“Supergjobat” hyjnë në fuqi

12 Nëntor 2015, 09:24Ekonomia TEMA

Ndryshimet në ligjin e Procedurës Tatimore tashmë kanë hyrë në fuqi, duke konfirmuar ndëshkime ekstreme ( 10-fishime gjobash apo ndjekje penale) ndaj biznesit për një sërë rastesh, ku më kryesoret kanë të bëjnë me : mosdeklarimin e punonjësve, të pagës reale, të ndalimit të shumicës për të shitur mall tek individët, moslëshim kuponi tatimor apo ai i tregtimit të mallit pa dokumente.

Përfaqësuesit e biznesi kanë deklaruar se do të jenë në pritje të ecurisë së zbatimit të këtij ligji për të vendosur më pas për ta çuar cështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa juristët shprehen se përbëjnë pretendim për antikushtetueshmëri nenet:

Ata argumentojnë se ky nen sjell për pasojë cenimin e parimit të ligjshmërisë. Sipas tyre është sanksion jo proporcional dhe cënon nenin 17 (kufizimi) nenin 18 (barazia), dhe nenin 26, si dhe bie ndesh me objektivat sociale të garantuara nga neni 59 i Kushtetutës.

Jursitët thonë se organi nuk është i certifikuar për të dhënat personale, duke iu referuar edhe kërkesës së bërë në Gjykaten Administrative të Apelit dhe në Gjykatën Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave (IMEI)

Juristët thonë se në këtë rast subjekti nëse kapet me këtë shkelje dënohet edhe sipas ligjit për Inspektoriatin e Punës

Juristët shprehen se në këtë rast ndëshkimet cenojnë përshkallëzimin e caktimit të një gjobe në raport me shkeljen. Për këtë ata i referohen vendimin 34 të Gjykatës Kushtetuese të dhënë një herë për gjobat në kuadër të parimit të proporcionalitetit

( shih vendimin më poshtë).

Por, cilat janë shanset për të fituar çështjen nëse biznesi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’u shorehur në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit? Juristët thonë se se kjo varet nga mënyra sesi do të argumentohen e parashtrohen pretendimet, nga subjektet që do të legjitimohen për t’i ngritur.

Po kush e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese?

Për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me :

-kërkesë të Presidentit të Republikës,

-të Kryeministrit,

-të jo më pak se një të pestës të deputetëve dhe të Kryetarit tëKontrollit të Lartë të Shtetit.

-Avokati i Popullit,

-organet e qeverisjes vendore,

-organet e bashkësive fetare,

-partitë politike,

-si dhe organizatat e tjera, vetëm kur argumentojnë se çështja lidhet me interesat e tyre.

Kjo e drejtë mund të ndërmerret brenda 3 vjeteve nga hyrja në fuqi e ligjit./ Monitor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje