Donald Lu: Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?

13 Nëntor 2015, 17:45Politika TEMA

Donald Lu

Ambasador i SHBA ne Tirane


Unë e di kush — ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë.

Këta persona pa fytyrë duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar.

Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz e kritikojnë reformën në drejtësi.

Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë, duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime kushtetuese nga ekspertët tanë janë reformat e duhura për të trajtuar problemet serioze të Shqipërisë.

Të gjitha partitë politike të Shqipërisë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe t’i japin fund sulmeve politike.  Jam inkurajuar që javën e shkuar shtatë ekspertë të zgjedhur nga opozita u caktuan të punojnë në hartimin e ligjeve të reja.

Nxis që ne të gjithë, si shqiptarët ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, të dëgjojmë me vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë.

Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara i mbështesin plotësisht  propozimet aktuale.

Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe në diskutimet e ekspertëve për secilin prej ndryshimeve kushtetuese.

Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë nga sistemi i drejtësisë së Shqipërisë.

Së fundi, një gjykatës shqiptar më tha kohët e fundit se ai vinte në diskutim nëse propozimet kushtetuese do ta kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit të Shqipërisë.

Kësaj i them, se as edhe një shqiptar i vetëm sot nuk beson që sistemi i drejtësisë është i pavarur –nuk është i pavarur nga kërkesa për rryshfet, nuk është i pavarur nga drejtësia me telefon, ku persona të fuqishëm telefonojnë drejtpërdrejt gjyqtarët me udhëzime, si dhe jo i pavurur nga kërcënimet kriminale të krimit të organizuar.

Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansin e vërtetë për ta bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur.

49 komente në “Donald Lu: Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?”

  1. veriori serioz says:

    I derguari i duhur nga Amerika. Ky po i ve ne rresht. Kam shume besim.

    1. alky says:

      super e drejte gjykimi i ambasadorit te SHBA-ve rreth sistemit te drejtesise persa i perket vendit tone, me mbeshtetjen e SHBA-ve, deklarateva te zyrtareve me te larte te BE-se jep nje mesazh te qarte se keto vende dhe organizata te rendesishme nderkombetare po perkrahin vendin per ceshtje te cilat demtojne rende imazhin e saj ne rajon dhe me gjere si dhe ne bisedimet nderkombetare

      1. lara says:

        qeveria shqiptare ka shansin e madh qe ne kete beteje kaq thelbesore per te ardhmen e vendit nuk eshte vetem por gezon mbeshtetjen e aleateve me peshe ne marredheniet nderkombetare, me apo pa deshiren e disa forcave politike ka premisa pozitive per zbatimin e reformes ne drejtesi

        1. indri says:

          e rendesishme eshte qe per here te pare po mendohet seriozisht per reforma ne drejtesi bashke dhe me ndihmen e strukturave nderkombetare sistemi drejtesise ka mundesine te kthehet ne rrugen e duhur

          1. lidia says:

            Mesazh shume i drejte, i cili gezon gjithe mbeshtetjen e opinionit publik qytetar shqipatar. Kjo reforme eshte e domosdoshme pasi ecuria pozitive e nje vendi lidhet ngushte gjithashtu me nje sistem te forte te pavarur qe mbi te gjitha i sherben nevojave te qytetareve dhe paston vendin nga figurat e lidhura me boten e krimit, mafies e pazareve te pista.

            1. fiona says:

              Reforma ne drejtesi nje ore e me pare per te lare kete njolle te zeze te ndertuar nga disa politikane te pamoralshem, sot me shume se kurre Shqiperia ka mundesine ashtu si shume vende te Ballkanit Perendimor te ndertojne nje sistem te forte te pavaraur nga ndikimet e politikane-gjyqtareve mafioz, ku ti sherbeje forte interesave te njerezve dhe vendit.

            2. ada says:

              te kundershtojne sa te duan europa e ka vendosur sistemi drejtesise do zbatohet persembari dhe do intsalohet shteti i se drejtes me ose pa pelqimin e deputeteve, gjyqtarve,,,, nuk mund te tolerohet me kjo gjendje e mjerueshme e gjykatave shqiptarare. Ashtu si cdo vend tjeter i Ballkanit Perendimore, Shqiperia eshte vendi i radhes qe nuk mund ti shpetoje kesaj reforme jetike per te ardhmen e vendit ne stukturat europiane

              1. tirons says:

                ky lajm duhet te na kenaq te gjitheve eshte nje shenje qe dite me te mira e presin drejtesine shqiptare te ndahet nje here e mire nga llumi

            3. Gregor says:

              Daleni, mos u nxitoni, sepse tani vjen Skypioni dhe ja tregon ketij amerikanit imperialist. U bene amerikanet te na japin m

          2. dani says:

            zbatimi i reformes ne drejtesi eshte nje mundesi qe qeveria shqiptare ne bashkepunim me forcat e tjera politike duhet ta perdore ne menyren me te mire te mundshme pasi po gezon dukshem dhe mbeshtetjen e organizatave europiane dhe diplomateve qe perfaqesojne shtete me ndikon ne arenen nderkombetare, ky eshte momenti me i favorshem per kete reforme jetike per vendin

        2. Ne ishim, jemi dhe do te jemi VASAL says:

          Ne populli Vasal ne mijra vjet, te Romakeve, Bizantit, Otomanve, Bolshevikve, e me rradhe……
          Pordhi kali ne dere te HANIT i thone kesaj.
          Mos u merrni me politike o Shqiptare se ne jemi popull VASAL i te forteve te kohes, por qe kurre nuk na qeshi buza.
          Shikoni familjet tuaja dhe te dashurit tuaj o Shqiptare , se Shqiptaret nuk e kane pasur dhe kurre nuk do ta kene fatin ne dore te tyre, por ne doren e te tjereve.
          Vasalet epolitikes Shqiptare jane te perzgjedhur per VASALIETE te plote dhe gjate te gjithe historise tone kane qene te pameshirshem me ate popull te vuajtur.

    2. Falmerajer says:

      Eshte mese e qarte, reformes ne drejtesi i tremben ato qe shkaktuan Gerdecin, i trembet ai qe dha urdher per vrasjen e 4 protestuesve te pafajshem ne bulevard, ai qe i shiti Detin Greqise, ai qe vodhi ne rrugen Durres-Kukes.

      1. Andreahisteriku says:

        “Jam inkurajuar që javën e shkuar shtatë ekspertë të zgjedhur nga opozita u caktuan të punojnë në hartimin e ligjeve të reja.”

        O lopçare te Temes, a dini te lexoni. Fjalia e mesiperme eshte shkeputur nga fjala e Ambasadorit Amerikan.

    3. kashi says:

      permendi me emra zoti ambasador

    4. Z.Ambasador i SHBA_ve; aktualisht i tremben jashtezakonisht shume kesaj Reforme ne Drejtesi dy maloket e politikes Sali Berisha dhe Ilir Meta.
      Gjejani “ilacin” sic dini JU dhe shpeton Shqiperia, por mos harroni dhe Fatos Nanon se dhe ai si Berisha e Meta eshte, Monster dhe Pervers.
      Nese do beni kete pastrim kriminaleve te instaluar qe ne Dhjetor 1990 nga PPSH dhe Sigurimi i Shtetit, do i beni nderin me te madhe Popullit dhe Kombit Shqipetar.

    5. .... says:

      Ja tha po kujt? I bie qe qeveria te jape doreheqjen dhe parlamenti te shperndahet per ti hapur rruge zgjedhjeve te reja dhe pastrimit te politikes. Nuk behet Stan me lepuj o LU qe ske nga lu

    6. hj says:

      E vertete eshte qe Evropa eshte tallur me shqiptaret dhe gjithmone i ka interesuar qe ketu te jete rrumpalle. Gjithmone ka pasur perpjekje qe deshtimi ti faturohet me shume faktorit amerikan. Pas gjithe ketyre viteve per shkak te kesaj gjendje popullariteti i amerikanve ka rene. Shqiptaret jane md pak proamerikane se me pare. Kjo ka ndidhur per shkak te lojes se piste qe eshte bere se ketu behet cdo amerika nderkohe qe seshte e vertete. Deshtimi eshte komplet i Shqiptareve dhe Europianve. Ambasadori ben mire qe kembengul sepse eshte e vetmja mundesi reale. Te jeni te sigurte qe Rama, Meta, Basha dhe gjithe lukunia e tyre jane kundershtaret me te medhenj te reformes. Ambasadori duhet te perdore fuqine e tij per ti detyruar ne kuptimin e plote te fjales ta mbyllin reformen brenda Dhjetorit. Nuk ka kohe per te humbur.

  2. marjani says:

    BRAVOOOOO!!!!!! Me ne fund. Besojme se me ne fund po vjen nje sinjal pozitiv

  3. vezhgues says:

    Si mund te jete gjyqesori i pavarur kur vendi sundohet nga nje grup mafioz po kujt nga politikaneve u intereson nje gjyqesor i pavarur? Po te ishte ndryshe gjyqesori do ishte realisht i pavarur. Menyra se si eshte organizuar puna ne gjyqesor dhe ligjet e miratuara mbi te cilet bazohen gjyqtaret jane bere e formuluar ne menyre mafioze. Korrupsioni eshte i tejskajshem, jo vetem ne gjyqsor por ne cdo hallke te shoqerise sone. Politikanet dhe ligjberesit kane futur me mjeshteri e ngritur ne sistem korrupsionin. Gjendja nuk mund te ndryshoje duke kaluar pushteti nga PS te PD, keto jane parti te njejta,hajdute te njejte,mashtrues te njejte, por duke cuar pas hekurave kete klase politike. Vendit i duhet nje fillim i ri.

    1. katrina says:

      o vezhgues qe nuk veshgon dot , reformen ne drejtesi po e ben Ps me Edi Ramen kurse Saliu yt ne 8 vjet as e permendi ndonjehere pa le ta bente. Prandaj mjaft me kete hajvanllekun per te barazuar Sali mutin me Ramen se nuk e ha me njeri.

      1. delete says:

        per mendimin tim vezhguesi ka te drejte kur thote se te dy partite jane ne esence nje e vetme. Keta rroskope bejene sikur shahen para shqiptarve te Enjteve ne parlament, nderkohe qe te Premteve bashkohen pas dyersh te mbyllura per te bere bashke pazaret e pista. Sali kerma dihet se c’ere mban. Vetem edhe ky skefylli aktual nuk eshte se eshte placke me e mire. Lereni edhe kete 8 vjet ne krye dhe do ta shikosh se si do ta parfumos edhe ky Shqiperine.

      2. vezhgues says:

        Per Katrina- Duhet te jesh i qarte dhe po ta them ne menyre teper te sinqerte se une nuk jam aq naiv sa te me fus Saliu apo Rama ne rresht, as ua kam nevojen per pune dhe per asgje. E vetmja gje qe me shqeteson eshte se dua shtet normal,shtet te se drejtes, shtet ne funksion te qytetareve dhe per qytetaret, jo shtet policor,jo nje kryeminister cub qe terrorizon qytetaret varfanjak duke u treguar burgon dhe nuk bene asgje per mirqenien e qytetareve.Nje shtet i till mua nuk me duhet.Nje vend me me pak se 3 miljon banor,me 50% te tyre jane ne emigrim dhe te jete ne kete gjendje ekonomike eshte e pafalshme, eshte plotesisht per shkak te menaxhimit te keq qe u behen fondeve publike.Shteti nuk duhet te krijoje mireqenie vetem per nje grup qe ka rreth vetes por per te gjithe.Politika politikanet i ka bere me te pasurit e botes nepermjet vjedhjes,nepermjet korrupsionit, por une jam i bindur se ju nuk e kuptoni sa te shtypur e te percemuar jeni nga shteti.Dhe ky eshte nje problem jo i vogel.

  4. Te fala sandrit says:

    E vetmja menyre per ta shpetuar kete vend nga krimi dhe korrupsioni qe po e mbyt cdo dite e me shume eshte te gjenden rruget ligjore per te angazhuar prokurore dhe gjyqtare te huaj per te denuar kriminelet berisha meta rama basha mediu etj. Gjeni mundesine dhe sillni disa te huaj per te vleresuar veprimtarine e politikaneve te korruptuar shqiptare vetem atehere do behet ky vend

  5. LORA says:

    Qofshin te limituara ditet qe i kane mbetur llallerise dhe korporates kriminale,antishqiptare “gjin gjoni”.
    Reforma qilizme ne drejtesi eshte guri i themelit per ngritjen ne kembe dhe funksionimin serioz te shtetit te se drejtes,,,ne dobi te interesave te Popullit Shqiptar dhe prosperimit te jetes se tij.
    Eshte hera e pare qe ky LU-ja nuk me ngre nervat.

  6. andre says:

    Si mund te jete i pavarur sistemi i drejtesise i nje Shteti neokolonial, modernisht te kapur prej ShBA-s dhe Europes Perendimore dhe shndruar sepse ashtu e deshen dhe e kandisen ne Rrumpalle dhe Germadhe?!
    Tani po beni padronin – mesues!!

  7. nini says:

    Demokratura ka 23 vjet qe ka imstaluar sistemin e saj te drejtesise ,qe ndeshkon te dobtin dhe mbron mafien dhe politikanet . Politika shqiptare ka pasur bekiminm dhe te USA dhe Be ,megjithe sjelljet antidemokratike te tyre . Populli sipas kushtetutes e dergon vullnetin dhe kerkesen e tij nepermjet parlamentit .Por ketu qendron konfrontimi ,se parlamentaret mbasi marrin votat ( ose i vjedhin me ane te Ristanit dhe kolegjit zgjedhor) nuk i mbajne premtimet dhe fillojne distancimin me votuesit . Jane keto politikane qe kane zgjedhur keta prokurore dhe gjykates ,me KLD e famshme ,qe marrin rrogat nga taksat tona dhe na demtojne shume rende ne qytetareve me mos dhenien e drejtesise . Drejtesia zoti Lu eshte ne ditet me te keqija te saj ,dhe kjo mund te rregullohet duke zgjedhur gjykatesit direkt nga populli ,sic behet tek ju ose ne zvicerr ,vetem atehere do kemi drejtesi te pamvarur nga politika dhe te varur nga shumica . Kjo eshte demokracia qe kerkohet . Nje gjygfjtar qe dihet qe eshte i korrtuptuar,dhe denon njerezit jo ne baze te ligjit ,por ne baze te xhepit seleksionohet nga vet populli . Po u la qe parlamenti dhe. KLD te zgjedhin gjygjtaret ,dfo te jete po kjo gjendje dhe politikanet hajdute dhe kriminel nuk do te denohen nga ata qe kane emeruar vete . zoti Lu nderhyrja juaj eshte me vend ,por politikanet tone jane mesuar me presion te veprojne ,prandaj Act now . Populli shqiptar don dhe respekton miqte e tij kur e ndihmojne ,dhe urren te huajt qe mbajne me cdo menyre qeveri vrasese dhe hajdute sic ishte ajop e Saliut me shoke .Akoma dhe sot kryeprokurori dhe Gjykata e larte, nuk kane hapur tre ceshtje kryesotre ,si ajo e Gertdecit, 21 Janarit dhe as ate te vjedhjes se shekullit per 240 milion te rruges se kombit ,pastaj te hetoje dhe koncensionet dhe tenderat qe mun te kene abuzime te qeverise se Rames .

  8. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    Ju deshen 2 vjet e gjysem qe te arrinte ne kete konkluzion?!!!

  9. Krenar says:

    Ore, Likja si kaloi andej ne SHBA? Mire i vajten punet?

  10. armand shkerdhaku says:

    Likja po i trembet si dreqi reformes Te gjitha levizjet qe ben tani jane ne funksion te sabotimit te reformes prisni dhe kur te largohet dhe nga koalicioni ne nen preteksin e ndryshimeve ne qeveri si e si te sabotoje reformen ose te marri garanci qe te mos preket nga ajo Perse nuk e shkruajne kete gazetaret e pavarur shkullaku bushati zheji apo ndonje tjeter qe palaco Kjo eshte thelbi i Metes ,,, Reforma ne drejtesi te sabotohet me cdo cmim

    PËRGJIGJIUNI

  11. kuq e zi says:

    te gjithe i tremben pa perjashtim
    dhe amerika ka fajin e vet duke mbeshtetur kete politike te qelbur 25 vjecare
    sepse i vetmi kusht per ameriken ishte filoamerikanizmi tashi shqiperia rrezikon te radikalizohet me ameriken sepse ata qe gerryen popullin per 25 vjet jane po ato qe ishin dhe ne komunizem pra late komunistet ne detyre vetem qe shqiperia te kalonte ne kampin perendimor
    besoj qe amerika e kishte te qarte qe demokracia e mbrendshme shqiptare ishte e pamundur pa ndihmen e saj ne cdo hap
    pra daj semi duhet te beje punen e vet ne shqiperi sepse per ne amerika konsiderohet albiter suprem jepni emra mbiemra qarte dhe fort sepse shqiptaret menyren terthore se kuptojne
    mos rrini beni sehir qe putini te shfrytezoje inatin e popullit shqiptar me politikanet proamerikane por te dhjere gjer ne fyt nga korrupsioni

  12. Zambi says:

    Bravo dhe faleminderit Z. Ambasador

  13. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Kush ka frik?
    Z. Lu ju e dini shum mire qe qoftelargu nuk do ta votoj reformen ne drejtesi se ju desh koh e gjate per te instaluar korporaten e miljonereve brenda nates me kurset e plepave prandaj mos pyetni se me votimin e saje qoftelargu vete vet ke biruca bashke me gjarperin buzqeshes te shqupit

  14. petrit zela says:

    Me se fundi,drejtesia eshte me prane se kurre ndonjehere,qe aq te domosdoshem e kan shqiptaret..Por duan ta kene brenda qenies se tyre demokracine e vertete..Natyrisht te ngarkuar me ligjet,qe burojn nga
    themelet e sajj..

  15. Orion says:

    Lene mer Lu, lene mer Lu… se ktu askush s’po kupto si po lu.

  16. Bardhi Tolabi says:

    SI diplomat kariere dhe si njeri qe kerkon te mos beje prokurorin dhe gjykatesin,nuk e ben kritiken me emra,por jo se nuk i njeh.E ka thene shqip,kush eshte hajduti,kush eshte mafiozi dhe kush eshte i korruptuari.
    ESHTE SEJCILI DEPUTET,MINISTER E ISH MINISTER,PERFAQESUES I LARTE DHE KRYETAR I CDO FORCE POLITIKE,ESHTE CDO PROKUROR DHE GJYKATES,i cili refuzon REFORMEN NE DRETJESI…
    Shqiptareve dhe medieve elektronike e te shruara,nuk ju mbetet gje tjeter vec se ti cilesojne me emer e mbiemer…

  17. taso kume says:

    NE raste te tilla jetike per popullin SHQIPTARE,me kutohet thenja profetike e F,NOLIT per SHQIPERINE : nuk behet stan me lepuj,pavarsishte keta te sotmit jane bere jo lepuj por luane me parane e vjedhur te popullit SHQIPTARE,korupsjoni eshte ne katet me te larta te politikes SHQIPTARE ,SI MUNDE QE POLITIKANI TI PRESI KOKEN VETES SE KA THENE LUJA NGA WASHINKTONI.Kush e ka lexuar HEMINGUEIN E kupton batuten.

  18. besa says:

    Lu-ja ish ministrat e me lart i perjashton???edhe Burrin e shtetit

  19. ZahoKoka says:

    Mire mor mire po kush e la kete sistem te behej kaq i korruptuar deri tani! A ka pergjigje kjo pyetje? Apo, mbylle gojen ti se ta heqim skalpin!

  20. plepa per tre muaj says:

    Ky Lu Lu eshte kushuri me Lu lzim Bashen me duket. Po ja fut edhe atij thua?!Rama se takon shpesh dhe ky po kakaris me shume se Ilir Meta kohet e fundit.Perse valle, cfare e shqeteson me shume?

    Ju qe lepini prapanicen e ketij ambasadori , qe thjesht eshte nje ambasador edhe pse i Amerikes, duhet ta kuptoni se ne asnje vend te botes, pra as ne Xhibuti e kudo, nuk lejohet qe nje ambasador te nderhyje ne politiken e brendshme te nje shteti demokratik, jo vetem konsiderohet provokim por dhe nderhyrje ne punet e brendshme, nje shkelje e rregullave te diplomacise. Ne qofte se jemi ende te pavarur dhe nuk kemi shtet, , skemi besim te Shqiptari por te i huaj qe gjithmone na i ka pas me hile, atehere besoheni.

    Lu Lu e di shume mire kush e ka ne dore Gjyqesorin, e di qe duhet filluar nga Saliu e Lulzim Basha, ILIR mETA, por i nderuari LU LU eshte jo ndryshe nga Arvziu ky mik e partner i Lulzim Bashes.

  21. Reformen ne Drejtesi po e saboton Sala me Like Floririn. Por tani nuk kane nga tja mbajne. Fundi i tyre eshte burgu. Do rrojme e do te marrim vesh se cdo te ndodhe me keta dy kriminele. Mos u merzisni sepse se afermi do te kemi lajme te mira.

    1. HIMARIOTI AUTOKTON! says:

      “Prkurori amerikan”! Nuk janê dy, por janê me mijêra, qê nga Presidentêt, Kryeparlamentarêt, deputetêt, Kryeministra, ministra, pushtetarê nê institucione tê ndryshme tê pushtetit, gjykatês, prokurorê, avukatê, policê, doktorê, profesorê, “sandêr” tê ndryshêm tê mediave, “bisnesmenê”, (hajdutê!!!), sekserê, kryetarê bashkish, e po thuaj tê gjithê kryepleqtê. Nê mos kam haruar ndonjê tjetêr e shikon o Prokurori amerikan se sa e gjatê bêhet radha e kriminelêve dhe hajdutêve kêtu nê “Shqipêrinê Tonê”, ku ndoshta do duhet qê kêtê vend ta rrethoni pêrsêri me tela me gjemba dhe ta ktheni nê njê Burg tê Madh???!!! Keq mê vjen pêr vendin tim qê u “katandis” nê kêtê gjendje, por fatkeqêsisht kjo êshtê e vêrteta e hidhur, prandaj dhe nuk duan ta bêjnê reformên nê drejtêsi, prandaj dhe nuk duan tê futen nê Evropê e nuk duan tê plotêsojnê tê pesê prioritete, (pikat!) qê i ka vendosur si detyrê Evropa, se duke u futur nê “vathên e tyre”, “prijêsat” tanê e dinê dhe e kuptojnê shumê mirê fundin e zi tê tyre, por sa do tê vijnê “vêrdallê”, duket se fundi i tyre paska ardhê!

  22. Tina says:

    Mos u levdoni, mos u nxitoni, mos besoni te kameleoni! Kjo eshte derdhia e rradhes. Edhe pak dhe kjo “reforme ne drejtesi” do te behet si “gozhda e Nastradinit” ku mund te varin breket te gjithe politikanet, miqte Aamerikane, BE-ja,
    Greqia, Serbia….pse jo edhe Rusia? Per sa kohe do te vazhdojne te fusin hundet te huajt, ky vend nuk do gjeje derman.
    Ne paskemi qen populli me idjot ne planet….
    A dini ndonje ambasador shqiptare qe te bej ligjin ne amerike, europe……etj? PSE??????

    1. petrit zela says:

      Mos ngatarroni zoteri,Xhuxh Maxhuxhat me gjigantet…..

  23. stela says:

    He pra Lio gjeje, ato djathtas, ato majtas apo ai i mesit (Likja)????

  24. Populli Vasal says:

    Eh mor Shqiptare i shkrete…………..

  25. Mihallaq Furxhi says:

    Mesash shume i fuqishem dhe shume i sakte.Me bindje te thelle do ta deshiroja qe te gjithe kryesoret ne sistemin e drejtesise per vete gjendjen aktuale qe ndodhet ai sistem sot, te ishin te huaj potenciale nga europa perendimore apo ShBA.

  26. Inxhinier Elektrik says:

    Ambasadori Lu flet mirë, por me të dhënat që mungojnë. Ai i referohet gjyqtarëve ‘të paaftë’. Unë nuk pajtohem. I gjithë sistemi është si një makinë e korrupsionit. Gjyqësori është një veshje kryesor në makinë. Por kjo nuk mund të ndalojë makinën. Operatori mund. Ambasadori mund të ju ndalojë Operatorin? Zëvendësimi gear nuk mund të ndihmojë.

  27. petrit zela says:

    Ne qoftese politikaneve tane nuk u intereson Angazhimi I SHBA-s dhe BE-s qe mbeshtesin fuqishem reformat e thella qe duhen bere ne drejtesi,eshte me se e ditur se nuk do te kete force politike,
    qe te kontestoi vullnetin e shqiptareve se 90% e tyre jane pro SHBA-s
    dhe BE-s..Prandaj politikaneve tane, ju themi; qe te mos pellasin gjith diten e dites si “Vesh GJatet” se shqiptaret ju njohin me mire se ju vetveten..Arsyeja dihet,se te gjithe ju politikanet e ketyre
    25-vjeteve jeni dyndur si mijte e kanaleve te zeza,te ish regjimit
    komunist per te mare Timonin e gjith pushteteve,ne duart e tyre kriminale,vetem per nje qellim ogurzii,per te frenuar me cdo,cmim makaber per te mos lejuar demokracine te konsolidohet apo te fuqizohet.
    por te mbetet si nje foshje e porsalindur, me brishtesin e saj te theksuar..

  28. Dora Vet says:

    Eh, trimi i xha Jahos…

    Shqipkare: Donal Lu per President dhe Kryeminister te Shqiperise sa me shpejt te jete e mundur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje