Ervis Martinaj kërcënoi me vrasje shefin e repartit special “Shqiponja”

13 Nëntor 2015, 17:22Politika TEMA

Ervis Martinaj, i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen e 30 –vjecarit Enton Nikaj pasditen e së mërkurës në Linzë, konsiderohet nga Policia e Shtetit si një prej personave më të rrezikshëm.

Emri i tij figuron në dosjet e disa prej vrasjeve më të bujshme të dy viteve të fundit.

Por agresiviteti i tij ka arritur deri në kërcënimin me vrasje të një oficeri të lartë të Policisë së Shtetit.

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë, raporton Report TV.

Sapo reparti “Shqiponja” dhe Komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt ai e merr në telefon shefin e këtij reparti, komisar Engjëllush Avdulajn, dhe e kërcënon se do ta eliminojë.

Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast.

Ai e ka denoncuar Ervis Martinaj për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2.

Ky komisariat i ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa komisar Avdulaj, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të Komisariatit të Malësisë së Madhe, ka lëvizur me shërbime të përforcuara.

Prokuroria i ka nisur hetimet për këtë rast dhe policia ka ushtruar me dhjetëra kontrolle në Fushë Kuqe, Laç e Tiranë, në përpjekje për ta arrestuar, por pa mundur të bjerë në gjurmët e Ervis Martinajt.

3 ditë pas këtij kërcënimi, mbrëmjen e 23 tetorit të vitit 2013, Ervis Martinaj kërkohet nga policia si i dyshuar për një vrasje, atë të Elvis Doçit, biznesmenit 35 –vjeçar të lojërave të fatit që u vra në Komunën e Parisit, në makinën e tij.

Policia ngriti dyshime se eliminimi i Doçit kishte lidhje me shitjen e disa lojërave të fatit, një operacion të cilin dyshohet se ishte i përfshirë Ervis Martinaj.

33 –vjeçari i lindur në Burrel dhe banues në Laç e ka emrin në dosjet e policisë dhe Prokurorisë edhe për vrasjen e bujshme të bankierit Artan Santo, më 26 qershor të vitit 2014.

Dyshohet se motori me dy personat që ekzekutuan biznesmenin u fsheh në magazinën e tij në Fushë Kuqe, aty ku policia humbi gjurmët e tij.

Në të njëjtën magazinë u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që mbanin vrasësit e Santos.

24 komente në “Ervis Martinaj kërcënoi me vrasje shefin e repartit special “Shqiponja””

  1. Zig Zag Man says:

    Maks Velo dhe Piro Dhima e kane fajin.. ;.)))

    1. Janullatos pisoglentis says:

      Jo po mouni tis manas sou

    2. adri says:

      Si e kane lene te lire kete plehre.Ky duhet te denohet me burgim te perjeteshem me te gjithe banden e tij dhe ti sekuestrohet e gjithe pasuria e luajteshme dhe e paluajteshme e ketij krimineli. Me keto lloj monstrash qe ka nxjerre ne skene demokracia ne shqiperi i jap plotesisht te drejte rregjimit te kohes se Zogut qe i sygjynoste me te madh e te vogel familjet e krimineleve dhe ju sekuestronte pasurite.

  2. enter''" says:

    Ne Shqiperi duhet krijuar nje ekip I vogel profesionistesh te lidhur me ministrine e brendeshme identiteti I te cileve duhet te jete I fshehur nga publiku dhe te njihet vetem prej disa personave.

    Ky ekip duhet trajnuar si forca special dhe te pajisen me arme e llogjistike te sofistikuar per te hequr qafe te gjithe kriminelet e ketij vendi.

    Ska nevoje per gjykata e prokurore, mjafton nje liste emrash kriminelesh, dhe ky ekip te lihet I lire per te spastruar kermat.

    1. Argita_B says:

      Qe kur greket i dashkan te miren shqiptareve dhe i japin keshilla si te zgjidhin problemet!! Ik e mba rradhen per 300 euroshin e pensionit se keq apo mire shqiptaret i zgjidhin vet problemet qe kane. Kaln e Trojes e keni per tradite dhe e di gjithe bota.

      1. enter''" says:

        1) Ndonje keshille nese te vjen per mire, ta pranosh. E di qe e ke te veshtire se ne and tende kryenecesia eshte tipar qe te ka lene mbrapa. Avash avash do mesohesh edhe ti.
        2) Pastaj cpune ka greku njehere. Kjo eshte nje ide qe ska lidhje me Greqine.
        3) shko informohu per 300 euroshin perpara se te shkruash idiotlliqe

        Po e mbyll me kaq per te te mos shkaktuar me deme

        1. enter''" says:

          Argita:

          Nje person qe te perplas ne fytyre idiotesite dhe te keqijat e Shqiperise nuk eshte detyrimisht grek :).

          Clirohuni nga idiotesite e mendjes..Nuk jeni me te miret

          1. tani says:

            Me pelqen ideja jote
            Ne ket rast nuk kam pse te desvijoj temen me greqin
            Edhe pse normalisht esht nji gjo me kritiku dhe tjeter gjo me ofendu
            Shum raste komentet e tua jan ofenduese

    2. Tironci says:

      ne kete menyre ne 1913 u eliminuan shume banda qe grabisnin banka ne Boston, quheshin The Eraser, ata thjesht vritnin hajdutet e bankave pa i arrestuar dhe pa i cuar para gjyqit, keshtu shmangeshin hetimet pa fund, seanca gjyqesore pa fund etj etj.

  3. Agim says:

    Engjellush Avdylaj ishte se nuk eshte me ketu ne Koplik se e kishte pazarin e rende per hashashin.Na i merrte nga dy here leket per sezon ? .Gjysmen na e ktheu kur u diktua po na ka ngele pa na dhene gjysen tjeter

  4. Pipi says:

    Me kujtohet nje film hungarez dikur, i cili bazohej pikerisht ne veprimtarine e nje grupi besnik profesionistesh, ish police, te cilet ekzekutonin kriminelet e ndryshem qe liroheshin nga burgu si te pafajshem nga gjykatat. Ashtu sic thote edhe komentuesi “enter” me siper. S’do te ishte keq, edhe pse jane kohe te tjera, por ngjarjet jane binjake.

  5. kaposh says:

    ketu ka gisht reis cico ai eshte fajtori

  6. donicar says:

    une jam dakort me enter ,po do shtoja qe per 10 vjet asnje person familjar me nje te akuzuar per krime , sidomos njerezore , brenda familjes mos te kete te drejte per poste shteterore dhe bisnese te kategorise grosiste , lojra fati , apo me produkte shendetsore .

  7. Paqesori says:

    Cfare injoranti ! Shikoni firmen nuk di as shkronjat e emrit te tij qe ju harrofte me soj e sorollop!

  8. Miri says:

    Ska gje se tani do ta sistemojne nje here e mire ne te semes!

  9. tan says:

    Po si ka munde si qe ky kriminel del pa lagur gjithmone perpra kesaj vrasjej ,hapni dosjet e prokurorise dhe shihni si prokuroret e kane trajtuara kallzimet dhe veprat qe i ngarkohen ketj kriminel dhe gjyqtare ne qse ka vajt ndonje dosje ne gjyq ,prokuror e gjyqtare jane pasuruar nga lketa kriminel dha tani ky vrete perseri ,tek ata dueht filluara ne fillim

  10. Bato says:

    Car jan keto komentator ketu duke perseritur greke apo arab ca jan kalamaj apo kan ik per lesh se spo kuptoj sdin me lidh dy fjale .vk sduhet me lexu ma gazeta shqiptare

  11. tori says:

    E pastaj thone kishte faj Enveri,te kishte jetuar dhe pak ta shuante kete fare te keqe,kjo fare eshte pjelle e krimit dhe injorances.

  12. mato gruda says:

    ti qihet mami tani,maloku i mutit,keta plehra duhen bere sapun.bythqirat

  13. Triumfi says:

    Pajtohem me ” enter” …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje