Tahiri publikon në Kuvend shkresën e presidentit Nishani, ku i kërkon makinë të re Gardës

5 Nëntor 2015, 21:19Kronika TEMA

Debatit për blerjen e makinave të reja nga qeveria, nuk i kanë munguar as kritikat e kreut të shtetit. Por ministri i Brendshëm ka publikuar një kërkesë të Presidentit Nishani që kërkon një mjet të ri.

Përmes një shkrese, Presidenti i kërkon Gardës ta pajisë me një automjet luksi. Ministri Tahiri sqaroi se nuk do të blehen makina të blinduara.

“Një nga makinat është kërkuar nga Presidenti i Republikës. Dhe kam shkresën këtu që i drejtohet Gardës, me referencat për fuoristradat me parametra 4×4 etj. Nuk ka rëndësi pse Presidenti tha më vonë që nuk e dua, por ka rëndësi të kuptoni se procedura është ligjore dhe kjo nuk mund të çojë aty ku doni ju, medoemos të bëni pis qeverinë dhe aty ku nuk ka vend”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Tahiri iu përgjigj në Kuvend akuzave të opozitës, në konferenca të përditshme për shtyp dhe në parlament. Ministri tha se iu hoqën 19 milion euro pasuri botës së krimit, nga 1 milion euro që u sekuestruan në 2013.

Ai tha se falë luftës kundër drogës, mbi 7 miliard dollarë nuk shkoi në xhepat e trafikantëve.

“Unë nuk di si disa prej jush çohen dhe flasin për Policinë, për luftën kundër krimit, me sulme politike dhe baltosje për Policinë. Por faktet janë fakte. Ky që keni në krye ka qenë Ministër i Brendshëm. Noka ka qenë ministër, Presidenti po ashtu. Dhe nuk keni bërë në 8 vite aq sa kemi bërë ne me rezultate për 2 vjet me Policinë e Shtetit”, shtoi Tahiri.

Ministri konfirmoi se shpejt do të paraqitet në Kuvend amendimi i Ligjit për ngritjen e Byrosë së Hetimit.

Brenda pak kohe mbyllim amendimin për Byronë Kombëtare të Hetimit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues, duke mbyllur paketën e plotë ligjore për Policinë e Shtetit”, tha kreu i Ministrisë së Brendshme.

2 komente në “Tahiri publikon në Kuvend shkresën e presidentit Nishani, ku i kërkon makinë të re Gardës”

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    ore bole minister, kupto nje gje, nuk eshte opozita qe ankohet pse blini ju makina luksoze me prokurim te drejtperdrejte e pa tender por ata qe ju kane votuar e qe nuk kane me ca te shtyjne muajin. mos ju drejto opozites por njerezve. se ne 2017 voten do ja kerkosh njerzve qe po ja u shtrengoni lakun ne fyt e jo opozites. kishe dhe ti te fala nga sandri me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje