Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) publikon të dhënat e treguesve të muajit Tetor dhe rezultatet progresive të 10-Mujorit të këtij viti. Kompania ka regjistruar tejkalim të planit sa i takon të ardhurave por edhe humbjeve fizike të parashikuara.
Niveli i arkëtimeve në total, si 10-mujor ka arritur në rreth 54.8 miliard lek ndërsa vetëm në muajin Tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliard lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-Mujore të vitit 2014 arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë.
Vendosmëria për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike po sjell ulje të forta në nivelin e humbjeve fizike në rrjet. Në Tetor 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.9%. Krahasuar me Tetorin 2014 kemi 4.6 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 16.1% më pak humbje.
Humbjet në total si 10- Mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31 %, nga 38.3 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 43.7% të regjistruara në 10- Mujorin e parë 2013.
Numri i lidhjeve të reja, ose i abonentëve që hyjnë rishtazi në sistem është një tjetër tregues që ka ecur pozitivisht. Konstatohet një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 33% më shumë se 10-Mujori i vitit 2013. Lidhjet e reja në Janar-Tetor 2015 shkojnë në 35624.
brovo edi
Bravo Edi gjigandi,qente le te lehin,karvani te shkoje perpara
Keshtu do ta bejme shtetin, dhe jo si ata qe lehin cdo dite megjithese jana po ata qe e hodhen ne gremine.