Përfaqësues të biznesmenit italian Françesko Beketi kanë reaguar lidhur me ekstradimin e tij për të përditshmen britanike “The Guardian”.
Sipas gazetës britanike, pronari i televizionit “Agon Channel”, do të ketë një seancë procedurale në datën 7 dhjetor të këtij viti në Londër, ku do të nisë shqyrtimi i kërkesës së palës shqiptare për ekstradim.
Në reagimin e tij, vet Beketi, deklaron se nuk do të ketë një seancë substanciale gjyqësore për ekstradimin deri vitin e ardhshëm.
“Një seancë substanciale nuk do organizohet deri vitin që vjen. Sigurisht nuk është marrë asnjë vendim për ekstradimin e tij. Beketi dhe avokatët e tij besojnë se mbrojtja e tij është e fortë”– thuhet në deklaratën e publikuar nga “The Guardian”.
Beketi mohon kategorikisht akuzat e prokurorisë shqiptare që sipas tij janë të pabaza.
“Beketi mohon me forcë akuzat ndaj tij si të pambështetura në prova. Qeveria shqiptare po i ngre pretendime si reagime ndaj dy gjyqeve të arbitrazhit të nisura nga kompani të lidhura me zotin Beketi kundër qeverisë për shuma të mëdha parash. Paditë janë presion ndaj zotit Beketi për të zgjidhur këto arbitrazhe”- thuhet më tej në deklaratën për shtyp.
Po sigurisht. Ska pare gje akoma Rama me Becchettin
Ky kete muhabet ka pasur dhe ne itali
Po pra. Kete muhabet paska patur dhe gjithmone ka fituar. Becchetti nuk ka asnje proces kunder tij ne Itali. Dhe Italia nuk qe aq idjote sa te futej ne kete pacavure te Rames qe e ka te humbur qe ne nisje.
Hajde se nje krevat me Shaban Nuren do te vene, mos ki hic merak ti, do i tregoni gje a gjeza njeri tjetrit.
Becheti eshte hajdut
http://bit.do/Becheti-do-futet-ne-burg-sepse-ka-vjedhur
Ne shqiper prandaj nuk investon askush nga te huajt se shteti shqiptar te persekuton, te denon pa fakte e prova, pra ketu nuk ndihesh i lire,tash edhe investitoret serioz shqiptar po e braktisin vendin, rilindja e komunizmit eshte ne horizont.