Ben Blushi e pushkatoi për herë të dytë Lef Nosin

6 Nëntor 2015, 09:26Kulturë TEMA

Nga Ina Kosturi

 

Nga një studio televizive teksa promovohej libri ”Kandidati” i Ben Blushit më ngjau se u pushkatua për herë të dytë Lef Nosi. Pas kaq vitesh, në Shqipërinë moderne ndodhi ajo që nuk realizoi as Enver Hoxha, tallja, denigrimi, e deri tek thirrja për të tërhequr zvarrë monumentin e një njeriu të pushkatuar, pa varr… U trishtova se këtë herë ishin çuna bordurash as 50 vjeç që i shqetësonte kaq shumë një përmendore, një vepër arti e realizuar mjeshtërisht, që në fakt e quanin bust! Shqipëria e sotme u përshi në një debat mediatik në shkrime, statuse, blogje, njerëzit rrëmbyen penën moderne të rrjeteve sociale, e si shkrimtarë treguar respekt dhe hera herës padituri, mosnjohje të historisë.

Nga një studio më e vogël dikush tjetër, akoma më i ri komentonte se Lef Nosi vuloste pulla! Të tjerë personalitete, historianë reaguan ndaj këtij debati, mirëpo akoma dhe sot për një lexues të gjerë nuk u saktësuan shumë fakte. Flas për njeriun e zakonshëm që dëshiron të blejë një libër ku gjen figura historike dhe njerëz realë të ndërthurur enkas për ta ngatërruar, për atë që përtej mbeturinës së dikurshme të luftës së klasave, përtej lëndimeve, ngacmimit, pasionit, kërkon të vërtetën.

Duhen përmendur ato 52 kumtesa të mbajtura nga historianë, studiues, në Konferencën shkencore në Elbasan në nderim të Lef Nosit, atje ku rendën të gjithë duke filluar diskutimin nga kodikët e vjetër e deri tek historia e hebrenjve… Personalisht nuk më intereson inati që ka Ben Blushi me Lef Nosin, ndonëse më bën çudi, madje më skandalizon, nuk më interesojnë as ato që media përdor kundër Blushit. Kjo histori nuk është një histori gjyshërish si dikush përpiqet ta ngjyrosë, as familjesh, as brezash. Lef Nosi nuk ishte gjysh, një nga mbesat që i qëndroi pranë në momentet e vështira është ndarë nga jeta që në vitin 2008.

Në një moment kur në media janë botuar vazhdimisht shkrime, fakte, dokumente për Lef Nosin, dalja e Blushit ngjan paksa teatrale. Kjo është vetëm historia e tij, inati i tij, fantazia e tij për Lef Nosin real dhe pasardhësit që janë të shumtë dhe me emra në botën intelektuale shqiptare, e që gjoja fantazisht i denigron deri në shitje të dokumentit të Pavarësisë! Kjo ndërthurje e personazheve reale dhe fantazi e çorienton lexuesin e thjeshtë. Nuk e kam lexuar librin dhe nuk dua ta lexoj për të ruajtur qetësinë…, ndoshta për mos shtuar inatin a frenuar dëshirën për të shkruar një tjetër libër…

Më skandalizon brutaliteti për të vendosur gjithçka vetë nga një studio, për ta shkruar historinë sipas dëshirës. Më tremb nocioni i historisë pronë e politikës, e deputetëve. Nëse kjo është një sindromë e luftës së klasave e shfaqur sot, sigurisht ka vetëm një palë dhe ky është vetëm Blushi. Pak javë më parë u nderua Dhimitër Shuteriqi, dhe si në shumë aktivitete të Akademisë së Shkencave mund të isha atje, pa ditur këtë inat të madh… Ajo që vërtet përben interes në tërë këtë zhurmë të stisur, tallje pa sens, është figura e Lef Nosit. Kaq shumë urrejtje nuk kam parë tek asnjë artist burgosur e vuajtur nga diktatura…

Sigurisht, askujt, as Blushit e askujt nuk do t’i vinte mirë që t’ja përmendnin njerëzit nëpër libra, t’ja bënin personazh e aq më tepër ta ngatërronin fantazinë me realitetin… Pak vetë do merrnin guximin për të tillë letërsi. Pa dashur të ndalem në atë që një pjesë e njohin e pak të tjerë nga njerëzit e zakonshëm e kanë lexuar këto ditë, veprimtaria e Lef Nosit gjendet në fondin prej mijëra faqesh në Arkivën e Shtetit. Për njerëzit e thjeshtë që fatkeqësisht duan pak histori të shpejtë, ata që historinë ua rrënjosi komunizmi, kontributi i Lef Nosit u pëlqen ose jo është i çmuar.

Teksa përmendim vitin 1909 kur themelon dhe drejton shoqërinë “Afërdita”, apo 1910 kur boton të parën gazetë të qytetit të tij të Elbasanit, “Tomorri” ndihmesën e madhe në punimet e Kongresit të Elbasanit, si dhe hapjen ne shkollës Normale, kuptojmë se shpejt u bë personalitet i shquar në gazeta, ku botoi shkrime, artikuj të përkthyer nga shtypi europian duke pasqyruar problemet dhe interesat kombëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi europian asokohe u bënë shkak që turqit e rinj ta arrestonin dhe t’i jepnin dënimin kapital. U deshën ndërhyrjet e patriotëve dhe opinionit ndërkombëtar që dënimi të kthehej me internim në Bursë të Turqisë. Firmosja më 28 nëntor 1912 e Aktit e Pavarësisë dhe emërimi si ministër i Postë Telegrafëve e bën më të rëndësishëm.

Pjesëtar në delegacionet e Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë, si dhe në delegacionet e pritjes së Princ Vidit duket se është prezent në ngjarjet më të rëndësishme shqiptare, falë zotësisë, personalitetit, zotërimit të shumë gjuhëve dhe falë përkushtimit si shumë personalitete të tjera për fatet e Atdheut. Mirëpo sot të bërit humor me personalitetet duket se është në modë! E nëse sot përpiqemi të imitojmë Konicën për të nxjerrë inatin me Lef Nosin, siç lexova rëndom, tregojmë se nuk kemi lexuar shumë, madje fare. Letërkëmbimi i Konicës me Lef Nosin dëshmon për fuqinë e personalitetin e këtij të fundit për zgjidhjen e një sërë problemesh që Konica i shikonte të rëndësishme në Shqipëri dhe Lef Nosin e konsideronte si njeriun e aftë e të mençur për t’i zgjidhur.

Nëse vazhdojmë rrugëtimin në histori viti 1919 shënon pjesëmarrjen e Lef Nosit në Kongresin e Durrësit, si dhe përshëndetjen nga jashtë vendit me telegram të Kongresin e Lushnjes. Si mik i Fan Nolit, fanolist, antizogist u tërhoq nga jeta politike dhe iu kushtua studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë tonë. Sado të përpiqemi të flasim si fëmijë, si nxënësit e prapë të shkollave në fillimet e demokracisë shqiptare që zhgarravisnin portretet e rilindasve, të bëjmë modernin, të duam të heshtim, kontributet e Lef Nosit nuk mundemi sërish t’i mohojmë. I internuar në Itali si antifashist për organizimin e demonstratave të rinisë dhe popullit të Elbasanit që kërkonte armë për të pritur me luftë pushtuesit fashistë italianë duket se përsërit qëndrimin e mbajtur dhe më parë, në vitin 1914, kur bashkë me 300 burra nga Shqipëria e Mesme shkoi të mbrojë Korçën nga grekët.

Faktet tregojnë se “fashisti” Lef Nosi, i cilësuar kështu rëndom këto ditë, pa dashur të përmend një numër të madh shkrimesh që e nderojnë si figurë të rrallë, është pjesë e fantazisë dhe mosnjohjes së historisë. Krahas letërkëmbimeve, disa akoma të panjohura me personalitete si Fan Noli, Konica, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë mbetet interesant letërkëmbimi me të riun komunist Qemal Stafa. E nëse do flisja apo imitoja atë që media na servir do duhej të shkruaja; Hej, njerëz, paska patur letërkëmbim me vetë Qemal Stafën, simbolin e të riut komunist dhe vetëm disa muaj para themelimit të Partisë Komuniste! Nga ky letërkëmbim ruhet gjer më sot vetëm një letër që Qemal Stafa, më 15 mars 1941, student në Firence i drejton Lef Nosit që ishte i internuar në Itali.

Lef Nosi paska qenë dhe i internuar në Itali! Pra, disa muaj para themelimit të Partisë Komuniste… Letra fillon “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet………. Letra përfundon….. Përherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutenm të pranoni shprehjen e nderimi ma të thellë.

Qemal Stafa Via Nicolini 5 Casellai.

Nëse do vazhdonim rrugëtimin në momentet kryesore të historisë së Lef Nosit janë 11 muaj që do duheshin të zbardheshin dhe të lexoheshin drejt. Periudha e mëvonshme shënon dy momente, së pari nënshkrimin e Pavarësisë nga Italia, duke e bërë kështu dy herë nënshkrues të Pavarësisë së Shqipërisë. Çdo përpjekje për ta krahasuar me të tjera personalitete shqiptare është e stisur duke ngatërruar faktet, e qëllimshme për t’i ulur meritat. Duhet kujtuar se një Asamble Kushtetuese më parë i kishte dhuruar kurorën e Shqipërisë Imperatorit Viktor Emanuelit III, pra nuk ekzistonte Shqipëria e pavarur e 1912.

Nga territori shqiptar në vitin 1940 ushtritë italiane sulmuan Greqinë. Me kapitullimin e Italisë Fashiste në shtator 1943 boshllëkun që krijoi largimi i trupave italiane e zunë gjermanët të cilët i trembeshin zbarkimit aleat në Ballkan. Për të treguar që gjermanët hynin në Shqipëri dhe jo në Itali u mblodh Kuvendi Kombëtar, i cili në 22 tetor 1943 miratoi dhe dekretoi 5 vendime duke bërë të mundur shfuqizimin e Asamblesë së 12 prill 1939, e cila kishte votuar për bashkimin personal midis Shqipërisë dhe Italisë dhe rrjedhimisht shfuqizimin e gjithë ligjeve, duke shpallur asnjanësinë nga konflikti botëror. Pra një shtet i pavarur dhe asnjëanës.

Në këtë periudhë Lef Nosi zgjidhet si përfaqësuesi ortodoks në Këshillin e Naltë të Regjences së bashku me Mehdi Frashërin, Fuat Dibrën dhe Patër Anton Harapin… Pra në këto vendime dhe në procesverbale të Kuvendit Kombëtar 1943- 44 ribotuar nga Kuvendi me rastin e Pavarësisë nuk gjendet asnjë rresht dhe asnjë firmë e Lef Nosit kundra Shqipërisë. Për të faktuar asnjanësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë në këtë kohë, që është ngjashme me gjestin e Themistokli Gjermenit me Republikën e Korçës, midis shumë faktorëve mund të theksojmë se pavarësisht nga urdhrat e prera dhe masakrat ç’njerëzore të bërë me porosi personale të Hitlerit, për zgjidhjen përfundimtare të problemit Hebre, sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga historianët tanë “Qeveria shqiptare e quan çështjen hebreje çështje të brendshme të saj, pra në Shqipëri nuk mund të veprohet…”

Kjo përbën bazën e qëndrimit të popullit shqiptar mbi hebrenjtë vendas dhe ata që u strehuan gjatë Holokaustit. Nuk është për t’u çuditur që gjyqi komunist dënoi për fshehje të Lef Nosit dhe një të ri hebre si inxhinier Marko Menahemi që ish arratisur nga kampet e përqendrimit. Makina ushtarake gjermane nuk mundi të vinte në përdorim në Shqipëri markën e okupacionit dhe u detyrua çdo gjë ta blinte në Shqipëri me valutë. Shteti shqiptar i dha shtetit gjerman 20 milion franga kredi të cilat u kthyen pas luftës. Marrëdhëniet midis shtetit shqiptar dhe gjerman bëheshin midis ministrive të Jashtme dhe konsullatave. Një situatë e tillë zgjati deri në 26 tetor 1944 kur qeveria shqiptare dhe Regjenca dhanë dorëheqjen.

E gjithë kjo mjegullnajë mbi “kolaboracionizmin“ sqarohet duke hulumtuar në arkivat në dokumentet … Arsyet pse Lef Nosi e të tjerë ndërmorën këtë hap e shpjegon Patër Anton Harapi në fjalimin e tij, si dhe rrëfimi i Hafëz Musa Basha, teksa tregon përgjigjen e Lef Nosit me një frazë: ”Çunat janë të rinj, serbi jua ka me hile”. Kjo frazë shpjegon dhe zgjedhjen në momentin e vështirë. Nëse sot duhet nderuar Lef Nosi, mjafton emri i Shqipërisë i përmendur në çastet para pushkatimit. Shqiptarët kanë nevojë ta njohin historinë nëpërmjet fakteve, me urtësi, paqe, në të kundërt e shkuara, diktatura është gati të trazojë pa mëshirë ditët tona deri sot.

Shqiptarja.com

35 komente në “Ben Blushi e pushkatoi për herë të dytë Lef Nosin”

  1. xha Jaho says:

    Ina Kosturit: Sic do te thoshte Galileu i madh “E pur si muove”, e megjithate eshte kolaboracionist bashke me te tjeret dhe si rrjedhoje e thjeshte nje tradhetar. Nuk ka rendesi me ke bashkepunon nga armiqte e vendit tend, rendesi ka qe punon kunder vendit tend. Te tjerat jane vetem llafe.

    1. teNi says:

      Kush jane kolabracioniste ato qe bene Shqiperine e madhe apo ato qe e shiten shqiperine ke shoket sllavo ruse?

      1. tom says:

        Kolaboracionist,do te thote te kesh hedhur firmen per internime,vrasje,arrestime,vjedhje,mashtrime,spiunlliqe,e plot e plot te tjera.
        Nuk mund te thuhet si ka bere,sepse keshtu eshte.

    2. Petro says:

      Ore Xha Jaho,po ata qe bashkepunuan me Partine Komuniste dhe sigurimin e shtetit per te internuar njerez te pafajshem,per te vrare intelektuale,per te futur spiune ne familjet e shqiptareve ku vellai spiunonte motren,motra vellain,gruaja burrin,burri gruan e keshtu me radhe.Po shkaterrimi i pronave?Po ai sistem qe la si trashegimtar Berishen me shoke qe vazhduan ta shkaterrojne kete vend edhe per 25 vite te tera?Nuk jane tradhetar dhe antikombetar keta?Keta qe punuan vetem per partine dhe pjeses elitare dhe popullit ja pijne gjakun?Mosna beni te vjellim pash zotin.Ju nostalgjiket vazhdoni shkoni perkujtoni cdo vit gjakpirsin Enver.E keni kete liri.Tradhetar ka qene regjimi komunist qe vrau dhe i shkaterroi jeten njereze intelektual te pafajshem.Ti akoma me ate gjuhe flet,po ka ikur ajo kohe.Mbaroi enderra juaj me shokun Enver gjakpirsin.Tani,ka filluar nje kohe tjeter.

    3. Lili says:

      Sa dème i shkatoj kjo shqiptareve e sa dème i shkaktoj komunizmi? Duhet pak ma pak ‘tifozelek’ e ma shume arsye! Koha e sloganeve ka vdekur!

      1. Petro says:

        O Lili tifozllekun mbaje per vete.Une nuk jam per slogane!Sa deme I ka shkaktuar komunizmi?Futi sistemin e spiunllekut, e qylit, e shkaterrimit te familjes nepermjet spiunllekut,te shkaterrimit te prones,te vrasjes pa gjyq te elites intelektuale,te vrasjes dhe internimeve te shume njerezve te kualifikuar vetem se ishin kualifikuar ne perendim,te grabitjes intelektuale sipas qejfit te zgareve “intelektuale” qe ngriti ai sistem,zhvilloi injorancen per injorantin,dhe trashegoi nje sistem te kalbur qe me shume gezim e vazhduan pjella e tyre e pas 90-Sala,Nano,kush donte te punonte e hante,e la popullin pa buke,gjithe prodhimi I vendit shkonte tek byroja dhe jashte,ndersa populli hante kalbesirat e importuara nga jashte etj,etj.Nuk eshte pune tifozlleku,por gjerat nuk shihen vetem tek “bytha ime” por tek pergjithesia e te berit shtet.Si u u la shqiperia pas 90-tes?Per faqe te zeze,e varfer ne skamje,iknin njerezit si te traumatizuar etj.Si u vazhdua pas 90-tes ku shumica e shqiptareve kishte shpresa te medha?Mos me keq!I njejti sistem shkaterrues ku qyli,korrupsioni,kaosi,ryshfeti,mashtrimi,krimi vazhduan te sundonin.Ne kohen e Hoxhes,nuk kishte nevoje per kriminel,se krimet I bente vete byroja si t`ja donte qejfit.Vriste e priste me shpate.Epra,Ky sistem,e vrau shqiperine, e shkaterroi.Njeriu qe do ta ndryshoi dhe ta shembi kete sistem,i cili eshte Edi Rama,po sulmohet dite per dite qe si e si te pengohet per te bere pune qe ta zhvilloi kete vend.Ky eshte mendimi im me te vetimin tifozllek qe ky vend te zhvillohet dhe jo te merret me pjeset e te shkuares qe e shkaterruan dhe ja pijne gjakun ketij kombi.

        1. Lili says:

          Petro,
          Bash kete Deshta edhe une qe shqiptaret te bejne me arsye sic e keni ba e jo me slogane alla enverhoxha!

    4. Tirona says:

      Respekte figures se Lef Nosit nese vertet ka bashkepunuar me nazistet. Qelbesira komuniste kane vrare, e meriton bustin ne zemer te Elbasanit.

    5. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

      Me terbon fakti se si vellazerit tane shqiptare qe jetojne ne Shqiperi ende nuk e kane kuptuar çfare te “mirash”iu solli “çlirimi” i Shqiperise ne krye me Partin Komuniste Shqiptare nen udheheqjen e Enver Hoxhes! Kjo murtaje-marimenge qe e perthekoi Shqiperine,ishte tragjike edhe per gjysmen e me shume te teritorit shqiptar qe u gjete padrejtesisht jashte kufijeve te Shqiperise londineze.Vete fakti se Shqiperia i kishte dhene dikur 20 milion franga kredi Gjermonise dhe krahasimi i shtetit gjerman me kete shqiptar,pas 10-20 vjetesh,tregon per Pusin e Viganeve te rrethit te nente,sipas D.Aligerit,ku kishin rene udheheqesit tane TRADHETARE!Tani,nuk dua te shkruaj konvertimin e kombit shqiptar ne ate:komunist,proletar,ateist dhe per likuidimin e familjeve bujare, puro shqiptare,te cilat i spiunonin dhe i ndeshkonin jo shqiptaret,spiunet: greke,vellehe,sllave,rome etj.

  2. nji kafe me pak te lutem says:

    Bashkepuntoret e nazizmit te tipit Lef Nosi i pushkatoj e ter bota qytetruar mbas luftes,jo i pushkatoi por i vrau si qent e rrugeve ku i gjeti,jan ngritur pjellat e bashkepuntoreve te nazifashizmit dhe tradhtaret e kombit dhe kerkojn te dalin heronj se u be deti kos e nuk e mer vesh i pari te dytin me ne kte vend,duan te rregullojn gabimet per tu ber njesh me te tjeret qe kur te ket her te dyt per tradhti komtare te jen te pa njojtur tek populli si trazhgimtar tradhtish pun kurvash.

  3. hari boo says:

    Xha Jaho.!
    Hiqe koburen me yllin partizan nga brezi dhe vere ate te luftetarit te paepur per Atdhe.
    Lufta e popullit shqiptar ne L2B u perckendua nga banda pseudokomuniste qe kerkonte me dhune pushtetin.
    Zonja dha shpjegimin e saj qe mua me bind.
    Ti xha Jaho hiq dore nga koburja e ndryshkur komuniste se ajo vret akoma me keq sot.

  4. Klimax says:

    Cfare shkruan moj kukumjacke??!! C’pavaresi te dyte dhe asnjeanesi nga konflikti boteror firmosi Nosi??!! Shqiperia ishte e pushtuar de facto nga nazizmi gjerman dhe me urdher te komandes gjermane ne Tirane u formua “qeveria” kukull ku merrte pjese dhe Nosi ashtu si qeverite kukull dhe bashkepunetore te nazizmit ne France, ne Ceki, Hungari, Norvegji e ne vende te tjera! Te gjithe keta kuislinge u quajten tradhetare dhe u denuan mbas Lufte. Ndersa Nosit i ngrihet bust, ops, ofenduamen “vepren”, monument si te ishte nje “hero”!!!!!
    A e kupton se ceshte pavaresi e nje vendi? Po ta shpjegojme meqenese nuk kupton! Qe asnje ushtri e huaj te mos ligjeroj ne vend tend. E pra, cizmja musoliniane u zevendesua nga cizmja hitleriane! Atehere, ku e “zbulove” ti pavaresine??!!
    Asnjeanes??!! Hahahaha! Disfatist Ina, disfatist dhe i nenshtruar! Asnjeanes eshte nje qeveri e nje vendi qe nuk ngaterrohet ne nje konflikt lufte rajonale apo boterore dhe askush nga palet kundershtare ne konflikt nuk futet ne territorin e atij vendi. Le te kujtojme vende si Zvicra dhe Suedia ne Luften II Boterore. Po Shqiperia? Nga bashkepunetore te fashizmit italian ku dergonin edhe batalione shqiptaresh per te pushtuar nje vend fqinj, u kthyhe ne bashkepunetore te nazizmit me divizione shqiptaresh SS qe luftonin jo vetem popullin e tyre qe ishte organizuar ne nje lufte nacional-clirimtare per lirine e atdheut si kudo ne Europe, por kryenin edhe terror ne fshatra e qytete duke djegur, vrare e derguar ne kampe perqendrimi dhe ne vecanti ne Bergen Belsen mijra e mijra njerez. Vetem pak prej tyre munden te kthehen te gjalle ne shtepite e tyre.
    Atehere per ke “hero” flasim??!! Per nje nga bashkepunetoret kryesor te nazizmit ne Shqiperi qe kryhen krime ndaj njerezimit!

  5. Lili says:

    Keto dite télévision Francezet jep nje dokumentar mbi 2 paresh per marechalin Pétain,ne pret e shikueshmerise maximum!
    Ketu eshte dallimi mes njerezet qe pranojne Historine e tyre sic ishte edhe ballafaqohen me te edhe mes njerezet qe duan me shkruar Historine sipas tradites komuniste,qe eshte vetem rrene!

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      e dallon dot ndryshimin midis nje dokumentari dhe nje busti apo monumenti ca i thote zonjusha?

      1. Lili says:

        https://www.google.fr/search?q=image+tombe+marechal+petain&oq=image+tombe+marechal+petain&aqs=chrome..69i57.11903j0j4&sourceid=chrome-mobile&ie=UTF-8#imgrc=Z1LEz-j2G0JRKM%3A

        Ketu shijet se si edhe Présidenti i Républikes Franceze cdo vjet i dergon kurore kile tek vorri maréchal petainit…

        1. http://www.britannica.com/biography/Philippe-Petain
          Ja ku perfundoi zoteria pas luftes. Nuk besoj se e denuan me burgim te perjershem per burre te mire

    2. Kellira says:

      Po jo mi Lili se do flase per vlerat e Petain perpara luftes se nese gabimisht skenaristi e shpall Petain hero per periudhen e luftes francezet ia djegin televizionin me gjithe varrin e Petain.

      Edhe per Nosin per ate periudhe flitet.

      I paske njohur mire francezet mesa shoh!

  6. Mersin says:

    Kaq shume e shqeteson kete vend ceshtja Lef Nosi. Nje kolaboracionisti nuk mund t’i hiqet njolla e erret cfaredo qe te thone kosturet e co.

  7. maloku says:

    E dashur Zj Ina,per fjalorin mos pyet sepse ai eshte prezent me shume se kudo ne shoqerine shqiptare,parlament,kafe,Tv pra eshte pjese e edukates qe ka sot shoqeria ku je edhe ti vehte.Tani per Nosin e shkrete behet pyetje pse nuk shkoi partzan dhe ti mesonte me mire per atdhedashurine ,por pranoi zyrat tradhetare te vendit,fajin e kane gjermanet apo partizanet?Nosi si dhe shume te tjere mund te mos ishte pushkatuar ,por denuar me burg por Nosi do te ngelet si dhe Zogu tradhetar,ne litar.

  8. vang says:

    Ore JAHO;Kupton ti kur lexon apo ruan parrulla te gateshme.Hajt mos na lodh me parrulla se na vjen perziere.

  9. katarina says:

    kalamaçke e perkedhelur,..varja

  10. Genjeshtra e radhes says:

    Zonja @ Ina Kosturi…???Duke u nisur nga Mbiemri Juaj Kosturi(Kastorja-Greqisht)…do te isha shume Entuzjast nese ju do te Benit nje Shkrime, mbi Kosturin Shqipetare qe sote gjendet ne Teritorin e Shtetit Greke,por “Shfaqesimi” jua per @ Lef Nosin me kete shkrim qe te “Mbushe” Mendjen ne Veshtrimin e pare nuk le per te deshiruar Shume..
    1-Zonje e Nderuar une nuk jame “Inteligjent si ju”, as edhe “Kalemxhi” Gazetarie….por une di nje Gje:
    2-Trupat Gjermane kudo qe shkuan ne LDB-re ishin trupa Pushtuese..dhe VENDOSEN Sistemin e tyre..duke Filluar nga Qeverite “Kukulla”, Qeveri qe thjeshte vetem Firmosnin dhe Vulosnin ate qe donte Pushtuesi…
    Qeveri Regjente apo me emer Tjeter Gjermanet Vendosen ne Greqi..Jugosllavi..akoma edhe ne Teritoret e Pushtuar ne ish-Bashkimin Sovjetik Vendosen Pushtetin e tyre…dhe krahas Komandaturave kishin edhe Pushtetin Paralel nga Vendasit qe ishin thjeshte Kolaboracjobniste..qe nuk Ngurronin te Spiunonin ,dhe Vrisnin NJerezit e rezistences..
    3-Tani persa i perket @ Lef Nosit nese ai “Strehonte” ne Shtepin e tije nje Hebre(Jude)…kete e bente Per Interesa personale apo Humanitare , por le te Besojme kete te fundit.
    Tani Zonje e nderuar @ Ina kosturi…kur ju vete na Numeroni “Meritat” e Lef >Nosit, pa Hequr edhe nje Presje nga ato qe thoni une do tju beje nje Pyetje te Drejteperdrejt moj Zonje:
    @@ Kur ju vete thoni se Lef Nosi ishte Gjuhetare dhe.dhe ..Pra Njeri I Shkolluar , Inteligjent..dhe ishte Internuar nga Italjanet…se kishte “Luftuar” apo oragnizuar Qendrese kunder tyre…pse me Gjermanet Lef Nosi na Behet Regjent i nje Qeveria (Kolaboracjoniste)????
    Kur Italjanet ishin Pushtues..po Gjermanet per “Intelektualin” Lef Nosi c´fare Ishin?????
    Do te kishim respektin e Plote per te…nese ai nuk do te Perzihej me Gjermanet…dhe nuk Shfaqesone Bashkepunimin me Okupatrorin Dhithen thenja e tije :”Se cunat jane te Rinje” dhe se Serbet ja kane me Hile…ne funde te fundit :C´fare Ndihme u Dha Lef >Nosi “Djemeve te rinje”..qe nuk dinin te “Qeverisnin”??Duke u Bashkuar me Gjermanet???
    Nuk shikojme se zhvilloj nje Fushate Sensibilizuese kunder Sllaveve ne Pergjithesi..me Mjetet e kohes qe kishte ne dispozicjon…Pra thjesht ai u Bashkua ne nje KOhe jo te Pershtatshme me Okupatorin..prandaj nuk shikojme asnje Rehabilitim te tije ….lol

  11. ardit says:

    Bravo Ina sepse Nosi e meriton. Keta komentues qe jane kunder shkrimit tend ose jane idiote ose jane pjella te baballareve te tyre bastarde. Per keta nuk ka problem se banditet komuniste bashkepunuan me serbet qe ishin vrases te shqiptareve. Megjithate mos u merzit. Po te ishte gjalle ende Nosi keta prape do ta kishin vrare se ne gen kane poshtersine, aty ndjehen mire dhe e poshtra i ndjekte deri ne palce.

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      Nigjo ti profesor doktor, te supozojme se nuk do ekzistonte lufta partizane ne shqiperi dhe do kishim vetem gjermanet dhe qeverine kuislinge te nosit me shoke, pas mbarimit te luftes ne cilin front do rradhitej shqiperia nga fuqite fituese, ne ate te aleateve apo ne ate te bllokut fashist? une them qe do na fusnin ne bllokun fashist dhe serbi, greku do na kishin shqyer copash si humbes qe do ishim. sepse zoteri nuk mund edhe te jesh nacionalist, patriot dhe te pranosh te qeverisesh ne bashkepunim dhe nen pushtimin gjerman. se ka dy gjera, nqs qeveria kuislinge nuk e quan pushtim ekzistencen e ushtrise gjermane ne shqiperi ath i quan ata miq dhe na rradhit krahas tyre, nqs i quan pushtues ath nuk duhet te pranonte ekzistencen e trupave gjermane ne shqiperi dhe te jepte doreheqjen ne shenje proteste. sa per neutralitetin nqs qeveria kuslinge donte nje shqiperi neutrale ath duhet ti kerkonte ushtrise gjermane te largohej dhe ne rast se ajo nuk pranonte ath te jepte doreheqjen dhe te shpallte gjermanine naziste zyrtarisht ushtri pushtuese dhe armike. Por qeveria kuislinge pranoi te “qeveriste” si qeveri kukull nen mbrojtjen e ushtrise gjermane. kjo i ben me faj, e ben me dashje, pa dashje apo nga injoranca kjo eshte tjeter gje. qe i plotesojne kriteret per tu quajtur tradhetare i plotesojne.

  12. Arber says:

    Ne cdo shtet antifashist te botes, kuislingu Lefter Nosi do te denohej me pushkatim! Dhe Delialliset kane qene bashkepuntore te Nazisteve Gjermane.

  13. Gjergji says:

    Z.Kosturi nuk e di formimin tend por te kujtoi se populli thote , nje e keqe mund 100 te mira .Blush ti mos u merzit se u ka djeg shume kjo eshte si puna e barsaletes se kush ka mizen ne koke prandaj shume komentues t librit tend çojne doren te koka .

  14. Politics says:

    Te shkruash ate qe mendon ne kete sistem demokratik, aq sa eshte, nuk eshte as kobure qe shkrehet e vret, por as pushkatim, prandaj kush mendon ndryshe me shkrim a me roman te beje mbrojtjen e atyre pikepamjeve qe ka ndryshe; qe ne nuk ja kemi marre doren demokracise duket qartazi, se i kemi me shume per zemer sulmet sikur cfare ka ndodhur, nje shkrimtar shkroi ato qe mendonte, ashtu si shumica bejne ketu dhe ne cdo vend ku kane mundesi te shprehen me shkrim a me goje, dhe kjo quhet vox populi, nje e drejte qe e gezojne edhe shkrimtaret apo njerezit publike. Na duhet t’i shohim me gjithe dite-hijet e tyre edhe Lef Nosin, edhe te tjere qe legjendat qe ne kemi krijuar nuk ju mbulojne dot me bemat e tyre qe nuk kane qene fort atdhetare, jo dhe aq korrekte ne marredhenie me te tjeret, e keshtu me radhe. E para eshte Fjala, te mos e shperdorojme do te ishte shume e dobishme per ne si shoqeri ne tranzicion vlerash dhe shpeshhere ne gjendje anarkie.

    1. tironsja says:

      Ju komentusat, duket qe skeni lexu gje hic, as librin ,as shkrimin. Po ta lexosh librin t vje keq qe je shqiptar.

  15. Emigracion says:

    Zonja Ina,
    Ndryshe nga shume shkrime ne shtypin e sotem shqiptar, ky shkrim I juaj rrezaton njohje te mire te gjuhes, llogjike, njohje dhe deshire per te argumentuar mbi fakte e dokumenta, kulture, pra ju pergezoj. Ajo qe ve re eshte, se me gjithe kulturen tuaj (nuk jua di profesionin)qe imponon respekt, gjykimi juaj eshte pak emocional, per arsye qe ndoshta qendrojne, pra nuk eshte I ftohte, thjesht I bazuar mbi fakte.
    Nuk ve ne diskutim meritat e Lef Nosit dhe rolin e tij aktiv ne te mire te Shqiperise dhe popullit te tij deri ne Tetor 1943. Por ne ate Tetor te mbrapshte 1943, ai beri nje gabim te rende, kjo duhet pranuar, eshte e bardhe mbi te zeze. Perpiqem shume te kuptoj, pse ai dhe Mehdi Frasheri, deri ne ate kohe idhuj te rinise perparimtare shqiptare, Fannoliste, antizogiste, njerez te larte te kultures shqiptare bene ate zgjedhje, pse???. Me gjithe shpirt do te donja te mos e kishin bere… Sepse me kete, e keqja me pakte, ishte percarja ne popull, qe akoma po e vuajme kaq shume dhe nuk po shohim paqe.
    Si nuk e dinin ata, kush ishte nazizmi dhe rreziqet qe sillte ajo firme per vendin. Nuk e besoj. Gjermanet me te hyre ne Jug te Shqiperise, dogjen Boroven, gra, femije dhe pleq, fshatare te pafajshem fare, civile, u poqen ne flake. Ne Tetor 43, xhaxhai im, student, I sapo kthyer nga jashte, pa asnje lidhje me komunistet, 20 vjec, u nxuar nga shtepia ne 12 te nates dhe u masakrua nga gjermanet bashke me 9 djem te tjere dhe copat e mishit jua hodhen ne kanal. Vetem pas tre ditesh, sic tregonte gjyshja ime e mjere, ajo ja mblodhi trupin copa copa ne mesalle dhe e solli ne shtepi. Ka shume fakte qe vertetojne mizorine naziste (50 miljon njerez u vrane ne L2B) kampi I Prishtines, djegja e gjithe Jugut, 4 shkurti, brigada shqiptare nazifashiste SS, te varur ne sheshe ne Tirane e gjetke… ka shume fakte per gjemat qe nazistet bene ne Shqiperi dhe gjetke. Nuk na vjen mire ta pranojme, por fakti eshte fakt dhe Historia konsideron fakte kur ve vulen e saj. Le t’i pranojme te vertetat pa emocione, sepse keshtu I bejme nje sherbim te ardhmes, paqes dhe pajtimit.
    Me respekt

  16. Sali Tropoja says:

    Pjesemarres ne firmosjen e deklarates se pavaresise ishte edhe delegati i Gjirokastres, xhaxhai i Enver Hoxhes, Halil Hoxha. Meqithate, Enver Hoxha edhe pse zot i padiskutueshem i vendit dhe historise nuk e pati paturpesine t’i ngrinte xhaxhait nje monument. Edhe pse xhaxhai i tij ishte nje burre pa asnje njolle. Ne te kundert Lef Nosi , perveç se ishte nje firmoses i deklarates see pavaresise u be njekohesisht edhe bashkepunetor i nazizmit, duke e vene veten ne sherbim te ideologjise me kriminale qe ka njohur bota. Dhe nuk ishte ndonje bashkepunetor i thjeshte. Ai ishte bashke kryetar i qeverise naziste te Shqiperise, regjent. Firmoses dhe miratues i te gjitha vrasjeve, torturave, internimeve, krimeve rrenimeve dhe cdo lloji veprash te zeza qe pillte bodrumi i gestapos se Hitlerit. As Gjermania moderne dhe as Anglia, AS Franca dhe as Italia. as Norvegjia dhe as Polonia, as Greqia dhe as Suedia, as Danimarka dhe as Hollanda, as Belgjika dhe as Serbia, as Maqedonia dhe as Rumania, as SHBA-ja dhe as Japonia nuk ka amnistuar, nderuar dhe lavderuar bashkepunetoret e erresires dhe dhunes, rracizmit dhe shfarosjes, maskarallekut dhe terrorit, inkuzitoreve dhe vrasesve te pashpirt sic jane nazistet dhe bashkepunetoret e tyre. Dhe kjo gje ndodh ne Shqiperi, ne nje vend qe me luften e partizaneve te vet e r3enditi veten ne fuqite demokratike te botes , fituese te luftes se dyte boterore, demokraci qe jane sot ne themelet e Evropes se Bashkuar! Lef Nosi eshte nje nder kriminelet naziste te Shqiperise! Thjesht nje nazist, nje hitlerian!

  17. Partizani says:

    Ne se Lef Nosi nuk qenka TRADHETAR,atehere i bie qe PARTIZANET jane TRADHETARE!!!
    PO SHQIPERINE KUSH E CLIROI???
    Po perfaqesuesit e qeverive te SHBA dhe Britanise se Madhe,cfare benin gjate L2B ne Shtabin e Pergjithshem te UNCL-se se Enver Hoxhes??
    Mos valle edhe ata jane TRADHETARE dhe vetem Lef Nosdi& CO qenkan HERONJ???
    Dhe thoni pastaj: PSE I PUSHKATOI ENVER HOXHA???
    Po ju edhe sot keni IDE NAZISTE!!!!
    JENI TRADHETARE E BIJ TRADHETARESH!!!

    1. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

      E sakte,kreret e partizanve ishin tradhtare ne krye me Enver Hoxhen!

  18. Niku says:

    Komenti i personit qe nuk ka kurajo te vej as emrin e vet por vendos pseudonimin”genjeshtra e rradhes” ka bere mire sepse dhe vet e di qe po komentone perrallat e gjyshes…ik ore idiot se qenke injorant fare me gjithe ate koment prej debili…beni sikur njihni historine por nuk keni as idene per te…

    1. dauti says:

      Zj. Ina,

      Se pse erdhen ne Shqiperi gjermanet e thote ne kujtimet e veta diplomati ushtarak gjerman Nojerbaher. Nuk ishin “kalimthi”, por erdhen dhe u vendosen per te mos lejuar zbarkimin e aleateve, pas kapitullimit nte Italise fashiste dhe per te qene ne gjendje te kontrollonin Jugosllavine dhe Greqine. Pra kjo teori, e kalimit neper Shqiperi, aq e perkrahur nga ballistet, ku bente pjese edhe Lef Nosi, nuk ngjit me.
      Qeveria e Mehdi Frasherit i dha Gjermanise nje kredi pa interes, prej miliona ffangash floriri, per te mbajtur ushtrine ne Shqiperi dhe asgje nuk u kthye mbrapsht. Pra mos thoni te paverteta. Ishin po gjermanet qe morren arin shqiptar me vete. Apo dhe kjo bente pjese ne kredite qe jepnin kolaboracionistet, ku Lef Nosi ishte pjese. A e dini ju se sa krom shqiptar kane mare gjermanet ne kohen e luftes, edhe kete pa pagese? Shikoje mire historine meqe ke degjuar aq kumtesa per Lef Nosin.

      Po te ishte Lef Nosi aq demokrat e patriot, e aq asnjeanes, sic thoni ju, pse ambasada angleze nuk e pranoi brenda saj, po i mbylli deren?

      Sot eshte bere e kohes qe te thurren dithirambe per bashkepunetoret e fashizmit, mjafton te kene qene antikomuniste. Kjo eshte nje semundje qe do kaloje sepse historia ka ngjarje, ka emra, ka data…ajo nuk mund te tjetersohet.
      Qemali, nje hero i Shqiperise, e ka respektuar Lef Nosin, por atehere Lefi nuk i kishte bere ato qe beri ne vitin 1943.
      Meqe ju pelqen historia, shikoji dokumentet e gjyqit te Lef Nosit. Do shohesh ato qe nuk ke deshire t’i thuash. Ne gjyq kane mare pjese edhe ambasadoret e tre aleateve te medhenj. Njihu me qendrimin e tyre, do te beje mire, meqe je edhe e re.
      Si njeri qe njeh historine, sic prtetendon, ne te njejtin altar te vendit nuk mund te rrijne Qemal Stafa dhe Lef Nosi.
      Tjeter gje jane pasojat e aktivitetit te nje njeriu. Lef Nosi edhe mund te mos ishte pushkatuar, por denuar padyshim. Si nuk i ben pershtypje askujt qe, nipi i Lef Nosit, perkthyes prane angloamerikaneve, zgjodhi rrugen e luftes kunder nazi-fashisteve. Po kjo eshte tjeter ceshtje.

      1. arkitektja says:

        Shume me kulture ne te shkruar Daut, nese quheni keshtu.E njihni kete qe e ka shkruar apo jeni muzikant qe perdorni fjalen dithyrambe ? Si i vene me dukeni. po historin nuk e njifni se Lef Nosi ne periudhen qe flitni nuk ka qene ballist, e kishin perjashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje