Laguna “blu” dhe Këneta “mavi” e Frangajt

28 Tetor 2015, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Tani që gjithë letrat kanë dalë në shesh rreth historisë së ndërtimit tek “Laguna Blu”, është e qartë se ka disa probleme ligjore. Frangaj, sipas Artan Lames që drejton ALUIZNI-n, jo vetëm ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, e cila është dhënë në përdorim për një fshat turistik, por dhe leja e ndërtimit që ka justifikuar veten me planin rregullues të çiftit Frangaj- Berisha në vitin 2013, është e skaduar, pasi ka përfunduar afatet e fillimit të punimeve. Tani ai duhet të riaplikojë për leje pranë Bashkisë së Kavajës dhe duhet të marrë dhe miratimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pasi e ka çuar gardhin rrethuas 20 metra pranë detit. Është kjo një arsye që ai nuk ua tregon banorëve lejen, por u thotë “shko pyesni Edi Ramën,  se ai ma ka dhënë”.

Pra, jemi në një pikë ku mund t’u vëmë kapak gjithë gjërave që kanë ndodhur, pasi tani janë bërë të pavlefshme për shkak të skadimit të asaj lejeje, por nëse ai vazhdon të ndërtojë, do të thotë që nuk ka më faj as Berisha, as ish- kryetari i Komunës në Golem, por kjo qeveri sot, e cila do të detyrohet të shkelë rregullat e veta dhe të krijojë një precedent të rëndë në raport me qytetarët e tjerë të këtij vendi që duan të investojnë në ndërtim.

Për këtë arsye, tani e tutje nuk ka më betejë ligjore dhe  as betejë faktesh mes Frangajt, pushtetit dhe shtypit që po ngre këtë shqetësim. Tani mbetet të verifikojmë vetëm a është i lirë Edi Rama të zbatojë ligjin në rastin Frangaj apo jo.

Unë jam i bindur se Aleksandër Frangajt tani nuk i duhen aq shumë  ato vila që do të ndërtojë. Jo vetëm se ka shumë të tilla, por mbi të gjitha se sipas gjithë gjasave, ai do t’i ndërtojë ato për biznes dhe vetë do të largohet prej andej, se nuk mund të jetojë më mes një komuniteti armiqësor ndaj tij. Të banosh në një fshat turistik ku 90 për qind e banorëve të konsiderojnë kriminel që u ke prishur mjedisin dhe u ke hequr prespektivën e një zone turistike, për të cilën kanë investuar paratë e tyre, do të thotë të shkosh në  shtëpinë e pushimit me badigardë me vete.

Prandaj është e besueshme dhe ajo që vet banorët e atij fshati thonë, se Frangaj do të ndërtojë disa vila, të cilat do t’i shesë bashkë me vilën ekzistuese që ka aty, dhe do të shkojë tek pasuritë e tjera që ka marrë në bregdetin shqiptar, siç është Lalzi apo Vahina në Lezhë.

Por, unë mendoj që Frangaj ka një arsye madhore që i përshtatet karakterit të tij, që nuk dëshiron të tërhiqet nga ai projekt, arsye që i tejkalon dhe këto përfitime financiare. Ai ka bashkëjetuar këto dy vite e gjysëm në pushtetin e Edi Ramës nën imazhin e një njeriu që i ka raportet e mira me qeverinë dhe vazhdon të bëjë ligjin në administratën e Ramës, njësoj si në administratën e Berishës. Stili i të mbijetuarit të tij, që pasi bën një telefonate me Ramën, e shumëfishon atë në pesëdhjetë telefonata me vartësit e tij, duke u treguar se sapo foli me kryeministrin, është një stil i ngritur në art në kohën e Berishës, dhe është ai stil, që e ka çuar deri tek marrja  e lejes dhe krijimi i kësaj situate paligjshmërie.

Tani problemi i tij më i madh është pikërisht ky. Nëse ai tërhiqet nga ky projekt, nëse i bllokohet leja që i ka skaduar, nëse i hetohet toka që e ka marrë, siç thotë zoti Lame në paligjshmëri të plotë në ditët e agonisë së Berishës, pra nëse i dështon ky gjest prej kodoshi pushteti, ai do të ndjehet shumë keq dhe nuk do t’i shijojë asgjë. Jo se ka nevojë për ato para që do fitojë nga ato vila, por ka nevojë që ky pushtet dhe administrata e tij, tani që ai është vënë në qendër të vemendjes si njeri i favorizuar nga Berisha e Rama, duhet t’iu dëshmojë gjithë shqiptarve, se ai e meriton këtë status, dhe se askush nuk mund ta prekë.

Është kjo një arsye madhore që ai të bëjë gjithçka që t’i ndërtojë ato vila, qoftë dhe duke shumëfishuar koston e investimit të tij, apo duke bërë gjeste ekstreme për të mbajtur në anën e tij pushtetin e Edi Ramës. Kjo betejë atij nuk i duhet për katër- pesë vila që do shesë, por për të siguruar paprekshmërinë për gjithë çka përfituar në mënyrë të dyshimtë gjatë pushtetit të Berishës dhe për gjithë atë aureolë pushteti që ka pasur, si njeri që boll ti vinte syrin diçkaje, dhe e bënte të tijën. Ai tani më shumë se kurrë nuk do ta lëshojë këtë betejë, dhe do të bëjë çfarë është e mundur, të mbajë në anën e vet Edi Ramën.

Kjo nuk është më një betejë për “Lagunën Blu”, por një betejë për të dëshmuar se tani pushteti është një “Kënetë mavi”, ku ai ka të drejtën të jetë bretkoska që kakaris më shumë. Është betejë për t’u treguar të gjithëve, prokurorëve që kanë nisur hetimin e paligjshmërisë së tokës, gjyqtarëve që do ta marrin në dorë, Bashkisë së Kavajës, banorëve të fshatit dhe kujtdo tjetër që ngre zërin kundër tij, përfshi dhe ne gazetarëve, se ai ashtu siç ka bërë ligjin në Lagunën “blu” të pushtetit të Berishës, ashtu do të jetë dhe në Kënetën “mavi” të Edi Ramës. Është mbi të gjitha një test për të kuptuar se sa pa kuptim është ndryshimi i pushtetit në Shqipëri. Dhe besoj se do t’ia dalë.

43 komente në “Laguna “blu” dhe Këneta “mavi” e Frangajt”

  1. Leo says:

    Edi Rama na e fute dhe ti.

    1. turp says:

      Dita zyrtare e vdekjes politike te Edi RAMES ESHTE 16 PRILLI 2014

      pra ka 1 vit e gjysem qe ka vdekur …

      kur falenderoi edirama berishin per kontrubutin e Kosoves..asnje nuk duartrokiti por ja bene HEUUUUU !!

      16/04/2014,

      Edi Rama në Kukes në përvjetorin e Kosovës

      Pavarësia e Kosovës, Rama mirënjohje të thellë Berishës, e Majkos
      “Shpreh mirënjohje të thellë dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë.

      Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek cështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve.”

      pra te falenderosh tradhetarin e kosoves eshte krim..eshte vetvrasje…pra Rama vdiq ne 16 prill 2014 ne kukes…..dhe varrimin do ja beje Laguna Blu…

      falemndirit zoti mero..megjithese me vonese por duam qe ne funeral home te edirames..te jete dhe fantazma e viqidolit…

      1. Euro Maloku says:

        Po EDI i shkret vilezen e tij e beri me materjale te lehta
        vetem e vetem qe te mos vuante populli….
        Sa komb budallenjsh qe jemi!!!

        1. black_lion says:

          Ne keto kohe Edi Rames po i dalin ne pah disa vetevrasje politike: Hyrja ne Parlament e kaubojsit te Lezhes, kontrata e firmosur per “Jaguar-et” e shtrenjte nderkohe qe mbledhja e taksave po deshton, mbrojtja qe po i ben Ilir Metes ne ceshtjen e CEZ, Laguna “Mavi”, deshtimi ne konkurrueshmerine e tregut rajonal, tenderat skandaloze ne mjekesi, etj. (jane bere aq shume sa veshtire t’i mbash mend te tera).

          Nese deri para nje muaji ishte njeriu “i hekurt” qe nuk bente kompromise as me deputetet e vet, qe e ndihmuan drejt pushtetit, tashme ai eshte shnderruar ne shembelltyren e Berishes, qe dorezohet para presionit te miqve/armiqve te tij.

          Dhe gjithmone sipas motos “hataja me e madhe 3 dite zgjat”, menjehere pas daljes se ketyre skandaleve largohet nga Shqiperia dhe nuk reagon, a thua se nuk i punon interneti dhe rrjeti celular atje ku ka shkuar.

          Te shohim se c’do na prallise kur te kthehet ne Tirane, se vartesit e tij po na irritojne edhe me shume me shpjegimet e tyre idiote.

          PS: Shpresoj mos te bazohet vetem tek akuzat mediokre te opozites, por t’i jape pergjigje realisht shqetesimeve te popullit!

          1. Une says:

            Harruat gjithashtu dekoderat dixhitale per familjet ne nevoje, rast i paster korrupsioni.

      2. rebeli says:

        Gabim.Edi Rama ka vdekur me nje prill 2013.Ose ka vdekur pa lindur.

  2. Pelasgian says:

    E kan shume te lehte per te gjet fajtorin tek berberi , kasapi apo ekspresi .

    E kan shume te lehte per ti pre dritat kur shikojne qe si ke paguar.

    Kur vjen puna te GRABITQARET e medhenj i hedhin fajin njeri-tjetrit , jo e ka dhene ky jo e ka dhene ai , jo spo e gjejme se ku eshte e shkruar !

    Kot s’ia ka lene edhe kullat ngjit me detin KOCEKARKOKDHIMES !

    Mos kini besim tek ky palaco cirku por ndeshkojini o me vote o me dhune!

  3. ARGITA says:

    RAMA PO LEJOJ KETE SHAN LEPIRES TE BEJE NDERTIMIN NUK MER DOT AS GJYSMAT E VOTAVE TE 21 QERSHORIT

  4. Kim says:

    Bravo. E paske marre parasysh propozimin tim qe ta quash me emer e mbiemer Aleksander Frangaj, dhe jo si deri me tani qe e quanit me emer perkedheles Sandri. Respekt dhe Perqafime nga une !

  5. Vizioner says:

    Mero Baze,Ju,me fjaline mbyllese,doni te thoni se,Edi Rama Politikan-Klloun dhe se,shpresa e te pakten 1 Milion shqiptareve,ka vdek?!

    Une ju besoj Juve,Zoti Baze,ne gjykimin tuaj,por me dhemb dhe ndjej trishtim per Shqiperine dhe shqiptaret qe nje shkendije shpresa qe paten,te disiluzionohen nga Edi Rama!

    Te shikojne kush do te fitoje,pastaj te gjykojme.

  6. ministri says:

    C’fare do Rama tek klani i Berishes,Tek fevzua dhe Frangaj,ata deri dje e shane dhe bene shurren mbi Ramen,Pse vete ky Socialist pederast tek keta kodosha politike?Ka nje gje qe e detyron te shkoje,dikush e shtyn ose ka mareveshje me Salen,e heshtur por e fshehte.Me mire ta caktoje Frangajn komisar te detit si puna e Kocos ne jug,qe Rama e ka dhjere kjo ka kohe qe duket,por fundi vjen shpejte,harrohen te gjitha dhe Rama me palle ne dore do ta kete me te veshtire te dali foto se tani eshte bere dhe baba i ri.Te gjithe qe e rrethojne i ka edepseze dhe hajdute ose servila makute,nuk e di me vjen keq per Rilindjen e hajduterise.

    1. Idrizi says:

      O minister thua se Edin e rrethojne hajdute e edepzeze,pra Edi eshte ose naiv ose krye hajduti,krye edepzezi.ne te dy rastet popullit nuk i duhet nje k/minister i tille.

  7. laguna mavi says:

    Per ata e kane kuriozitet, ky me poshte eshte mesazhi qe Aleksander Frangaj u drejtoi bashke-banoreve te Laguna Blu dje.

    ………………………………………..
    Te nderuar zoterinj,

    Po ju shkruaj atyre qe kane deshire te dine te verteten jo atyre qe e dine dhe nuk e pelqejne.

    Ish fushat sportive nuk kane qene kurre siperfaqe te perbashketa, por kane qene investim, prone dhe jane administruar nga kompania Epidam. Ne fillimet e veta ata qe kane luajtuar aty, kane paguar qera per cdo loje ne to sic paguajne per te hyre tek pishina sot.

    Asnje banor I fshatit nuk ka paguar as edhe 1 euro per ate investim.

    Ato ambiente jane shitur tek une nga kompania Epidam, sic kjo kompani ka shitur secilen nga vilat, apartamentet apo bar restorant pishinen, duke qene investitore dhe ndertuese e gjithe objekteve te laguna blu.

    Prona eshte blere nga ana ime ne baze te te gjithe ligjeve te ketij shteti prej shitesit te ligjshem dhe eshte e ipotekuar.

    Me te drejten e nje prone te ligjshme kam marre lejen e ndertimit ne komune ne baze te studimit urbanistik te komunes golem, ne perputhje 100% me kerkesat e studimit.

    Kjo sa I perket pjeses ligjore.

    Sa I perket pjeses morale, u kam deklaruar prej kohesh shume prej atyre qe kam komunikuar, qe me fondet e mia do te sponsorizoj ndertimin e 2 fushave te reja me te gjithe kerkesat teknike per sportet dhe Ndricim.

    Kete nuk e bej per humanizem por per te luajtuar aty edhe femijet e mi ashtu si gjithe femijet e tjere te lagunes. Ne rast se dikush mendon se eshte nje premtim qe nuk do mbahet, u kam deklaruar qe jam I gatshem te derdh ne nje llogari bankare te administrimit, te gjthe shumen e duhur per ndertimin e 2 fushave qysh neser dhe ndertojini vete.

    Kjo eshte e verteta ime per ata qe duan terrenet sportive.

    Per ata qe skane kaluar ndonjehere tek fushat dhe as kane femije per te luajtur, por xhelozohen pse une kam blere dhe po ndertoj ne pronen time conform ligjit, skam asnje koment dhe ju uroj suksese ne ligesine e tyre.

    Af

    1. agim says:

      Jo mor zoti Frangaj. Fshihesh mes fjaleve. Vetem ne trego SI U BE PRONARE E TRUALLIT KOMPANIA EPIDAM E CILA TE SHITI TY. Vertet EPIDAMI ka shitur apartamente, vila dhe restorante, por nuk ka shitur ne asnje rast truallin poshte tyre dhe as truallin funksional. Ato i ka patur me qera, dmth pa te drejten per ti shitur, vetem per ti perdorur. BLERJA JOTE ESHTE TERESISHT E PALIGJSHME.

  8. bra,ho,ho says:

    Braçe dhe Lame kan thene qe eshte bere krim,pra si llogjike ne qofte se nuk denohet njeri si Braçe dhe Lame jane bashkpunetor te krimit,ose do japin dorheqjen ne pamundesi te denimit.

    Kot kisha nje pyetje,qe qytetar i thjeshte (nga ata pa buk qe i pelqejn rilindjes) do ishte arrestuar ne kete rast ?

  9. Barbono says:

    Edi i ka zhgenjyer te gjith

  10. Ypi says:

    Kush e urdhëron Ramën te hapi bunkarin e Enverit…ai i bën ligjin edhe Frangut dhe Berishës me banden e tij ku ky lezhjani eshtë si pune kapobande.

    Kryeministri i vendit thirri disa njerëz dhe përfaqësues të huaj në Shqipëri për të bërë hapjen e Bunk’Art, për t’iu treguar një “të fshehtë tronditëse”, një vendkomandë nëntokësore për kohë lufte, e ndërtuar para vitit 1990. Tuneli-Vendkomandë u paraqit si dëshmi e “marrëzisë” dhe paranojës së sistemit komunist. Duke dëgjuar kryeministrin, brezi i ri duhej të besonte se një “çmenduri” e tillë kishte ndodhur vetëm në Shqipëri dhe, prandaj, duheshin nxjerrë mësime. Mirëpo, shqiptarët e brezit të dytë dhe të tretë e dinë shumë mirë se ndërtime të tilla kishte jo vetëm për drejtuesit politikë e ushtarakë, por edhe për popullin e thjeshtë nëpër qendra të banuara. Shqiptarët e kultivuar e dinë, gjithashtu, se ndërtime të tilla, mijëra herë më të shumta, dhjetëra herë më moderne dhe më të kushtueshme, janë ndërtuar e ndërtohen edhe sot në vendet perëndimore dhe lindore. Tunelet e vendkomandave dhe ato të strehimit të popullsisë ndërtoheshin në Shqipëri kur disa vende, ambasadorëve të të cilëve ua prezantoi kryeministri shqiptar “çmendurinë komuniste”, përdornin lëndët djegëse kundër popullsive të botës dhe në shtabet e tyre luftarake diskutohej mundësia e përdorimit të armës bërthamore ndaj të pabindurve.

    Siç e ceka, ka një brez që mund të gënjehet nga propaganda e paranojës së diktaturës dhe diktatorit. Janë adoleshentët dhe të rinjtë, se ata nuk i dinë ato që përmenda për qindra e mijëra vendkomanda të ndërtuara në vendet perëndimore, më herët dhe në të njëjtën periudhë me vendkomandat e ndërtuara në Shqipëri. Dhe kush nuk di, nuk mund të shtrojë as pyetjen: Mos vallë ato vende qeveriseshin e qeverisen nga diktatura dhe nga udhëheqës të ngërthyer nga paranojat? Pak muaj më parë, shtypi britanik nxori në dritë fjalimin e parapërgatitur në vitet ’60 nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, me të cilën do njoftonte popullin britanik për shpërthimin e luftës bërthamore. Ata që kanë dijet e nevojshme, nuk shohin tek ajo deklaratë paranojën e mbretëreshës, por seriozitetin e shtetit për të qenë i përgatitur deri në hollësi për përballimin e luftës shkatërrimtare.

    Kur shikoja kryeministrin shqiptar në shfaqjen qesharake, pyesja veten: A ka punë tjetër ky njeri që merret me gjëra të pavlera? Pse nuk i përdor paratë e rikonstruksionit të “tunelit komunist” për rikonstruksionin e disa shkollave dhe spitaleve që të vjen ndot t’i shohësh dhe të ngjethet trupi të kërkosh shërbimin e tyre? Pse nuk i përdori këto para zoti kryeministër, për të mirëmbajtur Varrezat e Dëshmorëve që janë katandisur si mos më keq në shumicën e rretheve? A nuk e kupton ky kryeministër i kultivuar, se ai që përpiqet të mbajë popullin me “përralla nga e kaluara” është duke nënshkruar vetëdështimin?

    Madje, kryeministri na njoftoi sihariqin se shpejt do të hapë edhe “shtëpinë me gjethe”, një bazë e vjetër e përgjimit të shërbimit inteligjent në kohën e para 1990-s. Ka shumë mënyra për të çuditur budallenjtë dhe për të zbavitur maskarenjtë, por kjo nuk ka lidhje me qeverisjen për të cilën të janë dhënë një milion vota. Të përpiqesh të shesësh për diçka anormale, të çuditshme dhe zbavitëse një ndërtesë përgjimi të shërbimit inteligjent shqiptar kur sot i ke në mes të Tiranës “shtëpi pa gjethe”, shumë më të mëdha, më moderne dhe, madje, të huaja, që përgjojnë të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe kryeministrin, kjo do të thotë të vësh në lojë dinjitetin tënd dhe të krejt vendit.

    Normalisht, njeriu duhet të shkojë drejt pjekurisë intelektuale dhe morale. Përndryshe përfundon si mall kallp…si palosh dy metrosh

  11. Ndoc Sukaj says:

    Po per Beghetin shqipetare a do te veproje ligji… apo ky e ka mire me Qeverine dhe mund ta ,,Grabise,,Shqiperine….Te fala Sandrit.

  12. beso says:

    S’po permbahem nga inati me veten. Si i besova kaq Fort Edi Rames se mund te sillte ndryshimin. Si doli kaq pis. Po me mire qe ndodhi keshtu. 2017 po vjen shpejt . Edepsezve do t’u tregohet vendi qe meritojne. Ju halabakeve qe ju mban rotull na ato “pis transparencave” ju them ta dini. Edi Rama u rezua si kali ne rabe dhe e mori qafen nen vete me kete rast. Po nuk e ditet mesoheni “kali qe rezohet njehere nuk ngrihet kurre me”. Thuajani kur te vije se ç’i ka bere vetes me kete rast. Do marre hakun e vet. s’ngopem ta shoh te gjunjezuar, por qe do ta shoh ashtu nuk e ve kure ne dyshim.

    1. plaku dhe deti says:

      po e ben dhe ti si Frangu, njehere vjedh pseudonim dhe pastaj nderton nje pakenaqesi nen nick-un e tjetrit.Po qe se do te behet drejtesi lutju te Plotfuqishmit qe ti fuse nje tsunami qe Laguna blu te katandiset ne germadhe.Ne te s’emes Sandri dhe tere ata morrat e vilave perqark.

  13. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Ore u kthye lartegjatesia e tij nga hong kongu apo i ka fut naj kthese ne taljande?

  14. TJ says:

    Z. Baze ! Ju nuk e dini te verteten dhe beni gazetari! Nuk eshte gabim te shkruash! Por i gjithe opinioni po merret me dicka akoma te pazbardhur! Le te presim reagimin e Rames! Nuk besoj qe Rama eshte i implikuar sic thote Baze!

  15. Bond says:

    Dikur Nano u thoshte delenxhinjve dhe hajduteve te PS-se (Meta, etj.): ‘Ore mos vidhni dhe behuni dinjitoze se perndryshe do kthehet perseri ne pushtet ‘Gogoli’ (dmth Berisha)’!
    Faktikisht kjo kategori njerezish ne PS vazhdoi ‘rrugen’ e saj duke ndikuar se tepermi per rikthimin ne pushtet te ‘Gogolit’ te shqiptareve te viteve famekeqe 1992-1997!
    Tani po ndodh perseri diçka e ngjashme ne rradhet e PS nga individe apo klane te caktuara, nderkohe qe ‘Gogoli’ eshte ende gjalle dhe po pret ‘i qete’ te rikthehet (largqofte) edhe njehere te fundit ne pushtet, gje qe do te ishte padyshim shkaterrimtare per shqiptaret dhe te ardhmen e vendit.
    Çdo gje mund te ndodhe pasi shqiptaret kane treguar se harrojne shpejt dhe nuk nxjerrin mesime nga e kaluara e hidhur…

    1. As nano vete se mban mend te kete thene nje gje te tille, jo per gje po kjo do isnte kunder filozofise se tij

  16. ka.li Sadijes se XENIT says:

    PO FSHATARET E KETIJ FSHATI SI I KANE EMRAT QE QENKAN KAQE ZENGJINE E NE CILEN KOOPERATIVE PUNOJNE SE NE KEMI 25 VJET QE FSHATRAT KANE NGELUR BOSH!

  17. eklipso says:

    U dhi dhe rilindja

  18. Daja says:

    Laguna Blu ne fshatin Qerret….heeemm
    Kush me thote emrin e nje fshatari te vetem nga qerreti qe eshte banore I kesaj lagje ne kete lagune do te jete fitues I nje llotarie per te pare falas ndeshjet ne France 2016.
    Me kete rast ai qe mundohet le te beje nje liste se kush banon dhe I shfrytezonte ketpo fusha qe po prish A. Frangaj… ??????

  19. endi says:

    Nuk e di pse Mero Baze vazhdon te harxhoje energjite e tij dhe kohen tone qe vazhdojme te lexojme shkrimet e tij,duke u marre me Saliun, Sandrin, Lulit dhe soin e sorollopin e tyre.
    Zoteri, ka dy vjet qe ne pushtet eshte qeveria Rama.
    Shkrimet tuaja nuk bejne asgje tjeter vetem sa justifikojne mefshtesine dhe pasivitetin e tij qe vetem brockullit nga mengjesi ne darke ndersa Sala me kopene e tij vazhdojne t’a perdhunojne sistematikisht kete vend te drobitur tashme.

  20. Realisti says:

    Fenomeni “A.Frangaj” , që nga hiçi u bë miliarder, dhe arrin të korruptojë pushtetin, duhet demaskuar nga të gjithë gazetarët, jo vetëm nga Mero Baze, sepse nuk është vetëm prblemi i tij si xhongler në poilitikë dhe ekonomi, po edhe çështja e pavarësisë së gazetarisë në tërësi.

  21. jkoreshi says:

    frangaj e din mire qe nuk mund tja ndryshoje destinacionin ambjenteve sportive. ndertuesi der ne diten qe I shiti nxirte ndonje kacidhe nga ata qe luanin tenis atje.
    ne kete rast per te zgjidhur kontradikten dhe per te shuar zhurmen ky kopuk paguan nga xhepi per nje ndertim ekstra te fushave te reja por duke zaptuar pjesen e plazhit qe gjendet ndernjet detit dhe vilave.
    tani, leja eshte e pa drejte dhe per me teper ka skaduar.
    cdo beje qeveria?
    dikush don ti marri televizionin frangajt. e kane lene qe ti hyje detit ne kembe. eshte e sigurte qe I marri prej lezhet do terhiqet. nese jo do hyje ne burg.

  22. 10292115 says:

    7 DHJETOR 2014,,,EDI RAMA
    KAPITULLOI….NJE GJENERAL I KAPUR ROB NGA MAFIA BERISHIANE 2F

    JU KUJTOHET QE EDI RAMA I JEP DOREN TUC MAKUT TE KLANIT KUR AI MBANTE DOREN NE XHEP GJITHE TONGERLLIK ??

    Në Tiranë u bë promovimi i një libri per Ahmet Zogollin, bajraktarin e Burgajetit, i cili u shpall mbret nga italianët dhe u përmbys prej tyre. Libri është shkruar nga Blendi Fevziu dhe në promovim ishte krejt elita politike. E një vendi që prej kohe nuk po njeh pjesën e domosdoshme të një elite të tillë, intelektuale.

    Mjaft njerëz janë ndjerë të trishtuar nga kjo që ndodhi, duke e quajtur skandal promovimin e tillë të një libri, vlerat e të cilit ende nuk dihen e për më tepër në një vend që nuk është bërë për ngjarje të tilla. Aq më tepër, që në kohë të ndryshme, jo shumë të largëta, statura të rëndësishme të mendimit intelektual të Shqipërisë kanë botuar vepra të një rëndësie kapitale, dhe megjithatë, ata kanë qenë të huaja për politikën dhe liderët e saj.

    Asnjëherë më parë, (besoj edhe më pas) Pallati i Brigadave, tempulli i paraqitjes zyrtare të këtij vendi, mjedisi ceremonial dhe përfaqësues, nuk është shndërruar në një skenë të tillë, dhe nëse kjo do të ishte bërë për vepra madhore të historiografisë sonë apo për letërsinë e madhe të Kadaresë apo të Agollit, ndoshta do të ishte parë si një vazhdë logjike e dinjitetit të kombit.

    Sidoqoftë, libri për Zogollin bashkoi në një kundërshtarët politikë nga më të zellshmit dhe dua të besoj se pak prej tyre kanë ndonjë ndjenjë respekti per Zogollin e duan të dijnë për bëmat e tij.

    Çfarë ishte ky promovim e përse u bë, pikërisht në atë vend, me aq bujë dhe publicitet, me praninë e shefave të shtetit, në tre nivelet; të opozitës në një nivel, të njerëzve të letrave thuajse në asnjë nivel, të njerëzve që janë në gjykim në nivelet më të larta të Bankës Qendrore, e në fund, të kurriz-ulurve të çdo niveli?

    Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket. Çdo krahasim çalon, thonë gjermanët, dhe çalon edhe krahasimi im me lojën e pingpongut të bërë dikur në Kinë që solli një përmbysje të relacioneve mes vendeve të mëdha, pavarësisht kundërshtive. Por shpesh herë pas akujve që duken se janë ngrirë, ngjarje të vogla tregojnë për shkrirjen. Nuk besoj se ky libër ka një fillesë shkrirje të bashkësisë sonë politike. Ka kohë që forcat politike në Shqipëri, më parë se të shohin kundërshtarin, shohin armikun. Kjo është një filozofi pluraliste e montuar dhe instaluar në Shqipëri nga Sali Berisha, njeriu që mungoi në promovim, por kishte “konsujt” e tij, djalin dhe të dashurën e tij. Nga kjo filozofi bunkeri nuk heq dorë as pasuesi i tij, Basha.

    Por është një shenjë se si një media vizive,ne këtë rast TV Klani, deri dje themeluese e hasmërisë mes kaheve të politikës, pasuese e verbër e një force kundër një tjetre, vendi i shantazhit përmes emisioneve speciale dhe filmimeve të fshehura, zëri më i fuqishëm kundër opozitës së djeshme, kthehet me shpejtësi marramendëse në kahun e kundërt, aty ku është edhe fitimtari i rradhës, për t’ia lejuar vetes se, një ditë tjetër, mund të kthehet përsëri aty ku ishte.

    Më rastisi të ndjek një natë emisionin e lajmeve në TV Klan dhe me erdhi ndot nga ajo servilosje e budallallepsur, e skajshme, sidomos kur tregonte “njerëzit e lumtur” që vraponin t’i bindeshin qeverisë për të paguar faturat e energjisë elektrike. Më është kujtuar RTSH e dikurshme, kur pas çdo fjalimi të liderëve, vraponte të bënte jehonën pozitive.

    Kthimi i shumë mediave drejt pushtetit nuk ka të bëjë me qeverisjen e mirë apo të keqe, as me reformat e as me vizionet që përcjell një qeveri. Ka të bëjë me pallatet e ngritura, edhe pa leje, ndaj shumë botues janë edhe ndërtues; ka të bëjë me financimet dhe reklamat, të cilat, ashtu si kanë rendur dikur drejt TV Klanit mund të rendin përsëri; ka të bëjë me heshtjen ndaj prapshtive të bëra dhe borxheve financiare, ndaj të cilave, së bashku, qeveria reagon butësisht, si një përkëdhelje e mbrëmjes.

    Në të vërtetë, pavarësisht se një media ka qenë kundër apo pro një force politike, ata duhet të jenë të njëjta për çdo shtet në trajtimin e tyre, jashtë politikës, edhe kur ta bëjnë borxh me sajesat e pafund; edhe kur e meritojnë të mbyllen.

    Nga ana tjetër është një shenjë, po ashtu e prapshtë se, njerëzit e pushtetit po ngarendin më shumë drejt asaj që ishte e kundërta e tyre, duke harruar se në atë që është arritur nuk është vetëm mendimi i tyre, por edhe i një media të tërë që, duke i përkrahur, rrezikoi shumë e njëkohësisht humbi shumë. Pushtetmbajtësit po ngarendin drejt asaj që ka qenë e mbyllur dhe kundërshtare ndaj tyre, dhe, mjerisht, harrojnë ata që u bënë bartës të vlerave që mendonin se kishin sjellur me vete. Qeveria, e bindur se janë “të tyret”, i lë në harresë, qoftë edhe për një fjalë njerëzore.

    Atëherë çfarë ishte ky promovim? Thjeshtë dëshira për një libër të ri, një pasazh i idesë se liderët e politikës janë njerëz të letrave dhe të vlerave të larta intelektuale? Apo kishte më shumë se sa kaq?

    Promovimi i këtij libri, sidomos në atë Pallat, ishte sharlatanizëm politik. Librin e promovojne fillimisht njerezit e letrave, pavaresisht vleres, idese dhe permbajtjes. Promovimi ishte paraqitja e forces se grupit te Klanit dhe Henri Çilit, perballe pushtetit. Promovimi ishte rasti i artë për të dëshmuar një të vërtetë se, ashtu si nuk kemi ende kudo një media prestigjioze, të dinjitetshme, ashtu edhe ndjenja e përgjegjësisë e politikës sillet rreth hiçit.

    Dëshmoi se mediat vërtet të pavarura, medet, janë ende një specie e rrallë.

    Libri në vetvete ishte shkaku i dukshëm i një mjegulle që po përhapet gjithnjë e më dendur. Për Ahmet Zogollin ky ishte nder i veçantë që i bëjnë, sepse, i vdekur tash sa dekada, po i shërben politikës më shumë se sa të ishte i gjallë.

    Për cilën vlerë u fol në këtë promovim? Çfarë risie solli? Në Pallatin e Brigadave, që mori këtë emër nga brigadat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, pak ditë pas 70 vjetorit të Çlirimit, risillet figura hije e një njeriu që tradhtoi vendin e tij,duke i lënë njerëzit në mesin e katër rrugëve.

    Në Pallatin e Brigadave, pikërisht si një kundërshti ndaj vlerave çlirimtare, presidenti, që ishte po ashtu në atë sallë, i thirrur me një gisht nga bosët e mediave, nuk festoi as 70 vjetorin e Çlirimit, por e transferoi në një restorant…dhe ne fund, Pallati i Brigadave nuk ështe vlerë e Zogollit.

    Ai filloi si një dhuratë tradhtie për Zogollin nga italianët, të cilët, kur e panë se tradhtia nuk ishte e mjaftueshme, e përzunë atë, vendosën ne pushtet kuisligët e tipit Verlaci dhe Mustafë Kruja,që kishin qenë pasues besnikë të Esat Toptanit, dhe e perfunduan Pallatin, qe nuk pati kurrë inaugurim. Nuk kishte as emër. Ndaj mori këtë emër që ka ende sot.

    Dhe në fund: Promovimi ishte dy kuptimesh:

    Klani kaloi me pushtetin, pushteti iu përkul Klanit.

  23. Luna says:

    Nuk di cfare te them! E kam perdorur aq here fjalen zhgenjim sa tani s’ka me kuptim. Une qe se kisha asgje Edi Ramen kur derdhej lumi i sharjeve, me liber shtepie, kunder tij ne Klan, thoja o Zot kur do vije koha tu mbyllet goja ketyre njerezve banale! Thoja Edi Rama, me e pakta ka per ti injoruar aq keq, pasi ky eshte denimi i vertete per ta. Por, Edi Rama i ka bere shok, te cilet i mban ne distance, por tekat nuk jua le pa plotesuar, dhe kjo gje me neverit. Sme neveriten ata jo, por kryeministri i vendit tim! Ops, e gjeta dhe fjalen e re, neverit ?

  24. Mali i Robit says:

    Edi Rama eshte i kapur nga Maloku. Ja ka friken se do ndikoje nepermjet medias Klan ne pushtetin e tij. Sic beri kompromis me Hajdutin Ilir Meta po ben kompromis edhe me Hajdutin Frangaj. Eshte çeshtje MORALI, gje e cila na mungon si komb. Maloku ska turp nga kjo grabitje, Edi Rama ska turp qe perdor dy standarte. MORALI pra MORALI!!!

  25. xxx says:

    Nuk ka kryeministra te ndershem, ashtu sic ka edhe obortare grabitqare.

  26. SH says:

    Eshte hera e pare qe Mero po kritikon qeverine ,sepse minarja nuk futet ne thes . Rama per hir te pushtetit te tij ,po del zbuluar qe eshte analog me qeverine Berisha dhe eshte zbatues i ligjeve te rrepta vetem per popullin tej mase te varfer, qe nuk kane mundesi te ushqehen .
    Kesaj i thone .MOS BENI SI BEJ UN
    BENI SI THEM UN !!!!!

  27. eli-tiv says:

    ..supozojme se sandrit nuk i plotesohen “kushtet”…cfare do te ndodhi..??? cfare fuqie ai zoteron..??
    …asgje nuk ndodh…ai vjen nga hici….nuk ka dinjitet a aq me teper si shkon ne mend te kete reputacin o ta ruaj ate….nuk ka si shpjegohet qe behet qepaze per nje vile me teper…Jo vetem kaq ..i poshteruari ..te poshteron..Jo me kot andi bushati do me force t’ja bashkangjise Edi Rames….nuk e duron e jo me ta perballoje potecialin intelektual te tij…kam keqardhje per bushatin…

  28. arjan says:

    Shkelqyer!
    Nuk mund te thuhet me shume, patur parasysh se ” me e mira” (konkretisht ky artikull), eshte armike e te mires (cfare eshte shkruar me pare per kete ceshtje)…keshtu thote Lajbnici.

  29. Sumeperpjeti Synetlli says:

    Sa me lart hipen majmuni ne palme, aq me shume i duket bytha. Kam nje parandjenje, qe ky “bossi” Frangaj shume shpejt do te shkoje te takoje
    te ndjerin Santo.

  30. Aqif says:

    Kur u ben zgjedhjet ne shqiperi kam qen aty edhe perpara zgjedhjeve me vinte per te qeshur kur diskutonin njerzit me njeri tjetrin sepse i degjoja qe sa me shpejt te binte pd edhe te fitonte ps edhe do te ndryshonte shume shpejt gjendja ishte krijuar kjo ide tek me shumica e njerzve.Po kur me pyeste ndonje edhe me thoshte ti çfare mendimi ke edhe une pergjigjesha se te gjithe Derrat nje turi kane prandaj mos prisni ndonje ndryshim.

  31. kingu. says:

    Edi Rama do te beje mire ti verifikoj te gjitha proanat e ketij zgjebsi pasi verifikohen kollaj ..Ai ka ngritur nje dinasti te teere ne shqiperi…Eshte nje manjak pronash ne bregdet por edhe gjithandej…Edi te verifikoje edhe pronen ne Kepin e Rodonit qe pas kishes eshte kellira Frangaj..Kur eshte tjetersuar kjo prone hipoteka ka qendruar 24 ore hapur per te kopsitur pronen..E done shume ate vende se aty eshte edhe porti i kontrabandes..Tha do ta mar dhe e mori..Edi,Edi..hiqja pronat e shqiptareve ketij manjaku.

  32. Dikush says:

    Frangaj do perfundoje si Doshi, do lihet ne hije por i forte ekonomikisht.

  33. 1 says:

    pse del komenti ne pritje ktu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje