Deputeti Socialist Artan Gaçi në tematv tha se do të vendosen rregulla të reja për tenderat me fondet publike.
Shumica e tenderave në sektorë të ndryshëm prej vitesh janë fituar nga të njëjtat kompani dhe këtë fakt, deputeti socialist, Artan Gaçi e ka denoncuar edhe në Kuvend.
Por në një intervistë për TemA TV, deputeti i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Gaçi ka deklaruar se duhet të ndryshojnë rregullat për tenderat me fondet publike, të cilat fitohen vetëm nga një dorë njerëzish.
Korrupsioni i ngritur në sistem në gjithë këta vjet, sipas Gaçit ka nevojë për një sërë reformash, për ta luftuar dhe minimizuar.
Sipas tij, reforma e drejtësi do të jetë shpëtimi i këtij vendi, pasi do të zhbëjë sistemin e instaluar të rryshfetit, klientelizmit dhe korupsionit.
Gaçi theksoi se fajin e abuzimeve me tenderat nuk e kanë kompanitë që i fitojnë gjithnjë ato, por arbitrat, pra institucionet përjgjegjëse për to.
Gaçi ndërkaq vlerësoi pozitive ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria Rama, siç janë: e energjisë, e territorit, në arsim e pensioneve.
Ndërsa sipas tij, mbetet sfidë reforma në drejtësi.
– See more at: http://www.tematv.al/video/5kqHik5XmAkHcdQ#sthash.BGKVEbMz.dpuf
me ke ta kete valle? me ndonje nga ministrat? u hodh ne sulm se do ndonje gaç edhe ky
Dita e dites i akumolohet popullit stres… po mire more Artan si te ka ecur ty me tenderat? besoj se nuk ke marre gje sepse fakti qe po del dhe po kakaris… eshte e vertete qe tenderat jane perqendruar ne shume pak duar, por te pakten mos dil ti dhe na nxirr shqetesimet, se je ne konflikt te hapur interesi…
Tan Gaci thjesht interesohet per biznesin e tij privat Communication Progress ku ky eshte ortak me Gent Liken.
I lexetoji tenderi i doganes me 400 milion lek
Cfare rregullash do shpiki ky ???
Ky eshte nje analfabet….
Ou? Pse dhe ky paska shkuar ne dogane? Kujtova se doganen e mbuloja vetem une me doganieret e Kapshtices dhe cdo perfitim tjeter. Paskemi patur konflikt interesi:-)