DETAJET/ Vrasësi i Dajtit i dha borxh 200 mijë euro pronarit të restorantit

13 Nëntor 2015, 21:23Politika TEMA

Shkaku i përplasjes me armë që shkaktoi një të vrarë e një të plagosur, mesditën e së enjtes në Dajt, ka qenë një borxh prej 200 mijë eurosh, që pronari i restorantit i detyrohej Ervis Martinajt.

“Panorama” duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, shkruan sot se, Martinaj, që dyshohet të jetë autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i kishte dhënë hua Ismet Gaxherit shumën e konsiderueshme të parave, por në mënyrë që t’ia kthente me një përqindje të caktuar.

Duke qenë se kishte kaluar kohë pa ia kthyer këtë shumë, i dyshuari ka shkuar që të takojë Gaxherin dhe t’i kujtonte borxhin, i shoqëruar edhe nga 4 persona të tjerë.

Sipas Policisë, kjo ka qenë arsyeja e konfliktit të ndodhur në parkingun e restorantit “Muraga”, që ndodhet rrugës së Dajtit, por që ka përshkallëzuar në përdorim armës e që u mbyll me një të vrarë.

Nga deklarimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë, duket se vrasja e 30- vjeçarit Enton Nikaj mund të mos ketë qenë e qëllimshme. Kjo pasi autorët, të pakamufluar në asnjë lloj mënyre, kanë qenë në dijeni të kamerave të sigurisë që ndodheshin pikërisht përballë tyre.

Në këtë mënyrë ata janë identifikuar. Dy prej të cilëve, Ervis Martinaj dhe Emiljano Nina, me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa një tjetër, Mirsad Kuçanaj, një ish-efektiv i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i larguar nga detyra prej dy vitesh.

4 komente në “DETAJET/ Vrasësi i Dajtit i dha borxh 200 mijë euro pronarit të restorantit”

  1. tan says:

    ska gje shoku kriminel beja gati nje 500.000 euro per gjykaten e shkalles se pare ,500.000 euro per Laun e Apelit ah se arova dhe nje pjese per prokurorine e ceshtejs do te dalesh perseri fringo i ri per nje krim te ri

    1. per albanin says:

      ti per sa do e kishe liruar apo e ke pazarin me te larte……

  2. ise says:

    4 te vrare ne Paris. 3 shperthime.

  3. ise says:

    18 numri I te vrarerve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje