Rama: Zgjedhjet e parakohshme? Fantazia juaj. Meta: Po kompensojmë takimet e gushtit. S’ka ndryshime në qeveri

13 Nëntor 2015, 13:12Politika TEMA

Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë komentuar takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Rama e ka nisur fjalën e tij, duke sqaruar nismën për ligjin e shpifjes.

Risqaroj se për asnjë çast, asnjëherë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, nuk ka pasur dhe nuk do ketë një nismë për të cenuar qoftë edhe në formën e një nisme ligjore, lirinë e plotë, të fituar të shtypit në vite të tëra betejash dhe përpjekjesh. Nisma ka lidhje vetëm me një gjë: ata që paguhen nga taksat e popullit shqiptar, si të zgjedhur dhe funksionarë të lartë, nuk mund të përdorin votat për të shpifur,” tha Rama.

Ai ndërkohë tha se ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet e parakohshme, janë thjesht fantazi.

Sa i përket takimit të sotëm, ne çdo të premte mbledhim njësinë e koordinimit të koalicionit. Sot ishte në fokus progres-raporti. Është progres-raporti më i mirë për Shqipërinë, që e vendos Shqipërinë në një nivel të vlerësueshëm lart edhe në raport me vendet që tani janë në periudhë negociatash. Jemi në fund të një viti dhe në prag të një buxheti të ri dhe kemi diskutuar për ecurinë e disa sektorëve dhe do diskutojmë për ecurinë e sektorëve të tjerë për të siguruar rritjen e cilësisë së qeverisjes. Mos prisni gjë tjetër përveç vendosmërisë për të çuar përpara reformat. Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, analizoni dhe komentoni vetë. Zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie.

Largimi i deputetëve të LSI nga Kuvendi është një tjetër fantazi, nuk ka asnjë arsye për të folur për të tilla broçkulla”, tha Rama.

Në të nëjtën linjë me të ka qenë edhe Meta.

Duke dëgjuar vërejtjet tuaja për mungesën e takimeve në gusht, po i kompensojmë me takime më të shpeshta kohët e fundit.

Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm.

Shqetësimin për mungesën e deputetëve në Kuvend do e kemi në konsideratë.

Është bërë një traditë, që ditën e parë që formohet qeveria, kërkohen ndryshime të mëtejshme. Në rastin e Naços, ka qenë një veprim i tij. Të tjerat janë shpikje. Çdo lëvizje dhe ndryshim është bërë një konsultim me kryeministrin,” theksoi Meta.

18 komente në “Rama: Zgjedhjet e parakohshme? Fantazia juaj. Meta: Po kompensojmë takimet e gushtit. S’ka ndryshime në qeveri”

  1. beni says:

    tallet koklopa tallet me kete milet.. bande e vertete

    1. Skypion says:

      Ajo qe po degjojne,ka kohe,shqiptaret nuk ka lidhje aspak me qeverine e qeverimin e tyre.
      Ata po degjojne vetem fjale te tilla si “Rama po ja fut Metes,apo Meta Rames?” ose “po e shet Rama Meten apo Meta po ia ben gropen RAmes?” ose “do te prishet pazari,apo do te vazhdojne me breke neperkembe?” ose ose “kush do ta fitoje kete lufte te eger,Rama apo Meta” – ja keto e te tjera si keto jane permbledhja e qeverimit me me shume se dyvjecar Rama-Meta.
      Te gjithe po merren me konfliktin Rama-Meta…!!!
      Te gjitha mediat,me gazetare e analiste,preokupimin kryesor kane konfliktin Rama-Meta.
      Ky eshte produkti i qeverisjes me shume se dyvjecare Rama-Meta,PS-LSI.
      E skishte si te ndodhte ndryshe.Eshte produkt qelbesirash.Eshte produkt te pacipesh,mashtruesish,hajdutesh,maskarenjsh,kriminelesh.Eshte produkt i Rames dhe Metes me bashibozuket e tyre respektive.
      Njeri,Edi Rama,qe si individ psikopat shkaterroi familjen e tij,sot si politikan sociopat po don te shkaterroje nje vend te tere,me cmendurine e tij per pushtet.
      Tjetri,Ilir Meta,si ato kafshet oportuniste te xhungles,han,bren e shkaterron cdo gje qe i del perpara,me babezine e tij po ben te njejten gje si Rama,po shkaterron nje vend te tere.
      Te dy bashke jane nje force e frikshme shkaterruese.
      Shume nuk duan ta shohin e ta pranojne nje gje te tille.Aq e menxyrshme eshte,sa nuk duan ta besojne.
      Kur t’u vije e keqja tek dera,atehere do te them,me plot zemren: a sa mire t’u behet(nderkohe disave ju ka ardhe,dhe po shohin,po e pranojne realitetin e po ndryshojne qendrim;e nuk jane pak)!Jo meshire per sklleverit ne shpirt.Jane nga ai soj qe duan me vullnetin e tyre te jene skllever.Prandaj asnje meshire kur t’u bjere e keqja mbi koke!

    2. rrapi mashkullores says:

      lere ca thote populli moj qiveri

      ne duam qe rama me meten mos te zihen, pa populli dhe bar do haj ,
      partia ka me shume rendesi se femija e cdo kujt

      beni pazare,merni tendera, ndani ckeni per te ndare , ne prape ketu na keni per 2017 ,

      nje thes miell dum.

      respekte qiverise

  2. Diu says:

    Ky koke lope u kthye ne nje qurranjos sot pas takimeve te mbrenshme me disa tipa,po te kete bythe ti bej publik keta qe e bene te dukej si lolo.

  3. hidrauliku says:

    te na rroj partia,robt janulles,robt tfgs

    1. Trakgrakprak says:

      Rrobt gjithe turqve shqipfoles

      1. shkodrani says:

        Meqe e keni kapur me robt…

        Robt turqve shqipfoles, robt edhe bythcpuarve greke shqipfoles.

  4. shoku b says:

    Z. Rama,fut Saliun me CO,dhe Ilir Meten ne burg,shko ne zgjedhje te parakohshme,duke pastruar parlamentin nga biznesmenet e pandershem,kriminelet e hajdutet,kjo eshte zgjidhja perfundimtare per nje normalitet ne kete vend,dhe do shohesh qe do ti fitosh zgjedhjet e do qeverisesh rehat pa plehra neper kembe.

    1. enter''" says:

      Nuk futen ne burg dot, ska kuptim, edhe nese I fut I liron gjykata dhe prokuroria e Sales…keshtu qe nuk zgjidhet kjo pune

      E vetmja menyre eshte referendum. Aty do shikohet nese populli shqiptar ka bythe per ndryshim.

  5. te fala sandrit says:

    sigurisht qe vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme. rama e pati mundesine e votuam dhe jo pak per te ndertuarshtetin ligjor, per te zhvilluar ekonomine, per te ndeshkuar ata qe vrane dhe vodhen gjate tere ketyre viteve dhe ne radhe te pare per te crrenjsour korrupsionin e berishes por cfare ka bere gjate ketyre dy viteve, ka zevendesuar ca hajdute si basha, bode, imami, topalli, mediu, pollo, tafaj me hajdute te rinj dhe te pameshimershem ne vjedhjen e parave tona si beqja, gjiknuri, nikolli, tahiri pa permendur hajdutet e lsi me ne krye ilir hajdut meten. Ne keto kushtekur rama ka deshtuar te realizoje ato premtime qe na dha atehere ai duhet te votebesohet me voten e popullit. Uroj qe gjate kesaj kohe te krijohet ndonje force e re qe te shkrije hegjemonine e ketyre krimineleve te ps pd dhe lsi

  6. FLAMUR_VLORE says:

    HHAHAHA MIN 40

  7. aliu says:

    Zgjedhjet e parakoheshme mund te jene nje fantazi ne koken e k/ministrit, ndersa per popullaten ato jane nje nevoje urgjente, shqiperia po degradon nga dita ne dite, nje popull i tere po persekutohet, po lihet pa pune,po futen ne burg vetem njerzit e thjeshte qe qeveria i ka lene ne mjerim, po ngrihen perdite taksat, cmimet, papunesia,nje shtet ushtarak gjithandej, Nje qeveri e till nuk ka c’na duhet, ne duam nje qeveri te pergjegjshme dhe jo aventurier. Zgjedhjet e parakoheshme jane urgjente.

  8. Shqipetar says:

    E vetmja alternative eshte krijimi i nje levizje te re politike e cila duhet te dale nga shqiptaret intelektual qe jetojne dhe punojne ne perendim. Kjo sigurisht duhet te behet me supportin finanziar te USA. Nga brenda vendit nuk shikoj zgjidhje

    1. enter''" says:

      Vetem shqipot e Usas te mos jene, se jane salista te thekur

  9. petrit zela says:

    Ju o Gazetar te fulliqur, dhe Analista te pamoralshem.Perse hiperbolizoni pershperitiet e rrugeve,duke I interpretuar si tragjedit
    e rradhess!!/ Lereni qeverin te bej punen,te ndertoin ligjet se per keto vepera jetsore; shqiptaret I kan votuar..Apo ju pelqen,te notoni
    perseri neper gropat e zeza,te mbushura me ujra te ndotur,se kryemafijozi plak,akoma shpreson se perseri me ju mundet te krijoji turbullira si ne 97-ten..

  10. astrit says:

    Lajm shume i mire qe na gezon! Urojme qe zoti Meta ta mbaj fjalen dhe koalicioni te vazhdoj punen i pashqetesuar, ashtu sic e kerkojne shqiptaret. Eshte i vetmi koalicion qe mund ta cojne Shqiperine perpara.

  11. Treviso says:

    Floriri ka filluar te behet gjuetare i mire i peshkut. Din ta hedhe shume mire filispojen dhe ta terheqe e leshoje, per te mashtruar peshkun. Vetem nje gje duhet te kete parasyshe Floriri, populli nuk mashtrohet me me filispojen e tije.

  12. PHILADELPHIA says:

    SHume i sakte RAMA dhe META

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje