Gjiknuri e Çela inspektojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes në Fier

9 Nëntor 2015, 16:55Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i OSHEE-së Adrian Çela inspektuan sot punimet që po kryhen për shtrirjen e rrjetit 20 kV në qytetin e Fierit.

Investimi shtrihet në më shumë se gjysmën e qytetit dhe ndikon në cilësinë e furnizimit me energji të mbi 9800 abonentëve.

Ministri i Energjisë Z.Gjiknuri sqaroi se pagesat e shtuara të energjisë elektrike përkthehen në shërbim më të mirë dhe investime për qytetarët.

“Për herë të parë pas 20 vitesh po bëhen investime serioze në qytetin e Fierit. Do mund të kemi furnizim më të mirë, më pak humbje teknike. Pagesat e shtuara dhe ligjshmëria në sektorin e energjisë elektrike po jep mundësinë për të kryer investimet aq të nevojshme për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh z.Gjiknuri.

Sipas tij, në Fier do të bëhen edhe investime nga OST duke e bërë qytetin një nyje të rëndësishme të këmbimit të energjisë. “Do të përmirësojmë edhe shërbimin ndaj klientit, në mënyrë që çdo ankesë e qytetarit të gjejë përgjigjen në kohë. Ky do të jetë synimi ynë për vitin e ardhshëm, vit në të cilin do të përfundojmë edhe pajisjene plotë të konsumatorëve me matësa duke hequr faturimin aforfe”, deklaroi Z.Gjiknuri.

Ndërkaq, Administratori i OSHEE-së z. Adrian Çela deklaroi se investimi përfshin rreth 39 kabina që do të rikonstruktohen dhe 9 të reja. “Do të transferohet e gjithë linja nga 6 në 20 kilovolt. Në total në Fier do investohen 412 milion lekë të reja përfshirë rajonet Fier, Ballsh dhe Patoz. Idea është që brenda vitit 2016 të kemi gjithë linjën në 20 kilovolt duke garantuar furnizimin më të mirë, ulje të defekteve dhe zbritje me 10% të nivelit të humbjeve teknike”, nënvizoi z.Çela.

2 komente në “Gjiknuri e Çela inspektojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes në Fier”

  1. njesia says:

    Ca derexheje ky ministri, i referon projektet dhe rezultatet mbi reformat ky drejtori qarkut fier qe e promovoj dollaapi i kohes se PD. Te thuash fieri e qarku i tij nuk ka manaxhere por i ka ngel ky drejtor varur ne gozhde! Kjo eshte rilindja dhe respekti ndaj mundit dhe sakrifices se cdo socialisti

  2. nafta says:

    O GikNurShko pak nga Marinxa dhe Patosi te shikosh se cfare qelbesire eshte atje,mos na fjalime koti,shko dhe tako fshataret e thjeshte sepse as uji nuk pihet,as toka nuk mbin,edhe Shoku Rama tha qe duhet te zbrisni ne baze,shko por mos merr me vehte k/hajdutin Koco dhe Taci.Ne ta mban bytha shko ne nafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje