta tipa (te cilet edhe Berisha i mblidhte sipas interesit) dhe normal qe i sulmon!
Analize e sakte zoti Mero,e cila verteton me se miri birkurvllekun qe e karakterizon Berishen e klanin e tij perfitues,por dhe kurvellekun e partise socialiste me ne krye Ramen
Po c’analize leshi. Berisha e sulmon qe mos ta lere te shkoje tek Rama ? Dmth duke e sulmuar Berisha , Sandri nuk iken tek Rama ?? Demokratet me ate deklarate ja lane kopilin ne dere Rames se per Sandrin nuk besoj se kane me iluzione se ku eshte. Ti Mero ki kujdes se sic ta mori atehere Saliun do te rrembeje tani dhe Ramen e nuk do kesh ku te shkosh se Berisha ne ndryshim nga Rama nuk harron.
??
Komentet ne pritje do te thote qe serveri qendror kerkon per fjale apo shprehje jo korrekte. Kur e kalon kete test,komenti publikohet
Kot i le ne pritje. Serveri gjithmone i gjen ato fjale te ndyra que turperojne gazeten dhe prape i leshon te publikohen. Mungesa e filtrit te komenteve eshte nje turp i madh i gazetes Tema. Edhe fjalet qe shajne vete Meron lejohen, por kjo tregon qe Meroja i ka qejf ato. Kjo nuk eshte barazi por pisllek i ndergjegjshem.
iGenjen Mero, si gjithmone do qe tja hedhesh Berishes, por ne kete rast nuk eshte Berisha, por vete Rama, qe pasi betonizoi gjithe Tiranen, ku femijet nuk mund te hedhin hap mbasi zbresin shkallet e shtepise, duhet te perballen me makinat, me mtoret, me
bena!
Padyshim fajet i ka Rama sepse Frangaj e ka marre lejen per nderetime kur ishte Berisha kryeminister, por Rama atehere ne opozite ka qendruar indiferent, pra eshte fajtor. Ai qe vodhi lopen( sali sandri) nuk ka faj fare. Pika qe nuk te bije ty dhe salifrangajt tend! Ju servilet dhe injorantet e mbani akoma ne politike kete idiot qe edhe endrrat( shpalli te pavarur Presheven sot) qe sheh naten, i tregon si ngjarje te verteta diten.
Bato, mesa di une (te jesh i sigurte qe e di!) Berisha ka firmosur ne KKRSH per planin urbanistik te zones dhe ne ate zone eshte firmosur per ambjente rekreative ( fusha sporti, ambjente te tjera) Pse, Bato, sipas teje do ta lente pa bere Frangaj qe para 3-4 vjetesh ate qe po ben….apo nuk kishte para’ !!! Jo, priti edhe 2 vjet te tjera sa t’i binte vrulli i tritolit Edit dhe sa ta fuste ne xhep, nepermjet tv klan….tani ai nuk pyet. Lejen tani e ka nga komuna….sa qesharake!!!
Sandro eshte ushtar i mire.
SIDO QE TE VIJE PUNA ,FRANGAJ NGELET PERJETE ÇAKALLI I BERISHES DHE BUTHELEPIRES I TE TJEREVE SIPAS POZITES INSTITUCIONALE.AI KURRE NUK NDRYSHON BASHKE ME VASALET E TIJ NE KLAN.
Analiza eshte e sakte por kush degjon,une qe jam i papune me duken hajdute te gjithe,Frangaj dhe Fevzo dihet boterisht qe jane prostituta politike, qe prostituojne me Nanon,Salen,Meten,Ramen kush te jete i pari ,rendesi ka realizimi i vjedhjes kush pyet per moral?Per mua nuk ka pike rendesie se si Sala po shet Frangajn,Por Rama eshte kyci i hajduteve me karagjoze qe kam pare,Rama dhe Koco komisari jane miq me Frangajt dhe kodoshet e Fevzos.Me fal Mero por muti i Frangajve kishte ngrire ,nuk vinte ere,Rama e ngrohu dhe tani vjen ere,por edhe kjo perkohesisht sepse keta jane tipa si ushunjzat,thithin gjakun e popullit dhe bertasin si ballistat dhe Zogu per atdheun,Ftoj Nishanin ose Veliajn qe ti japi ndonje dekorate per prostituta patriotike.Lindja e Zaho Rames nuk do te thote Rilindje e Shqiperise,por thjesht nje lindje e nje femije .Ndoshta Rama burre i gjate i duket se rilindi vete duke mohuar pjesen e pare te jetes prej aventurieri qe ka bere.Sic duket edhe pjesa e dyte e jetes si piktor politik do ti ngjaje te pares,te pakten eshte artist dhe nevojtore si Sala dhe topalli.
Tani nuk mbetet tjeter vecse Frangaj te behet Kryeminister.
Ja q…t kina robet Rames, Berishes, Frangajt dhe te gjithe sojit te tyre. Dhe ne fund, thuj Rames ti bej te FALA Sandrit.
Pyetja qendron kush ishte ai gjyqtar qe I dha lejen dhe jo vetem I dha leje, por beri vendim ne nje menyre qe as ALUIZNI qendror mos ta kontestonte ?!?! Kush ja dha fuqine ligjore qe ky gjyqtar vendos nje vendim siper INSTITUCJONEVE QENDRORE.. Ja nje Gjin Gjon tjeter.. Shoqeria lodhet, e prishi, se prishi, kush e ndertoj, si e ndertoj, pushteti I kujt e i kujt s’eshte dhe nuk merret me thelbin… Kush ishte ky gjykates..PUBLIKOJENI.. Ti njohi publiku keta palaco.. Jane gjyqtaret qe me nje rrahje cekici bejne baterdine.. Jane keta palaco qe mbulohen me etikimet si e “gjyqesorit”, “administrata” etj etj ndertesa dhe ngelen anonim.. Huh more SHOQATA E GJYQESORIT kush e dha kete vendim ?!?! Apo ne kohe rekord lironi “Shefin e Bankes” dhe nenpunesit hane nga 8-10 vjet burg.. Apo “Shefi” nuk e dinte ?!?! Po mire, nuk paguhej dot ky kur nuk e dinte ?!?! Ishte padashje ?!?! Shkon ne burg dhe per vepra qe s’deshe dhe ishe I pavetedijshem se na lirohet edhe Xhuvani ashtu me ate gjykim…
Keshtu sic e beni analizen tuaj, ju Mero,duket ashiqare qe dr.tritoli eshte kap fort per te mos e leshuar ,kryedallaveraxhiun frangaj te pushteteve prej njezet vjetesh.
Mendoj se artan lame gjologjiksi eshte duke bere pazare me gjellitesin frangaj.
Respekt pere vendosmerine tuaj ne shkuarjen deri ne themel te kesaj antiligjshmerie ekzemplare,me llagapin “Laguna Blu”.
Po zoti Sali Berisha di ti bej mir Perplasjet midis interesave te veta personale, se Frangaj eshte mesuar nga Saliu, dhe e di mire,se Saliu ta Fut, dhe ta nxjerr,se eshte trajnuar ne ate regjim, por mjer ne si popull qe spo mbushim barkun me buk, se nga DIJA jemi miljona kilometra larg!
Nga diskutimet e bëra rreth fenomenit “A.Frangaj” nuk u sqarua konkretisht se si ky djalë malësije, që mbrrijti në Tiranë me opinga, u bë kaq i psur dhe i fuqishëm, sa një Pasha, që nga vilat dhe rezervat ia kaloka edhe Easad Pashës, që bëka ligjin edhe te kryeministri?
Mos vallë ka qenë kryeministri i më parëshëm Sali Berisha, që na e lartësoi kaq shumë këtë çun malësije? Po vetëm ai mbase nuk e realizonte dot këtë pashallëk të zotit Frangaj, pa ndihmën e disa ministrave dhe gjyqëtarëve të korruptuar? Gjyqëtarë këta që duhen cilësuar tani në vigjiljen e reformës në drejtësi.
Dhe, pasi të kthjellohen ujërat, që kanë vënë në lëvizje mekanizmat e A.Frangajt, për ta lartësuar atë nga hiç në një super- boss, le të hidhet dritë edhe për qeverinë aktuale të Edi Ramës.
Në ketë rast, zhurma që u bë për “heshtjen” e Edi Ramës ndaj Frangajt, qe aq e amplifikuar , sa të krijonte përshtypjen se Sali Berisha nuk e kish pasur A.Frangajn ushtar me interesa reciproke, po kundërshtar, dhe ai, Sandri, qe pasuruar dhe fuqizuar me “djersën e ballit” dhe pasuritë, që i kish pas lanë babaj.
Te tilla ndere me pronen e popullit Berisha bene cdo dite por kjo nuk mund ta justifikoje Ramen me te njejtat lojra.
e ka shtrydh si limonin per 8 -vite tani e ban kurban sal hesapi UDB-ja eshte ne veprim +SHQUPI e lul smerlapi
politika shqipetare dhe gjygjesori,jan ber te gjith bashk,perta shkatruar kete ven,se kur vjen puna per para dhe per te shitur tokat publike te gjithe behen pal,per te perfituar.te gjithe shqipetaret jan grrumbudhar,pran ketyre politikanve dhe bejn tifo,se kush nga keta eshte pasuruar me shume duke mashtruar me shume,keta grumbudhes PO TE SHIKONI TE GJITH POLITIKANET LAKOHEN NE KETO AFERA KORUPETIVE,ku protogonist jan prokuroria,gjykatat dhe pastaj bejngjojasikur fidhojn procedurat per korupsion dhe pastaj i mbullin po vet.
politika shqipetare dhe gjygjesori,jan ber te gjith bashk,perta shkatruar kete ven,se kur vjen puna per para dhe per te shitur tokat publike te gjithe behen pal,per te perfituar.te gjithe shqipetaret jan grrumbudhar,pran ketyre politikanve dhe bejn tifo,se kush nga keta eshte pasuruar me shume duke mashtruar me shume,keta grumbudhes PO TE SHIKONI TE GJITH POLITIKANET LAKOHEN NE KETO AFERA KORUPETIVE,ku protogonist jan prokuroria,gjykatat dhe pastaj bejngjojasikur fidhojn procedurat per korupsion dhe pastaj i mbullin po vet.ne kete vend nuk do ket kur drejtesi po nuk uzhduk kjo kas politike,qe erdhenga nje sistem diktatorial.
Sandri eshte lojtar shume i kerku ne treg!
o mero, ja bere aq bajat se nuk lexohesh me!!!! Kaluan dy vjet qe nuk eshte me Berisha ne pushtet, e ty te ka ngel ne goje Berisha. Ja vlente te te lexoje ty, deri sa e hodhem ate idiot nga pushteti. Tani ne vend qe te besh gazetarin e pavarur, merresh me Berishen. Zhgenjim total edhe per ty. Ke ande kohe te ndryshosh, mos u bej si Stefani, qe tallet i madh e i vogel.
Ne pergjigje te antispiunit: Basha dhe Frangaj jane “bythe e breke”. Dalin shetitje buze bregut te detit duke qare hallet e popullit.
Nuk e leshoi. E la ne perdorim tek Rama. E me pas do ta marre ne perdorim ai i rradhes.
Hajdutet parate i ndajne naten dhe jo diten. Diten bejne sikur nuk e njohin njeri-tjetrin.
Eshte pikerisht ashtu por Mero nuk e thote dot jo se nuk e kupton por nuk ja lejon kontrata me Ramen.