Ben Blushi: Ramës nuk i bën mirë të lexojë “Kandidatin”

13 Nëntor 2015, 18:06Politika TEMA

Shkrimtari dhe deputeti i majtë Ben Blushi deklaroi se “Rilindja si doktrinë nëse mund të quhet doktrinë, me të cilën socialistët fituan zgjedhjet e 2013-ës, falimentoi dhe sot kjo është më e vërtetë se kurrë”. “Gjendja ime, mënyra se si e shoh Shqipërinë sigurisht që ka lidhje me librin “Kandidati”, tha Blushi gjatë një rrëfimi të gjatë në “Wake Up” në “Top Channel”, për botimin e tij të fundit por edhe për qëndrimet e tij në politikë. Ai u shpreh se nuk ka kurozitet nëse kryeministri Edi Rama e ka lexuar apo jo “Kandidatin”, por tha se “beson se Ramës nuk i bën mirë që ta lexojë këtë libër”.

Për mua ka rëndësi sot se çfarë mendojnë shqiptarët. Sigurisht që unë nuk i përfaqësoj të gjithë, por jam i bindur që një pjesë e madhe e shqiptarëve ndajnë të njëjtin mendim; se Shqipëria po rrokulliset në një drejtim të paditur. Pse na ikin 100 mijë vetë në ditë në Gjermani?! Kjo bisedë është e trishtuar, por është e vërtetë. Nëqoftëse hapet ky vend, rrezik do të ikin edhe 500 mijë të tjerë, nëqoftëse Merkeli del në TV dhe thotë “pranoj shqiptarë sa të doni”. Po 200 mijë për llotarinë amerikane?! Janë 70 përqind e të rinjve të papunë, mbarojnë shkollën por nuk gjejnë një punë. Rritja ekonomike më e ulët në rajon, raporti me bizneset dhe thithja e investimeve të huaja më e vogël se Maqedonia dhe Kosova. Pra pyetja është: ku po shkojmë? Përveçse krizë ekonomike, të cilën ndoshta nuk e zgjidhim dot, fatkeqësia është se jemi futur edhe në një krizë të madhe morale, sepse ajo që po ndodh në Parlament nuk janë ato çfarë njerëzit donin të shihnin”, tha Blushi. Sipas tij, njerëzit mund ta pranojnë varfërinë deri në një masë, por padrejtësinë nuk e pranojnë dot, as pabarazinë. “Nëqoftëse qeveria jep pabarazi dhe padrejtësi, sigurisht që njerëzit thonë: “duhet të ikim nga ky vend!”. Ne duhet ta frenojmë këtë gjë. Ky është plani im, nëqoftëse ka ndonjë plan”, tha ai.

Blushi foli edhe për debatin se sa janë të ngjashëm personazhet letrarë tek “Kandidati”, me personazhe të njohur të politikës dhe medias.

E di që është bërë ky debat. Por libri nuk është një gjëegjezë. Unë nuk shkruaj gjëegjëza që dikush të përpiqet t’i gjejë. Nuk është ky qëllimi im. Por nëqoftëse ju identifikoni njerëz që ju pëlqejnë, njerëz që i njihni dhe besoni që filan personazh është në fakt ky, atëherë unë e kam arritur qëllimin tim. Pse?!… Sepse ju aty shihni njerëz që i njihni realisht. Dhe nëse letërsia përshkruan botën që jetojmë, ajo ia ka arritur qëllimit”, u shpreh ai.

Libri, sipas Bushit, “lindi nga zgjedhjet e shkuara në të cilën shumë qytete të Shqipërisë u detyruan të votojnë njerëz të pavotueshëm”.

Dhe kur ti sheh sesi një qytet për arsye që nuk i kupton dot, voton për njerëz që nuk mund të votohen dhe ua thua që ky njeri është i pavotueshëm, ai jo vetëm që votohet në mënyrë të ekzagjeruar por nuk ka asnjë lloj rezistence; atëherë pikëpyetja është: Po këta njerëz mendojnë para se të votojnë?”, u shpreh Blushi. “Është e pamundur që një qeveri apo klasë politike të jetë komplet e pandjeshme sa të mos kuptojë që populli është i mërzitur dhe është gati për të reaguar. Unë prandaj them në fund (të librit) si alegori; A ka ardhur dita që shqiptarët të mendojnë pak më shumë? Unë them që po!”, tha ai.

11 komente në “Ben Blushi: Ramës nuk i bën mirë të lexojë “Kandidatin””

  1. Altin Durres says:

    Rilindja vdiq qe ne Gusht 2013,diten qe ti more vesh qe nuk do ishte pjese e qeverise.

  2. Spartaku says:

    Ben Blushi e ka marre viston te Sali Berisha,te cilit po isherben me devotshmeri.Ne 2017-ten eshte gati per kandidat i pd-ke bashke me Kaçin.Ruge e mbar te qofte o Blush!Ti nuk qe i zoti te jepje kontributin tend per ata qe te bene deputet.Te pelqen vehtja.Harram e paç besimin e shokeve dhe elektoratit qe te dhan voten.

  3. gegetoske says:

    Edhe une nuk dua ta lexoj librin tend !
    Kam shijet e mia qe nuk takohen asnjehere me shijet tuaja!Une jam i thjeshte dhe nuk honeps dot ate shikimin tend qe iu ben njerezve!
    Ti i shikon NJEREZIT NGA LART-POSHTE!
    Une i shikoj njerezit na pozicioni HORIZONTAL!
    Thjesht dhe qarte: Te gjitheve ju qe i shikoni njerezit sikur ti keni nen urdhera dhe si te pergjunjur para jush UNE JU URREJ!
    Nuk jam i vetem ne urrejtjen time……….

  4. Ben Dibrani says:

    e ke bo blush fare Ramen o Ben Palla. Je bere “ideolog” i te djathtes brenda te majtes. Blushi ka ndonje problem me shifrat ose me karakterin se s’ka mundesi qe nuk kopton qe ato nuk jane rapporte ditore. Cfare pret pas shpartallimit qe i beri economies se vendit bile dhe vete moralit te shoqerise Saliu. Rezultatet e “investimit” te tij do te vinin pas, jo perpara sundimit te tij. Care pret nga nje popull qe protestön si idiot kunder SHBA ne rastin e armeve kimike? Ka 1000 arsye qe e bejn manaxhimin e situates nje “mission imposible” o bluuush se je aq i dhijere sa nuk te degjon njeri ! Je antishtet si opozita.

  5. katrina says:

    Blushi kompromentohet keq jo pse ben kritika per qeverine e Ramen por sepse anashkalon e mohon ato qe qeveria ka bere mire. Nje kritik i ndershem e qellim-mire do t’i thoshte te dy anet, te miren e te keqen dhe do te propozonte si te koregjohen te keqiat e gabimet. Por Blushi kritikon gjithcka dhe sigurisht nuk ka nje plan. Pse plan eshte te thuash qe te ndalet kjo gjendje e ekonomise apo ikja e shqiptareve? Kete e thote kushdo, edhe me budallai, por plan eshte te tregosh si mund te behet. Sigurisht Blushi nuk e di se si, bile as nuk interesohet ta dije , atij i mjafton te kritikoje edhe atje ku veshtire se mund te kritikohet. Kam frike se ky njeri vuan nga deliri madheshtise dhe nga nje inat i pandryshueshem qe nuk e kontrollon dot. Ne te gjitha daljet e tij publike ,kurre nuk ka qene bindes, aksionit te tij i mungon logjika shterruese. Shkurt eshte i pavlere ta ndjekesh sepse te le ne mes te rruges.

  6. SuloKapedani says:

    BLUSHI FLET NE MENYRE TE TILLE PASI ESHTE MBROJTESI I IDEVE TE FATOS NANOS I MBETUR ATY DI LIBERAL I MAJTE POR NGATERRON VEHTEN NE SHUME RASTE.PENGU I TIJ ESHTE SE LIDER U BE RAMA DHE JO AI.

  7. Suli says:

    Ben K. i keni mbushur mendjen vehtes, jo zgjedhesit, se jeni i zgjuar, te dhashte zoti shendet sa te mund te perdoresh trurin per te kuptur se jeni kthyer ne nje produkt te rrjedhshem jashteqitjeje nga PS njelloj si Prof Dr. ” Kaci i Islamajve” qe i shpalosi idete e tija nen cadren e Berishes, por ju tashti keni Bashen.

  8. 12 says:

    Blushi po luan karten me te forte. Po thote te verteten me mire nga te gjithe dhe po pasurohet duke thene te verteten, jo duke vjedhur, duke marre tendera,monopole, duke mbyllur gojen per hisen e tij.ai ia ka vene syrin presidences me duket dhe e meriton. Rralle politikan me ka bere pershtypje me fjalimet e tij si ky. Bravo Ben Blushi.

  9. Jimi says:

    Te kritikosh eshte edhe kontribut per shendoshjen e situatave te veshtira ekonomike ne radhe te pare, e pastaj politike.
    Kete e bene cdo dite dhe cdo njeri prej nesh, sidomos neper kafenete e panumurta te vendit.
    Por me ty mor Bilbilush e nje takem si ti, nuk eshte keshtu.
    Ti me vetedije e koshience te plote ne menyre vullnetare ke pranuar te jesh anetar i nje force pollitike ne te cilen ke te drejta, por edhe detyra, ke te drejte te kritikosh por edhe te pranosh kritiken
    Ti je nje nga te zgjedhurit ne forumin me te larte te P.S.se, ti je deputet i kesaj force politike. Mos valle kontributi yte ne kete force politike apo ne grupin e deputeteve eshte vetem te kritikosh? a thua se atyre qe ju thua nuk i dine problematikat e ketij vendi!?, a thua se ata nuk duan qe ti bejne realitet te gjitha premtimet!?
    Une mendoj se ajo kritika jote “e shendoshe e objektive” duhet te shoqerohet edhe me nje recete se si munde ta shendoshim gjendjen, pasi kjo eshte edhe vija e demarkacionit e cila dallon kritiken e nje qytetari te ndershem, por nga kafeneja dhe kritika e nje personaliteti te zgjedhur nga populli, si ne parlament si ne forumet politike.
    Ti betohesh e sterbetohesh se do tu sherbe4sh me devocion e nuk do ti zhgenjesh zgjedhesit e tu, duke luftuar si brenda rradheve te partise, por mbi te gjitha ne parlament, qe tua lehtesosh sadopak berren e halleve. Por per cudi ne pozicionin e krytarit te grupit te deputeteve te P.S.se ti mund te jepje nje kontribot te vyer per keta zgjedhes te pakten te tu! Por ja qe s’qe e thene, pa i mbushur mire ditet ti u terhoqe nga drejtimi i tij!? Ky eshte kuntributi yte!?
    S’ka rendesi ishte protest apo pakenaqesi ndaj lidershipit tend! perderisa ne menyre te vullneteshme je pjese e ketij formacioni duhet ti kryesh edhe detyrat qe te ngarkohen, ne raste te kundert kur bindjet e tua nuk perputhen me shumicen e ketij formacioni atehere bashkjetesa ne te behet e pamundur dhe nje personalitet i ndershem, jo hipokrit, terhiqet me nder prej tij, se ne rast te kundert kritikat e tua jo qe sdo te meren ne konsiderate, por do te konsiderohen denigruse dhe hipokrite, sic edhe ne te vertet mendoj se jane.

    1. LORA says:

      Sa shume rendesi,Jimi,i paske kushtuar blush-nano-kurves ekzemplare !

  10. PHILADELPHIA says:

    jam shume dakort me SPARTAKUN DHE BEN DIBRANIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje