Borsh, plumba ndaj furgonit që transportoi nxënësit në shkollë

4 Nëntor 2015, 12:21Kronika TEMA

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë të tipit pistoletë në drejtim të një furgoni, që përdorej për transportin e nxënësve në shkollë mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 8:00.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk janë shënuar të lënduar, ndërkohë që raportohet se në mjetin e transportit ka qenë i pranishëm vetëm drejtuesi i saj, F.L., 59 vjeç, pasi nxënësit sapo ishin zbritur për të nisur mësimin gjatë ditës së sotme, raporton TCH.

Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi të kryer nga autori Luan Kodhima, 72 vjeç, ndërkohë që policia nisi menjëherë punën për ta kapur atë, gjë që u bë e mundur vetëm pas pak orësh.

Autori Kodhima rezulton tashmë i ndaluar dhe po merret në pyetje mbi këtë incident.

1 komente në “Borsh, plumba ndaj furgonit që transportoi nxënësit në shkollë”

  1. Ajaxs says:

    Duhet te jemi popull Barbare qe veprojme ne kete menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje