Ministri i Brendshëm gjerman nesër në Tiranë, pritet nga Tahiri e Rama

5 Nëntor 2015, 19:42Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të pritet nga homologu Tahiri dhe Kryeministri Rama.

Ministria e Brendshme, që publikoi axhendën e vizitës pak minuta më parë, njofton se Thomas de Mazière do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Më pas, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri gjerman do të takojë më pas shefin e qeverisë shqiptare.

Mësohet se në krye të axhendës së bisedimeve qëndrojnë çështjet e azilit dhe gjetja e rrugëve për të përballur këtë fenomen, bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar etj.

Ditët e fundit, pala gjemane ka shtuar fluksin e fluturimeve të emigrantëve që iu refuzohen kërkesat për azil.

Ministri de Mazière ka qenë edhe në korrikun e 2014 në Tiranë, së bashku me ministrin francez.

Ndërsa në dhjetorin e kaluar, ishte ministri Tahiri që u prit në Berlin nga homologu gjerman.

1 komente në “Ministri i Brendshëm gjerman nesër në Tiranë, pritet nga Tahiri e Rama”

  1. rasputini nga laknasi says:

    takime spiunesh!
    do bisedojn edhe sesi do ti shkembejn te dhenat qe marrin nga informatores sekrete.
    do bejn pllane edhe sesi te terheqin ne bashkepunim sekret bashkepuntore te policise dhe ti orientojne bashkepuntoret me detyra konkrete kunder kontigjentve te krimit.
    do shkembejn edhe disa dosje perpunimi dhe si perfundim pala gjermane do marri cfar te doj bashkpuntor,raporte agjenturore,dosje perpunimi,kutrse pala shqiptare do marri karin n goj,sepse s ka te dhena nga rrjeti informativ gjerman!
    passtasj do dekorohet ne menyr sekrete agjenti “muri i berlinit” i cili megjithse esht me origjin nga burreli ka dhene shum informata qe ben te mundur kapjen e shum drog dilerave shqiptare.
    si perfundim,shqiptart jan te kqinj,kriminela,gjermant te mir,s ka krime.
    po mir mo.
    po gjith ate drog qe shqiptaret e cojn ne gjermani kush e merr atje? shqiptaret a?
    ata gjermanet vec bejn sehir?
    medemek shqiptret e mbjellin,rrisin korrin perpunojn shesin konsumojn vet drogen. te huajt joooooo!!!!!
    kshtu del nga shenimet qe mbahen neper agjensit e ligjit.
    spiunat hongshin kar
    shqiptarve
    ju vaft mar
    ka thon balli kombtar
    qytet e katunar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje