FAKSIMILIE/ Andrea Stefani: Ja dokumenti origjinal, që tregon se nuk kam qenë spiun i Sigurimit

6 Nëntor 2015, 09:03Kronika TEMA

Pak javë më parë, pas debatit me Preç Zogajn në emisionin “Opinion”, në rrjetet sociale qarkulloi një dokument, sikur Andrea Stefani ishte spiun i Sigurimit të Shtetit.

Vetë Stefani reagoi atëherë, duke thënë se bëhej fjalë për një shpifje.

Sot ai ka botuar edhe faksimilet e gjyqit për të cilin aludohej se Stefani kishte spiunuar.

Ai ndërkohë thotë se do të padisë në gjyq gazetën Mapo, e cila edhe pse u njoftua nga Stefani që dokumenti i cili qarkulloi në rrjetet sociale, e botoi atë.

Më poshtë sqarimi i Stefanit për gazetën Dita.

Adolf Hitleri këmbëngulte se “nëse thoni një gënjeshtër të madhe dhe e përsërisni vazhdimisht dhe mjaftueshëm, ajo do të besohet”.

Një thënie dhe taktikë që është pjesë themelore e artit të mashtrimit publik që nëse tolerohet, do të jetë me pasoja shumë të rënda për publikun.

Të çfarë natyre? Pikërisht të asaj natyre dhe madhësie që ishin pasojat e vuajtura nga publiku gjerman, pikërisht sepse besoi dhe mbështeti gënjeshtrën e madhe naziste.

Është pikërisht detyrimi që të bëj pjesën time të punës në demaskimin e industrisë së gënjeshtrës që është ngritur këto vite në Shqipëri, që më nxit të sqaroj edhe më tej publikun rreth një mashtrimi që u hodh pak kohë më parë mbi personin tim, duke më akuzuar publikisht me dokumente të falsifikuara, sikur paskam qenë spiun i Sigurimit të Shtetit dhe se gjoja paskam bërë që të dënohet një person.

Nuk kam aspak ndërmend të zhytem në llumin e kësaj kënete që po përbalt gjithë Shqipërinë duke bërë që e vërteta dhe gënjeshtra të kapërthehen aq ligsht, sa nuk mund të dallosh ku nis njëra e ku mbaron tjetra.

Por edhe për faktin se profesioni i gazetarit që ushtroj, jo vetëm nuk do të kishte kuptim, por do të qe pjesa më e ndyrë e industrisë së mashtrimit, nëse nuk do të kishte për idhull të vërtetën.

Prandaj, gjëja e parë që bëra pas hedhjes në qarkullim të shpifjes rreth meje, ishte gjetja në arkiva e dokumentit real që është falsifikuar duke shtuar mbi të emrin dhe mbiemrin tim dhe gjoja firmën time.

Pra, po publikoj dokumentin real ku emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe gjoja firma ime, nuk figurojnë gjëkundi.

Ndërkaq, sikundër kam paralajmëruar, hapa të tjerë do të pasojnë duke dërguar para gjykatës median që e përhapi këtë mashtrim gjithë ngazëllim, duke injoruar çdo parim e teknikë profesionale.

Sepse është skandaloze që një gazetë të publikojë një akuzë ndaj një personi, pa verifikuar fare vërtetësinë e kësaj akuze.

Aq më keq kur dokumentet e publikuara janë të falsifikuara. Aq më keq kur edhe pasi njofton median në fjalë se e gjithë kjo është një mashtrim, ajo nuk lëviz as gishtin për ta korrigjuar mashtrimin. Gjë që të lë të dyshosh se media në fjalë ishte palë në mashtrim.

Ky është një dhunim i hapur i të gjithë kodeve të etikës gazetareske. Të bësh kështu do të thotë që media, e cila ka për mision mirëinformimin e publikut me anë të të vërtetave, të vihet në dispozicion të dezinformimit dhe të gënjeshtrës.

Do të thotë që media, si industri e të vërtetës, të degradojë në industri të gënjeshtrës“, shkruan Stefani.

Dokumenti origjinal

Dokumenti i falsifikuar

10 komente në “FAKSIMILIE/ Andrea Stefani: Ja dokumenti origjinal, që tregon se nuk kam qenë spiun i Sigurimit”

  1. FIU! says:

    Kam sh respekt per Andrea Stefanin

  2. Niku says:

    O Andrea..boll me budallalleqet e tua.Nese ke gje shko e sqaroe me Preçin dhe mos terhiq vemendje e publikut me broçkulla qe nuk I interesojne kujt.Ka plot halle ky popull.A te shkon ne mendje ndonjehere te shkruash per to?Keni kaq kohe qe mereni me vehten tuaj.Mesoe pra:Nuk I plasi t…i kujt,ke qene apojo spiun.O Mero,mos botoni lajme idiote,se krizen tuaj tregoni.

  3. goni says:

    Cfar jane keto pacavure qe nxjerr ky psikopat bio. Ky bashk me Precin po na mbijne ne tv duke bere analize per cdo gje dhe politike dhe per bujcesine thote (M mirashi gazetari rtsh). Lum ne qe i kemi keta spiune qe i paguan tv klan tani

  4. tom says:

    Po je servil i te fortit ,mor pusht!
    Ti je i lexuar pa hapur gojen.

  5. Varfanjaku says:

    Bravo Andrea, ja dhjeve suratin spiuneve te vertete qe duan ti njollosin edhe te tjeret qe mos biere ne sy pislliku i tyre.

  6. Eri says:

    Kokrra e spiunit me te gjithe keeto mutat anarkist majtist qe komentojne ketu ne gazeten e temes se semes se tyre.

  7. agim says:

    niku-tomi-goni duket qe eshte i njejtio zagar i Saliut qe lef kunder Stefanit sa ja u perplasi ne surrat te verteten e falsifikimit. Me vjen shume keq qe edhe te tjeret nuk veprojne keshtu si Andrea Stefani per ti shkuar te vertetave deri ne fund prandaj gjeni sheshe e beno pershesh ju zagare! Po Stefani ju la me mutin e genjeshtres ne goje. Tani rrini me Preç spiunin se aty e keni shpresen per te riardhur ne pushtet. Po nuk keni turp qe keni Preçin aleat? Mjere ju si jeni katandisur!

  8. ZahoKoka says:

    Zoti Stefani, ti edhe tani je spiun i Edi Rames, po kujt i plasi bytha nga ty apo Edi Rama, ne kete vend ka patur aq shume spiune dhe kryeministra kot se koti sa ne nuk pjerdhim fare per spiune dhe kryeministra.

  9. Tiku says:

    Spiuni nuk ka brire edhe stefani nuk ka brire se eshte spiun dhe spiun me mjeker

  10. Aqif says:

    Andrea pse eshte i Drejte dhe Origjinal sulmohet nga Berishjanet si Prec Zogaj(shikoni vetem emrin Prec,dhe kuptoni kush eshte)
    Andrea gjithmone i ka demaskuar Berishjanet,Komuniste
    Respekt -Respekt per ANDREAN si nje Analist Realist gjithmone Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje