Tahiri: Bota e krimit dhe opozita, të shqetësuar nga lufta jonë kundër drogës

4 Nëntor 2015, 15:10Kronika TEMA

Ministri Saimir Tahiri ka bërë sot nëj dalje para mediave ku ka folur lidhur me rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër lëndëve narkotike.

“Ne besojmë shumë që lufta kundër krimit, lufta kundër paligjshmërisë, lufta kundër informalitetit, bëhet vetëm atëherë kur institucionet, Policia e shtetit në veçanti, bashkëpunon ngushtësisht me qytetarët”, tha Tahiri.

Ai shtoi se “Përgjegjësia për të luftuar të keqen nuk është vetëm e policisë, është e të gjithë atyre qytetarë, familje shqiptare që besojnë se Shqipëria mund të bëhet një vend i drejtë me një shoqëri që përfiton nga barazia para ligjit”.

Pyetjes se cili është reagimi i tij ndaj akuzave të bëra nga opozita për lidhje te drejtuesve të policisë me ekponentë të krimit Tahiri iu përgjigj se “lufta kundër drogës ka shqetësuar shumë nejrëz, por nuk kupton shqetësimin e opozitës”.

“Nga njëra anë unë e kuptoj që lufta kundër drogës në këto dy vjet ka shqetësuar shumë njerëz. Ka shqetësuar më së paku botën e krimit. Dhe më vjen çudi si ka shqetësuar edhe opozitën. Dhe me këtë nuk dua të them që janë të lidhura me njëra tjetrën, por rastësia po ia do që kundër policisë të bëhen bashkë bota e krimit dhe opozita.

Ju e dini që Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm. Në dy vjet ka shkatërruar gjithsej 58 mijë rrënjë kanabis. Unë mbusha dy vjet ministër i brendshëm dhe kemi shkatërruar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Tani më thoni ju, sa e vështirë është të kuptosh, cili nga ne të dy mund të ketë pasur mundësi dhe mund të ketë më shumë mundësi të ketë qenë i lidhur me botën e krimit, për të favorizuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Ne që kemi shkatërruar mbi 20-fish të asaj që ka bërë ai kur ka qenë ministër, ndërkohë që edhe t’i mbledhësh bashkë dy ministrat më të suksesshëm që ka pasur PD-ja, Lulin dhe Mulin, kanë bërë bashkë, jo më shumë sesa 120 mijë rrënjë. Ne në dy vjet kemi shkatërruar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Pra shifrat flasin mjaft qartë. Unë nuk besoj që qytetarët nuk e kuptojnë. Kur Luli dhe Muli ishin ministra, Lazarati ishte simbol i republikës së drogës, që rritej mu nën hundën e qeverisë. Ndërkohë që sot është kthyer në një fshat njësoj si gjithë të tjerët.

Pra në qoftë se ka diçka për t’i dhënë qytetarëve të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, policisë së shtetit, qytetarëve dhe partnerëve nga ana tjetër, rezultatet flasin mjaft qartë. Janë në dy vjet, mbi 26 mijë informacione të shkëmbyera me partnerët, që tregon besimin e partnerëve te Policia e Shtetit nga njëra anë,  dhe që tregon potencialin për të bërë sukses nga ana tjetër, siç kanë ardhur rezultatet e suksesit. Por ndërkohë janë mbi 18% e të gjithë trupës së policisë në procedim disiplinor dhe penal, për akuza të korrupsionit apo të përfshirjes apo të lidhur me botën e krimit. Që tregon përsëri që ku e la Luli dhe Muli policinë e shtetit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, vendosmërinë tonë për ta bërë Policinë e shtetit trupën që meritojnë qytetarët. Të denjë për të fituar ditë për ditë besimin e policisë dhe të publikut dhe të denjë për të bërë rezultate dhe sukses në çdo kohë. Ne nuk themi që kemi mbaruar punë me luftën kundër krimit, ne nuk themi që kemi përfunduar njëherë e mirë betejën tonë, por ne themi që jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më të lirë nga kërcënimi i paligjshmërisë, i informalitetit dhe i botës së krimit”, tha Tahiri.

5 komente në “Tahiri: Bota e krimit dhe opozita, të shqetësuar nga lufta jonë kundër drogës”

  1. LORA says:

    Shkurtimi i diteve te trafikanteve dhe trafikimeve,
    mbyllja e burimeve te parave te pista qe ishin oksigjeni i nahijes kusaro-bandite shqup-se,,,,jane arsye jo te vogla qe mender me thone opozita te jete ne ankth dhe refraktare,,,,dhe arsye shume te fuqishme qe une te jem mjaft e kenaqur me punen e deritanishme te Policise se Shtetit dhe krejt shpreseplote per permiresimin e kesaj pune,ne proporcion te drejte me pastrimin e policies nga malinjiteti qe lane pd-istet.
    Falnderime zemre per punen rezultative te Ministrit tone te Brendshem.

  2. Artur says:

    minister vagabond, thote sa ka shkaterruar por nuk thote sa eshte mbjellur, le ta thote me perqindje, e te sqaroje perse mbillet kaq shume. Cdo budalla e di se pa mbeshtetjen e polise askush nuk mbjell, se mbjellja nuk eshte falas. Ato qe nuk paguajne, kane fatin te goditen, Rilindasit e kane te garantuar mbjelljen, korrjen dhe tregun. Plehra qeveritare

  3. AliBaba says:

    Po kushurinjte e tu a shqetesohen valle?
    per mua nuk eshte lajm kjo qe po mburresh se per ate pune je caktuar dhe paguar. me shqeteson ajo qe asnje gazete nuk jep vidjon e Ilir Metes ne Amerike…pse I tremben keto gazeta asaj vidjo me Zerin e Amerikes.

  4. po pastaj? says:

    Aman ruani Saliun se mos… dhe na plas b…fare.

  5. Azio says:

    BRAVO Saimir,
    Vazhdo punen.Mos ja var teneqene opzites.Ajo mezi pret rrumuje e anarshi.
    Dalngadale po vjen dhe dimri I ftohte per ata.
    S’ka me qofte ke daja,pse dajes po I merr flake jo vetem koka por dhe bytha.A po jo daj Sali.
    O daje Iku vapa me gusht.Te rujte zoti per Dimrin qe te vjen mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje