Shqipëria, 717 kërkesa ekstradimi Britanisë së Madhe. Ja procedura

4 Nëntor 2015, 16:44Kronika TEMA

Britania e Madhe, mandatet e arrestimit europian “European Arrest Warrant” (EAW) me qëllim ekstradimi i klasifikon në dy kategori.

Në kategorinë e parë (Part 1) përfshihen kërkesat nga vende të BE, ndërsa në kategorinë e dytë (Part 2) ato të vendeve jo anëtare të BE-së, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Procedura e ekstradimit hap pas hapi është si më poshtë.

1- Shqipëria dërgon atë që njihet si mandat arresti europian “European Arrest Warrant” (EAW) nëpërmjet Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë.

2- Kërkesa i shkon “National Crime Agency”, agjenci e cila nis gjurmimin e personit që kërkohet të ekstradohet.

3- NCA, së bashku me Prokurorinë britanike “Crown Prosecution Service” shqyrtojnë ligjshmërinë e kërkesës.

4- Pasi kërkesa është në përputhje me legjislacionin britanik, ata i kërkojnë gjykatës firmosjen e fletëarrestit.

5- Më pas arrestohet personi, subjekt në kërkesën e fletëarrestit europian.

6- Të nesërmen e arrestimit, personi del përpara një gjykate të specializuar per ekstadimet “City of Westminster Magistrate Court” në Londër, ku Shteti shqiptar përfaqësohet nga një prokuror i CPS.

7- I arrestuari përfaqësohet nga një avokat shteti, ose i zgjedhur nga vetë ai. Këtë moment, ose në një seancë tjetër, i pandehuri mund t’i kërkojë gjykatës lirinë me kusht kundrejt një garancie monetare disa mijëra stërlinash, ose mund të qëndrojë në burg.

8- Në seancat e tjeta shqyrtohet kërkesa e shtetit që kërkon ekstradimin, përfshi argumentet kundërshtuese të mbrojtjes.

9- Gjykatësi i “City of Westminster Magistrate Court” jep vendimin pas një procesi që zgjat mbi 6 muaj.

10- Palët kanë të drejtë apeli në Gjykatën e Lartë dhe atë Supreme.

Sipas statistikave të publikuara nga “National Crime Agency”, që prej vitit 2009 deri në prill 2015 Shqipëria i ka dërguar Britanisë së Madhe 717 mandatarreste për shtetas shqiptarë që fshihen në shtetin ishullor./TCh

5 komente në “Shqipëria, 717 kërkesa ekstradimi Britanisë së Madhe. Ja procedura”

  1. …dhe sa nga keto 717 persona te kerkuar jane dorzuar ne Shqiperi?

    1. aw says:

      nix… nul… nada……….

  2. Achileas says:

    shqptaret jane te padesheruar ne shtetet eropiane edi qedo me thoni grek se kush thote te verteten keshtu i quani ju islamiket

    1. RRADIKAL says:

      o achilies ç’hyne ketu (shqipetartet nuk i duan ne evrope)europa eshte plot me plehera si puna jote dhe turkofagos etj…CDO NJERI KA PERSONALITETIN E VET,DINJITETIN E VET!!!!! DHE NUK KA ASPAK RENDESI ORIGJINA NGA VJEN OSE AQ ME PAK FEJA EDHE KARLLIQET ETJERA.ATA I KTHEJNE SEPSE NJE PERSON NGA SHQIPERIA NUK MUND TE KERKOJE AZIL,,,,SEPSE TE LENE TE LEVIZESH I LIRE NE EUROPE…UNE KAM PLOT 25 VJET JASHTE DHE FQINJET “BEJNE KRYQ PER MUA”EDHE UNE JAM SHQIPTAR !!

  3. tfgs1 says:

    plehraaaaaaaaaaaaaa sunite……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje