Thelbi i kontradiktës mes FMN-së dhe Qeverisë shqiptare

7 Nëntor 2015, 18:12Ekonomia TEMA

Në 1 janar 2014, hyri në fuqi marrëveshja aktuale mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare, sipas të cilës e para zotohet t’i japë së dytës një kredi të butë 3-vjeçare prej 450 milionë eurosh, dhe e dyta zotohet që të shlyejë detyrimet e vjetra të qeverisë së mëparshme ndaj bizneseve dhe individëve në vlerën 700 milionë dollarë (me kursin e këmbimit të janarit 2014).

Nga 1 janari 2014 deri në 30 shtator 2015, qeveria shleu 500 milionë dollarë detyrime të vjetra dhe pagoi 700 milonë dollarë interesa për borxhet e akumuluara ndër vite.

Por si u financua kjo shumë prej 1.2 miliardë dollarësh që shkoi për të shlyer detyrime të së shkuarës?

Gjatë periudhës së mësipërme, shpenzimet buxhetore ishin 900 milionë dollarë më të larta se të ardhurat.

Pra, është marrë borxh i ri prej 900 milionë dollarësh për të shlyer detyrime/interesa të së shkuarës.

Dhe përveç këtij borxhi të ri, janë shpenzuar edhe 300 milionë dollarë nga të ardhurat e taksava e tatimeve, për të financuar shumën totale prej 1.2 miliardë dollarësh që shkoi për të shlyer detyrime të së shkuarës.

Nga 1 tetori 2015 deri ne 31 dhjetor 2016, parashikohet të shpenzohen edhe 200 milionë dollarë për detyrime të vjetra dhe 500 milionë dollarë për interesa të borxheve të akumuluara ndër vite (gjithsej 700 milionë dollarë).

Aktualisht FMN-ja i kërkon qeverisë që vetëm 400 milionë nga kjo shumë të financohen me borxh të ri dhe 300 milionë të financohen me të ardhurat nga taksat dhe tatimet.

Dhe duke parë performancën e derisotme të sistemit fiskal, po i kërkon qeverisë që mos t’i ulë taksat për sektorë të veçantë, siç synon ajo.

E.Zaloshnja

10 komente në “Thelbi i kontradiktës mes FMN-së dhe Qeverisë shqiptare”

  1. eklipso says:

    Po sa janë të ardhurat e shtetit gjithsej?
    500 milionë vitin që vjen në vend të 700 milionëve, nuk duket keq.

    1. andi says:

      O plumbin ballit Sali kriminelit qe e shkaterroi Shqiperine, e vodhi dhe e shiti si tia kish lene sheqerja injorante.

  2. Kris 1 says:

    pse nuk kerkon FMN te ulen shpenzimet administative te nje administrate te fryre dhe shpenzimet e luksit ?

  3. Dyli says:

    Derri i vucidolit e ka krijuar te gjithe kete grope ne financat Shqipetare.

  4. Dardan Labi says:

    Një pjesë të madhe të borxheve të së shkuarës…qeveria aktuale duhet ti shlyejë nëpërmjet konfiskimit të pasurive dhe pronave të vjedhura ndër vite nga klasa politike dhe gjithë sahan lëpirësit rreth pushtetit dhe pushtetarëve..Natyrisht se,edhe sikur 100% të ndodhë që të konfiskohet gjithçka e vjedhur..përsëri nuk mbulohet përfundimisht borxhi por,sidoqoftë në mos gjysma të paktën rreth 30-40% e tij po…Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë..për qeverinë aktuale..Përmes kësaj do dëshmonte se nuk është e përlyer në vjedhje dhe grabitje ,dhe së dyti do e lehtësonte shumë nga taksat qytetarin dhe biznesin..Kjo është urgjente për qeverinë..E jo të mbulojë borxhin me borxh..

  5. emigranti says:

    Mbaroni pune sa me shpejt me FMN dhe qendroni sa me larg saj, nese nuk doni te falimentoni si shtet.

  6. Gjirokastriti says:

    Po jaguaret i morem?????

  7. nini says:

    Ne qofte se qeveria shqiptare do te implimentoj programet financiare qe rekomandin FMN ,mbas dy vitesh Shiperia shkon drejt falimentit . Largoni sa me pare FMN se eshte organizmi me i pashpirt financiar qe te fut ne lojen e tij te piset ne marrjen e borxheve dhe te shkaterron me recetat e veta vdekje prurese per cdo ekonomi . Dilni zot vet dhe i tregoni rrugen ,se me eurobondin prej 450 milion € nuk ja keni nevojen pares se investitoreve kriminel qe te fusin lakun ne fyt . Harruat recetat e Bankes Boterore per rrugen e kombit qe shkoi ne 1.3 miliard $ dhe akoma nuk ka mbaruar . Apo TECin e vlores qe kushtoi 100 milion $ dhe akoma mbas 5 vjetesh nuk punon akoma . Vetem keto dy vepra qe ndertoi Saliu me buje, e cuan borxhin shqiptar nga 50 % ne 63 perqind te GDP . Ka dhe fakte te tjera qe tregojne se keto organizma financiar nderkombetar nuk te ndihmojne ,por te cojne ne shitje te shtetit sic jemi ne, sot qe cdo gje u privatizu dhe u shit dhe shqiptari sot eshte skllav ne shtepi te tij . Ky eshte krimi qe duhet denuar nga klasa politike antishqiptare qe ka drejtuar v endin keto 23 vjet nen drejtimin e miqve ” te huaj” .

  8. feliks says:

    Po pse borxhet qe ka marre saliu do shlyhen deri ne fund te mandatit qeverises apo dhe ato te sarajeve te Shkelzenit?

  9. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Edi eshte debil nga matematika. Prandaj beri shkoll pikture se nuk mund te bente dot dege tjeter.
    Qim qani po nje cop gomari plak.
    E morem per as po na doli pras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje